
Bardhyl Mahmuti, publicist e shkrimtar nga Zvicra
Ata që lidhin lirinë e Kosovës me lirinë e Palestinës janë aq pak, saqë nuk e mbushin as një kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!
Të dashur miq,
Manifestimi i një grupi të vogël njerëzish në Prishtinë me parullën “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” ka revoltuar një numër shumë të madh të njerëzve që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe në rrjetet sociale!
Mua nuk më brengosi një manifestim i tillë. Përkundrazi! Numri i vogël i pjesëmarrësve është domethënës: nuk e mbushin as një kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!

Pse të solidarizoheni vetëm me popullin palestinez e jo edhe me civilët e vrarë në Izrael nga raketat e HAMAS-it, në mesin e të cilëve edhe arab-shtetas të Izraelit? Pse nuk i dënoni provokimet luftënxitëse të HAMAS-it, organizatë kjo e njohur terroriste nga ana e Kombeve të Bashkauara? Pse HAMASI, i afërt me politikën iraniane, duhet ti rrij Izraelit tek dera e shtëpisë (në kufi), që ta provokoj e shqetësoj atë gjithë kohën? Pse HAMAS-i gjuan me raketa në Izrael dhe fshihet pas civilëve palestinez në Rripin e Gazës?
A ke mendim për këtë ti Shkëlzen Gashi – i gjithëdijshmi?!

Shihnie “analistin” Rron Gjinovci , që shfaqet shumë i afërt me LVV-ën … Fund okupimit të Palestinës , thuhet në pankartën që ai e mbanë në dorë, pavarësisht që HAMAS-i provokon gjithë kohën duke gjuajtur me raketa në pothuaj mbarë hapësirën shtetërore të Izraelit. Të këtillë janë analistët tanë … A e shihni pas shpinës së Rronit, Shkelzen Gashin, këshilltarin e madh të Albin Kurit deri para një kohe? A din kush me treguar se kush kishte shkruar në profilin e tij në fb për ambasadën e Kosovës në Jerusalem: “Ajo ambasadë e mallkuar?!”, postim që e shleu pastaj!

Athua a di të tregoj panislamisti që e mbanë me mburrje në dorë këtë pankartë, se pse Liria jonë qenka e paplotë pa lirinë e Palestinës? A vetëm se ky mund të jetë islamist dhe identifikohet me secilin musliman të botës, apo përse?
