ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

“Asociacionin e Komunave Serbe”, molla e sherrit që na lanë prapa Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Politika e jashtme kosovare që e përfaqëson një popull dhe shtet viktimë, çdo urdhër të Uashingtonit, Brukselit, Beogradit, Ankarasë dhe Moskës e ka trajtuar në të kaluarën si dëshirë muzikore.
Mirëpo edhe përkundër faktit që politika kosovare ishte shndërruar në fontanë dëshirash të Brukselit, Uashingtonit, Beogradit, Moskës dhe Ankarasë, Kosova si shtet mbeti në udhëkryq ndërsa populli i saj me gishta në gojë.
Arsyeja është e qartë :
Politika anti kombëtare, anti shtetërore, kriminele, kuislinge, shterpe dhe servile nuk respektohet as nga miqtë, e lërë ma nga armiqtë.
Përkundrazi, shpërfillet, nënçmohet dhe bëhet objekt talljeje për të gjitha palët, e pastaj as dhurimi i 8200 hektarëve tokë Malit të Zi nuk t’i largon vizat.
Prandaj qytetarët e shtetit as ikjen nga atdheu nuk mund ta realizojnë me dinjitet por në mënyrë ilegale dhe nëpër kiamet.
Gjegjësisht nëpër shi, acar dhe borë, duke e bartur njërin fëmijë në qafë e tjetrin në dorë.
Në anën tjetër politika serbe që e përfaqëson një popull dhe shtet trefish humbës dhe gjenocidal, ka përfituar madje edhe nga dorëzimi i secilit kriminel të luftës.
Sepse dorëzimin e secilit prej tyre e ka kushtëzuar me ndryshimin e qasjes së shumë shteteve të BE-se ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ose edhe më saktë përkrahjen e pakushtëzuar të shumë shteteve mike, e ka kthyer në neutralitet ose kundërshtim. .
Dhe pikërisht për këtë arsye Serbia dorëzimin e kriminelëve të saj e ka zvarritur 15 vjet.
Për t’ua prurë shpirtin aq shumë te hunda diplomatëve të Brukselit dhe Uashingtoni, saqë dorëzimin e Kryegjenocidashit Mlladiq ta përjetojnë si triumf dhe të shkrihen nga kënaqësia.
Ose edhe më saktë nga kënaqësia e korrjes së suksesit të përjetojnë orgazëm.
Pra që të shkrihen aq shumë nga orgazmi i triumfit, saqë t’i thonë Tadiqit dhe Vuçiqit ”Zoti ju ruajt, ju jeni yje fare, zgjidhne shpërblimin që e doni më së shumti”.
Rezultatet:
Populli i Serbisë që 11 vjet po lëviz pa viza, ndërsa Serbia në integrimet europiane është pakrahasimisht më larg se Kosova.
Ndërsa në një Serbi të tillë humbëse dhe gjenocidale politika e së cilës jo vetëm që s’ka ndryshuar për të mirë, por që në sektorin e brendshëm është bërë akoma më totalitare, ndërsa në sektorin e jashtëm akoma më djallëzore, po investon e mbarë bota e civilizuar.
Rezultati :
Serbia vetëm sivjet i ka thithur 5 miliardë euro investime të jashtme, që janë 60% të investimeve të përgjithshme të Brukselit dhe Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa në emër të integrimeve të rreme në BE edhe dy miliardë euro shtesë.
Imagjinone Serbia nuk i ka zbatuar 75% të marrveshjeve të Brukselit, ndërsa Borrel dhe Lajçak tërë kohën flasin vetëm për moszbatimin e marrëveshjes për “Asociacionin e Komunave Serbe”, kësaj molleje sherri që na lanë prapa Kryekriminelët dhe Kryetradhtarët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
Mirëpo sikur kjo çmenduri të mos mjaftonte, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili territorin e shtetit e trajtonte si pronë private, ndërsa rregullimin e brendshëm territorial të shtetit si çështje private, , përveç që i pat filluar bisedimet teknike me Serbinë pa i vënë asaj parakushte të pakontestueshme siç janë kërkimfalja, dëmshpërblimi, zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe kthimi i kufomave nga varrezat kolektive, pa e konsultuar askënd të njëjtat i ktheu në negociata (pazar) për rregullimin e brendshëm territorial…
Prandaj në vitin 2013 papritmas u kthye nga Brukseli me një Marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.
Kjo marrëveshje fatkeqësisht u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës që dominohej asokohe nga Partitë Banda Pdk, Ldk, AAK dhe AKR.
Dhe deputetët e Partive Banda në vend se ta dërgojnë këtë marrëveshje tradhtare në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e ratifikuan, thua se nuk u mjaftoi regjionalizimi racist i Kosovës, i cili pat shkuar edhe përtej planit Ahtisari plus.
Imagjinojeni çmenduria e celebruar si regjionalizim racist shkoi aq larg saqë edhe fshatin Mamushë që ka popullsi të asimiluar shqiptare e shndërroi në komunë një etnike turke.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Hashim Faqeziu i aboloi (liroi, fali ) nga përgjegjësia dhe llogaridhënia kriminelët serbë të Veriut të Kosovës, të cilët më vonë me urdhërin e qeverisë Klerofashiste Serbe e themeluan Listen Serbe, që e kapi peng Kuvendin dhe Shtetin.
Shtrohet pyetja :
Nëse kjo nuk ishte tradhti ndaj interesave nacionale dhe shtetërore, atëherë çka është sipas jush tradhtia?
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, pas kësaj tradhtie pasoi tradhtia tjetër.
Kryekrimineli dhe Kryetradhtari Isa Mustafa, nxënësi i Rrahman Morines, aprovusi vullnetar i suprimimit të autonomisë së vitit 1974 nga Millosheviqi, si dhe plaçkitësi i Fondit 3% dhe buxhetit të Prishtinës e nënshkroi marrëveshjen tradhtare dhe tek pas një trysnie të paparë nga Vetëvendosje e dërgoi në shqyrtim në Gjykatën e kapur Kushtetuese, e cila në vend se ta hedh poshtë tërësisht e kontestoi vetëm në disa pika.
Dhe meqenëse Hashim Thaçi është në burg, apeloj të Prokuroria dhe Gjyqësori i shtetit që të arrestohet urgjentisht ky i fundit dhe të shpallet tradhtar i kombit.
Ndërsa Borrelit dhe Laçakut diplomacia jonë duhet t’ia tregoj bërrylat, duke kërkuar me këmbëngulje sidomos nga Uashingtoni dhe Londra që bisedimet të mos ndërmjetësohen ma nga diplomatët e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, por nga diplomatët e SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar Britanike, Gjermanisë, Kanadës dhe Australisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu