Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
I
ASPIRATAT RUSE PËR FITORE NË UKRAINË JANË ILUZION
KOSOVA DHE UKRAINA NË FOKUSIN E GJEOPOLITIKËS SË MJEGULLAVE POLITIKE
KU RUSIA DHE SERBIA I BIEN LEGENIT PËRGJAKUR
Rusia me agrsion klasik e ka sulmuar Ukrainën, kuptohet pasi që e ka okupuar me anshllus Krimenë. Lidhur me këtë shtrohet pyetja, nëse e fiton Rusia luftën (?), duhet të dihet se në radhë janë Moldavia, Rumunia Lindore, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia Verilindore. Në këtë luftë imperialiste nuk është largë mendjës se Rusia në këtë dilirium të triumfit do t` ia mësynte edhe Gjeorgjisë dhe Kazakistanit një ditë. Krojtë kjo fushatë është e mundur të ndodhë nëse Kremlini ka vëndosë ta shkatrrojë Botën në luftën nukleare.
NATO, dihet se ka nxituar për t` u zgjëruar në ish republikat sovejtike, por tani kur Ruisa është kah e vrenë nga “bregu” se çka i ka ndodhë me shembjën e komunizmit, sikur është kthyrr për t` i përtrirë kufijtë i fundit të shekullit XX. Me gjithë këtë, nga shkrimet zyrtare ruse vrhet se shumë më rëndë Kremlini e ka përjetuar antarësimin e Finaladës dhe Suedisë në NATO se sa antarësimin e disa republikave Balltike. Prandaj nuk është largë realitetit se sulmi me raketë mbi teritorin e Polonisë më 15 nëntor 2022, është një vrejtje për ta kompenzuar humbjen si paralajmërim në Ukrainë, me rastin e largimit nga Krahina e Holmsit.
Agresioni rus pas Luftës Dytë botërore është i njohur dhe mbetët vrejtje për popujt e vegjël. Ja shembujt histrik.1.Sulmi i Rusisë në Hungari, ku një popull i tërë u kthye në kamp përqëndrimi deri më 1955; 2.Sulmi i Rusisë në Çekosllovaki më 1968, me që rast Rusia hapur e shpalli doktrinën e “Sovranitetit kufizuar” për çdo shtet që nuk i bindet ideologjisë komuniste; 3. Rroli i Rusisë në luftën Irako-Iraniane, është për studim sepse 65 agjentuar ruse vepronon në Irak, ndërsa 66 në Iranë, gjithëmonë duke nxitur që lufta mos të pushojë e duke iu shitë armë tinzisht të dy palëve. Dihet si përfundoi kjo luftë-në kufijtë që ishin caktuar më parë.4. Sulmi i Rusisë në dhejtor 1979 në Avganistan është një ndër mizritë më të egra që i ka ushtruar imperializmi rus në ndonjë popull, sa që ajo luftë pushoi vetëm atëherë kur populli rus e pa në TV, që qeni i Avganisatnit ia hante mushkritë ushtarit rus. Atëherë erupcioni erdhi nga brendia e Rusisë, dhe lufta pushoi.
- Rusia më 1989/91 fillon epokën e shpartallimit
Sistemi komunist në fund të shekullit XX tregoi se nuk i përballon dot kërkesës teknologjike në nivel global. Prandaj, solucioni më i mirë për të gjithë ata popuj që ishin të ngushtuar në te, provuan të lirohen nga pesha e pushtetit qendror, që zakonisht ishte i dirigjuar nga populli shumicë. Kështë filloi shkapërderdhja e Rusisë sovejtike, dhe e shumë shtetve që ishin themeluar në epokën e imperializmit si Çekosllobakia, Jugosllavia etj. Në këtë aspekt dy shtete do të mbesinme “vajë në buzë” pse u prishën planet e tyre të denacionalizimit të popujve që u robëronin. Në Rusi u ndan Estonezët, lituanezët,Letonezët, Azerët, Armenët, Moldavët dhe shumë popuj tjerë që nuk janë rus e ku prij në Ukrainasit me siperfaqe dhe pasuri shumë lakmuese për çdo shtet imperialist. Në këtë frymë së pari Rusia e shkrepi fuqinë e saj në Krime, me qellim që ta zotërojë një pjesë të konsideruar të Detit Zi dhe njëherit t` i tregoi Ukrainës se është fuqi më e madhe por edhe t` ia përkujtojë Turqisë se ëndrrat e vejtra nuk janë shuar për ta zotëruar Bosforin. Ruisa më 24 shkurt 2022 e sulmoi Ukrainën, për t` i treguar NATO-s se nuk do ta duroi që t` iu afrohet kufijëve stratetgjik jugor, ashtu si e lejoi në Veri, në rastin estono-lituano-letonez. E vërteta, në Rusi mendohej se Ukraina do të okupohet për një kohë fare të shkurtër dhe se pastaj nuk i dihej a ishin në radhë shtetet sepearatiste tjera. E ato duhet ta dijnë se Ukraina po lufton edhe për sovranitetin e tyre. Kështu pas dhjetë muaj luftimesh dhe humbjesh në njerëz dhe ekonomi, Rusia ka arritur që të shkaktojë KRIZË ekonomike në vendet e Evropës sidomos. Por, nuk i dihet qellimi se në fund të tetorit 2022 u paralajmërua terhekja nga një pjesë e territorit okupouar ukrainas ku përfshihet Krahina e Hersonit.
- Rusia në aspektin taktik terhiqet nga Krahina e Hersonit
Tani për tani nuk dihet se kjo tërhikeje a është taktike apo pasojë e humbjes në fushat e betetjës. Por një fakt dihet se në Rusis nacionalizmi po vlon që të gjejë model për ta rrxuar Putinin e fashizuar deri në hazardizëm që mund të shkaktoj luftë nukleare në botë, që do të thot se nuk është njeri normal.
II
SERBIA ME LUFTË E KA HUMBË KOSOVËN MË 1999
Nuk ka shansë teorike që Kosova të reintegrohet në Serbi
Serbët kanë dëshirë të janë ekscitatio- në vëmendje sidomos të Evropës, sepse Franca dhe Anglia është dashur ta plasojnë në humbës më 1919. Nga ajo kohë kur u krijua Serbia e madhe, ky popull me nxitje kishës provon ta palsojë Rusinë në Adriatik. Prandaj, i mvshur me këtë politikë, kurrë nuk do të pushojë, deri sa të detyrohet t` i PAGUEJ REPARACINONET-dëmet e luftës, që ua ka shkaktuar të tjerëve me gjencid nga viti 1878 e deri më 1999. Faktori i dytë është kur popujt për rreth të fuqizohen ushtrakisht dhe atëherë Serbia do të japi “eselam”, në të katër anët.
Serbia me të gjitha mjetet ushtrake, policore dhe politike, duhet të dihet se kanë provuar ta shfarosin popullin shqiptar në Kosovë për dy shekuj, pa ndërprerëje. Strategjia e Serbisë ishte që ta spastrojë Kosovën nga 93% shqiptarë, dhe të përgatitë rrethanat për ta kolonizuar me sllavë sikurse Sanxhakun e Nishit (Shipni e Vjetër e quante populli-HB). Pstaj ushtria serbe shpreosnte për të shpërthyer në Durrës, dhe shprtheu, në fund të vitit 1912. Në vijim, Serbia e programoi luftën për ta okupuar Maqedoninë dhe për të dominuar në Rrugën e Vardarit, deri në Selanik më 1913. Këto ide u panë të realizueshme në Beograd, Paris dhe Petrograd, jo vetëm në Luftën e Parë Ballkanike (1912), por sidomos në të Dytën (1913), kur Ruisa duke e pasë Bullgarinë aleatë të sigurtë, që do t` i ndihmojë për ta okupuar Stambollin, ia mbajti krahun Serbisë, duke e ndarë paksa nga Franca dhe Anglia. E vërteta, këto aspirata, do të kurthohen me Luftën e Çanakalas më 1916, kur Franca dhe Anglia e humbën luftën për dominim në Bosfor dhe Drdanele. E faji për atë humbje iu mvshe shqiptarëve trima (1916), realitet ai që Londra dhe Parisi do t` i hakmerrën shqiptarsië më 1919 në Versaj, duke e krijuar Serbinë e Madhe, me emrin Mbretëria SKS (1919-1929), përkatësisht Mbretëria Jugosllave (lexo serbiane 1929-1941). Mbretëria SKS do të trimërohet sidomos me hekjën e Halifatit nga Mustafa Kemal -Ataturku më 1924. Kjo për faktin se për shqiptarë u hapën pazaret “nëntokosre” që deportohen në Anadolli. Ato pazare shqiptaro-turke nuk munguan dhe u forcuan me marrëveshje në Lozanë më 1923, në Satmboll më 1933, në Beograd më 1934, në Ankara më 1938 dhe në Split më 1953.
E vërteta, spejgojnë dokumentet sekrete serbe se tërë ky programim do të mbahet në sirtarë të Gjneralshtabit serbian deri me shpërthimin e luftës përbrenda Jugosllavisë më 1991-1995, që do të zhvillohet në: Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë. Në këto republika jugosllave Serbia më 1991 i pati themeluar tri republika serbe, me emra të ndryshëm: një në Srem, një në Knin dhe një në Bosnje-Hercegovinë, pa egzistuar kurrë. E vërteta, S. Millosheviqi dhe F. Tuxhmani në Dedinje do të zhvillojnë pazarin e “shekullit”, për ndarjën e Bosnjës, prej së cilit Pazar doli Republika sebiane në Bosnje, pa qenë kurrë ajo njësi shtetërore, të paktën si njësi administrative e veçant. Por, tani për tani nuk dihet Republikën Serbe në Bosnje a e krijoi Marrëveshja sekrete Millosheviq-Tuxhman, si derivat, apo politika amerikane më 1995 në Dejton të Ohajos. Pra, ajo Republikë serbe brenda Bosnjës, që frymon edhe sot (2022), që është një errësirë krininale e foramtit ri sllav, për ta krijuar Serbinë e Madhe, është një rinxitje serbe për dhunë të formateve të reja siç po sillet në Kosovë, me metoda makivalesite. Kjo do të thot se në luftën e fundit (1991-1995), SHBA e kanë ndihmuar Serbinë edhe duke e kursyer nga pagesa e reparacioneve, pra më shumë se çdo vend tjetër. Sot, ç` është e vërteta, në saje të asaj ndihme, Serbia i kontrllon lumenjët kryesor të Ballkanit si: Danubin, Drinën, Tisën, Savën, Drinën, Moravën, dhe prap Serbianët janë prorus deri në fashizëm eklatant. Në këtë reshtim, Serbia dhe aspiratat e saj, kurrë nuk do të pushojnë, sidomos për t` i okupuar të Dy Drinat shqiptar, sepse synon të dali në brigjet e Adriatikut shqiptar. Ky synim e spjegon faktin se Serbia e ka të programuar që kur ta krijojë shansën, ta fshinë Shqipërinë nga harta e shteteve sovare. Në këtë programim është në fokus të saj edhe Maqedonia dhe Mali i Zi, ku tani për tani Kisha e ka mindilin e vallës në dorë.
Ja kjo është gjeostrategjia e Palnit serbian: “Depërtimi në det” i përpiluar qysh më 1881. Ky plan u detalizua nga Millutin Grashanini më 1886 me titull: “Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Pas këtij plani më 1910 Beogrdai nxorri në plan të parë programin: “Çka don Serbia”. E çka donte Serbia, u pa në Luftën e Parë Ballkanike (1912), ku “definitivisht” sipas saj e okupoi Kosovën, për t` iu afruar Durrësit, dhe me Luftën e Dytë Ballkanike(1913), ku sipas saj, definitivisht e okupoi Maqedoninë, për t` iu afrua Selanikut. Në këtë politikë Beogradi jo gjithëherë e ka pasë ndihmën e Moskës. Por, duhet të mësohet se Serbia e ka luajtë lojën e saj të “madhe”, pa ndërprerëje me ndihmën e Francës dhe Anglisë. Cari i Rusisë me ultimatumin e 1 jnarit 1916 u kërcnohej Parisit dhe Londrës si aleatë të Antantës që ishin se: “Ose e ndihmoni Serbinë në Durrës dhe Shën Gjin, ose ne rusët do bëjmë marrëveshje separate me Gjermaninë”. Me këtë politikë të Makiavelizmit, nuk ka rëndësi a: “është maca e kuqe apo e zezë, me rëndësi është a e hanë minin”. Pra ideologjia politike nuk përjashtohet nga “loja” si mjet publik ushtrak, por ngjyra rreligjioze plasohet në ekscitatio . E mësimi i kësaj politike, sidomos për shqiptarë është me peshë, sepse nuk dijtën të mprohen dje, por sot dhe nesër nuk guxojmë të gabojnë, sepse i dijmë aspiratat fashiste serbane në detale.
Krejtë në lidhje me këtë sot (2022), dalja e përfaqsuesëve serbian nga puna në Republikën e Kosovës (nëntor 2022), është prova më eklatante se Serbia nuk ka hiekur dorë nga orinetimi i saj që ta riokupojë Kosovën, qoftë edhe përmes dizajnit inhibitativ “Open Balkan”, ku së pari provon ta shtrojë për dhe shqiptarinë ekonomikisht e pastaj ushtarakja pason më lehtë sepse “devret” shpreson se do të ndryshojnë. Prandaj Beogradi ka zgjdhë mundësinë që përmes largimit të deputetëve serbë nga Kuvendi i Kosovës, përmes largimit të policëve, gjykatësve, prokurorëve dhe nëpunësve tjerë serbianë nga puna, ta krijojë një atmosferë politiko psikologjike të atij dimenzioni, që kinse këtu po ngjanë diçka e ngjashme, sikurse janë siellë serbët me shqiptarë më 1990/91/, duke i larguar nga puna me dhunë shtetërore. Të paktën Serbia, po provon që të lërë përshtypje, të krijojë vëmemndje (ekscitattio) në botën Perendimore, sesituata është e njetë, dhe dikush do t` u besojë. Madje, këtë idiotizëm dinë ta shprehë “politikisht” njëfar Dardan Molliçaj edhe në televizion! Sigurisht këtë pozitë e ka mësuar nga Kina apo Irani. Poshtë ka rënë katundi, thonë në Llap dhe Drenicë. E ndoshta jo vetëm për këtë atmosferë, por paksa për hatër të saj, reaguan si ide së pari francezët e pastaj, asaj qerrje politike iu bashkuan edhe gjermanët, të cilët ende dridhën nga obligimet që patën duke i paguar dëmet e Luftës Dytë Botërore, edhe atyre që patën bërë pakt ushtarak (serbët) me ta, siç ishte Mbretëria Jugosllave, në mars 1941, duke lansuar në opinion Planin Gjermano-Francez për Kosovën (nëntor 2022). E lidhur me këtë në këtë Plan, do të japi jo vetëm mednim, por edhe sugjerim që Qevera e Republikës Kosovës ta refuzojë kategorikisht.
Pas secilës fitore në luftë me pushtuesit rusë, Presidenti Zelensky i viziton ushtarët e Ukrainës
Pazari i dy Gjermanive për Kosovën është provë që e kthen Kosovën në Serbi!
Gjatë nëntorot 2022, Frnaca dhe Gjermania lansuan planin për zgjidhjen e kundërthënjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, në atë mënyrë që për atë zgjidhje do të vlente shembulli i dy Gjermanive 1946-1990. Ide e pamundur, ta them menjëherë. Së pari, problemi Kosovë-Serbi është kunderthënje në mes dy popujve të ndryshëm. Së dyti, realisht Serbia e ka okupaur Kosovën me luftë më 1912 dhe e ka humbë me luftë me 1999, të cilën luftë Serbia e ka pasë si rezervë të politikës nazifashiste për ta shfarosë popullin shqiptar, nëse është e mundur me shpërngulje në Anadoll. Ndërsa, kur të sosën këto mundësi të shfarosjës së shqiptarëve (Lexone Qubrilloviqin etj-hb) të pasojë lufta që me çdo kusht të realizohet plani i “tokës së djegur dhe varreve që duhet të rrafshohen thue se në të, nuk ka pasë shqiptarë kurrë”. Pra plani embrional serbian, për shfarosje të shqiptarëve është i vitit 1853, dhe është zbatuar së pari në Sanxhakun e Nishit më 1878.(shiqo: Plani i popit Dionisije Deçanski, më 1890, i zbulon të gjitha metodat që janë zbatuar dhe ato që duhet përdorë. E kam botuar më 1990!).
Ndërsa, çështja gjermane ka qenë pasojë e një lufte imperialiste të cilën fuqitë ngadhnjyese e kanë ndarë si denim dhe si “pronë” e fitorës mbi armatën nazifashiste. E vërteta, Gjermania Federale kurrë nuk ka sajuar asnjë lloj programi që ta shfarosë Gjermanin Lindore, sepse është fjala për popull të njejtë. Së treti, Kosova kurrë nuk ka qenë e denuar, sepse nuk ka bërë luftë pushtuese ndaj askujt. Së katërti, nëse Gjermania Federale ka qenë e denuar për faktin se është e denuar t` i paguaj reparacionet, Serbia as që duhet t` i paguaj reparacionet ndaj Kosovës, as që mednon. Së pesti, Gjermania Lindore ka qenë e denuar të ndërtojë sistem sovjetik, sepse i ështën përcaktuar t` i takojë sferës sovjetike, sepse Rusisë i janë bërë dëme të mëdha në njerëz dhe në ekonomi. Së gjashti, Kosova duhet të ndihet se çdo marrëveshje mos të shpresojë askush se një ditë do të ketë bashkim me Serbinë, sikurse ka ngja me dy Gjermanitë, sepse në rastin gjerman, është bashkuar një popull që ka qenë i bashkuar dhe ai bashkim e ka gëzuar përkrahjen ccivilizuese globale. E zgjidhja më e mirë do të ishte në rastin e Kosovës, që të thuhet në Planin Gjermano-Francez se: “Republika e Kosovës, pas një, dy e tri dekadash, do të ketë të drejtë të votojë populli me një refrendum; a dëshiron të jetojë si Republikë e Kosovës; a dëshiron t` i bashkohegt Shqipërisë”, pasi që 93% e popullsisë në Republikën e Kosovës është shqiptare.
Ushtarë ukrainas …
‘Sa përzihet Rusia në Serbi për aq duhet të përzihet Amerika në Kosovë’
Këtë fjali qëe plasuam si titull, do të shkruaj popi serbian Fillaret më 28 qershor 1999.I njejti pop do të shkruaj se: “katër armiqë janë sot të shqiptarisë:Shpërngulja, vdekjet, ntaliteti dhe nëse u imponohet lufta në të cilën do të humbin përgjithëmonë. Kjo për faktin se Evropa nuk e do popullin shqiptar në asnjë variantë”. Prandaj, mendoi se Plani Gjermano-Francez është një atentat siu geneisë i përgatitur nga qarqet “globaliste” që këshillojnë në Beograd si ai që është nga Toni Bleri, prndaj francezo- gjermanët kanë zgjedhë edhe si të tyre, sepse këtë Plan, së pari e pati belbzuar seriozisht ISHINGERI, dhe e refuzoi fuqishëm me katapulkt dipmomatik Adem Demaçi, legjenda e të gjitha fitoreve të Kosovës, duke i thënë në sy se: “Kjo ide është e Millosheviqit. Këtë kaçamak shqiptarët nuk e hanë, aq më parë kur vjen nga rusët dhe Irani”!. Asgjë nuk do të përfundojë si planifikon Serbia, na pati sugjruar Baca Demë pas takimit me Ishingerin.
E pra, shqiptarë, mos e harroni faktin se më 14 nëntor 2022, Asamblea e OKB-ës e akuzoi Rusinë me Rrezlutë që t` i pagoi të gjitha dëmet e luftës në Ukrainë. Rezolutën e votuan afër 100 shtetet më të fuqishme të botës. Nga kjo praktikë, duhet të dridhet edhe Serbia dhe çdo agresor në tërë globin. Aq më parë, kur më 15 nëntor 2022 Donallt Tramp e shpalli kandidatutrën për Presidentë të SHBA, që do të thot se as Demokratët nuk do të ndalen në luftën e tyre për t` u treguar se janë në pushtet të Superfuqisë numër NJË në Botë. E një shqiptar i rendomt, këto ditë, sikur iu përgjegjë D.Trampit kur tha se: “ Baci Tramp do ta dërgoi Amerikën në Mars”. Prandaj shqiptari shtoi: “Nëse Republinët e drgojnë Amerikën në Marës, që ua urojë nga zemra, atëherë Demokratët do ta dërgojnë Amerikën natyrshëm në çdo plagë ku e ka bota sociale këtu, e pastaj në Hënë do të shpallin sovranitet të diturisë dhe urtisë njerëzore, dhe kjo begati do t` u takoi edhe shqiptarëve të Marsit!”.
SHQIPTARË!
Ua përkojtoi një realitet që ka ndodhë para disa vitesh e që quhej: “Pranvera arabe”.Filloi si farsë e doli si tragjedi, sepse u përzien gishtërinjët e agjentutave që shesin naftë dhe gas. Lidhur me këtë, po ua përkujtojë se Serbia kurrë nuk do t` i ndalë rrenat ordinere. Shembulli më eklatant është se Serbia ua ka plasuar si statu Princ Lazarin andej Urës Ibrit. Aty ua ka plasuar nominimin se është fjala për një “Car Lazar”!. Këtë rrenë serbët e bëjnë për t` u dukur se në histori janë faktor. E them me përgjegjësi të plotë porfesionale se Princ Lazari kurrë, kurrë nuk ka qenë car, sepse carevina e tyre NËNTË vjeçare (1346-1355) ka përfunduar më 1355 edhe ajo si: “Carevinë e Serbëve, Arbansëve dhe Grekëve”. Pra, sidomos ju gazetarët shqiptar, injorone dhe mos e quani princin car se nuk ishte.
Po mos harroni se këto ditë popat serbian kanë lanësuar rrenën e radhës për Jugosllavinë (Lexo Serbinë) e katërtë, ku do të përfshihet: Serbia (Shumadia), Vojvodina, Republika Serbe e Bosnjës, Sanxhaku, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Si parathënje për këtë plan kanë zgjedhë daljen e të gjithë serbëve nga organet shtetërore të Republikës Kosovës. Këtë plan e ka sajuar një grup popash me disa politikanë që shtihen edhe si shkenctarë, me titull:”Menagjimi i krizave”, që do të thot: prodhim i krizave, për të fituar: “ujqit në miegull”. E kësaj shkolle neofashiste ia kam pas gjetur emrin qysh më 1975, duke e nominuar me titull sepse intrigat e tyre kurrë nuk kanë pushuar: “ZIERJE TË BRETKOCAVE NË PEZHGVE, pa vaj dhe me krypë në varrë”. Këtë gjellë le të kuptohet se populli shqiptar nuk e hanë në asnjë variantë .
Prishtinë, më 18 nëntor 2022