ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

ASHAK duhet ti reagon Naim Tërnavës që synon ti jep kombit identitet fetar, jo Akademik Mehmet Krajes!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Naim Tërnava në ceremoninë e varrimit të nënës së Presidentit të Turqisë, Erdoganit
Gjergj – Bajram Kabashi
_____
Naim Tërnava me “Fatwa” kundër Akademik Mehmet Krajës: “Kush s’mund ti shoh xhamitë në Kosovë, le të ia mësyjë Beogradit…” Ky është titulli i një shkrimi në Drini për reagimin panislamik (të fshehur pas përkatësisë kombëtare shqiptare, nga ana e Naim Tërnavës), që qëndron në krye të BIK-ut qëkur dihet dhe që është përgjegjësi numër 1 për islamizimin dhe xhamizimin e Kosovës.
Në dokumentin e shkruar nga Mehmet Kraja, kryetar aktual i ASHAK, është përmendur edhe feja islame dhe xhamitë e Kosovës, të cilat kanë bërë që të reagojë ashpër myftiu Tërnava.
Ja reagimi i Naim Tërnavës:
“AShAK flet q’është një e keqe flet për fenë islame, dhe flet pa asnjë turp, flet me një injorancë të paparë, flet për dicka që nuk e njeh, nuk e dinë, nuk e ka sttudiuar, flet me raporte që nuk kanë të bëjnë me neve shqiptarëve muslimanë, dhe mundohet që përmes atij shkrimi të na degradojë, dhe të na qes fenë tonë kinse feja jonë ka qenë në shërbim të armiqeve tanë këtë mund ta thon vetëm kokat e prishura, njerëzit e prishur shpirtërisht, e moralisht ngase e vërteta është krejtësisht ndryshe”, tha myftiu Tërnava.
Po ashtu, për fund myftiu tha se “Kush s’mund ti shoh xhamitë në Kosovë, le të ia mësyjë Beogradit. Përndryshe na do të jemi këtu, do të ndërojmë xhami, shkolla, spitale edhe rrugë edhe prapë do të flijohemi nëse e lyp nevoja, sepse jemi në tokën tonë, s’ja kemi marrë askujt”.
Ndryshe, dje Seksioni i Shkencave Sociale në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve (AShAK) është distancuar nga kryetari i saj, Mehmet Kraja, për shkak të dokumentit të publikuar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
***
Mendimi i Naim Tërnavës, deri tash është përdorur nga pothuaj të gjithë fanatikët e shovenistët religjioz, që janë “prodhim” i xhamive të meremetuara e ndërtuara nga ana e Turqisë neoosmane, me të cilën Tërnava ka dëshmuar se ka marrëdhënie e raporte shumë të afërta.
“Kush s’mund ti shoh xhamitë në Kosovë, le të ia mësyjë Beogradit. Përndryshe na do të jemi këtu, do të ndërojmë xhami, shkolla, spitale edhe rrugë edhe prapë do të flijohemi nëse e lyp nevoja, sepse jemi në tokën tonë, s’ja kemi marrë askujt”.
Në të vërtetë, mund të thuhet lirisht se të gjitha xhamitë e meremetuara e ndërtuara pas qershorit të vitit 1999, “tërnavët” i kanë ndërtuar me paratë e taksapaguesve të shtetit turk, kryesisht për interesat gjeostrategjike të atij shteti, që kishte dhe ka qëllim për të depërtuar me Islam në viset e pushtuara prej saj dikur, andaj pos mbytjes së Kosovës Shqiptare me xhami e Islam, ia shton edhe “preokupimin” e tij se, pos xhamive “… do të ndërtojmë shkolla, spitale edhe rrugë”.
Investimet religjioze panturke-panislamike nga ana e Turqisë dhe shërbëtorëve të saj në “Arnautlluk”, janē bërë për të na shndërruar në komb me ndërgjegje myslimane, që bije në kundërshtim me natyrën, kulturën dhe historinë e vet kombëtare parasëgjithash, por edhe me përkatësinë europiane të shqiptarëve, pra me shtratin europian të jetës së tyre në hapësirat e Gadishullit Ilirik!
A jemi ne vend islamik qysh synon të na bëjë Naim Tërnava…? Dhe si është e mundur që pasi këtë shovenist religjioz nuk e largon politika shtetërore nga “froni”, ende nuk e largoi as AKI-a? Vallë a nuk ka mjaft hapësirë për tu zhvilluar hetime të gjera e të gjithanshme ndaj tij për veprimtarinë e hapur e të fshehur ndaj kulturës dhe historisë shqiptare, qoftë ndaj tij apo qoftë ndaj dishepiujve mendor të tij që nuk janë të pakët jo vetëm në Kosovë? Pas të folurit e tij të vazhdueshëm me ngarkesa religjioze islamike, sidomos kësaj deklarate antishshqiptare, këtij nuk duhet ti lihet më vend askund në ndonjë post publik në Kosovë, pasi me këtë fjalorë të egër, me këto preokupime dhe detyra që ai dhe BIK-u ia ka dhënë vetës prej pasluftës, shqiptarizmi i vendit vazhdon të jetë i ndjekur, i luftuar dhe i mohuar.
Ai nuk i kupton dëmet që ia ka bërë vendit së bashku me politikanët e korruptuar qe njëzet e sa vite, pasi për të çdo gjë është Islam dhe sillet rreth Islamit.
Pasi Islami “i tij” krijon mirëqenia e jetesë të mirë, për dallim të jeta të thuash në varfëri e ndonjë imami në Kosovë e gjetiu. 
Këtu andaj nuk mund të ndërlidhet askush me një deklaratë të Mehmet Krajës, që mund të jetë deklaratë e qëlluar apo më pak e qëlluar, por duhet të mendojmë e të mos pajtohemi me mosfunksionimin me parametra shkencor të ASHAK-ut, fakt me të cilin nuk guxon të pajtohet askush.
Po të kishte funksionuar ASHAK ashtu qysh vepron një institucion i lartë shkencor, nuk do të na vinte puna deri këtu që BIK-u “ti mësoj” që nga paslufta “partitë politike” dhe tu ofrohet e ti përvetësoj për qëllime antikombëtare “burrshtetasit” e Kosovës.
Une jam ndër ata që nuk pajtohen me xhamizimin dhe islamizimin e Kosovës Shqiptare për interesat e Turqisë neoosmane (indirekt edhe të Serbisë), pasi kemi ardhur në pozitën qysh e kanë parashikuar çubrilloviqianët që të zhbëhemi me Islam.
Në këtë zhbërje roli i kobshëm i njeriut të paditur dhe shpirtkeq si Naim Tërnava, është i jashtëzakonshëm.
Kjo që ai vazhdon ta bëjë me BIK-un e tij është thikë në shpirtin dhe trupin e kombit shqiptar.
Une personalisht nuk kam me ikë kurrë nga Dardania ime , se këtë e kërkoka Naim Tërnava apo të tjerët si ai, që e ka synim të na mbys e vras me xhamitë e Turqisë (e Serbisë!) në vendin tonë , por do të qëndroj e luftoj me mundësitë e mija si individ ndaj antishqiptarizmit legal që na e ofron BIK-u prej pasluftës.
“Tërnavët” duhet ta kuptojnë se janë në konflikt tejet armiqësor me Shqiptarët , e jo me “katolikët”, një pjesë “elitare” të cilëve e kishin pas zbritë për shkak të ndjekjeve dhe veçimit në periferitë dhe skajet e padurueshme të jetës, duke i fyer e përbuzur vazhdimisht “si pakicë 3 %”, qysh e pati fyer një “burrështetas” i shkretë për mend autorin e këtij shkrimi më herët.
Ukraina kan for første gang feire jul samtidig med Vesten: – Markerer avstand til Russland
Ukraina mbrëmë i ka kremtuar Krishtlindjet si mbarë bota perëndimore, duke dashur të shkëputet përfundimisht nga “përqafimi” i dhunshëm dhe distancimi i hapur nga Rusia Cariste dje dhe Federatës Ruse sot.
Kjo flet shumë dhe është një shenjë paralajmëruese edhe për Naim Tërnavën, që mëkatoi aq shumë duke na e xhamizu dhe islamizu vendin për interesat e Turqisë neosmane dhe indirekt edhe të Serbisë e Rusisë, që gjithmonë “islamin tonë” e kanë përdorur për të na vra e dëbuar.
Andaj, Kosova nuk ka asnjë nevojë për “kontributet atdhetare” të muslimanëve të N.Tërnavës. Kosova është vetëm Shqiptare dhe “grackat” serbo-ruse apo franceze për të na vra me Islam, nuk duhet kurrsesi ti pranojmë , por ti luftojmë me vendosmëri. Islam po për këdo që do ta praktikoj, por si besim religjioz që nuk duhet lejuar të bëjë asnjë zhurmë dhe që detyrimisht i nënshtrohet interesit të kombit.
Edhe “asociacioni i komunave serbe”, Kosovës i është imponuar për shkak se , qysh thekson në shënimet e tij Bill Klinton, francezët “nuk pajtohen me një shtet musliman në Europë”.
Nuk pajtohen parasëgjithash as Shqiptarët , që vazhdojnë të rrezikohen nga asimilimi religjioz islamik.
Francezët kuptohet se e kanë me hile, sikurse që e ka me qëllim shumë të keq Naim Tërnava dhe erdoganistët e tjerë , por ata që janë e do të jenë përjetësisht kundër islamizimit antishqiptar të Dardanisë sonë, do të jenë vetëm SHQIPTARËT E SHQIPTARET!
Në foton kryesore që e ilustron shkrimin shihet Naim Ternava si një ndër pjesëmarrësit më të nderuar e të privilegjuat në ceremoninë e varrimit të Nanës së Rexhep Taiyp Erdogan-it. Ndër të paktët që ishin aq të besueshëm për të qenë afër së ndjerës që varrosej. Ky nderim që i bëhet flet shumë për të. Kjo foto e shpalosë gjithë politikën e rrezikshme paralele që e ka bërë i pari i BIK-ut, në dëm të Kosovës Shqiptare. Prandaj, nëse është dikush që nuk e ka vendin në Dardani e Shqiptari përgjithësisht, janë të gjithë ata që kanë marrë detyra dhe obligime për t’ia ndryshuar natyrën kombit. Për interesat e Turqisë neoosmane, Serbisë, Greqisë dhe Federatës Ruse që gjithsesi na duan vetëm “si mbetje turke” në Gadishullin Ilirik e assesi si Shqiptarë.
Se Shqiptarësia dhe Shqiptarizmi në hapësirat jetësore shqiptare , është i vetmi që i vret e verbon të gjithë antishqiptarët.
Kjo video e shfaqur tashmë publikisht , dëshmon qartësisht se kush qëndron hapur prapa islamizimit antishqiptar të Kosovës , kuptohet për interesat e Turqisë neoosmane, sikurse indirekt edhe Serbisë, Greqisë dhe Federatës Ruse .
I pari i BIK-ut i tha në formë zyrtare të gjitha ato që i kanë thënë nxënësit e medreseve, shkollave kuranore dhe të fakulteteve islamike me vite e vite.
Apo të gjitha ato që i thotë “xhemati i xhamive”, i edukuar dhe përpunuar antishqiptarisht prej tyre.
I pari i BIK-ut e tha hapur se 15 mijë të rënët në luftën me Serbinë në vitet 1998/1999 , paskan qenë të familjeve muslimane. Këtë shfytyrim me islam e ka parashikuar dhe ëndërruar qyshkur Vasa Čubriliviq dhe çubrilloviqianët e tjerë deri sot. Ai e tha atë që do ta dëgjoj me ëndje Turqia neoosmane dhe Serbia prej tyre, duke e vënë theksin në atë se është fjala është për “popull musliman”, për “trima musliman” , pra i dha popullit Shqiptar karakter dhe identitet fetar.
I pari i BIK-ut tha se i kemi “festat tona”, dmth ato “muslimane” dhe se Krishtlindjet dhe Vitin e Ri nuk u dashka ti festojnë shqiptarët!
Shqiptarët e “BIK-ut!”….
Në të vërtetë , ka vite e vite që kah fundi i çdo viti dalin me parulla e thirrje që mos të festohen festat e fundit të vitit , se “ne jemi musliman”!
I pari i BIK-ut tha se Kosova i paska 900 xhami dhe se e paskan pasur qëllim ti bënin 1000 deri në vitin 2023, por “na pengoj Covidi”.
Ai tha se askush nuk mund të na pengoj dhe se “kujt si pëlqejnë xhamitë, ja ku e ka Beogradin”.
Në të vërtetë, ai nuk e tha (megjithëse e din mirë se është kontraktuesi kryesor i xhamizimit të Kosovës me Qeverinë e Turqisë), se të gjitha xhamitë dhe secilin investim tjetër religjioz qe njëzet e më shumë vite, i ka bërë Turqia neoosmane.
Pra secilin meremetim e ndërtim e ka bërë ajo.
Gjithnjë me BIK-un dhe bikërit e “Arnautllukut” pas.
Një prijës fetar që ka bërë aq shumë mëkate ndaj shqiptarësisë së vendit, i jepi mësime të forta Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, realisht Akademik Mehmet Krajës. Një udhëheqës fetar që nuk di të flas e shkruaj në gjuhën shqipe, i jep mësim një Akademiku!
Kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovën tonë, në shtetin tonë të pavaruar që njerëzit si ai nuk rreshtin duke dashur ta islamizojnë.
E quajti edhe të prishtë shpirtnisht?!…
Kjo që e tha ishte një “Fatwa” e vërtetë andaj Kraja duhet ta marrë me seriozitetin maksimal kërcënimin e tillë…!
Kudo në botë edhe me tu drejtue dikush nga rruga me këto fjalë, bëhet kallëzim penal se lere më një person që qëndron në krye të një institucioni fetare, që të gjithë e dijmë që rreth e për qark ka trushpërlarë që vet ua kanë shlyer ndërgjegjën njerëzore e kombëtare nëpër të gjitha këto xhami që i ndërtoj e meremetoj Turqia për interesat e veta neoosmane.
Këto investime bëhen për ta krijuar Njeriun e Ri “Arnaut” që duhet ta ketë kryeqëllim vrasjen e kulturës së vet kombëtare.
ASHAK do të duhej të reagonte ndaj kërcënimit të tillë të të parit të BIK-ut.
Pavarësisht se nuk është e ditur saktësisht se sa ia ka qëllue a nuk ia ka qëllue Kraja me dokumentin e nënshkruar në emër të vetin, duhet theksuar se në raport me islamizimin e kombit , ai ia ka qëllue plotësisht.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Dije Demiri Frangu, Profesoresh në Fakultetin Filozofik të Prishtinës rreth deklaratës së të parit të BIK-ut, Naim Tërnavës dhe për disa mendime të Mehmet Krajës:
Religjione janë 5000 në botë dhe secili i ka besimtarët e vet, ndërsa
rreth historisë sonë me Perandorinë Osmane, më së shumti i besoj folklorit dhe letërsisë së Rilindjes. Asnjë historiani e akademiku e analisti, nuk i besoj më shumë. Shumë i besoj edhe turkut-Tursun Pashasë, kronikanit zyrtar të Mehmetit II, që ndryshe quhej Mehmet Pushtuesi.
Tjerat, janë politikë.
Ja, një fragment i shkrimtarit e kronikanit turk: “Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. … Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit.”
“Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë … të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe, sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
Mitrovicasja Mevi Rafuna është duke iu dhënë mësim të mirë shumë intelektualeve dhe institucioneve shkencore e të sigurisë , jo vetëm në Kosovë, me reagimet dhe kryengritjen e saj kulturore ndaj islamizimit të kombit. Mevi e ka shumë të qartë se nuk është krejt njësoj kur i pari i nje komuniteti fetar thotë, provokon dhe i kërcënon Shqiptarët se kujt si pelqejnë xhamitë “mund të shkoj në Beograd” e të mos rri në Islaminë e mendjes së tij!
Këto xhami qe u meremetuan e ndertuan qe njezet e sa vite jane te kontraktuara nga njerez si Ternava dhe Turqia neoosmane qe nuk ka te drejte ta asimiloj nje komb dhe shtet me islam në vendin e vet.
ASHAK duhet ti reagoj Naim Ternavës, e jo Mehmet Krajes për kritikën individuale, qoftë ajo edhe kritikë e mangët apo e pa plotë.
Nuk është njesoj sikur nje “fejsbukas” i thotë dikujt “Shko në Arabi”, ashtu sikurse kercënimi armiqësor i Naim Ternaves ndaj Shqiptareve që, nëse su pelqejne xhamitë turke-arabe-serbe dhe ruse, u dashka te shkojnë në Beograd?!…
Jo, jo Naim Ternava!
Shqiptarët do të jetojnë në AtMëmëdheun e tyre vetëm si Shqiptar, ndërsa ata sikurse që je ti, herët apo ma vonë do të përgjigjen para ligjeve dhe historisë për përpjekjet e pandalshme për asimilim kombëtar në emër të një religjioni me synime identifikimi global-panislamik.
Kunstig juletre med kuler og lysdioder
24 dhjetor 2022. Ukraina për herën e parë do ti festoj Krishtlindjet në të njejtën kohë me Perëndimin. – Me këtë shënohet distanca nga Rusia.
Vet pyetja se kur Krishtlindja do të shënohet, është një temë kundërthënëse në mes të Ukrainës dhe Rusisë. Për herën e parë ukrainasit mund ta festojnë Krishtlindjen njëkohësisht si Perëndimi.
____
Miqë e mikesha të mira, po ju pyes se a ju kujtohet pyetja dhe njëherit përgjigja naive e disa Shqiptarëve, kur po thonë se “kështu s’na do Europa!”
Çfarë gabimi e gjykimi jologjik: Rrugës kah jemi nisë ne, duke mos reaguar ndaj së keqës, qoftë me heshtjen apo pandjeshmërinë tonë të njohur, po e shkatërrojmë atë që s’guxon të shkatërrohet e cënohet kurrë e në asnjë rrethanë, kulturën, traditën, doket e zakonet shqiptare.
Sigurisht që ju kujtohen ato 900 fabrika për “prodhimin e turqve” , pra të “arnautëve”, që tashmë po i jipet maje me ndërtimin nga ana e Turqisë neoosmane të “kazermës më të madhe ushtarake” për krijimin e Njeriut të Ri “Arnaut”, në të cilën do të mund të hyjnë për të mos dalë kurrë si shqiptarë të vërtetë prej saj, afër 14 mijë veta!
Athua se me kend do të afrohen ata, pas ndërtimit të kësaj “kazerme ushtarake”?
Me Turqinë , apo ?
Ata që hyjnë në të, a mos po ua merr mendja që s’do të distancohen nga kultura shqiptare dhe europiane njëherit?
Kur kryeideologu i xhamizimit dhe islamizimit ndër ne, kryehero e ka Sulltan Mehmetin, a di dikush me kallxue se kend do ta kenë kryehero ata?!
Ajo që po quhet Xhamia e Erdoganit në Prishtinë, për të cilën “Vëllai i Madh” turk për “vëllain  arnaut” pas aq shumë xhamive të meremetuara e ndërtuara gratis, vendosi t’ia ndërtoj edhe megaxhaminë, për të cilën taksapaguesit turq i kanë ndarë mbi 33 milionë euro.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër