ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Asnjë protestë e solidarizim me pësimet e poullit kurd, vetëm solidarizime panturke e panislamike!

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Me rastin e sulmit mbi vendbanimet kurde, qe i ndërmori presidenti turk, u vranë qindra kurd, në mesin e tyre edhe civilë, gra, pleq e femijë. Në këtë rast nëpër disa xhami u kënduan hatme për pak ushtarë turq, qe u vranë gjatë sulmit mbi kurdët autoktonë. Hoxhollarët, anë e kënd Kosove, me përkrahjen e “ymetit muslimanë”, madje edhe më pjesëmarrjen e ambasadores turke në Kosovë, promovuan antivlera demokratike, jo njerëzore, e madje dhe fashiste kundër një populli, qe me shekuj jeton nën okupimin turk.

Asnjë protestë, solidarizimi më popullin kurd të shtypur mizorisht, nuk kishte në Kosovë. Ate, çka do të mund ta bënin më se paku besimtarët muslimanë dhe “turqit” e Kosovës, do të ishte heshtja për këtë sulm makabër te kryetarit turk, Erdoganit, qe është kopje origjinale e Millosheviqit dhe e regjimit të tij, viteve të nëntëdhjeta në ish Jugosllavi. Këto personalitete, kosovare, përkrahës të kulturës turke, përkrahës të regjimit fundamental erdoganist, asnjëherë nuk kërkuan investime në Kosovë, në drejtim të përmirësimit të mirëqenies dhe punësimit këtu.

Ajo çka mund të konstatohet, është se me ndërtimin e qindra xhamive u punësuan qindra hoxhollarë, misionarë besnik të regjimeve të huaja. Para dy ditëve, në Prishtinë u mbajt një protestë, poashtu, për mbrojtjen e popullit të Palestinës, në kundershtim të sulmeve izraelite mbi rripin e Gazës, e cila Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë dhe haptas ka dalë në kundershtim të lirisë dhe pavarësisë tonë.

Protesta të ngjashme, para pak ditësh, në mbrojtje të Palestinës u mbajtën edhe në Beograd.

A është i organizuar partiakisht Amar Pushka që i shpreh këto mendime kaq të helmëta? Si quhet partia e tij dhe cili është mendimi i kryetarit të asaj partie për deklaratat e tilla Anti-Shqiptare parasëgjithash? Vallë a mos kanë këto protesta dakordancë dhe mos janë të orkestruara nga armiqët e kombit tonë? Mbetet të shifet!

Protestat janë e drejtë e secilit qytetar, por të thirren protesta, qe shkojnë në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, nuk mund të cilësohen ndryshe veç si Anti – Shqiptare, të organizuara nga mbeturinat otomane e proserbe. E keqjae krejt kësaj maskarade është edhe pjesëmarrja e deputetit të LVV, z. Rrahmani dhe e disa aktivistëve tanë. Përveç këtij janë edhe 3-4 të tillë, deputetë në parlamentin e Kosovës, të zgjedhur nga vota e popullit, qe promovojnë vlera orientale. Këta nuk u zgjodhen as për Turqinë e as për Palestinën, po për ti mbrojtur interesat e popullit tonë këtu e në diaspore.

Sikurse që po shifet disa personalitete kanë llogaritur, që përmes të Vetëvendosjes të bëhen të njohur, për të qenë argat i dreqit, pastaj. Mirëpo LVV, ka figura, qe i dalin zot popullit dhe Vetëvendosjes. Kosova është shtet laik dhe kursesi nuk duhet që feja të imponohet si politikë. Ajo duhet detyrimisht të rri aty ku e ka vendin, në kishë apo në xhami. Besimi në shtetin tonë është i garantuar me kushtetutë. Andaj hiq ma shumë e hiq më pak nuk kemi nevojë të aplikojmë besimin, se sa qe garanton kushtetuta e Kosovës.

Ju lus, juve, qe përmes LVV-së mendoni ti realizoni projektet tuaja antikombëtare, lirojeni subjektin ti kryejë detyrat, për të cilat është zotuar para popullit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu