ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Aurel Dasareti, psikolog ushtarak, SHBA: “Qeveria e Kosovës duhet të ndalojë menjëherë pagesat për avokatët dhe mbrojtësit e superkriminelit Hashim Thaçi”

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i psikologjisë ushtarake, SHBA

____

Parat e taksapaguesve të varfër të Kosovës keqpërdoren për të paguar avokatët e kriminelit miliarder Taçi Hashim

Kam thënë dhjetëra herë: “Qeveria e Kosovës duhet të ndalojë menjëherë pagesat për avokatët dhe mbrojtësit e superkriminelit Hashim Thaçi”.

Me qindra vite dëgjoj se Hashim Thaçi është tradhtar, spiun i të huajve, vrasës i atdhetarëve shqiptarë (sidomos oficerëve profesionist që luftuan për liri), hajdut që i ka vjedhë edhe paratë që diaspora shqiptare (përshirë mua) kanë derdhë në fondin kinse të UÇK-s: “Vendlindja Thërret”, ka nënshkruar shitjen e Kosovës (republikë çetnike në mes të saj) dhe krejt të këqijat e panumërta. Me fjalë të tjera, një horr që nuk meriton burgim të përjetshëm, por dënim me vdekje. Harrova të them se ai meriton më shumë dhe do të ishte fat për shqiptarët që nëna e tij të mos e kishte lindur por ta kishte abortuar.

Të ndaloj vetëm te ato 500-600 milion dollar apo euro që ai i ka vjedhë nga fondi “Vendlindja thërret”. Ato ishin “para gjaku” që kriminel Hashimi (dhe kriminelet tjerë) i ka përvetësuar për vete. Pasojat e kësaj vjedhje janë katastrofë për Kombin shqiptar, sidomos ata të Dardanisë. Pse? Sepse sikur me ato para të ishin blerë armatosje dhe municion për luftëtarët e UÇK-s, do të kishte:

·      më shumë çetnikë – barbarë të vrarë

·      më pak ushtarë (terroristë) çetnik, më të dobët në fushëbetejë

·      më pak të vrarë nga radhët e UÇK-s

·      më pak femra shqiptare të dhunuara

·      më pak fëmijë, gra, pleq e burra të masakruar…   

Pra, shqiptarët përveç dobësive tjera janë kontrovers edhe për këtë çështje. I numërojnë pisllëqet, tradhtinë, kriminalitetin ekonomik, vrasjet, ndarjen e Mitrovicës, dëmet që ai pleh kundërmues i ka sjellë popullit dhe vendit, megjithatë ndajnë me miliona euro nga buxheti i shtetit të Kosovës (parat e taksapaguesve të varfër të Kombit tim) për të paguar ato 10-12 avokatët e tij atje diku në Hagë.

Ndalojini menjëherë pagesat për kryekriminelin e Shqiptarisë (thuhet se është gjysmë-serb).

Shqiptarët bien në kundërshtim me atë që është thënë dhe dokumentuar:

·      “Hashimi është kriminel i pistë”,

·      “Ndihmojeni Hashimin që të dalë prej burgu”.

Janë kontradiktorë. Ata që reagojnë mund t`i numëroj në gishtat e dorës.

A i ka menduar qeveria e Kosovës këto që them?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu