ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Arrestohen dy shqiptarë ne Zvicër të dyshuar për terrorizëm, pas një operacioni të policisë në Gjenevë dhe Lausanne

Shkrime relevante

Si nuk e bëmë qeverinë deri tash…?!

Xun Çetta, Zvicër Sa e sa prita dhe durova, tutje nuk mund...

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

Shkruen e knon: Agim Morina, Prizren E kam prej burimesh që nuk...

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Shpërndaj

Gjenevë, 1 shtator / LC27 -Pas hetimeve, me urdhër nga Prokurori Publik çuan në arrestimin e dy burrave të dyshuar si të lidhur me “Shtetin Islamik”, sot në kantonet Vaud dhe Gjenevë. Dy të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të MP.

Dy persona të dyshuar për pjesëmarrje ose mbështetje të organizatës së ndaluar terroriste “Shteti Islamik” u arrestuan të enjten pas një operacioni të gjerë nga policia e Gjenevës dhe Lozanës.

Në emër të Ministrisë Publike të Konfederatës (MPC), Fedpol, policia kreu gjithsej katër kontrolle në kantonet e Gjenevës dhe Vaud-it, thuhet në një njoftim për shtyp nga MPC. Konontrollet, të cilat u zhvilluan në kuadër të procedurës pénal të hapur në korrik 2021, çuan në arrestimin e një shtetasi të dyfishtë zvicerano-maqedonas dhe një shtetasi kosovar.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar se dy të pandehurit do të dërgohen në MPC për seanca në përfundim të së cilës do të vendosë për paraburgimin e mundshëm të tyre për t’u kërkuar nga gjykata kompetente masa shtrënguese

Procedura në fjalë po zhvillohet me dyshimin për shkelje të Art. 2 i Ligjit Federal për Ndalimin e Grupeve dhe Organizatave të Përafërta të “Al-Kaedës” dhe “Shtetit Islamik” (RS 122) dhe të mbështetjes ose pjesëmarrjes në një organizatë kriminale (neni 260ter CP).

MPC bën me dije se për shkak të fazës së procedurës, për momentin nuk mund të japë informacione të mëtejshme për akuzat ndaj dy të pandehurve. Ai shton se do të bëjë një bilanc të ecurisë së procedurës kur të plotësohen kushtet dhe nënvizon se vlen prezumimi i pafajësisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu