Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë
Demokracia liberale në gjendje kome? Rendi botëror në gërhamat e fundit – i riu ende në proces të lindjes
Rusia – kjo copë gjigante e akullit e shkëputur nga Antarktida dhe Serbia
Përpjekja e Vladimir Putin për ta larguar Rusinë nga Perëndimi po debatohet në Rusi me disa që argumentojnë se ajo përfaqëson zgjedhjen e tij personale dhe të tjerët se nuk është një rezultat i pashmangshëm i historisë dhe kulturës ruse. Historiani Sergej Medvedev argumenton se nuk është ky boshti, por është pjesë e një ndryshimi tektonik në botë që po prek më shumë se Rusinë.
Në një koment në kanalin e tij telegram, Medvedev thotë se i duket se “paradigmës 500-vjeçare të përhapjes së qytetërimit perëndimor dhe dukurive të bashkëshoqëruara të modernizimit të rimëkëmbjes po i vjen fundi”1 Tutje ai vazhdon: “Nuk ka më një qytetërim global. Kjo mbështetej në fuqinë ushtarake perëndimore, e cila po shembet para syve tanë përballë sfidave dhe identiteteve të reja dhe si rrjedhojë bota po copëtohet në zona të përparimit teknologjik dhe social dhe zona të arkaizmit”2 të cilat megjithatë kanë disa nga tiparet e atyre zonave. duke treguar progres.
Rusia, sipas Medvedevitmbetet e lidhur me ekonominë botërore për shkak të eksportit të burimeve natyrore dhe konsumit elitar urban, vazhdon ai; por nuk do ta njohë ekzistencën e “problemit të ‘përfshirjes në qytetërimin botëror’.” Kjo sfidë nuk ekziston më, sipas historianit rus, sepse as Rusia dhe as shumë vende të tjera nuk e pranojnë atë si qëllim.
Shikuar nga ky këndvështrim, Medvedev argumenton: “Sqepi historik i Putinit me Perëndimin, i cili mbështetet nga popullsia dhe miratohet nga shumica e botës së jashtme, nuk është një aksident, por një model dhe ndoshta edhe një përpjekje për të bashkuar atë që tani është një botë e ndarë. në të ardhmen.”3
Në këtë aspekt, përfundon ai, “Rusia e Putinit është si një copë gjigante akulli që sapo është shkëputur nga Antarktida dhe po shkon drejt së panjohurës. Vetëm Zoti e di se sa kohë do të duhet të udhëtojë para se të shkrihet.”4
Në këtë udhëtim drejt të panjohurës, Rusia po e merrë me vete edhe Serbinë.
Perendimi dhe metodologjia e katrorit të rrethit
Deri më tani, Perëndimi ka vepruar në raport me Europën Juglindore duke aplikuar më shumë metodologjinë e katrorit të rrethit: duke e mbajtur atë afër aq sa mos të humbas shpresën se ajo është pjesë integrale e kontinentit të vjetër edhe në rrafshin politik, përveç atij kulturor, por jo aq sa për ta integruar.
Është koha ta bëjmë një rezyme rreth zhvilimeve në Europën Juglindore në vitin që po lëmë, duke shpresuar të mos kthehet më, sidomos jo me gjithë ato ndeshtrasha që i imponoi gjeopolitika postmoderne.
Zhvillimet në Kosovë, sidomos përplasja më 24 shtator në Banjë [Albanik/Leposaviq] – veriun e Republikës, mes Shtetit dhe njësisë trroriste serbe që Shtatmadhoria e Armatës Serbe tok me Rusinë e kishin projektuar si betejë që do ët shenjonte prologun e frontit të dytë të luftës në Europë, paraqesin majën e Ajsbergut të gjeopolitikës postmoderne serbe në raport me Republikën e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, por që do të shenjonte edhe kthesën e madhe në Europën Juglindore.Por, ai akt agresioni, de fakto shënon fillimin e përshkallëzimit të rivalitetit serbo-shqiptar, që do të imponojë rikëndelljen e Perendimit dhe ripozicionimin e NATO-s në Europën Juglindore. Impenjimi i diplomacisë perendimore përmes ecejakeve të diplomatëve e politikanëve të rangut të lartë në kryeqendrat politike të rajonit, tregojnë për natyrën alarmante të situatës.
Qendrat vendimmarrëse në Perednim, politikanët më të fuqishëm të Europës dhe vendet që ata drejtojnë, me këtë veprim po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën gjithnjë e më të rrezikshme në rajon. Ata janë të vetëdijshëm, se levat dhe mekanizmat e përdorur deri vonë për të menaxhuar Serbinë, të krijuar pas shkërmoçjes së Jugosllavisë, janë plotësisht të konsumuar dhe të paaftë për të dalë nga pozicioni aktual. Këtë proces e bën edhe më të zymtë rrjedha e luftës në Ukrainë dhe sidomos fundi i saj. Kjo përfundimisht konfirmon atë që Perëndimi nuk donte ta pranonte deri dje: Serbia tash sa kohë është pengu i Rusisë, rrjedhimisht ajo me kohë është pozicionuar që të shërbejë si satelitë i Rusisë hegjemoniste në Europën Juglindore.
Emri i listës zgjedhore të grupimit politik pro rus “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” flet shumë jo vetëm për Serbinë e vitit 2024.
Një botë e re në lindje
Përderisa po ravijëzohen konturat e “botës” në lindje – Jugut Global, nën këmbanat e alarmit sërish Perednimi po homogjenizohet nën drejtimin e SHBA-ve. Europa Juglindore në këtë rrafsh edhe shqiptrët, janë pozicionuar qartë si pjesë e Perendimit. Serbia, siç pohuam më lartë, është përjashtim. Por, derisa Perendimi ka ruajtur dhe po mëkon hierarkinë e tij të qartë që kishte ngritur gjatë Luftës së Ftohtë, duke e pasur të qartë secili vend pozicionin e tij, Jugu Global ndodhet në procesin e lindjes dhe përballet me shumë ndeshtrasha [sfida] të panjohura. Sidoqoftë Jugu Global në këtë rirreshtim gjeopolitik ka bërë të qartë qëndrimin e tij se nuk është më i interesuar për një botë në të cilën Perëndimi vendos për nevojat e tij kryesore, modelet e zhvillimit, financat e tij, çështjet e sigurisë (kjo e fundit edhe më shumë pas luftës izraelite në Gaza).5 Nëse Jugu Global në dekadën pasuese ka gjasa të strukturohet më fort brenda një formati si BRICS apo diçka tjetër, mbetet për t’u parë.
Në të njëjtën kohë, brenda Jugut Global, tri fuqitë egzistuese rajonale – Kina, India dhe Rusia janë përcaktuar për poicione të qarta në gjeopolitikën postmoderne, duke ruajtur me gjelozi pavarësinë në vendimmarrje dhe drejtim. Rusia, këtë orjentim po e vulosë edhe me forcën e armëve, duke mëtuar të zgjerojë kufijtë e saj në dëm të Ukrainës, madje edhe me çmimin e konfrontimit me gjithë Perednimin në frontet e Ukrainës.
Një fuqi tjetër rajonale që po merrë konturat e një fuqie globale – India, duke ruajtur pozicionin e saj të vjetër të mosangazhimit edhe gjatë vitit tejet kompleks që po lëmë pas, po dëshmohet si faktor qenësor i botës së re në lindje – i Jugut Global.
Atë që India po bënë në atë pjesë të ndjeshme të Azisë, duke ruajtur me xhelozi raportet mes treshes SHBA-Kinë-Rusi, duke vazhduar tutje bashkëpunimin ushtarak me SHBA-të, bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe ekonomik me Rusinë dhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën, Serbia xhuxhe në këtë pjesë të Europës Juglindore pretendon ta bëjë duke kultivuar bashkëpunimin ushtarak me SHBA-të, bashkëpunimin ekonomik e politik me BE-në dhe bashkëpunimin suhtarak e politik me Rusinë e Kinën.
Por, nëse ktë lojë ia bën të mundshme Indisë pozicioni i saj strategjik e gjeografik në zonën e Indo-Paqësorit, madhësia e saj dhe fuqia në rritje në të gjitha sferat, cilat janë potencialet e Serbisë që këtë lojë ta vazhdojë tutje edhe pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit dhe veçmas gjatë vitit 2024?
përgjegjia në këët pyetje kruciale kërkon një analizë të strukturuar që do të duhej të ishte objekt më vete.
Demokracia liberale në gjendje kome?
Demokracitë liberale, me theks ato në Europë, ndërkohë po përjetojnë një lloj gjendje kome. Vetëm ky togfjalësh shpjegon më mirë se shumçka tjetër- një situatë ku disa nga vlerat dhe karakteristikat themelore të demokracisë liberale janë në vështirësi ose janë në rrezik. Demokracia liberale është një model i organizimit politik dhe shoqëror që karakterizohet nga shteti i së drejtës, mbrojtja e të drejtave të njeriut, dhe ekzistenca e një sistemi pluralist me liri të shprehjes dhe lirinë e organizatave shoqërore.
Disa shqetësime të mundshme që mund të përdoren për të përshkruar një situatë “në gjendje kome” të demokracisë liberale mund të përfshijnë:
- Kufizimi i lirisë së shprehjes: Nëse një qeveri ka vendosur kufizime të mëdha në lirinë e shprehjes dhe ka censuruar mediat dhe opinionet e kundërta, kjo mund të paraqesë një sfidë serioze për demokracinë liberale. Zgjedhjet në Serbi dëshmuan se mesazhet e fundit në fushatën elektorale të cilësuar nga komentatorët e shumtë si më të “ndyrëa” deri më tani, kanë shpërfëtyruar maskën e pushtetit autoritar serb më shumë se kudo në ish hapësirën e të ashtuquajturit Bllok socialist, me theks në Europën Juglindore.
Në televizionin me frekuencë kombëtare dhe televizionin N1, të cilin pushtetarët e konsiderojnë një media “manjati” dhe “opozitar”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq zinte më shumë hapësirë në krahasim me të gjithë aktorët e tjerë politikë. Ja dhe disa të dhëna tjera me interes: në TV Pink (37%), B92 (30%), Radio Televizioni Serb (7,7%), N1 (7,6%) dhe TV Happy (6,7%), është përcaktuar nga organizata joqeveritare Byroja për Hulumtime Sociale (BIRODI) në monitorimin parazgjedhor të mediave elektronike.
- Mungesa e pavarësisë së gjyqësorit: Në një situatë ku pushteti ekzekutiv ka ndikim të madh mbi gjyqësorin dhe nuk ka pavarësi të mjaftueshme institucionale, demokracia liberale mund të vuajë.
Edhe në këtë plan Serbia mbetet modeli më eklatant jo vetëm në Europën Juglindore. Në fakt ajo mund të krahasohet plotësisht me Turqin, Hungarinë dhe ndonjë prej shteteve që me të drejtë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut – Human Rights Watch, i ka cilësuar si shoqëri gjysmë të lira. - Diskriminimi dhe kufizimi i të drejtave të njeriut: Nëse qytetarët përballen me diskriminim dhe kufizime në të drejtat e tyre themelore, kjo mund të shkaktojë tensione dhe rrezikon natyrën demokratike dhe liberale të një shoqërie. […]
- Mungesa e llogaridhënies dhe transparentësisë: Nëse ka mungesë të qartësisë në vendimmarrje dhe proceset qeveritare, kjo mund të konsiderohet si një sfidë për llogaridhënie dhe transparencë, dy vlera të rëndësishme në demokracinë liberale. […]
Dalja e mundshme e Serbisë nga rrethi katror
Përpjekja titanike e Serbisë për t’ju imponuar Perednimit si faktor i pakalueshëm në ristrukturimin gjeopolitik postmodern të Europës Juglindore së shpejti pritet të dëshmohet në Bosnjë dhe Mal të Zi. Aneksimin e veriut të Kosovës, duket se Vuçiqi e konsideron si kafshatë që nuk kapërdihet dot hë për hë. Prandaj për të kërcënuar Kosovën, Vuçiqi përdor si model spastrimin etnik të armenëve të Karabakut, që do të thtë se kërkon kohë më të përshtatshme dhe rrethana gjeopolitike tjera. Në në prej paraqitjeve të tij publike të fundit, kur diskuton për trashëgiminë e Millosheviqit, ai lë të kuptohet se për Kosovën, Serbia duhet të mësojë nga presidentët e Azerbajxhanit, at e bir, Heydar dhe Ilham Aliyev: “Ata pritën 27 vjet për rrethana të veçanta gjeopolitike” për t’ia kthyer Nagorno-Karabahun Azerbajxhanit.6
Askush që e njeh mendësinë politike serbe nuk ka se si t’i nënvleftësojë deklaratat e kësaj natyre të vozhdit serb.
Pamundësia që “ëndrrën serbe” për rikthim të armatës në Kosovë ta realizojë njëkohësisht me aktin e Anshlusit të Republikës Serbe të Bosnjës e Hercegovinës dhe pushtimin e butë të Malit të Zi, që tashmë e ka kthyer në një Republikë serbe të Adriatikut, nuk do të thotë asgjë për perspektivën e gjeopolitikës postmoderne serbe! E rëndësishme është që Beogradi nuk heq dorë nga Kosova!
Mirëpo, në këtë botë të re multipolare në lindje, nuk duket se do të mund të shfrytëzohen mekanizmat që Serbia ka shfryëtzuar deri më tani për zgjerimin e saj, sidomos jo në jugun e saj. Nuk mund të ringjallet më epoka e Kongresit të Berlinit [1878], as ajo e Konferendcës së Amabasadorëve në Londër [1913], por as epoka e Luftës së Ftohtë. Fundi i kësaj të fundit në realitet shenjoi edhe shkërmoçjen e Jugosllavisë, meqë kishhin marrë fund arsyet reale gjeopolitike pse ajo ishte krijuar pas Luftës së Parë Botërore, ndërkaq rifillimi i shkërmoqjes së Rendit egzistues ndërkombëtar, që si fakt e prnaoi edhe presidenti amerikan Biden, pavarësisht se ky fakt nuk flet asgjë për pretendimet amerikane për lidership në rrfshin global, për Serbinë nuk shenjon ndonjë gjasë reale që do ët shkonte në dobi të zgjerimit të saj edhe në jug.
Në këto rrethana të reja, Serbia duhet të pozicionohet edhe më qartë meqë ndodhet para dy alternativave: 1. Nnëse pretendon tutje të mbetet pjesë e Jugut Global, respektivisht vasali i Rusisë në Europën Juglindore, apo
2. Nëse parapëlqen të rirreshtohet me Perendimin.
Gjatë javëve e muajve në vijim, asaj do t’i ngushtohet laku në fyt si asnjëherë më parë, me çka do të detyrohet të përcaktohet për njërën nga alternativat e potencuara.
Dështimi i frontit të dytë të lufëts në Europë më 24 shtator në veriun e Kosovës, tok me predispozitat e qarta për ta lnë atë akt agresori disi nën çilimin nga ana e diplomacisë së BE-së, me theks edhe shpërthimi i luftës në Gaza, gjykojnë në Serbi, ka krijuar gjasat e mira për planin B, që nënkupton zgjeriin në perendim [Anshlusi i Republikës Serbe] dhe realizimin e ëndrrës shekullore serbe për dalje në Adriatik, kësaj radhe përmes pushtimit të butë të Malit të Zi. Ky projekt do të mund të zë ballinat e mediave dhe të jetë kështu në fokusin e vëmendjes politike dhe mediatike botërore gjatë vitit 2024.
Pa asnjë dyshim, agresioni serb i 24 shtatorit 2023 në veriun e Kosovës, shenjon debaklin e plotë të objektivit të përbashkët serbo-rus – shpërthimin e frontit të dytë të luftës në Europë, për të cilën sponsorët rus kishin shpresa të mëdha se do të realizohej. Prandaj po rezulton i pashmangshëm plani B, për të cilën folëm më lartë. Realizimi i tij pa përplasje të mëdha, do t’i lejojë Serbisë të ulej pastaj në tryezën e bisedimeve me Brukselin në kushte shumë më të favorshme, të cilat BE-ja dhe SHBA-të, shestojnë në Beograd, do të detyrohen përfundimisht t’i pranojnë si akte të kryera, edhe si parakusht për ripozicionim gjeopolitik të Serbisë në krah të Perendimit, rrjedhimisht duke e riparë këtë realitet në përputhje edhe me interesat perëndimore. Ky akt do të mund të cilësohej si dalje e Serbisë nga rrethi katror.
Kosova – nyje e sigurisë në rajonSerbia ka më shumë se një dekadë që në strategjinë e saj të re, si pjesë e gjeopolitikës së saj postmoderne, ka punuar për të shfrytëzuar momentumin e ri gjeopolitik për rikthim në Kosovë. Më 24 shtator ajo dëshmoi se është e gatshme t’i hyjë rrezikut me vullnetin dhe dëshirën më të madhe. Dhe pavarësisht nëse kishte hamendësime se do t’ia dilte ta aneksoi shpejt pjesën e veriut të Kosovës, si objektiv strategjik i saj, sigurisht që e dinte se çdo luftë është e rrezikshme! Ndërkaq BE-ja, respektivisht një lagje e diplomacisë Perednimore, me vetëdije kishin përkdhelur sedrën e Serbisë, duke ia ushqyer shpresat për rikthimin e mundshëm të periudhës kur dyshja Vuçiq – Thaçi po punonin në projektin e ndarjes së Kosovës [2016-2018].
Ndërkaq përcaktimi i Kosovës nga ana e një lagjeje tjetër shtetesh të BE-së në krye me Britanin e Madhe dhe Gjermaninë, të shoqëruara nga Kroacia etj., si nyje e sigurisë në rajon, do ta impononte Marrëveshjen e Brukselit [shkurt 2023 dhe aneksin e saj në Ohër, maj 2023], duke sinjalizuar kompromisin e radhës me Serbinë si parakusht për shkëputjen e saj nga orbita ruse. Paradoksi që prodhoi ajo marrëveshje, të cilën Serbia nuk denjoi ta nënshkruante, ishte pikërisht prodhimi i sanksioneve për Kosoëvn, meqë pala kosovare nuk kishte pranuar ultimatumin për tërheqjen e njësive speciale të Kosovës dhe kryetarëve të komunave nga ambientt e institucuonit shtetëror – Komunës në katër qendrat urbane në veri.
Pas dhunës së bandave të organizuara shtetërore serbe ndaj trupave të KFOR-it në maj 2023, agresioni i 24 shtatorit erdhi si produkt i sinjalit të gabuar që dha mosndëshkimi me kohë i Serbisë nga ana e Perendimit Kjo sjellje kontraverze e Perendimit, i dha hapësirën shtesë presidentit serb, që ai përmes oranizimit të zgjedhjeve të parakohshme të 17 dhjetorit 2023, të rifitojë kohën e duhur për rishikimin e mundësisë së përsëritjes së agresionit ndaj Kosovës dhe rikthim tek plani A, që d.t.th aneksim të veriut të Kosoëvs.Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që zhvilloi punimet të mërkurën në Bruksel, presidentja e Republikës, Vjosa Osmani para mediave tha se do t’i njoftojë të gjithë liderët evropianë për informatat që Kosova posedon në lidhje me këto plane të Serbisë. Sipas saj, këto janë alarme që duhet të merren shumë seriozisht.
“Të gjitha informatat që ne i kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja, unë do t’i informojë të gjithë liderët evropianë sot për informatat që institucionet tona të sigurisë së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si preventivë në mënyrë që Serbia mos ta destabilizojë më rajonin tonë”7, u shpreh presidentia Vjosa Osmani.
Vetëm pak minuta pas kësaj delarate, liderët e vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, të mërkurën, më 13 dhjetor, në Bruksel, do të miratonin një deklaratë të përbashkët.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor… Kështu thuhet në deklaratën e miratuar nga 27 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian. Në një prej qëndrimeve të shprehura unanimisht, mes tjerash, në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Bota e lirë vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor tutje, vetëm Serbia, nuk i ka vënë sanksione Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë. Nëdrkaq për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga vetë BE-ja, në deklaratën në fjalë nnvizohet :
“Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane”8. Asnjë fjalë për agresionin serb të 24 shtatorit! Ndërkaq rreth paralajmrimeve që bëri presidentia e Republikës së Kosovës, hartuesit e deklaratës sikur u mjaftuan me thirrjen që u bëjnë palëve [sërish çet kokë simetria!] që “t’i vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së”!9
Në këtë linjë ishte edhe deklarata e Ndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në një intervistë të gjatë dhënë Zërit të Amerikës ai nënvizoi se, e ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet e ngushta me tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, një process që siç tha ai mund të kërkojë disa vite.
“Në mënyrë që të bëhen pjesë e tregut të përbashkët evropian, palët duhet të trajtojnë dallimet dhe të pranojnë kufijtë e tyre, pastaj të pajtohen të punojnë së bashku si pjesë e kësaj ndërmarrjeje më të gjerë”10, pohoi zoti O’Brien.
Pavarësisht faktit se diplomacia perednimore gjithnjë e më shumë i shtrëngon lakun në fyt Serbisë, guximi për ta mohuar, sidomos deklaratën e lëshuar nga Këshilli Europian ende pa u tha ngjyra në letër, flet për arratinë e Serbisë nga Perendimi. Këët fakt diplomacia perendimore sikur nuk don ta pranoj ende!
Qeveria e Serbisë, në një letër dërguar Zyrës Diplomatike të Bashkimit Evropian, të cilën e ka publikuar si dokument Zëri i Amerikës, e quajti jo vetëm deklaratën, por edhe Marrëveshjen e Brukselit, publike si një dokument politik që nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Në letër Beogradi këmbëngul kundër çdo njohje, de fakto apo de jure të Kosovës, duke vazhduar ta cilësoj Kosovën si pjesë integrale të Serbisë!
Përfundim
Pavarësisht gjuhës dhe stilit që është aplikuar edhe në këtë deklaratë politike të Këshillit ët Europës, Brukseli pas datës 24 shtator 2023, e ka të qartë se Kosova mbetet “nyje e sigurisë në rajon”. Shih për këtë, ka mundësi reale që ky qëndrim është produkt para së gjithash i kontributit të Kosovës për ruajtjen e paqes në rajon. Kosova gjatë procesit të dialogut dhe me qëndrimin e saj kundrull Marrëveshjes së Brukselit [shkurt 2023] ka ndihmuar në menaxhimin e konfliktit, ndërkaq më 24 shtator ka bashkëpunuar në operacionin e ruajtjes së paqes, duke trajtuar edhe terroristët serb si qenie njerëore, duke i lënë të lirë pjesën më të madhe që të kthehen atje prej nga kishin ardhur, ndërkaq qëndrimi ndaj Manastirit dhe qytetarëve serb në veri ishte në përputhje të plotë me normat më pozitive të të drejtës europiane.
Këtë sjellje gjithësesi fisnike të institucioneve kosovare e ka mundësuar politika progresiste e qeverisë aktuale dhe ndërveprimi kooperues me mbështetësit real të pavarësisë së Kosovës. Natyrisht se një Kosovë stabile politikisht dhe institucionalisht është parë me të drejtë nga Brukseli si një faktor stabilizues në rajon. Po ashtu Brukseli ka vlerësuar me të drejtë se funksionimi i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit dhe përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike që po aplikon Kosova, janë në përputhje të plotë me vetë filozofinë politike të BE-së dhe perspektivn e rajonit.
Në këto rrethana, institucionet e dy republikave tona, asaj të Shqipërisë politike dhe të Republikës së Kosovës, sidomos institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë, tashmë kanë filluar t’i kthehen vetëvetes, duke mos ushqyer iluzione të tepruara në këtë rrafsh. Të vetedijshme per rrezikun që po na pret, duket se kanë filluar të marrin masat përkatëse të përbashkëta për forcimin e mbrojtjtes si Komb.
Ndërkohë të konceptuar si kundërpërgjigje më të përqëndruar ndaj rrjedhës së natyrshme të integrimit të brendshëm të dy republikave tona, Rusia dhe Serbia po insistojnë me çdo mënyrë a rrugë të frenojnë këtë proces dhe aspiratën europeiste të shqiptarëve. Ndërkaq përmes veprimit në formë pyke në Europën Juglindore, t’i imponojnë Brukselit ripozicionim që do të dëmtonte raportet transatlantike. Dalja nga kjo gjendje mbetet rruga e vetme që garanton ripozicionim të duhur të BE-së në kuadër të gjeopolitikës postmoderne që po imponon lindja e rendit të ri. Pozicionimi i qartë i shqiptarëve si pjesë e Bllokut Perednimor, është kontributi më i madhë që ne mund dhe po e bëjmë në këtë rirreshtim gjeopolitik.
__________________________________
1.Shih: t.me/ SergeiMedvedevPublic/237 ripostuar në echofm.online/opinions/putinskij-istoricheskij-razryv-s-zapadom-ne-sluchajnost-a-zakonomernost
2. Po aty
3. Po aty
4. Po aty
5. https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-rezime-geopoliticke-2023-sludeni-svijet-okrece-li-se-kissinger-u-grobu-u-koji-je-tek-polozen/
6. https://twitter.com/S_Zoppellaro/status/1734592950795907483
7. https://www.evropaelire.org/a/perafrimi-i-politikes-se-jashtme-ne-qender-te-samitit-be-ballkani-perendimor/32728573.html
8. Po aty
9. Po aty
10. https://www.zeriamerikes.com/a/7398069.html
Simbas mendimit tim ky shkrim trajton vetem njenen ane te medaljes, pra GJYSMEN E PROBLEMIT.
Asnji analize, asnji fjale per BOTEN ISLAMIKE, e cila asht ANA TJETER E MADLJES.
Kjo mungese ne kete shkrim e ban shkrimin te pavlefshem.