ARKIVI:
14 Nëntor 2024

Avdi Gegë Drini rrëfen se si në Kishën e Llapushnikut, me 6 maj 2024 , iu rikthye krishterizmit të braktisur qe 185 vjet

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar mbrëmë në darkë pune komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në...

Planifikimet e keqija komunale, pasojë e tërheqjes së mjeteve nga përmbaruesit

Komuna e Gllogovcit (Drenasit) në Hartën e Kosovës Zeqir Bekolli, Drenas Kohët e...

Rikthehet ndonjëherë edhe e pamundura…

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Botuesi i shtëpisë botuese gjermane që po përgatit...

Shpërndaj

Nga: Avdi Gegë Drini
___
Të nderuar miq,
Pas një reflektimi dhe vëzhgimi të gjatë disa vjeçar, dhe duke e parë atë çfarë i ka ndodhur dhe po i ndodhë kombit të cilit i takoj, me 6 maj, në këtë datë simbolike, në Kishën shqiptare të Llapushnikut jam pagëzuar, se bashku me dhjetëra të tjerë, e ndër të cilët katër kushërinjë të mijë, duke u kthyer përfundimisht dhe formalisht tek rrënjët e të parëve tanë.
Pra, aty ku ruhet identiteti: gjuha, flamuri, tradita dhe kultura e jonë shqiptare, mijëra vjeçare.
Tek Gega, emri i të parit tonë si familje, që e kishim lënë e gati harruar, 185 vjetë më parë.
Dy janë shkaqet kryesore të këtij vendimi shumë personal, por i një efekti të rëndësishëm kombëtar.
Si person apo individ jam ndier gjithmonë thellësisht i rrënjosur në identitetin shqiptar, i kulture dhe civilizimi evropian.
Dhe duke parë, se si shumë bashkombas tanë, të afërt apo më të largët, disa deri dje edhe njerëz të mijë të dashur po tjetërsohen, duke krijuar një identitet të ri, të huaj dhe joshqiptar, tek unë, e jam i bindur edhe tek shumë të tjerë, ka ndodhur e kundërta.
Nuk e spjegoj ndryshe përpos :
“të qenurit shqiptarë që troket në derën e zemrës!”
Pra, një rilindje e vazhdueshme shpirtënore dhe kombëtare që i ka rrënjët në historinë tonë të lavdishme. Tek Gjergj Kastrioti dhe shembëlltyrat e tij në Arbërinë tonë, në Evropë.
E dyta dhe definitivisht vendimtare është ajo që, siç e thash më sipër, se çfarë po ndodhë me kombin tonë shqiptar.
Kah po na çojnë dhe se si shqiptarët nuk po e kuptojn të keqen e madhe që po ju përgatitet?!
Të gjithë jemi në dijeni se çfarë filloj të ndodhë që nga dita e nesërme e çlirimit të Kosovës, nga forcat e Perëndimit, Europa dhe SHBA-të, dhe pas një qëndresë e sakrificë qindra vjeçare të popullit tonë. Që nga pushtimi turk-osman deri të ai fundit, serb.
Ardhja, përqafimi, nga një pjesë e konsideruar e popullit tonë, dhe instailimi i islamit radikal në shumicën e institucioneve të shtetit laik të Kosovës, pothuajse bëri që Kosova ti përngjaj më shumë një vendi islamik nga Lindja e mesme se sa një shteti shqiptar evropian. Si vazhdim Islami tradicional që praktikohej para luftë në Kosovë u zhduk brenda natës.
Pra, fill pas çlirimit, pothuajse u rikthye një robëri e re, norma mesjetare të praktikimit islam, të papara e ndëgjuara më parë në këto troje, krijuan pasoja katastrofale – afatgjate për ne si komb dhe si shtet i cili pretendon t’i bashkohet Bashkimit Europian në të ardhmen.
Ka shumë pyetje e pikëpyetje pse gjërat shkuan si më keq.
Por një është shumë e qartë, dora e Serbisë në këtë punë ishte ajo vendimtarja.
Serbia është, dhe ka qenë gjithmonë ajo e interesuara për një Kosovë për 95% islamike, dhe me kohë e ka marr përkujdesin që kjo të bëhet realitet,
Në këtë pikë ku kemi ardhur, të vjen të pyesësh, gjatë ketij pushtimi, nuk ka fjalë tjetër më të saktë, të ri,, ku ishin
” kokat e mëdha akademike”
Ku ishin dhe ku janë ASHAK-u, MASHT-i, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë e të tjera institucione e individë të shquar?
Ku ishte dhe është inteligjenca e Kosovës që nuk bëri dhe nuk bën zë.
Pse heshtin ata ndaj kësaj tragjedie e pushtimi të brendshëm të kombit?!
Ku është dhe çka bëri dhe bënë politika në vend, që për hir te votave të kobshme elektorale iu fut kësaj valle rrënues ndaj kombit. Pra, politikëbërësit, pa dallim, në tokat arbërore, për vota kanë lënë atdheun në rrezik nga agresioni ekstrem islamik. Si mendojnë ata të integrojnë Kosovën në Bashkimin evropian si e tillë!!?
Duke u rikthyer në hyrje të kësaj letre, kisha me thanë se do të isha shumë i lumtur që sa më shumë shqiptarë të kuptojn drejtë këtë gjendje, sepse është çështje ekzistenciale e kombit tonë.
Të gllabërohemi apo të mbijetojmë.
Për ata që sot nuk e kuptojn, jam i sigurtë se do ta kuptojnë nesër, edhe pse e nesërmja mund të jetë vonë dhe të sjellë të papritura. Ndersa për kategorinë e fundit, që nuk duan ta kuptojn, le të mendojn pak për fëmijët e tyre. Çfarë të ardhme kanë ata, në Evropë, një kontinent i rrënjosur thellësisht në traditë, kulturë dhe besim të krishterë. Mos ju lini këtë gurë të madh mbi supe fëmijëve, pa fajin e tyre. Krejt për fund,, unë konsideroj, duke bërë apel tek të tjerët që të reflektojnë thellë, se vetëm një rikthim masiv tek rrënjët e të parëve tanë, të vjetra arbërore, aty ku ishim pothuajse për 2000 vjetë, shtetin tonë, kombin tonë, fëmijëve tonë ju rikthen dinjitetin e krenarin e të qenurit shqiptarë dhe evropian. Dhe në të njëjtën kohë ju garanton një të ardhme të sigurtë në dekadat dhe shekujt në vazhdim..!!
Kisha “Shën Abrahami” në Llapushnik

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zoti te rujte familjarisht, eshte shume e vertete qe njerez te paguar nga armiqte tane historike ( Serbet , greket , turqit ) po mundohen si gjithmone te na shkombtarizojne, prandaj duhet te reagojme si komb, NESER DO TE JETE VONE.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu