Sqarim shtesë rreth intervistës së dhënë;
TË NDERUAR MIQ NJË BISED RASTI ME NJË MIKUN TIM MË SHTYN QË TË BËJË NJË SQARIM LIDHUR ME DISA BURIME QË I PËRDORA NË INTERVISTEN TIME Avantazh – Rrjedha Historike e Ballkanit pas Shek. 18-TE DHËNË NË “Pro shqip Televizion” 02.02. 2025.
Sqarim rreth ideve të shekullit XVIII, për krijimin e Mbretërive sllave në Gadishullin Ilirik.
Libri i Jovan Rajicit, Histori e shkurtër për Serbinë, Rasinë, Bosnjën botuar në Vjenë në viti 1793, nga ky libër dhe këto ide publikohen në hartat e vjetra prej 53 faqe, nga Laurie & Whittle, më 12 maj 1974 në Londër. Nga kjo shihet qartë se këto ide ishin bazë për formimin e Mbretërisë Serbo-Kroto-sllovene në shekullin XX. Shih burimin nga faqja e librit Ballkan Sketches, Boston 1927.
Argument tjetër është libri i Pirc, Ott von (1799-1832), Reise in Serbien im Spatherbst 1829, Berlin 1830.
Libri është përkthyer në gjuhën serbe në vitin 1899, nga Dr. Dragisha T. Mijoshkovic
Siç shihet këto janë burime nga literature, andaj e ndiej të arsyeshme ti bëjë publike.
– Kërkoj ndjesë që gjatë incizimit e kam lëshuar këtë gabim kur bëhet fjalë për luftën Ruso-Turke të 1768–1774 Perandoria Osmane, duke i dhënë fund Luftës me lëshime të mëdha ndaj Rusisë, unë duke menduar për shekullin 18, e theksoj vitin një shekull më vonë!




– Sqarimi 2.
– TË NDERUAR MIQ, PAS INTERESIMIT RRETH DISA BURIMEVE NGA LITERATURA SERBE PËR PJESËMARRJEN E USHTRISË RUSE NË PASTRIMIN DHE PËRDJEKJEN E POPULLATËS SHQIPTARE E SHOH TË ARSYESHME TË BËJË NJË SQARIM LIDHUR ME DISA BURIME QË I PËRDORA NË INTERVISTEN TIME Avantazh – Rrjedha Historike e Ballkanit pas Shekulli 18-TE DHËNË NË “Pro shqip Televizion” 02.02. 2025.
– Sqarim rreth mbështetjes së Karagjorgje Petrovicit me ushtar rusë, në fillim të shekullit XIX, për krijimin e shteteve sllave në Gadishullin Ilirik!
– Spastrimi rreth pjesëmarrjes së ushtrisë ruse për spastrimin e tokave shqiptare 1878-1879. Shiko faqen e librit në gjuhën serbe ku shkruan se tri batalione e disa çeta të ushtrisë ruse prej Tërrnit në Bullgari e vendbanimeve tjera tej Lumit Morava, e kalojnë qytetin e Vrajës duke i përndjekur shqiptarët!
– Përvetësimi i kishave në tokat shqiptare, falsifikimet dhe sjelljen e personelit kishtar nga Rusia! Shih faqe libri nga literatura serbe!
– Rreth kësaj çështje, burimet janë nga literatura serbe, të shkruara shumë vite më parë! Respekt!






