I njohur për deklarata të çuditshme, zëvendësministri kosovar së fundi ka përdorur një gjuhë aspak të pranueshme. Përdorimi i termit pezhorativ dhe fyes “shka” zënë vend në gjuhën e tij që mund të cilësohet e ulët dhe aspak profesionale.
Në reagim të një shkrimi ndaj mërgimtarit Sali Rexhaj, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri e ka quajtur atë “shka”.
“Po Salih. Keta me i bo kosovare, e ty dyqysh prej shkaut me t’bo shqiptar, kismet”, është komenti i zv.ministrit Vokrri në një postim të personit të lartëpërmendur.
Le të kujtojmë disa nga fjalimet e tij skandaloze, madje edhe sharjet me nënë.
“Ne (etnia jonë) jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Por kulturalisht – elhamdulilah – qe ma shumë se gjashtë shekuj jemi në ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Dhe mundemi me thanë që jemi me siguri populli i vetëm me naj signifikancë politike që mundemi mu krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve është që fjalën e Allahut ta çojë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor…”, tha ai.
Në vazhdim të deklaratave skandaloze, ai e ka quajtur familjen e Skënderbeut “pravosllave”.
“Ky sultan gjysmëshqiptar e mundi perandorin gjysmëserb të Bizantit (ai u vra), dhe dihet se ishte në luftë kundër pjesës pravosllave të familjes Kastrioti, sikurse edhe i ati i tij. Megjithatë këta sulltanë nuk i kishin ngucur Kastriotët pravosllavë kur këta u bënë edhe murgj në manastirin më të shenjtë serb, aty ku edhe janë varrosë”, tha Vokrri.
Në një rast tjetër, Vokrri nuk kishte arritur të përmbajte as gjuhën ndaj një qytetari. Ai e kishte sharë me nanë një qytetar. “Debill, flamuri serbi në sfond e tabela ilegale. Klloshar!”
Ndërsa zv.ministri Vokrri ia ktheu me fjalë edhe më të rënda: “Bir kurve”./Paparaci