ARKIVI:
15 Maj 2025

    Artur Krasniqi: Në vitin 2005, ish-kryeministri Bajram Rexhepi e shihte ekstremizmin fetar në Kaçanik një kërcënim serioz, ngjashëm si në Mitrovicë

    Shkrime relevante

    Fitorja e turpshme e Partisë Socialiste në Shqipëri dhe urimi i Hashim Thaçit nga burgu për Edi Ramën ! 

    Sinan Kastrati, Suedi  Vazhdon nga shkrimi im i kaluar me titull ”Sa...

    Belisar Jezerci: “Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!” (Video)

    "Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!"...

    Fashizmi është fashizëm, pavarësisht nga kush vjen

    Gani I. Mehmeti Fashizmi gjerman u dënua rëndë pas humbjes së luftës....

    “Shalgjati” dhe hijenat marksiste-sorosiane

    Klajd Kapinova, New York Hienat e Bashkimit Europian sorosiane marksist...

    Dalja në publik e agjentëve islamik të Serbisë

    Gjergj - Skender Jashari Në Kosovë, askush nuk ishte i interesuar, të...

    Shpërndaj

    Në foto: Ish-anëtari i Rinisë Muslimane të Kosovës , Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, i cili sëbashku me Ridvan Aqifin nga Gjilani, u vranë “duke e mbrojtur” të ashtuquajturen “Toka e Shamit” në Siri, që sipas BIK-ut, “është tokë shumë e rëndësishme për Allahun”. 

    Shkruan: Artur Krasniqi

    Jam i tronditur, ashtu si shumica e shoqërisë sonë, nga ngjarjet e fundit në Kaçanik. Shteti ynë është në rrezik serioz, dhe e ardhmja e shoqërisë po kërcënohet thellësisht. Që nga viti 2000, koha e pasluftës, kam punuar në Kaçanik, në bashkëpunim me Komunën dhe organizata suedeze e amerikane.

    Në vitin 2005, ndërtesën e qendrës sonë e pati inauguruar ish-kryeministri Bajram Rexhepi. Në atë kohë, ai e shihte ekstremizmin fetar në Kaçanik një kërcënim serioz, ngjashëm si në Mitrovicë, ku kishte shërbye si kryetar i Komunës. Gjatë gjithë këtyre viteve, atje kam parë e dëgjuar për rritjen e ekstremizmit dhe lidhjet e tij me eksponentë të pushtetit lokal dhe me individë me ndikim në atë qytet.

    Populli i Kosovës është i njoftuar me aktivitetet e kampeve militante në malet e Kaçanikut. Po ashtu është e ditur se kur presidenti Xhorxh Bush po e vizitonte Tiranën për të shpallur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës ne 2006, nga Kaçaniku ishte planifikuar vrasja e tij. Ndërkohë që bota po festonte një hap historik për Kosovën, në Kaçanik përgatitej një akt që do të fundoste përgjithmonë të ardhmen tonë.

    Falë Zotit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me inteligjencën amerikane pati reaguar me kohë. Por, gjithë kjo nuk e ndali problemin. Përkundrazi, shpërthimi i luftës në Siri e riaktivizoi atë. Një grup nga kjo zonë tashmë ishte përfshirë në luftërat e huaja. Kaçaniku u kaplua nga frika. Sa herë që militantët “ktheheshin për vizita”, në qytet sundonte frikë. Njerëzit mbylleshin brenda. Ne kemi marrë vazhdimisht kërcënime. Fëmijët dhe të rinjtë frikësoheshin të merrnin pjesë në aktivitetet tona.

    Qendra jonë u detyrua të zhvendosej për shkak të presioneve. Më 2019, një ish zyrtar i lart i një agjencie te inteligjencës amerikane, si dhe zyrtarë të ambasadave të akredituar në vendin tonë, e vizituan Kaçanikun.

    Patën zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe klerikë fetarë. Por, askush nuk fliste hapur. Të gjithë e mohonin ekzistencën e problemit duke e konsideruar si të izoluar, ndërkohë që popullata jetonte nën ndikimin e luftëtareve të Sirisë. Kam sfiduar shumë zyrtarët lokalë duke iu shpjeguar se të jesh i Krishterë në Kaçanik nuk përbën vepër penale. Si të vetmit të krishterë në atë qytet, herë pas here, jemi alarmuar nga KFOR-i Amerikan për një gjendje të rrezikshme.

    Në rihapjen e qendrës sonë në vitin 2019, morën pjesë komandanti i ushtrisë amerikane, ish-presidentja Jahjaga, kryetari i komunës dhe zyrtarë të tjerë. Por, klerikët fetarë nga kjo komunë e patën refuzuar ftesën, ndonëse ajo vite nga vetë Ambasada Amerikane e do të cilësohej si një gjest i mirë.

    Kur në mars 2024 u dogj Gjykata e Kaçanikut, reagimi institucional ishte thuajse inekzistent. Procedurat u heshtën. Dështim i shtetit; dështim i organeve të drejtësisë e të sigurisë në mungesë provash ndonëse Kaçaniku e di.

    Lirimi i një të burgosuri të njohur tash se fundi u bë pika e kthesës për forcat radikale. Rrjedhimisht, tani Kaçaniku e ka një “hero” të ri; një martir të një ideologjie të rrezikshme dhe një brez të ri që po riformohet në burgje përmes “mësimeve fetare “kinse deradikalizuese të financuara nga shteti përmes fondeve të USAID-it; një absurditet i papërballueshëm.

    Kjo situatë është alarmante. Kosova e dha edhe një hero që u vra z. Muhamet Lika duke mbrojtur rendin kushtetues – jo në veri, por në jug në shtetit. Presidentja duhet ta shpallë këtë burrë hero.

    Ai u vra për vlerat që Kosova po përpiqet t’i mbrojë. Sot nuk mund t’u themi partnerëve tanë ndërkombëtarë se “e kemi kaluar këtë fazë”, sepse realiteti është ndryshe. Kjo situatë po e lëkund themelin e shtetit tonë. Në këtë situatë që po na rrëshqet nga duart, disa hapa duhet të ndërmerren me urgjencë:

    – Media ka një përgjegjësi të madhe kombëtare.

    Ato duhet urgjentisht ta ndryshojnë qasjen ndaj çështjes së ekstremizmit me bazë fetare.

    – Duhet të hartohet një plan kombëtar për deradikalizimin, që nga shkollat. Duhet të përjashtohen menjëherë mësuesit që përhapin doktrina antikushtetuese.

    – Akademia dhe intelektualët e këtij vendi duhet të ngrihen dhe të flasin qartë për të ardhmen dhe orientimin e vendit tonë.

    Po e përfundoj postim me një thirrje të Hasan Prishtinës që sot duhet të na jehojë në ndërgjegje:

    “Para së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe keni parasysh gjithnjë atë kur jepni mendimin tuaj”.

    Gjeneratat e reja meritojnë një Kosovë të lirë, demokratike dhe të sigurt të lirë nga frika e njerëzve me frustrime fetare por që e predikojnë dashurinë e faljen e Zotit.”

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    1. Çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngushtë me sigurinë tonë kombëtare. Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptarëve është nji obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çamëri si dhe në diasporë. Nëse, deri më tash, para botës jemi krenuar për një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyeshme që kemi trashëguar nga të parët tanë, e cila ka qenë për çdo lavdatë dhe respekt, si do t’ia dalim ne, brezi ynë, ta ruajmë një “status quo” të tillë. Nëse për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo meritë i takon si shumicës ashtu edhe pakicës të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotruar ndaj njëri tjetrit.
      Sa i përket islamit politik (në Kosovë) dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti ka filluar të lëshojë pé. Mbetët që shteti të veprojë në përputhje me Kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzore, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu