ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

“Ato që nuk u arritën me topa, do të arrihen me popa!”

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Ali Mehmeti, 13 shtattor 2021 

Mbi çfarë parimesh po edukohet sot kombi serb?  

Flet Vuk Drashkoviq, prijës i Lëvizjes për Përtëritjen Serbe, ish ministër i punëve të jashtme në Republikën Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi) dhe shkrimtar, që u shndërrua(?) nga një shovinist serb në një luftëtar të paqes dhe propagandues për përballje me krimet, në një intervistë dhënë televizionit boshnjak N1 me 8 shtator. Ai jep disa mendime interesante, edhe pse shumë i kufizuar dhe frikësuar sepse, siç e pranoi edhe vet, çdo ditë merë me dhjetëra kërcënime me jetë. Të përkujtojmë se mbi të u bënë dy atentate të pasuksesshme në kohën e Millosheviqit.  

Megjithatë, në lidhje me situatën në Serbi jep një tablo mjaft reale ku mes tjerash konstaton: 

“Në Serbi ka shumë njerëz që mendojnë se ato që nuk u arritën me topa do të arrihen me popa”, pastaj se “Formulimet rreth “botës serbe” po na kthejnë në kohën tragjike të viteve 90-ta”  

Gjithsesi pjesa më interesante është ajo ku flet mbi “shëndetin mendor” të popullit serb: 

“Thjesht, kombi serb është i helmuar. Helmimi i kombit serb, shkatërrimi i tij moral po vazhdon nga vitet e 90-ta dhe nuk ka ndaluar për asnjë minutë, asnjë sekondë. Shumica e popullit në Serbi është e indoktrinuar dhe helmuar, i është bërë lobotomia e tmerrshme (shpëlarje truri v.i.) nga shërbimet e sigurimit, UDB-së, propagandës së UDB-së, sidomos pas 5 tetorit të vitit 2000. Absurd. Shihni, në kohën e bombardimeve të Serbisë nga NATO, ne kemi pasur më shumë njerëz që janë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO se që i kemi sot. Edhe pse zyrtarisht Serbia është për anëtarësim në BE, edhe pse Serbia ka një bashkëpunim solid me NATO. Është  e nevojshme një ofensivë shpirtërore, intelektuale, propaganduese e cila nuk do zgjaste gjatë, por ne nuk kemi mediume të qasshme që të mund t’i drejtohemi Serbisë, t’ia sqarojmë, nuk kemi fuqi t’i hapim dosjet sekrete mbi krimet e shërbimeve sekrete dhe që popullin e Serbisë ta përballim me këto krime.  

Sikur t’ia shpalosnim popullit të vërtetën, sikur populli ta dinte të vërtetën, por e vërteta është e mbuluar, kanë lindur gjenerata të reja që nuk mbajnë mend vitet e 90-ta dhe të cilat i besojnë asaj që publikohet për çdo ditë me një stil të tmerrshëm, ndoshta me stil edhe më të tmerrshëm sesa stili që kanë përdorur mediumet e Millosheviqit në vitet e 90-ta, përralla mbi heronj serb, mbi fitore, mbi komplote botërore kundër serbëve, mbi kriminelët myslimanë, kroat dhe shqiptarë, mbi botën e keqe që i urren serbët sepse janë më të mirët dhe që në këtë botë vetëm nëna Rusi i do. Mbi këto parime po edukohet kombi”     

   

Në lidhje me situatën në Malin e Zi dhe fronëzimin e dhunshëm në Cetinje me 5 shtator, të mitropolitit të Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije, duke dashur ta amnistoj Serbinë dhe Vuçiqin, nga frika apo bindja, e akuzon Rusinë për ndërhyrje të drejtpërdrejt: 

“Në orën 23 të katër shtatorit mediumet lajmërojnë që fronëzim të dhunshëm në Cetinjë nuk do të ketë. Gjatë natës ka ardhur një presion i fuqishëm nga një vend i fuqishëm, që sipas meje nuk është Beogradi, por sipas të gjitha gjasave edhe vet Beogradi ka qenë i ekspozuar këtyre presioneve” cili është ai vend? – ndërhynë gazetari “Por shihni, Kryetari i Qeverisë së MZ bie vendim që me forcë të shkohet në Cetinje, në momentin kur ka përkrahje të pa rezervë të bllokut prorus brenda Kuvendit malazez, nuk po them bllokut  proserb, sepse prijësit e këtij blloku prorus para dy viteve kur Putini ishte në Beograd dhe i pranoi në takim, publikisht kanë deklaruar se shteti amë për serbet e Malit të Zi është Rusia, jo Serbia, kurse kryetari i tyre nuk është Vuçiqi as Gjukanoviqi, por Putini”  

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zotni Ali Mehmeti, nuk ke nevoje te bahesh marak se
    “Mbi çfarë parimesh po edukohet sot kombi serb?”. Leni serbt n’Serbi.
    Na duhet te bahemi marak se “Mbi çfarë parimesh po edukohet sot kombi shqiptar?”.
    Ne trojet shqiptare asht fute dhe rrin kambekryq neo-osmani islamik fanatik Erdogan, te cilin po e ndjekin qofte qeverite tona antishqiptare qofte edhe kleri musliman antishqiptar pjedhe dhe sherbetore e pushtuesit turk-osman. Po na mohojne Heroin tone Kombetar Gjergj Kastriotin dhe po mohojne luften e shqiptarve kundra pushtuesit turk-osman.
    Bile po na mbajne publikisht edhe Stemen e Kalifatit islamik pushtues turk-osman.

    Kerkesë për heqjen e vulës së sulltanit nga fasada e Xhamisë së Parrucës në Shkodër.
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2016/09/15/kerkese-per-heqjen-e-vules-se-sulltanit-nga-fasada-e-xhamise-se-parruces-ne-shkoder/

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu