ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Autokton edhe me ADN

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studjues     
Të nderuar lexues!

Vërtet në këtë kohë ka shumë mundësira për tu informuar edhe për të kaluarën. Kemi antropologji, arkeologji, histori, gjuhësi, letërsi, fotografi, gjeografi, shkenca të degëve të ndyshme etj. Plot të tilla, por unë sot zgjodha të bëj një monolog me ju, për të demaskuar shpifjet e mashtrimet e shtet‐kishës ortodokse greke. Më besoni, këto që do lexoni, i kam trajtuar me fakte kohore dhe me personazhe reale në 13 librat e botuara. 

Fillojmë:

I.- Dy realitete që shquhen dhe flasin shumë:

“a).-Shumerët, pellazgët, thuhet se kanë ardhur mbi 5,000 vjet më parë në Gadishullin e Ballkanit;

b).- Ndërsa ekzistenca e thesprotëve, siç thuhet, rezulton që nga periudha paleolitike (100.000 – 30.000 vite).

Studiuesit e ekipit hollandez, mbas kërkimeve në Thesproti, kanë arritur përfundimin se: “Në të vërtetë, artefaktet e patinuara PS 3 duket se janë tipologjikisht më të vjetra se mezoliti (paleoliti i mesëm?).

Këto dy periudha, ajo paleolitike e fiseve thesprote e kaone dhe koha e ardhjes së pellazgëve e shumerëve në gadishullin tonë, e bëjmë të domosdoshme një qendrim shkencor lidhur me autoktoninë e tyre, nëse ishin vendas, apo vendas-pellazgë. Në rastin e periudhave të paleolitikut, duhet analizuar dhe konkluduar të paktën në dy drejtime:

● A duhen pranuar të dy rastet për vendorigjina të veçanta të thesprotëve dhe pellazgëve?”

● Nëse pellazgët dhe thesprotët ishin dy popuj të ndryshëm, apo në ato periudha, ku dëndësia e banorëve për k/m2 ishte tepër e rrallë (vogël), dhe shtrirja pellazgjike nuk kishte dallime të tilla për vendndodhjet?. (Kujdes, mos u ndikoni nga disa shkencëtarë, apo akademikë, qofshin dhe shqiptarë, kjo sepse ata kanë shkruar subjektivisht dhe jo objektivisht). Kujtoj këtu, për të ndihmuar se gjeografi i lashtë Straboni në udhëtimet e tij  në fund të erës para Krishtit, ka deklaruar se  në Thesproti, ka takuar me banorë pellazgë.

Në librin: “Njohuri historike për Thesproti/ Çamërinë, botim i vitit 2014, kam shkruar: “Për një përgjigje përfundimtare shkencore, veç hulumtimeve të gjithëllojshme, duhet të besojmë dhe tek analizat e ADN-ve, nëse ndërkohë do të kenë efekte shkencore edhe për periudhat e hershme (fq.15-16).

Koha në vite ecën me shpejtësi, bashkë me ‘të nuk rrinë duar kryq kërkimet shkencore dhe aktualisht janë kryer edhe disa analiza ADN, të cilat vërtetojnë rajonin e prejardhjes.

Lidhur me përkatësinë etnike të rajonit të Thesproti/Çamërisë, nga historia e lashtësisë

është një hartë ku janë shënuar 8 emrat e vetme të qendrave të banuara që nga antikiteti: Mavromati (Sajadha); Kephlochori (Mourgan-Çamanta); Gitana (në afërsi të Filatit): Dolani: Rizani (Rrëzanji); Elea (Valiani i sotëm); Marmara (më në jug të Valianit); dhe Dymokastro ( Arpica e sotme).

Dokument tjetër shkencor që flet për lashtësinë e zonës dhe të banorëve, janë pamjet e varrezave të zbuluara nga gërmimet arkeologjike të “LB EPKA” në vitin 2008, në fshatin tim të lindjes Rrëzanj (Rizian). Atje thuhet: “Riziani Parapotamou. LB EPKA, raporton gërmimin e një funerali peribolod në përdorim, që ngashekulli IV deri në shek.II para Krishtit…” Në material thuhet: “Agios Georgios Thyamidos is also a Palaeolithic finds”. Në shqip: “Riziani është gjithashtu një gjetje paleolitike” (Njohuri historike për Thesproti/Çamërinë. Bot. Viti 2014, fq.38,39, 40,41- FD).

Para se të informoj për përkatësinë etnike të banorëve rajonalë, bazuar edhe në analizat e ADN-ve; do të bëj të njohura disa shpifje, mashtrime dhe epitete që shteti ortodoks grek i ka bërë banorëve të rajonit të Çamërisë para dhe pas gjenocidit (spastfimit etnik). Si të njiheni me ‘to dhe me rezultatet e analizave të ADN-së, do ta kuptoni se sa qesharake janë akuzat dhe sa me pak mend këkojnë të mbrojnë masakrat antinjerëzore të kryera, të paktën brenda një shekulli. Të jem i sinqertë habitem me informacionin shumë të vakët që shfaqen studiuesit, historianët dhe politikanët grekë, të këtyre 200 viteve të shtetit grek. Dihet që  bota e krishterë, grekëve u ka veshur xhubletën e dijeve dhe kulturën e lashtë të periudhës helene. E kanë ngarkuar të “shkretin” shtet të sotëm grek, me një barrë tepër të rëndë sa që nuk e mbajë dot, u përthyhen këmbët nga barra (ngarkesa). Dhe kjo që thashë vërtetohet me teorië e tyre, lidhur me tjetërsimin e origjinës së çamëve. Disa prej të cilave po i rendis në vijim:

1-. Deformohen fjalët e Plutarkut, i cili thotë: “tre fiset, thesprotët, kaonët, mollosët, ishin fise greke, jo në kuptimin etnik”; grekët e kojës dë re, këtë thënie e shprehin: “tre fiset kryesore epirote, janë fise greke”.

2.- Në vitin 1205 Michael Duka Komneni dhe

III Alexios Angelos themeluan Despotatin e Epirit, sunduan rajonin deri në shek. XV. Rajoni shpejt u bë shtëpia e re e refugjatëve nga shumë grekë (lexo=ortodoksë turq) të Konstandinopojës etj (midis tyre dhe 7 familje të pasura krishtere, të cilat u vendodën në Janinë. Për atë veprim Michaeli u përshkrua si një Noeut i dytë, pasi i shpëtoi nga përmbytjet Latine”. Ndërsa nuk flitet për banorët vendas, të cilët ishin kaonë dhe thesprotë autoktonë, të besimit katolik dhe gjuhën e tyre, gjuhën që njihet: “proto gjuhë”.

3.- Mizoritë që ndodhën kundër popullsisë çame, qëllimisht nuk janë përmendur në ndonjë dokument zyrtar grek, as tek ato konfidenciale mes organeve administrative greke. Kjo tregon se “Çështja Çame” është e mbyllur për shtetin grek dhe dëshmon planet për çrrënjosje të plotë të ndonjë dëshmie a dëshmitari të asaj kohe, mbushur me vepra ç’njerëzore.

4.- Disa vjet pas dëbimit të dhundhëm, nga pala greke çamët u cilësuan: “Pasardhësit e rremë-bashkëpunëtorë të djeshëm me forcat pushtuese dhe kriminelët e luftës së sotme, të shefave të bandave komuniste”. Pasardhës të rremë, kështu i quanin historianët grekë, por kjo shpifje u kuptua më vonë që dëmtonte interesat territoriale të ortodoksisë greke, prandaj devijuan rrugën dhe i quajtën “çamët grekë të lashtë” (siç do shihet më poshtë). Ndërsa cilësimi “kriminelë të luftës së sotme të shefave të bandave komuniste”, ishte shpifje sepse dihet se shefat komunistë për çamët, veç trajtimit të tyre të dotës së tretë, sajuan edhe grupin tradhëtar të Teme Sejkos. Ku vranë dhe burgosën gjithë intelektualët çamë në Shqipëri. Ndërsa si “pasardhës të rremë”, kuptohet se gjoja çamët nuk janë pasardhës të fisit thesprotë. Akuzë që e sqaroj edhe me titullin e këtij shkrimi: “Autokton edhe me ADN”.

5.- Çamët i kanë cilësuar sipas teorive: “për një tendencë natyrale kriminale”. Kjo për të justifikuar spastrimin e përgjakshëm të minoriteteve, që grekët kishin kryer.

6.- Shkatërrimin ekonomok të çamëve. gjatë dy luftërave Botërore dhe Ballkanike, lapsaxhinjtë grekë e argumentonin gjoja se: “ishte rezultat i përtacisë së çamëve”, harrojnë se ata çamë jetonin atje para grekëve. Nuk e them për përçmim, por deri vonë, në bujqësi, blegtori dhe në ndërtim shërbenin argatët grekë tek çamët; po ashtu grekët justifikoheshin se “mos arsimimi i çamëve”, ishte: “rezultat i mos pëlqimit të  arsimimit prej tyre”. Bëjnë sikur harrojnë që shteti grek, ai otoman e bizantin, u a kishin ndaluar jo vetëm shkollat në shqip por dhe të folurën (gjuhën shqipe). Nëse ndokush nuk e di, informoj se edhe sot shteti grek, për të mos u dënuar për krimet e kryera, thërret me drithërima se “Çështja Çame nuk ekziston”. Ndërsa për shqiptarët ortodoksë (çamët), të cilët i quan grekë, u a ka ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe. A nuk është për tu tallur me pretendimin grek se “çamët nuk e pëlqenin arsimimin”?. Unë jam i qartë, madje edhe pse këto marrëzira greke, gjejnë përkrahje nga BE-ja. Po. Grekët vitet e fundit hapën shkolla, por ishin shkolla që t’u mësonin gjujën greke, jo gjuhën e mëmës.

7.- Shkrimet greke theksonin se: “Shumica e komunitetit mysliman çam nuk kishin asnjë ide të origjinës së tyre etnike, apo preferencat e tyre nuk kalonin përtej përkatësive fetare lokale dhe e konsideronin veten thjeshtë myslimanë. Një manipulim që bie poshtë lehtësisht, vetëm duke lexuar historinë në shekujt 14-15. I harrojnë princat shqiptarë, Pjetër Losha, Gjin Bua Shpata, Zguro Bua Shpata, Murik Bua Shpata, Gjon Zenebishi, dhe të tjerë më pas, si diplomati Abedin Dino,  At Stathi Melani, rektori Hasan Tahsini, heroi i populit Ali Demi, etj.

8.- Dredhi greke ndodhën edhe me shkëmbimin e popullsive sipas besimit fetar. Megjithëse u vendos ndërkombëtarisht për mos këmbimin e çamëve, pasi u vërtetua se ishin etnikisht shqiptar. Kaklamanos premtoi se “shkëmbimi i detyrueshëm nuk do të zbatohet për myslimanët me origjinë shqiptare”. Më pas shtuan se kjo masë do zbatohej kur çamët të provonin origjinën e tyre etnike në mënyrë që të mbeteshin në Greqi.”. Sipas vendimit grek, i cili u prezantua në administratën lokale në Epir, nga vetë Venizelos, tjuhej se mund të qëndrojnë në Greqi vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri, ose baballarët e të cilëve janë lindur në Shqipëri, duke i përjashtuar kështu çamët e mirëfilltë të rajonit të Çamërisë”. Kjo në mënyrë tinzare, synonte të justifikonte se rajoni i Çamërisë ishte tokë vetëm greke dhe jo shqiptare etnikisht.

9.- Grekët kanë ecur me strategji, jo kuturu. Ata para masakrave (1944-1945) banorët çamë të Thesprotisë i trajtonin “turq”. Ky cilësim ishte i qëllimtë, gjoja u bëhej trajtim i diferencuar sepse ata  ishin myslimanë, të detyruar për shkëmbim.

Sa e thjeshtë, po aq e pa korigjueshme është për shumë popuj dhe shtete nocioni se po je ortodoks – je grek; dhe po je mysliman-je turk. Ndërsa mbas masakrave, gjenocidit dhe dëbimit tërësor të banorëve autoktonë, pala greke filloi të zëvëndësonte cilësimin “turq”, me teori më të qarta e mbizotëruese duke mbëdhtetur teorinë e origjinës greke të çamëve myslimanë. Arësyet e zëvëndësimit të teorive për origjinën e çamëve ishin dhe janë të janë djallëzuara, konkretishtt :

● Nëse çamët trajtoheshin të origjinës greke, rrjedhimisht dhe tokat e Çamërisë kishin historike thjeshtë vetëm greke. Prandaj ata u kujtuan dhe, mesa duket e kuptuan se teoria për ti quajtur “turq” ishte qesharake, ishte vetëm një budallallëk dhe dëmonte interesat e zgjerimit territorial grek, por  ishte edhe e ezauruar.

●Duke qenë territor grek, shuheshin ambicjet nga ndonjë shtet i huaj kundërshtar për pretendime territoriale. Kështu sigurohej që tokat e rajonit të Çamërisë mbeteshin historikisht territore kombëtare greke. Ky ndërrim cilësimi për çamët, u jepte mundësi grekëve për të mbrojtur pjesën e pa përmbushur të zgjerimit territorial të ortodoksisë greke (një amanet i “Megalloidesë”). Kështu përcaktimet e pas eksodit vrastar grek, origjinën e çamëve të Thesprotisë e konsideruan: “Grekët e lashtë që tradhëtuan kombin e tyre me konvertimin në islam në shkallë të parë dhe duke identifikuar veten e tyre me një komb alien në sekondë”.

Të gjitha këto epitete që grekët i përdorën gjatë fushatës së spastrimit, erdhi koha ti përgënjeshtronin, por përsëri fusnin brenda sajes të reja. Kështu pas spastrimit, grekët i quajnë çamët myslimanë të origjinës greke dhe se gjuha e tyre na qenka gjuha “greko- pellazge”, ose “gjuha e folur lokale greke”. Siç shihet shtohet fjala greke! Kuptohet pala greke përgënjeshtron cilësimet e bëra duke i thënë ndryshe. Por këto ndryshime në qendrime, shpien në praninë e qënies së çamëve të etnisë shqiptare. Kuptohen dhe gënjeshtrat e palës greke. Ndalemi pak tek e folura çame, e cila është toskërisht por ka veçoritë e saj. Kjo e folur është gjuha e vjetër shqipe, ku nuk kishte dialektet gegë dhe toskë. Profesor Shaban Demiraj shkruan: “……gjuha e Buzukut (15 Mars 1499 – 9 Tetor 1577) është përfaqësuese e një faze relativisht të vjetër të evolucionit të shqipes, ku ndryshimet midis dialekteve të kësaj gjuhe ishin më të pakta se në gjëndjen e sotme”. Me këtë thënie kuptohet se dialektet gegë dhe toskë kanë lindur më vonë nga koha e Gjon Buzukut.

Nuk besoj se ka dyshime se këto teori, jo vetëm që janë tepër qesharake, madje ato tregojnë vërtitjet e sikletshme të palës greke, për të errësuar të vërtetën me spërdridhjet rrugaçore në favor të mbrojtjes së veprimeve antinjerëzore ndaj çamëve, të cilat ende nuk janë penalizuar.

“Çamët! Një komb alien në sekondë!??”. Sa të cekët në tjetërsime!!.Një epitet pa kuptim në jetën tokësore, i pamundur të konvertohet në sekondë!! Megjithatë këtë “budallallëk” na e thotë ortodoksia dhe demokracia greke, sigurisht e mbështetur edhe nga “demokracia e madhe Europiane!”.

10.- Sa shumë zhurmë, mendime, përcaktime  vazhdojnë të humbin kohë nga mos pasja dëshirë për të pranuar një të vërtetë që e thotë Aristoteli: “Helenas, ishin popuj të origjinave të ndryshme dhe se pas një periudhe të gjatë kohe, filluan gjatë kohës Neolitike, për të formuar një kulturë dhe një gjuhë”. (Nënkuptohet një kulturë dhe një gjuhë nga secili popull-FD). Më duhet të theksoj se, sipas Aristotelit, origjinat e popujve “Neolitikë” janë të ndryshme si: afroaziatikë dhe indoeuropianë. Sipas këtyre nocioneve Aristoteli këshillon: “Kjo mund të jetë një grimë (grimcë, thërrime ose drudhe) e qartë se si gjërat ishin në vitet e herëshme”.

E përfundoj me shprehjen habitore: “Vallë pse dhe kush trembet kaq shumë nga njohja e vërtetë e historisë? Qofshin shtete apo besime fetare!?

Unë ndjehem shumë komod kur arrij të zbuloj apo lexoj diçka të sigurtë për të kaluarën e afërt, apo të largët historike për kombin, miqtë dhe veten time.

Kjo më bëri të kryej analizën e ADN–së, e cila vërtetoi se: “Jam 100 % me origjinë nga Ballkani jugperëndimor nga të dy prindërit e mi, që secili më ka dhënë nga 50 përqind”.

Nuk e di se ç’farë alibie tjetër do nxirret, mbasi me ADN-në time, banorët e rajonit Thesproti/ Çamëri rezultojnë 100% shqiptarë, 24 karat, kjo sepse unë jam njëri prej tyre!

___

Fahri Dahri, studjues,  Tiranë

Më 25 qershor 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu