ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Ata që e kanë bâ pa fshi xhaminë, të japin para për me e pastrue 

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Anekdotë  

Dje bisedova me një të njohur në Kosovë. Me mikur që fola, e njoha kur njëri nga ish shokët e studimeve punononte me te, Milaim Rashani, nga një katund me të njëjtin emër, Rashan i Shalës së Bajgorës. Milaimi pas studimeve diplomoi në afatin rekord në fakultetin teknik në Prishtinë, si inxhinier i makinerisë. Punoi deri sa u pensionua në Kosova B,në Obiliq, si nxhinier e drejor.

Këtij mikut, në bisedë e sipër i tregova se e kam gati librin me anekdota, që në Turjakë, iu thonë mesele. Por, para se të botohet ia dërgova një mikut tim që t`ja n`shoj një sy dhe nëse ai, pasi ta lexon, pajtohet me korrigjimet dhe plotësimet e nevojsme, unë do ta dërgoj në një shtypshkronjë në Prizren. I thash që hyerjen me afro 20 faqe, nuk ka nevojë fare ta kontrolloj sepse 2 profesor të njohur nga Shqipëria, Emil Lafe, ish delegat e Kongresit të Drejtshkrimit (20-25 nëntor 1972, Tiranë) dhe prof Enver Hysa, ish ligjëruse i morfologjisë, pas prof Shaban Demirajt ma kanë dhënë dritën e gjelbërt (fig. ”pëlqim”, ”pajtim” se mundet me shkua, me ecur makina. , Fjalë e fjalorit në komunikacon), për botim.

Pasi më dëgjoi me vemendje, miku im, më treogoi një anekdotë. Ai mu lut që mos ti shkruaj emrat sepse, siq më tha ai, nëse ai që i kishte treguar mesene, dëgjon se unë të kam tregua, i mbetet hatri.

Unë do ta mbaj fjalën dhe nuk do ta zbuloj emrin e ”autorit”, fshatin e as emrin e mikut, ama meselen do ta tregoj pa i hequr e shtuar asnjë fjalë.

Disa njerëz vullnetarë kishin dalur nëpër fshat me mbledhur para për me e fshi xhaminë. Kur shkojnë te B. B. P. me ia lypur edhe atij 5 ero, për me fshi xhaminë, ai iu thotë:

-Shkoni lypni te ata që janë kânë në xhami, se unë nuk jam kânë asnjëherë e nuk e kam bâ xhaminë pa fshi!

Malmö, 16 dhjetor 2023

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu