Top Channel: At Gjergj Fishta e ndërroj tre here here emrin dhe familja e tij është shpërngulur nga Domgjoni i Mirdites per pune gjaku ! Jetëshkrimi i poetit të madh, bazuar në faktet e Biblotekes-Franceskane! (Vitrina e librit, nga gazetarja e njohur, Monika Stafa…Top Channel..!
Si më poshtë vijon shkrime të studiusve klerikëke, bashkohes, bashkpunëtorë dhe bashkudhëtarë të At’ Gjergj Fishtës, për origjinën, prejardhjen e tij nga Domgjoni i Mirditës(familja Paci), ku janë dhe dëshmitë e vetë At’ Gjergj Fishtës, që trojet e të parve në Mirditë, as si ka shit-as-falë” ..!
Dëshmi të shkruara që nga “Shejzat” e Ernest Koliqit(mikut dhe bashkudhetarit të Fishtës), “Hylli i Drites”(që drejtohej nga vetë Fishta e deri në libra personal të studiuesve klerikë, bashkpuntorë të ngushtë të Fishtës.., që sot studiohen nga Akademia Albanologjike dhe Bibloteka Franceskane, të vlersuara si shkrimet më të sakta në historinë shqiptare..! “Fisi i Pader Gjergj Fishtës, asht i ramë prej Pacit të Domgjonit të Fandës (Mirditë)” shkruan Dom Gasper Gurakuqi (1885-1967), në librin e tij “Fiset e Veriut dhe Dioqezat”, në faqen 122. kur tregon për fiset e Fishtës të Zadrimës !
Dom Gaspër Gurakuqi ishte bashkohësi dhe një nga bashkpuntorët më të ngushtë të At Gjergj Fishtës dhe Hyllit të Dritës, që ket deshmi të fisit të Fishtës, nga familja Paci në Domgjon të Mirdites e ka marr nga vetë At Gjergj Fishta ! At Gjergj Fishta deshmon origjinen e tij nga Mirdita në “Shejzat” e Ernest Koliqit : “Trojet e të parëve në Mirditë, as si kam shit, as falë” konfirmon Fishta, para Monsinjor Zef Oroshit, në vitin 1939, deshmi e shkruar në “Shejzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj.
Dy vite pas takimit me At Gjergj Fishtën në Romë, monsinjor Dr.Zef Oroshi, shkon në vendorigjinen e Fishtës në Domgjon të Mirditës, së bashku me klerikun e krahinës së Fanit, Dom Nikoll Lulin, dhe takojnë plakun e urtë dhe të mençur të familjes Paci, me emrin Kol Paci, për të cilin Zef Oroshi shkruan se: “shkuem në Domgjon, me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës.
Quhej Kol Paci.” Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. «Fisi i im-tha-Kol Paci-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni».
Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë. Pra është e njejtë dëshmia e At Gjergj Fishtës dhe Kol Pacit, që trojet e vjetra të familjes dhe fisit të At Gjergj Fishtës, janë të paprekura në Domgjon edhe sot e asaj dite, sepse ato troje nuk janë shitur dhe nuk janë falur nga familja e Fishtës, as nuk janë nda me pleq e pleqni sipas kanunit, por i ndau dy familjet largesia dhe veshtersitë dhe problemetikat e kohës, se raasti që ranë në gjak…! Familja Paci në Domgjon është shquar historikisht për zhvillimin e bujqesise dhe blektorisë me një numë të madh kreresh, bagëtish, ndoshta më shumë na krahinen e Fanit-Mirditë..!
Dimri i acarte që mbante në Domgjon, ishte arsyeja që fillimisht familjaret e Fishtës u larguan f me bageti dhe u vendosen fillimisht me stane në Zadrime..! Toka e familjes Paci në Domgjon ishte dhe është shumë pjellore dhe e vendosur e vendosur pranë Ujësjellesit Antik-Shekullor, e njohur si Gurra e Lashtë e Domgjonit, sot Monument Kulture, i Kadegorisë së Parë..! Ky fakt tregon se familja Paci, ishte ndër me te vjetrat në Domgjon..! Jo të gjitha familjet në Domgjon e patën fatin te ishin vendosur në vendin më të mirë pranë Ujësjellsit Shekullor, sepse gati i gjithë Domgjoni i banuar, shtrihet poshtë Gurres së Lashtë..! Kol Paci shpjegon mirë, se fillimisht dy djem nga shtëpia e Pacit në Domgjon, ranë në Fishtë me stane, fushim për bagëtinë,(vrri për gjanë)!
Disa vjet u kthyen në kohën e Veres në Domgjon, ku punonin tokën pjellore që kishin dhe në fund të çdo vjeshte ktheheshin në Zadrimë.! Por dikur e kpurtme thotë Kol Paci.., pas disa vitesh levizje nga Fishta në Domgjon në Fishtë dhe nga anasjelltas (çdo verë deri në fund të vjeshtës), familja Paci ra në gjak dhe për ket arsye, familjaret që ranë në Zadrimë, i keputen levizjet në Domgjon dhe për mër maskim nga “hasmi” që ranë në gjak, përdoren mbiemra, emrin e prinderve si:
Simon Ndoci(gjyshi i At’Gj.Fishtës) Ndok Simoni (i ati i Fishtës), Lek Ndoka(vëllai i Fishtës), Ndue Leka, Gjin Leka, Shuk Leka, Mark Leka, Kel Leka(5-djemtë e Lekes, vëllait të Fishtës)!
At’ Gjergj Fishta jeten dhe historinë e tij në shërbim të kombit e ka patur të lidhur me Mirditën.., sa dhe prezantimet i bente si “Frati i Dheut të Mirditës”..!
Kem me pa Shka do t’thote, tash, “Hylli i Drites” Edh’ aj Frati i dheut t’Mirdites: Gjergj Fishta tregon identitetin e tij nga dheu i Mirditës, që e ka përdor gjatë gjithë jetës së tij ket frazë ”Frati i dheut të Mirditës, nga Domgjoni i Fanit, fisi Paci”, ku identifikonte veten e tij mbi origjinën.
Albanologu italian At Fulvio Cordignano shkruan te “Hylli i Dritës” që drejtohej nga vetë Fishta. “At Gjergj Fishta ndër bajraktë e malsisë, fis te vetin paraqet Mirditën e fortë e krenare..” ku me krenari i ka shkruar origjinës së tij Mirditës ..!
Falmeshndet Ora e Mirditës,
Falmeshndet un u kam cue,
Qi nper gurra të Mundellës
Më shkon vera tue u freskue;
Se ne` Lulet na çojn fjalë,
Në log t` tyne na me dalë;
Se ato zgjedhë paskan Mbretneshen
Në log t` blerët t`Lulevet t`njoma:
Qi,me gzim e me hare`,
Me i urue Mbretneshes s`re`
Jetë e shndet,e qi fatlume
P`rherë t` sundojë m`Mbretni` t`lulzueme.
(Gjergj Fishta:-“Jerina Ase Mretnesha e Luleve”)
•Një konfirmim i fortë nga vetë At Gjergj Fishta, mbi origjinën e tij nga Mirdita, është përshkrimi qe bën me detaje, të luleve, gurrës, vlerave dhe bukurive natyrore të malit të Munellës, në kryevepren e tij poetike “Jerina Ase Mbretnesha e Luleve”, ku rrëzë Munellës jan trojet e të parve të Fishtës, të familjes Paci në Domgjon të Mirditës, ku edhe pasi disa pjestarë të ksaj familje, u larguan drejt Zadrimës, trashiguan tek brezat, vlerat e pasurive dhe bukurive natyrore të origjines, ky kryefjala ishin mali i Munellës dhe Gurra Shekullore e Domgjonit, me ujin e kristaltë, që rridhte nga bjeshkët e Munellës, ku rritet një lule e rradhë “Jerina”.., ku Fishta do e vendoste te kryevepra e tij poetike “Jerina Ase Mretnesha e Luleve” ..!
“Me origjinë prej Mirdite, e lindje në Fishtë të Zadrimes, Pader Gjergj Fishta, asht krejt shqiptar”, shkruan Ipeshkëvi shkodran Zef Simoni, ku duke folur për At Gjergj Fishtën nënvizon: “Mbrenda rrregullave të gojëtarisë, me një të folun popullore e të rrjedhshëm në kishë ku predikonte në biseda e fjalime që bante , si një orator i padiskutueshëm, zgjonte ndjesitë e bante për vete mendjet e zemrat e dëgjuesve entuziastë deri në fund.
Katundar me origjinë prej Mirdite, e lindje në Fishtë të Zadrimes, …një intelektual me potencë të madhe kulturore, marrë në ato vende ku jepet dija, Pader Gjergji asht krejt shqiptar, me mend e Zemër, asht meshtar e çdo ditë nuk ia përtonte të luftojë të keqen me rranjë e me guxim, të mbrojë çdo shejtni të fesë e të kombit përballë armikut e fanatizmit që ishte i përditshëm”
Cka ka shkru Ismail Kadarè per At Gjergj Fishten!
( Marrë nga “Zeri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3 )
Ismail Kadare: ” …Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë..
Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.“