ARKIVI:
17 Tetor 2024

Askush mbi popullin, askush mbi ligjin

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Nga Mirishahe Limani-Hiler, Gjenevë

Krenaria as nuk blehet as nuk shitet, ajo fitohet duke bërë dhe humbet duke zhbërë për popullin.

Përderisa tre punëtorë në sektorin privat nuk arrijnë shumën totale prej 1000 euro, në sektorin publik në organet e rendit e të sigurisë 700 pjestarë prej tyre kanë pasur pagë mujore më të lartë se Presidentja e vendit.
Gjithësejt ende janë mbi 200 pjestarë që kanë pagën më të lartë se Presidentja e për fund, të gjithë ata që protestuan sot, kanê mesatarisht të ardhura mujore mbi 2200 euro.
Theksojmë poashtu sipas të dhënave të Ministrisë së punëve të mrendshme ngritjen e buxhetit për pajisje operacionale të tyre i cili në vitin 2021, ishte më pak se gjysmë milioni ndërsa për vitin 2023 ky buxhet është mbi 9 milionë euro.
Krenaria as nuk blehet as nuk shitet, ajo fitohet duke bërë dhe humbet duke zhbërë për popullin.

Mund të jetë një imazh i 14 persona Nëse 2200 euro nuk iu mjaftojnë në një shtet ku paga mesatare nuk është as 500 euro, mos luani me ndjenjat e popullit! L’shoni udhë dhe kërkoni më mirë! Askush nuk është i pazëvendsueshëm, e nuk jeni as ju.

Manifestimi juaj sot pati porosi të trishtueshme për shumë familje që jetojnë me më pak se dy euro në ditë e që përfshinë diku 5% të popullatës së Kosovës. Ju keni thyer sot edhe mburrjen me ju të atyre që jetonë me 3.5 euro në ditë e që përfshinë 1% të popullatës së përgjithshme të Republikës. Ju sot ua keni luhatur krenarinë ndaj jush edhe 34% të popullatës sonë që jetojnë me vetëm 6.5 euro në ditë.
Efikasiteti dhe cilësia e punës suaj nuk ngritet duke kërkuar pagë më të lartë individuale. Efikasiteti dhe cilësia e punës suaj janë indikatorë të mirë kur ngritet buxheti i përgjithshëm në nivelin shtetêror që iu siguron pajisje pune më të sofistikuara e kushte që sigurojnë mirëqenjen e juaj ashtu siq meriton çdo qytetar i Republikës së Kosovës.
Kur të gjithë indikatorët tregojnë se varfëria në Kosovë sillet rreth 24% e popullatës së saj e që ju i shihni çdo ditë, si mund të shkelni mbi ligjin e natyrës njerzore. Pse kjo shprehje e egocetrizmit nga ana juaj apo keni lejuar t’i shërbeni si vegël atyre që nuk e kanë prioritet misionin e departamentit që ju i takoni.
Mbi t’gjitha, kërkesa juaj bie fort në kundërshtim me etiken profesionale e humane. Popullata e Kosovës duke iu qenë tejet mirënjohëse për punën që bëni tani duhet të privohet nga krenaria që gëzonte kur me apo pa dashje ju tani keqpërdorni këtë situatë. Ju nuk keni bërë as më shumë e as më pak përtej asaj që e keni punë. Kërkoni buqetat me lule?
Të përfundoj edhe me një detaj që në dukje ndoshta nuk i brenë të gjithë por « dreçi rrinë në detaje » thot një fjalë e urtë. Pamja juaj sot i ka dhënë një hije të pahijshme demokracisë. Demokracia në Kosovë lejon manifestime nga më të ndryshmet ku secili ka të drejtë të shprehë atë që mendon. Ne, nuk e kuptojmë pse protestoni nën uniformë? Aq më shumë nuk e kuptojmë, pse mbani maska në fytyrë? Të flitet e të defilohet nën maskë është shenjë pasigurie, është shenjë mosbesimi, është shenjë fshehje nga ai që ke përballë. Jo gjithëmonë e domosdoshme maska në publik për të trazuar fëmijë e të rinjë.
Ata që nuk duhet të njihen nga publiku për shkak të rolit që kanë në punë, gjejnë njëmilion rrugë që ka demokracia për të shprehur paknaqësitë aty ku duhet. Ju keni zgjedhur uniformën që përfaqson autoritetin të protestoni për ngritje të pagês. Kjo është shumë e ulët në sytë tanë. Ju zgjodhët fëtyrën e maskuar, që simbolizon « top sekretin » apo që simbolizon « hajnin e bankës » … Sa keq që nuk respektohet siq duhet demokracia pikërisht nga ata që duhet të përkujdesen për ligjet e saj!

Më 01.11.2023

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Znj. Limani-Hiler!
    Rroga e ketyre qe protestuan nuk eshte 2200 euro por eshte rreth 600 euro. Ishin rrethanat e jashtezakonshme (sulmi ne Banje) qe ky njisit i policise mori 2200 euro. Pra eshte koha shtese qe ata bene, prandaj moren aq shume. Kete muaj ata sigurisht qe nuk do te marrin aq sa moren muajin e kaluar. Kete muaj nuk kishin orar shtese, prandaj do t’i kene vetem 600 euro.

  2. Tung Mirishahe
    më vjen keq që akoma po u beson gënjeshtrave të VV. Lehtë është të kritikosh nga Gjeneva për njerëzit në Kosovë, por, vendi çdo ditë e më keq, po futet në varfëri të skajshme në çdo aspekt.
    Më mirë të kishe shkruar për minatorët e shkretë që asnjë qeveritar nuk e kthen sytë nga ata që përpiqen për të gëzuar lirinë dhe të drejtat e tyre në punë.
    Refmora për rritjen e pagave është domosdoshme per te rritur mirëqenien e popullit, për këtë ka vlen të debatohet e të ngritet zëri.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu