ARKIVI:
24 Nëntor 2024

“Arsyetimet” makiaveliste të Listës Serbe për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e mbajtura në pjesën veriore të Kosovës

Shkrime relevante

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Kur lexova “arsyet” e Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhjet në veri të Kosovës, gjithsesi ishin qesharake dhe jo të vërteta e jo bindëse.

“Arsyetimet” e kësaj liste që vazhdon të tregohet jolojale ndaj shtetit të Kosovës, janë arsyetime makiaveliste-serbomëdha.

Kjo listë serbomadhe duke qenë e fiksuar kundër Kryeministrit Albin Kurit pse është në pushtet, vazhdimisht, për gjithçka që nuk ju pëlqen e që e kundërshtojnë, e lidhin me të. Por se, kjo nuk është e vërtetë, se gjoja e kanë frikën prej tij e prej policëve të Kosovës, të cilët, asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë sjellje frikësimi në veri të Kosovës, siç e thotë kjo Listë. Me sa kemi parë, edhe Kurti edhe policia kosovare ka kërkuar vetëm rregull dhe respekt ndaj shteit të Kosovës. E kjo rregull vlen në të gjitha shtetet.

Lista Serbe, po përpiqet të paraqesë policinë e Kosovës vrasëse ashtu siç ishin policët e Serbisë në kohën e Millosheviqit në Kosovë, por kjo nuk pi ujë, sepse policët e Kosovës nuk kanë marrë asnjë aksion kundër qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Aksionin në Banjskë të Zveçanit nuk e ka ndërmarrë policia e Kosovës, atë e kanë ndërmarrë kriminelët serbë, me ç’rast vrau rreshterin Afrim Bunjkau, ndërsa policia e Kosovës vetëm u është përgjigjur kriminelëve serbë.

Kriminelët duhet të luftohen e të ndiqen, të çfarëdo nacionaliteti qofshin ata.

Listës serbe nuk i pëlqen rregulli në Kosovë, prandaj e luftojnë rendin në të. Se duan apo nuk duan të marrin pjesë në votimet për largimin e kryetarëve shqiptarë në këto komuna, le të mbetet çështje e tyre. Kjo ishte një kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, që Kosova e dëgjoi. Serbët, të ndikuar nga politika e Beograditdhe Lista serbe i bojkotuan, prandaj kryetarët mbesin aty dhe e vazhdojnë punën e tyre siç është më së miri.

Ja arsyet e paarsyeshme të Listës Serbe:

“E para është se Lista Serbe ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë.”

  1. LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces porse, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.

“Së treti, dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që regjistrojnë votuesit edhe sesi shkojnë ata, administratorët në bordet zgjedhore, bordet zgjedhore pa serb në to dhe pa gjuhen serbe në shumë qendra votimi.”

As “arsyetimi” i parë e as “arsyetimi” i dytë nuk qëndrojnë, se kjo nuk ishte lojë e Kurtit, por kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, se po kërkoheshin mbajtje të zgjedhjeve për të larguar masat e vëna ndaj Kosovës prej Lajçakut tuaj.

Sa i përket “arsyetimit” të tretë, bazuar në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, plotësisht arsyetohet mbajtja e forcave speciale dhe me automjete të blinduara kudo në veri të Kosovës, sepse nuk u besohet kriminelëve serbë të dirigjuar nga vetë Lista Serbe dhe nga Beogradi. Ju jeni edhe kundër kamerave, se nuk do mund të manipulonit me vota.

Mos deshët të shkojë atje policia me duar në xhepa!?

Ne e themi se, ju nuk guxuat të merrni pjesë në këtë votim sepse shumica e qytetarëve serbë në veri, nuk do të votonte për largimin e katër kryetarëve, sepse me ta janë të qetë e pa kërcënime, siç ua bënit dhe ua bëni ju të Listës Serbe.

Po deshët, i bojkotoni edhe zgjedhjet e rregullta kur të mbahen!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu