ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Arnautlluku … Shqipëri

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Nga: Xhemaledin Salihu, Preshevë

/Pjesë nga libri i lexuar: Urosh S. Sheshum, Serbia dhe Serbia e Vjetër/Srbija i Stara Srbija//1804-1839/, Beograd, 2015/

Me formimin e Mbretërisë së Serbisë të Habsburgut, hyrja e këtij emërtimi në fjalorin e diplomacisë ndërkombëtare, titulli i mitropolitisë së Beogradit dhe ndikimi i historisë së Mavër Orbinës e Pavël Riterit Vitezoviqit dhe Stematografije Hristofor Xheparoviqit e Tomas Memerit, emrin e Serbisë e lidhën me krahinën e Pashallëkut të Beogradit dhe në kuptimin e Serbëve të shekullit XVIII. Krahinat serbe të tjera, më herët të quajtura toka serbe prej shekullit XVIII, fillojnë që nga ana e Serbëve të quhen eskluzivisht me emra vendor apo vise të huaja të ngushta ose me emra administrativë dhe provinca të mbretërisë Osmane dhe Habsburgut

Krahinat nën pushtetin turk, në jug dhe jug-perëndim të Pashallëkut të Beogradit, nga ana e Serbëve në shekullin XVIII dhe pjesës së parë të shekullit XIX, quheshin Arnautlluk, ndërsa territoret, në lindje dhe juglindje quheshin Rumelia.Kështu Serbët, Turqine Europiane, në mbarim të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, jashtë Pashallëkut të Beogradit, e ndanin në Bosnje, Arnautlluk dhe Rumeli.

Arnautlluku si koncept, gjatë shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX ka pasur disa kuptime, mirëpo në mbarim të shekullit XIX, ka pasur vetëm kuptimin e krahinës politike apo etnike të Arbanasve.

Kështu Karadjordje, në maj të vitit 1809 i shkroi gjeneralit rus Aleksandër Prozorovskit, se Serbia është e rrethuar nga armiqët: Bosnja, Arnautlluku dhe Rumelia.

Çfarë kanë kuptuar Serbët me Arnautlluk, në mbarim të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX?

Kuptimi i origjinës Arnautlluk rrjedh nga terminologjia osmane në shekullin XVII dhe ka treguar territoret kryesisht të banuara me Arbanasë, Arnautë/shqiptarë/, me të gjitha karakteristikat shoqërore, sociale, politike të bashkësive arbanase, edhepse në mbretërinë Osmane asnjeherë nuk ka ekzistuar njësia administrative Arnautlluku, në të cilin, në shekullin XVII janë përfshirë Sanxhaku i Shkodrës, Ohrit, Dukagjinit, Elbasanit, Florit dhe Delvinës.

Vet Arbanasit, sipas Bicit, një shqiptari ortodoks dhe konzullit rus në Himarë, në mbarim të shekullit XVIII, nën Arnautlluk ose Shqipëri kanë nënkuptuar krahinat nga Mal i Zi, në veri deri tek Arta, në jug, gjegjësisht territorinë e Shqipërisë së sotme, me plotësim ka përfshirë edhe Epirin.

Emri Arnautlluk është shfrytëzuar edhe në fillim të shekullit XIX, në kuptimin politiko-gjeografik, si krahinë nën kontrollën e pashave arbanasë ose krahinë, në të cilën trupat turke kanë qenë të përbëra nga Arbanasit.

Në shkresën e Karagjorgjit dërguar Rodofinikinu më 26.12.1808, në Arnautlluk janë numruar këta qytete: Spuz, Podgorica, Zhablaku, Bari, Ulqini, Shkodra, Durrësi, Lezha, Moskopola, Tirana, Vlora, Kavaja, Kruja, Toptani, Tetova, Gusinja, Plava, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Belopola, Prishtina, Vushtria, Kaçaniku dhe Shkupi.

Gjatë tri dekadave të para të shekullit XIX, këto territore ishin nën drejtimin e gjysëm të pavarur të pashallarëve arbanasë: Pashallëkun e Shkodrës e kishin Bushatlijtë, Pashallëkun e Metohisë e kishin Begollët dhe Rotulët, Pashallëkun e Prishtinës dhe Gjilanit e kishin Gjinollët, Pashallëkun e Vushtrisë dhe të Mitrovicës e kishte Mahmud Begu, Pashallëkun e Gusinjës Ali Pasha, Pashallëkun e Novi Pazarit/Pazari i Ri/ dhe të Sjenicës e kishin Ferhatagiqët, Pashallëkun e Leskovcit e kishte Shashit Pasha, Pashallëkun e Vranjës e kishte Mehmed Pasha, Pashallëkun e Shkupit dhe të Kumanovës e kishte Avzi Pasha, Pashallëkun e Tetovës e kishte Rexhep Pasha, Pashallëkun e Ohrit e kishte Xhelaledin Begu, Pashallëkun e Tepelenës dhe Epirin e kishte Ali Pasha.

Të gjithë pronarët e këtyre krahinave kanë qenë Arbanas ose janë mbështetur në forcën e Arbanasve, të cilët kanë mobilizuar popullatën lokale.

Lista e qyteteve arbanase sipas Karagjorgjit, të cilët i vendos në Arnautlluk, në qeverisje të Arbanasve, një pajtim se koncepti Arnautlluk , gjatë kohës së Kryengritjes së Parë Serbe ka pasur jo vetëm kuptim gjeografik por edhe politik.

Krahas kuptimit gjeografik dhe politik të gjërë, Arnautlluk janë quajtur edhe krahinat me vendbanime të shumta arbanase, sikur edhe vendbanimet vetanake, në të cilat ishte e pranishme edhe popullsia arbanase.

Në burimet sërbe, kujtimi i parë mbi konceptin Arnautlluk, është përdorur në vitin 1732, kur murgu i Deviçit shkroi se Topal-Osman Pasha: “eci nëpër Arnautlluk dhe shumë Arnaut i preu dhe i plaçkiti pa numër”

Pastaj Arnautlluk e quajti edhe bylykbashi i Quprisë. Arnautlluk mban emrin edhe një fshat Pranjana në Takovë. Poashtu banorët e Sjenicës quheshin Arnautë.

Andaj emri Arnautlluk kishte edhe një kuptim etnik, ekvivalent arnaut në tokat serbe.Karakteristikë është se termini Arnaut si sinonim për Arnautlluk i ndërtuar dhe me origjinë serbe, nga pjesa e parë e shekullit XIX e takojmë edhe në rrëfimet e njerëzve nga viset serbe-arnaute.

Pos kuptimit primar, rëndësisë gjeografike, politike dhe etnike, koncepti Arnautlluk është shfrytëzuar të tregoj grupën Arbanase- Arnaute, pa marrë parasysh territorin ku gjendeshin.

Një pjesëmarrës i Betejës së Çegrës, në kujtimet e tija shprehet se Milloje Petroviqi është mundur nga Pasha i Nishit, Leskovcit dhe Arnautllukut.

Sipas autorit, barazimi i gabuar Arnautluk me Shqiperinë, për herë të parë te Serbët lajmërohet në kohën e Kryengritjes së Parë Serbe si pasojë e përkthimit tekstualisht të fjalës Arnautlluk në gjuhët e huaja: gjermane, françeze, latine, ruse, në të cilat termi Arnautlluk ishte i pa njohur. Mirëpo, edhepse barazimi filloi i termit Arnautlluk me termin Shqipëri, Serbet disa dekada pas Luftës së Parë Serbe filluan ta pranojne termin Shqiperi.Këtij barazimi nga Arnautlluk në Shqipëri iu bë kumbar Vuk Karaxhiqi.Kështu Karaxhiqi në Fjalorin e serbishtes përktheu Arnautlluk në terminin latin dhe gjerman Shqipëri. Pastaj, këtë përkthim e pranoi edhe Gjuro Daniçiq në Fjalorin e tij, në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Të njëjtën spjegim e dha edhe Abdullah Shkaliq. Ndërsa Karadjordje në vitin 1813 i bëri një kërkesë Petrit I që me demonstrata ushtarake t’i frikësoj Arbanasit që e tërë Arnautia mos të niset për Serbi.Termin Shqipëri e përdorën edhe shkruesit e Karagjorgjit dhe Millosh Obrenoviqit.

Me hyrjen e emrit Shqipëri si sinonim i Arnautllukut në fjalor nuk e përjashtoi termin Arnautlluk, as që hyri në pranim emri Shqipëri si kuptim gjeografik tek elita politike intelektuale serbe deri në fund të pushtetit të knez Milloshit. Shprehja Shqipëri bëri ndikim, sepse u shfrytëzua për themelimin e Shqipërisë së Epërme dhe asaj Serbe. Këtë kuptim e ndërtoi avanturisti Nikolla Radonjiq Vasojeviq dhe me te përfshinte territorin e Malit të Zi, pjesën e Hercegovinës së Vjetër dhe Shqipërinë Veriore të Sotme.

Ami Bue bëri një përshkrim dhe një hartë të krahinës dhe këtë punim të tij ia paraqiti qarqeve shkencore europiane. Ami Bue e kuptoi se kjo “Shqipëri” nuk paraqet ekskluzivisht territorin arbanase dhe më vonë sikur e quajti edhe Shqipëria Serbe.Kështu punimet e Ami Bues, në perëndim dhe artikujt e Vasojeviqit si dhe përkthimet e veprave të tyre në Serbi ndikuan që termini Shqipëri të depërtoj edhe te Serbët. Kështu këtë termin e shfrytëzoi edhe Ilija Garashanini në veprën e tij : “Naçertanija” 

Gjilani

Në fillim të shekullit XIX, përkundër ramjes së disa qyteteve me rëndësi : Vushtrisë, Artanës, Sjenicës dhe Mitrovicës, Gjilani fillon të rritet dhe zhvillohet, deri atëherë agrar.

Fshati i dikurshëm, Gjilani, duke faleminderuar përkujdesjes së zotërive kosovarë, Gjinollëve, deri në fund të viteve 30-ta, të shekullit XIX, rritet në qytezë me shumë rëndësi.

Kështu familja shqiptare Gjinollët, qendrën e Kadillëkut të Artanës e kaluan në Gjilan, në mbarim të shekullit XVIII dhe në te ndërtuan konakun , duke formuar për rreth rezidencës së tyre një çiflluk me disa shtëpi serbe çifçi.

Në mbarim të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX, Feliks de Bozhuri, Gjilanin e quan fshat të madh, qytezë me disa grupe të shtëpijave, për çka zhvillimi i qendrës administrative ndodhë nën përkujdesjen e pashallarëve. Kështu fshati i dikurshëm, shumë shpejtë rritet dhe më 1807, udhëpërshkruesi francez Pukvilli shkruan se Gjilani kishte 300 shtëpi.

Në mbarim të viteve të 30-ta, të shekullit XIX, numri i banorëve të kësaj qyteze sipas Ami Bues lëvizte prej 1.500 deri më 2.000 dhe shumica e tyre ishin Arbanasë, kuptohet sipas Ami Bues.

Arbanasit dhe muslimanët nga qytetet, kasabat dhe pallankat e krahinës së Moravës, Krushevcit, Aleksincit, Paraqinit, Razhnjës, përshkak të zgjërimit të kryengritjes serbe u vendosën në Leskovc dhe Nish, ndërsa një numër i madh i tyre u vendosën në Toplicë, Pusta Rekë, Llab, Shalë. Arbanasit e Krushevcit dhe popullata tjetër muslimane , sipas tregimit të pjesëmarësve , përshkak të ndjekjes së tyre u vendosën në Leskovc.

Ajani i Paraqinit në bisedë më kryengritësit serbë kërkoi besën, nëpërmjet të së cilës do t’i lejohet kalimi i lirë, me çka vërtetohet se këta ishin me origjinë arbanase.Para së këto krahina: e Razhnjës, Aleksincit, Paraqinit t’i bashkangjiten Principatës së Serbisë, ato ishin ngritur në kryengritje, sipas autorit përshkak të zullumit të arbanasve.Pastaj autori shkruan se shumica e popullatës muslimane, para vitit 1806 në përqindje të madhe ishin Arbanasë.

Në periudhën e viteve 1815-1833, pandurët, ushtria, sahabitë, popullsia muslimane e qytezave Krushevcit dhe Quprisë, të cilëve iu shkrua vendi i lindjes, kryesisht ishin Arbanasë nga fshatrat e Toplicës.

Gjatë viteve të 30-ta dhe të 40-ta të shekullit XIX, si vendbanime arbanase përmenden këto fshatra të Toplicës: Klisurica, Deshillova, Xhigolli, Prekopuca, Spanca, Kostenica, Mikullovci, Babotinca, Reçica, Pllana e Madhe dhe e Vogël, Bresnica, Sibnica, Gërguri, Novosella, Sagonjeva, Çuçalla dhe Muzaqi.

Në këto vendbanime kishte numër të vogël të popullatës serbe në shekullin XVIII, ndërsa ndërrimi etnik ndodhi në vitet e 30-ta të shekullit XIX, gjegjësisht në kohën e kryengritjeve serbe.

Kështu Ami Bue gjatë viteve 1836-1838 konstatoi se Toplica dhe Pusta Reka, gjegjësisht rrethina e Kurshumlisë dhe Prokuplesë, në pjesën më të madhe ishin të populluara me Arbanasë muslimanë.Poashtu konstatoi se edhe rrethina e Toplicës së Epërme ishte e populluar me Arbanasë muslimanë dhe këtë argument e shënoi në hartën e Turqisë Europiane nga vitit 1847.

Arbanasit, në pjesën e dytë të shekullit XVIII paraqitnin bazat mobilizuese kryesore të janiçerëve dhe njësiteve kërxhalive si dhe ushtrinë e paguar të pashallarëve edhe jashtë rajoneve ku Arbanasit jetonin dhe banonin.Kudo që ishin, sipas autorit paraqitnin forcën shkatërruese. Kështu, përshkak të kësaj, nga Nishi u larguan Jeniçerët arbanasë, por edhe fqinjët arbanasë.

Jeniçerët arbanasë ishin faktori destabilizues edhe në pashallëkun e Beogradit prej vitit 1768, ndërsa udhëheqësi i tyre, dahija që sundoi me pashallëkun deri më 1777 ishte Arbanasi Haxhi Mehmed Klimenti.Fituesi dhe pasardhësi i Haxhi Klimentit, Halidi u mbështet dhe mori përkrahje nga njësitet arbanase.Pastaj edhe Deli Ahmeti, i cili e mundi Halidin më 1782 tentoi ta kthej pushtetin me ushtarë arbanasë prej 500 vetave.Kjo tregon praninë e popullatës arbanase në këto krahina.

Prania e Arbanasve në ushtrinë e dahijëve, kryengritësit serbë i konfrontonte me Arbanasit.

Kështu në kryengritjen serbe të vitit 1804, në betejat në Rudnik, në Batoçinë dhe në Jagodinë, kryengritësit serbë u ndeshën me garnizonet arbanase ose njësitet e tyre.Turqëve të burgosur i erdhën në ndihmë bylykbasha jenicerë Plaka me 150 Arbanasë nga Karanovci/Kragujevci/ dhe njësitë e Çillak Alijës nga Çaçaku.

Arbanasit i erdhën në ndihmë edhe Turqëve në Qupri, në Krushevc, në Jagodinë, në Kragujevc, e vende të tjera.Kjo e tregon pranin e Arbanasve në këto krahina.

Pjesëmarrjen e madhe, me rëndësi të Arbanasve, jo vetëm ndaj kryengritësve serbë, por edhe në betejat e Turqisë me Austrinë dhe Rusinë.

Arbanasit në Toplicë, në Pusta Rekë, në Gollak dhe në Karadakun e Preshevës e të Kumanovës formuan në fillim të shekullit X organizatën fisnore dhe sistemin barjaktar, sipas shembullit të vendlindjes së vjetër në Shqipëri. Arabanasit e këtyre krahinave ndërtuan një autonomi arkaike.

Kështu në tentimin e largimit të Arbanasve të Gollakut nga pushteti turk, këtyre u erdhi në ndihmë fisi Mavriq, me një numër luftëtarë të armatosur, të radhitur në 4 barjaqe. Pas këtij fisi erdhi në ndihmë edhe fisi Krasniqi dhe një fis tjetër i pa emër.

Shënimet e para thonë se kundër kryengritësve Arbanasë të Krahinës së Pusta Rekës, Llabit, Gollakut erdhi Shashit pasha i Leskovcit më 1790, ndërsa Hysein Pasha në Pashallëkun e tij të Vranjës më 1823 dërgoi një ekspeditë ndëshkuese, e cila dogji 6 fshatra arbanase dhe preu 800 Arbanasë.

Kryengritjet arbanase vazhduan, u ngritën Arbanasit e Toplicës rreth Kurshumlisë, pastaj Arbanasit e Llapit u ngritën kundër Jashar-Pashës prej vitit 1826 deri më vitin 1839.

Kryengritësit e Gollakut në mbarim të vitit 1820 dhe në fillim të vitit 1821 u ngritën sëbashku me Arbanasit e Pusta Rekës kundër Shashit-Pashës, i cili ndëshkoi me të madhë këto dy krahina Arbanase.

Arbanasit e Kardakut u qetësuan më 1831, kur vendbanimet e tyre u dogjën, ndërsa robët u dërguan në Carigrad/Stamboll/, pastaj edhe kryengritjet pushuan në këtë anë. Pas qetësimit të Karadakut, një farë Pauni shkroi: ishte qetë, shumë qetë.

Dinastija arbanase e sanxhakbegëve të Krushevcit kryengritjen e pati në fillim të shekullit XVIII. Kështu Deli Hasan-pasha, një i afërt i Bushatlive të Shkodrës u bë sanxhakbeg i Krushevcit më 1717.

Në Pashallëkun e Vranjës, në fillim të shekullit XVII deri më vitin 1842 sundoi dinastia turke apo arbanase e afërtë me Koxha Hysein-pashën, themelues i dinastisë. Kështu në fillim të shekullit XIX sundoi Qor Mehmed-pasha, stërnip Koxha Hysein-pashës. Ky pasha i ndihmoi të shpërnguluritë të krishterë që erdhën në rrethinën e Vranjës, ndërsa Hysein-pasha udhëhiqte politikë të ashpër ndaj Arbanasve. Kështu i ndërpreu shumë privilegje të dhanura më herët, i ndëshkoi me tatime dhe çdo kryengritje të tyre me gjak e lante. Për t’i luftuar kryengritësit arbanasë me të holla i paguente edhe popullatën serbe, të cilës i lejonte mbajtje të armëve, sikur në mbrojtje të fshatrave serbe.

Derisa në rajonet të tjera, polakë të fushave ishin Arbanasit, te Hysein-pasha polakë të fushave të tija ishin Serbët.Kështu dy fshatrat e Hysein-pashës, Rakovci dhe Llopardinca ishin pykë etnike serbe, në territoret etnike arbanase të Binaçka Moravës dhe në anën e djathtë të Moravicës. Pra, çifligjet e pashës, si dhe çifligjet e Xhinollëve në krahinën e Gjilanit paraqitnin mur etnik, i cili nuk lejonte përhapjen e Arbanasve në anën e majtë të Moravicës dhe në Pçinjë.Poashtu, Pasha tregoi mirëkuptim në kërkesën e serbëve në Vranjë, për të ndërtuar kishë katedrale, ai i thirri në darkë afro 60 përfaqësues  serbë dhe kërkoi që kisha që duhet të ndërtohet, duhet të jetë më e bukur se kisha në Shkup, Prilep dhe Veles.Ndërtimin e kishës e ndihmoi me shumë para, 100.000 groshë dhe lejoi që Serbët të marrin rrush nga vreshtat e tij.

Pas Kryengritjes së Dytë Serbe, sidomos pas vitit 1821, u intensifikuan ardhjet e popullatës serbe nga Serbia e Vjetër dhe Maqedonia, si dhe nga Turqia, në përgjithësi, kur filluan presionet turke për shpërngulje të popullatës ortodokse sllave, sidomos tatimi i madh i saj merr përmasa të mëdha.Këto fillojnë ta rrezikojnë çarshinë ortodokse sllave.Grupën më të madhe të ardhacakëve e bënin Cincarët, të cilët gjatë shekullit XIX, sidomos në vitet 1821-1822 vërshuan dhe popullzuan vendbanimet e Pashallëkut të Beogradit.

Në këtë situatë më së shumti u popullzua Jagodina, të cilën gjatë vitit 1813, sidomos pas vitit 1821 e lëshuan popullata muslimane/shqiptare/ nga frika e kryengritjeve serbe.

Në kryengritjet serbe, më së shumti pati viktima të popullatës muslimane/shqiptare/, sidomos popullatës arbanase, e cila kishte grupën e popullatës së të rriturve, të mashkujve të aftë ushtarakisht. Edhepse në këto kryengritje, ata shkonin të papërgatitur dhe me armatim të dobët si dhe të pa mësuar me taktika ushtarake, të përgatitur vetëm për luftë guerile, ata ktheheshin të përgjysmuar nga hapësirat e Serbisë së Vjetër. Kështu një numër i madh i Arbanasve vdiqën në luftë me kryengritësit serbë në Deligrad, në Kamenicë dhe në vende të tjera.

Sa muslimanë/arbanasë/ nga Principata e Serbisë janë shpërngulur në hapësirat e Serbisë së Vjetër nuk kemi mundur t’i vërtetojmë, thotë autori, mirëpo përshkak se këta të shpërngulur dhe të ikur gjatë kohës së kryengritjes së parë serbe, mund të konstatojmë se ka pasur sikur në vitet 1804-1813, ndërmjet 10.000-11.000 dhe në kohën e dendësisë së  vogël të popullsisë, këta e përbënin një grupë shumë të madhe.

Në Perandorinë osmane ishte vështirë të përcaktohet numri i banorëve dhe struktura e saj nacionale. Angazhimi i Ami Buesë, për ta caktuar saktë numrin e popullatës të pashallëqeve, kazave dhe nahive të Serbisë së Vjetër ishte si vështirë, sepse vlerësimet ishin të pasigurta dhe punë jo mirënjohëse. Vlerësimi kualitativ i Ami Buesë u bë vetëm ndaj popullatës së pashallëkut të Nishit dhe Tetovës.

Regjistrimet turke të popullsisë nga viti 1831 në kazanë e Nishit regjistrojnë 18.343 të krishterë, obligues të xhizës, 1.862 muslimanë/arnautë/, 575 romë dhe 178 ebreitë meshkuj, ndërsa në kazanë e Pirotit regjistrojnë 27.643 të krishterë meshkuj, 1.341 muslimanë dhe 379 Romë.

Pra, sipas evidencës turke në Pashallëkun e Nishit kishte 50.321 meshkuj dhe nëse llogarisim se po aq kishte edhe femra, atëherë Pashallëku i Nishit kishte 100.642 banorë.

Ami Bue konstatoi se Nahija e Prokuplës dhe e Kurshumlisë kishte me shumë arnautë muslimanë se sa të krishterë Serbë e Bullgarë, ndërsa Kazanë e Nishit, të Leskovcit dhe të Pirotit dhe Nahinë e Bellapallankës i paraqiti ekskluzivisht të banuara nga Bullgarë të krishterë.

Kazaja e Vranjës, e Artanës dhe e Gjilanit, sipas Ami Buesë ishin të popullzuara me Serbë, Bullgarë dhe Arbanasë. [1]

Për popullatën e Tetovës thotë se e bënin Bullgarët, Turqit dhe Arbanasit.

Popullatën muslimane të Krahinës së Rashkës e bënin Arbanasit nga fiset: Kelmendi, Hoti, Shkrijeli dhe Shala.

Arbanasit nuk patën mundësi të kapërcejnë murin e popullatës të krishterë dhe murin e serbëve të islamizuar malësor/sipas autorit/ dhe se deri në fillim të shekullit XX, ata iu nënshtruan një shovenizimi të madh.

Nga gjysma e viteve të 20-të, të shekullit XIX, me përforcimin e autonomisë dhe fuqisë së princit Millosh, Serbia u bë vatër e Serbëve të islamizuar me forcë/autori/ dhe të gjithë të krishterëve në Perandorinë Osmane, të cilët me dëshirë u konvertuan në sllavoortodoksë.

Në fund të librit, autori shkruan se në të gjitha këto lëvizje, sidomos para, gjatë dhe pas Kryengritjes së Parë dhe të Dytë Serbe, Arbanasit, sidomos të Toplicës u ngritën në mbrojtje të tokave dhe shtëpive të tyre, në luftë vetanake, por edhe në kuadër të ushtrisë turke.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu