ARKIVI:
8 Janar 2025

Arben Taravari thotë se rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, megjithatë vazhdojnë të diskriminohen!

Shkrime relevante

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Rudolf Shtajner dhe qasjet e tij edukative e pedagogjike

Rudolf Shtajneri (1861 – 1925) Shkruan: Gëzim Bullaku "Njeriu është i lirë vetëm...

Një copë shpirti… një det dashurie

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nona mbetet ndër të paktët njerëz që ka...

“The New York Times” , rikthimet në krishterizëm dhe një deklaratë e Albin Kurtit ku bënë politikë me fe

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Albin Kurti në një prononcim për gazetën...

Christopher Hill dhe politika e dyfisht: Një rrezik për Kosovën dhe stabilitetin rajonal

Nga: Luan Dibrani Padyshim që deklaratat dhe veprimet e ambasadorit amerikan Christopher...

Shpërndaj

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Top Chanel ka folur mbi situaten aktuale të shqiptarëve në RMV
Në intervistën e tij për Top Chanel, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka thënë se rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, por përkundër marrëveshjeve ekzistuese për një bashkëjetesë me maqedonasit, ata vazhdojnë të diskriminohen, duke potencuar edhe ndryshimet që janë bërë e që duhen arritur në integrimin e Shqiptarëve.
“Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel ise Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër
Përkundër që gati gjysma e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga ministra shqiptarë, diskriminimi është i dukshëm”, nënvizon Taravari.
Ai thotë se përsëri për maqedonasit për pozicione të caktuara është nonsens që shqiptarët të udhëheqin, si p.sh. Njësinë speciale të policisë, për shqiptarët është e pamundur të jenë anëtarë të atyre njësive, Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë është nonsens të jetë shqiptar, kryeministri është nonsens të jetë shqiptar, kryetari i shtetit as që diskutohet.
Megjithatë, Taravari synon që me ndryshimet kushtetuese që do bëhen, të arrihen disa ndryshime në favor të shqiptarëve.
“Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si përqindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%.
Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë”, shton kreu i Aleancës Shqiptare.
Ai gjithashtu thekson se nevojitet një strategji dhe mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
“Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate, për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, ka theksuar lideri i Aleancës.
Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari për Top Chanel ka thënë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.
Intervista e plotë:

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Se pari lind pyetja: Kush nga Banorët e Maqedonisë së Veriut i përket nacionalitetit shqiptar?

    Banorët e Maqedonisë së Veriut, qe ngrehin flamurin turk, nuk i përkasin nacionalitetit shqiptar.
    Banorët e Maqedonisë së Veriut, qe kan mentalitet arabo-orjental, nuk i përkasin nacionalitetit shqiptar.
    Banorët e Maqedonisë së Veriut, qe njohin si Hero Kombetar GERGJ KASTRIOTIN, i përkasin nacionalitetit shqiptar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu