ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Artistët e mëdhenj në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë 

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Kërkesa që Qendra «Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur» ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë, ka hasur në mbështetje edhe tek artistët e mëdhenj si Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Genc Prelvukaj, Hysni Klinaku etj. 

 

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, këngëtari, kompozitori e shkrimtari Ilir Shaqiri, njëherësh edhe ikonë e këngës shqipe në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e tij për këtë propozim. 

«Së bashku, në mbështetje të iniciativës së qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, në shërbim të kujtesës sonë kolektive!» ka shkruar Ilir Shaqiri duke shpërndarë lulëkuqen me katër petale në profilin e tij. 

Edhe artisti tjetër i madh, tenori Kastriot Tusha ka shpërndarë kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë. 

Në një komunikim me Bardhyl Mahmutin, Kryetar i qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» ai ka shkruar:  

«Eshte gjetje shumë interesante dhe shpresoj të bie në vesh jo të shurdhët…  

Urime për këtë angazhim që mendoj do të përkrahet!» 

Të theksojmë se edhe artistë të tjerë si Genc Prelvulaj e Hysni Klinaku i kanë dhënë mbështetje kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. 

«Lulëkuqja me katër petale, që sipas ideatorëve simbolizojnë katër format e veprimeve gjenocidale të shtetit serb ndaj shqiptarëve, e që janë vrasjet, dhunimet, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e cila shpreh identitetin tonë etnik, është shenja më adekuate për ta kthyer në simbol përkujtimi. 

Brenda petaleve, në mes me ngjyrë të zezë, shfaqen figura njerëzish, të cilët u vranë, dhunuan apo ende nuk dihet gjë për fatin e tyre. Për ti shtuar kuptimin, simboli ka dy ngjyrat shpirtërore të shqiptarëve.  

Prandaj, institucionet e vendit duhet ta mbështesin kërkesën e qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që kjo shenjë të njihet, pranohet dhe të vihet në përdorim për të shënuar e përkujtuar gjenocidin serb ndaj shqiptarēve të Kosovës, si një prej barbarive më të mëdha njerëzore të shekujve të fundit.» – ka shkruar Genc Prelvukaj. 

Hysni Klinaku, pas shpërndarjes së flyerit me thirrjen për mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, ka ndryshuar edhe fotografinë e profilit duke e vendosur lulëkuqen në vend të fotografisë së tij. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu