ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Arrestimi i dytë , tash si ushtar, në stacionin e trenit në Sarajevë dhe Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri …!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Bashçaršija në Sarajevë, aty ku bashkohen dy kultura, e lindjes dhe e përendimit

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im i ushtrisë (2)

Arrestimi i dytë, si ushtar në stacionin e trenit në Sarajevë

Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Pse më arrestuan si ushtar në Doboj të Bosnjes e Hercegovinës?”, Nga Drini.us, 1 Nëntor 2021 në rubrikën ”Dossier”.

Çdo vit në muajin mars e nëntor i kujtoj ngjarjet e viti 1981, Demonstratat e 11 e 26 Marsit dhe 1 Nëntorin e po ati viti, vitit 1981 dhe asnjëherë nuk munda ta them të tërën.

Edhe dje, më 1 Nëntor 2021, shkruajta për 1 Nëntorin e vitit 1981, me rastin e 40 vjetorit.

Para disa vjetëve, pata shkruajt për Demonstratat e 11 e 26 Marsit dhe i publikova në Botapress.info, te Bajrush Morina.

Pastaj, fillova të shkruaj te ”Shqiptari.eu”, në ”Lajmi.co” në ”Fjala e lirë” dhe shumë portale të tjera i ribotonin duke iu ndryshuar edhe titujt, si të shqiptarët, ia përshtatnin kohës ose partisë që ishin të afërta revista ose portali.

Por ti këthehem aty ku e kam lënë.

Sadik Blakaj kishte fletore, lapsa, libra

Sadiku ma dha fletoren dhe një laps apo stylolaps dhe e shkruajta letrën mirë e mirë dhe e palova “si hajmalinë hoxha”, për Xhevat Durmishin 1*).

Sadiku pasi e ”kryen burgun”, në fillim të prillit 1981, nga Ferizaji, shkon në Stanofc te Xhevati. Sadikun e pret si është më së miri, qysh është adeti, baba i Xhevatit, Mustafë Jashar Durmishi nga Majanci, i rënë në Stanofc, tash i ndjerë.

Në ndejën dhe bisedën me Sadikun në odën e Mustafë Majancit kanë qenë: Mustafa, i zoti i shtëpisë dhe dy djemtë e mëdhenj, Xhevati dhe Xhaferi.

Pasi e kryen ”amanetin”, Sadiku nuk rrin për drekë dhe shkon ….

Unë u gëzova që më në fund, Xhevati do të shkonte në Turjakë e do të mi largonte librat e revistat nga shtëpia.

Po kush e dinte që Sherbimi i Sigurimit Shtetëror i dinte të gjithat, para se Xhevati të shkonte në Turjakë? Xhevati ishte i kujdeshëm por as ai nuk do të besonte se mundet me ndodhur një pabesi kaq e madhe dhe e poshtër ndaj meje, ndaj bukës e besës, në ”dorzani” e në odën e Mustafë Majncit¨, si ”mysafir”.

Pasi e ”kreu” burgun Sadiku, erdhi një tjetër i burgosur, pjesmarrës i demonstratave në Ferizaj, Enver Mehmeti (Shaqiri) atherë student i mjekësisë nga Shtimja, qytezë afër Ferizajit.

Me Enveri bisedonim, ndanim një dyshek (syngjer) dhe mbuloheshim me dy qebet sepse nata bënte ftohtë. Enverit i tregova për Sadikun, ashtu qysh unë e besoja, si burrë i mirë e atdhetar. Edhe Enverit i erdhi keq që s`e takoi Sadikun.

Por pasi shkoi Sadiku, mua më merrnin shpesh hetuesit dhe më pyesnin por kurrsesi nuk më shkonte mendja se Sadiku më ka spiunua, mozallah.

Ushtar në Doboj, vjeshtë 1981, pranverë 1982

Këtu bëra një kcim, për muajin maj, qershor deri në korrik.

Kjo shpresë se Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, nuk din më shumë se sa ato që i kisha deklaruar gjatë marrjes në pyetje në Prishtinë, gojarisht dhe me shkrim zgjati deri në fund të shkurt ose fillim të muajit mars të vitit 1982.

Rrahjet dhe vuajtjet i kisha ”harrua”. Isha i lumtur që asnjë shok i ilegales dhe pjesmarrës i demonstratavve nuk kishte dalë nga goja ime.

Sherbeja në Doboj që nga 7 korriku i vitit 1981, menjëherë pas burgut, të Ferizajit.

Për jetën dhe shokët e ushtarët, kam folur e do të flas në mars, në marsin e ardhshëm (Mars 2022).

Lodhesha, mërzitesha. Dëshiroja që vetëm natë të ketë.

Njëherë kërkova nga mjeku shqiptar që kishte ardhur në Doboj, edhe ai si ushtar që të vizitohem te mjeku specialist në Spitalin Ushtark në Sarajevë spse më kishte dalur një si lyth në qafë e më rritej . Mjeku shqiptar më priti mirë dhe u shmallëm duke bisedua në ordinancë. Ai më shkruajti një fletëudhëzim për në Sarajevë dhe posa shkova në Sarajevë, më operuan. Në spital ndejta 1 javë ditë dhe pastaj, edhe 1 javë pas operacionit u shtriva në ambulantën specialistike në kazermëm “Marshall Tito”, që të jam sa më afër për kontrollime mjekësore. Pas 2 javëve (afërsisht) më liruan. Tash duhej të kthehesha në Doboj, aty ku e kryeja shërbimin ushtarak.

Pasi që kisha kohë gjithë ditën deri në orën 00:00 (12-të natës) mendova të shkoj në Rajllovac ku kisha një ish nxënës timin dhe kusheri nga Turjaka, Nazmi Sefer Kastratin dhe një nip nga Bellanica, Musën e dadës Zelfi që të dytë ndiqnin mësimet në akdeminë ushtarke të këmbësorisë. Nga Sarajeve për në Rajllovac udhtova me tramvaj, afro 20 km. Aty u lajmërova në kapi (dera kryesore e hyerjes) dhe u prezentova me ljn ushtarake (librezën ushtarake, me fotografi që shërbente si i vetmi dokument identifikimi).

Xhafer e Xhevat Durmishi, me mua në mes. Oskarshamn 1992

Një porućnik sikur të më njihte, e hapai vetëm pakëz dritarën e shallterit dhe më pyeti duke buzëqeshur idhshëm:

-Kënd po e kërkoni?

-Nazmi Kastratin, gjegja shkurt dhe ftohtë.

-Pritni pakëz!

E mbylli dritarën që të mos dëgjoja unë dhe thirri me telefon. Pas 10 min. e hapi dritaren përsëri dhe më tha:

-Kastrati vjen shpejt ndersa Musë Hoxha është në teren (?).

U gëzova që e pash Nazmiun dhe bashkë u këthyem në Sarajevë. Në Bashçarshi hëngëm e unë piva kafe turke.

Nazmiu ishte veshur mirë. Teshat i rrinin mire dhe dukej një officer i vërtetë.

Bašćaršija (Bashçarshia – Sarajevë)

Bashçarshia (tur: bash + çarshia – “Çarshia kryesore”) është pjesa më e vjetër dhe qendër historike e kulturore e Sarajevës. Është ndërtuar në shek. XV nga ana e Ishak-beg Isakoviqit. Ndodhet në pjesën veriore të bregut të lumit Milacka. Në këtë pjesë të qytetit ndodhen një varg objektesh me vlerë historike dhe kulturore si Xhamia e Gazi-husrev beut, Sahat kulla etj. Sot Bashçarshia është atraksioni kryesor turistik i qytetit të Sarajevës (marrë nga Wikipendia, bashkë me një foto).

Shetitëm deri sa u lodhëm nëpër qytetin e Sarajevës me Nazmiun. I tregova Nazmiut se edhe baca Sefer (baba i Nazmiut) e ka krye shërbimin ushtarak në Sarajevë dhe baba im (Uka) e baca Malush, vëllai më i madh i Seferit e axha i Nazmiut kanë ardhur në vizitë, sikurse unë ty … Edhe ai u kënaq. Në mbrëmje, shkuam te stacioni i trenit, që të mos vonohem kur të më vije koha e nisjes. Stacioni ishte ndër më të mirët në ish Jugosllavinë e athershme për arkitekturën e ndërtimit. Unë e kisha trenin në orën 10.00 apo 11:00 të natës kurse Nazmiu e kishte lejën deri në 12.00 të natës.

Bashkë me Nazmiun kishim hypur në katin e dytë dhe pinim nga një lëng ndërsa nga kati i dytë që ishte i hapur, shihnim gjithë at turmë udhtarësh që hynin e dilnin…

Mustafë Jashar Durmishi, baba i Xhevatit dhe Xhaferit, me vëllain e vogël, Dulin

Fadil Alija i Drenicës

Fadil Alija kishte shërbye në Boboj, që nga prilli 1981, si ushtar por pas kryerjes së ”Obukës” meerte gradën (qinin) destar me shpresë edhe deri te mllađi vodnik e vodnik. Ishte nga një katund i Drenicës. Si ushtar dallohej nga ushtarët e tjerë shqiptarë sepse nuk shoqërohej me shqiptarë kur kishim pushim, ditëve të pushimit e festave.

Oda e Mustafë Jasharit- Durmishi në Stanofc, aty ku kanë hëngër bukë mysafirë të panumërt.

Vazhdon

1*) Xhevat Durmishi, është një ndër njerëzit më të ndershëm e më besnik që kam njohur ndonjëherë. E njoha si student, nepërmjet Skënder Gashit, nga Drenofci i Zatriqit.

Xhevati punon (si mjek) e jeton në Suedi.

Malmö, 2 nëntor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu