Prof. Bajram Binaku, Pejë
Mbaj mend defatoret moti kur i bijshin defit e u dalldisshin gratë me nga gjysëm kilogrami dukat rreth qafe e duarve. Atëherë nuk ishte në modë me qitë dukat rreth këmbëve se edhe i kishin qitë rreth qorapeve të “vunicës”,të cilat i kishin të mbathura atë kohë. Vonë e mora vesh qe edhe këto vargje u këndoheshin nga defatoret, grave të hazdisura gjatë kërcimit para tyre:”kceni gra rend me rend, j’au bëftë punën gabeli jem”-u këndonin defatoret. E ato mule e fute dorën në gjirin e tyre e nxjerr marka gjermane me grusht.
Atentatët e përfolura mbi disa burra e liderë bajagi, qe i thonë veti,me duket se nuk paska qenë më shumë se sa kënga e defit të defatoreve. Njëfarë defatore me një emër shumë tërheqës, Shukrije, paska zbuluar një “burim të saktë”, qe po pregatiteshin atentate mbi disa figura shumë popullore, si Abdullah Hoti, Memli Krasniqi, Ganimete Musliu, Lumir Alixhiku e disa gjynaha, qe tybe edhe në “mahallën e Batës” m’i marr gjumi e me kalue natën në njerën nga rrugët e kësaj lagje, kush s’e kthen kryet prej tyre, bile as Sejdi Makaqi i zi, qe i themi ne një burri me të meta mendore! Nuk do të ishte aktuale e as interesante postimi i Shukrijes, se sa publiciteti qe ju dha këtij lajmi nga mediat dhe akterët e përfolur për atentat.
Në selitë partiake u bë rrëmujë, sikur ta kishte përfshi një zjarr i furishëm. I pari se priti të fundit për ta lajmërue rrezikun e vrasjes se disa figurave kyqe partiake. Të drejtën me thënë nga LDK-ja nuk u befasova aq sa u befasova nga PDK-ja. Deri më tani vetem Xhavit Haliti kishte paraqitur një kërcënim nga PDK. Si u bë të ndjehet Memli i kërcënuar apo i paralajmëruar për atentat, kur dihet se babën e ka në qendër të informacionit të BIK-ut dhe sherbimeve të huaja. Po Ganja? Si mund të jetë i pregatitur ndaj saj atenteti? Ajo, veç nese kërcënohet për shkak të kerkimit të një bashkëshorti, për asgjë tjetër. Partia “shtetformuese” e ka zanat me u trembë pa e thirr askush.
Nuk e ka sefte, prandaj çdo “të nime”e bën top lajm të ditës apo të javës. Tri shtylla i ka për vota, kjo: E para, si pasuese e Ibrahim Rugovës E dyta, si parti shtetformuese E treta, si parti e viktimizuar. Dyshoj se ndoshta “ja ka ni erën” e zgjedhjeve të jashtë zakonshme(me kutin e saj), mos po bëjnë ndërkombëtarët presion në qeveri për asociacionin e Albini mund të jep dorëheqje. E ka sllogan politik, LDK, sidomos para zgjedhjeve: “Të zbardhen vrasjet e figurave politike të LDK-së. Ndoshta ju duket naive ky sllogan,po edhe lumi krijohet nga prrockat. Projekti i viktimizimit të një partie, është i ngjashëm, sikur viktimizimi i Serbisë karshi Kosovës në opinionin ndërkombëtar! Në këtë rast dua të cekë edhe rrezikun qe mund të vie nga jashtë.
Duke qenë në një situatë ku kemi probleme të pa zgjidhura me Serbinë, korrupcionin, drejtësinë, sherbimet anti shqiptariçe janë shumë të interesuara t’a krijojnë një situatë “karamboll”, ku qeni të zonë nuk e njef! Nga kjo situatë mund të përfitojë LDK-ja poena politike, por Kosova do të degradohet në një shkallë të pa parashikueshme. Mbaj mend edhe atentatin ndaj Ibrahim Rugovës, kërcënimeve me likfidim, ndaj Albin Kurtit, por kurr nuk janë bërë aq publike sa qe u bë lajmi i atentatit të disa përsonave tani. Prandaj mos e merrni edhe jo serioze këtë jehonë për pregatitje të atentateve, sepse mund të shërbejë si ide e Vuçiçit, armiqëve të shumtë të lindjes, qe mund të na dëmtojnë rëndë, jo vetëm shtetin po dhe qenojen tonë kombëtare.
Sidomos kur dihen tendencat për ç’kombëtarizim me metoda e mjete nga më të ndryshme!