ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Aventurë me ujë, lule e gjarpën

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Bukra Hysenukaj Kastrati, Tropojë – Tiranë
________
Aromat, kanë nji veti me t’kthye mbrapa n’kohë, si asgja e askush tjetër. Tuj pi nji çaj prej lule aguliçesh që m’i kish pas mbledh vllau pranverën e kalueme, avulli i tij n’ftyrë e aroma e fortë, m’sollën ndër mend nji prej aventurave ma t’bukura e ma t’rralla që mundet me përjetue nji fmij e ndoshta edhe i rritun. Duhet t’jetë kanë viti 1989-90, kur unë me dy prej vllazënve t’mij e nji çift prej nji familjeje kumarësh, dolëm n’bjeshkë n’pranverë t’hershme, kohë kur lulojke aguliçja, për me e mbledhë. Aq herët, rruga e zakonshme për n’bjeshkë, asht e bllokueme, vende-vende edhe me 2 metra borë. N’këto rrethana, përdoret e vetmja rrugë që t’lidhte me bjeshkën, ajo nëpërmjet Brodozhnicës, nji katund krejt i izoluem me pjesën tjetër t’Malsisë, me nji “urë” lidhëse t’vetme. Rruga deri te ura, përshkohet breg kanalit t’Begaje, që ke ndërtue gjatë sistemit për vaditje. Kisha ndigjue për kët urë e po ashtu për kët katund, mbasi disa bija Brodozhnice, ishin nuse n’katund tonin, prej ma t’mirave gra që kishim. Nuk kam me mujt kurrë me e harrue befasinë e mandej tuten që kam përjetue, kur m’thanë: “kjo asht ura”. Për’mi lumë, do shkopij t’hollë e t’gatë, t’ngulun gurëve t’shtratit, për skej shkamit që shërbejke si mjet mshtetës. Ata u lidhshin me dy drrasa paralele, në nji gjatësi ndoshta 20-30 m. I pari u nis vllai, i dyti kumara ynë, ma i madhi n’grupin tonë e mandej e shoqja. Vllai tjetër kish me ardhë mas meje. “Ura” shkojke si n’tojë. Me thanë jam ka tutna, s’ia lejojsha vetes kurrqysh. Mandej, guximi i atyne që kaluen para meje, sikur m’trimnoi. U nisa. Une para, e vllai i vogël mas meje. Edhe pse peshë krejt e papërfillshme, unë ja drisha kambt urës, po ma shumë m’i dridhke ura mue. Muj me thanë me bindje, se aty nuk t’majshin as kamt e urës, as kamt e tua, veç dora e Zotit. Mbas pak minutash makthi e tuta jeme e msheft, e ndoshta jo vetëm e jemja, muer fund. Kur kaluem n’bregun tjetër lums s’Gashit, tan ajo hjekakeqe na u shpërblue. Katundi Bradozhnicë, për mue ishte vendi ma i bukur që jo vetëm kisha pa detri at’herë, por që kam mujt me pa deri sot. Nji grumbull i vogël shpiash t’mëdha, ndërtue veç me gurë e dru, në nji quk si u rrethojke në tri anë prej malesh t’nelta e poshtë kish lumin. Si zonë breg-lumi, pranvera aty kish ardhë ma herët. Kish lulue gjithçka. T’pajke syni gjithfarë ngjyrash. Bukuri si ato vetëm n’prralla mundesh me i has. Katundi kish nji mini-hidrocentral për nevojat energjitike. Duhet thanë se, megjithëse nji zonë e izolueme, n’kushtet që përshkrova ma sipër, niveli shkollimit n’tana ciklet, ishte ndër ma t’mirët. T’çliruem e t’shpërblyem për sa hoqëm, vazhduem pjesën tjetër t’rrugës, për me mrri te stani, diku n’t’errun. Stani kisha dy margza (shtretën), ku u ndamë me fjetë tre burrat te njana e na femnat te tjetra. Nadje herët nisëm punën për t’cilën kishim dalë, për dy javë. Ish e lodhshme, po kaq e bukur. Aguliçja asht lule e magjishme, jo vetëm për vetitë e saj të forta kurative. Aguliçja t’befason. N’se nji shpat mali, sot asht i mbuluem me borë, nesër a masnesër, shpërthimi i aguliçes e ka diellue. Mas dy javsh, bahem gati herët me u djerg n’vrri e tash, edhe pse me shumë vështirësi, mundeshim me përdorë rrugën e zakonshme, se bora ish letue ndërkohë. Kur po çojshim shtrojat te margza jeme, prej murit, në nji pozicion bash përballë ftyrs teme kur fjetsha gjumë, del nji gjarpën, me t’cilin kisha pas fjetë dy javë ditë, krejt e sigurt.
***
P.s.
Ura që e sjell sot në foto, është në gjendjen aktuale dhe po ta krahasosh me atë të kohës për të cilën flas, ngjan me një kryevepër inxhinierike.
Mund të jetë një imazh i lule dhe natyra

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu