ARKIVI:
6 Mars 2025

Avni Rrustemi nuk u rrah nga policia franceze

Shkrime relevante

Marrëdhëniet e SHBA me Kosovën janë të tjera, në shumë aspekte, krahasuar me ato me Ukrainen

Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 06.03.2025 Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe shqiptarëve në Kosovë janë...

Riciklimi i sforcuar i deputetëve, zvetnon cilësinë e Parlamentit!

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Nga të dhënat e KQZ, kemi mësuar se 39...

Epopeja e Jasharajve për Republikën e Kosovës!

Florim Zeqa Në 27 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Jasharajve, të...

Milorad Dodik nënshkroi sot një dekret me të cilin institucionet shtetërore të BiH , nuk njihen më në Republikën Srpska!

Shkruan: Nikola Sanduloviq, Beograd Të dashur qytetarë të Serbisë! Të dashur qytetarë të...

Kryeministri Kurti në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Prishtinë, 5 mars 2025  Në kuadër të programit të manifestimit shtetëror për...

Shpërndaj

Agim Morina, Londer
Po e shoh se po qarkullon kjo foto e Avni Rustemit me ftyrë të ajun prej goditjesh, me shpjegimin se e kanë rrahë policët francezë. Në të vërtetë, Avniu asht rrahë prej portierëve dhe taksistëve, që panë se aj ishte që kreu vrasjen e Esad Pashës, ndërsa policia e ka shpëtu prej tyne. Kjo pohohet edhe nga autori i librit, “Esat Pashë Toptani – njeriu, lufta, pushteti”, 2016, Ilir IKONOMI:
“Pak minuta më vonë u mësua se ishte vrarë Esat pasha dhe njeriu që kishte shkrehur armën kishte qenë Avni Rustemi. Ky kishte qëndruar i fshehur pas njërës prej shtyllave të hyrjes në pritje të pashait. Me të dalë Esati nga porta kryesore, Avniu i kishte ardhur nga prapa dhe e kishte qëlluar nga një farë distance me një revolver Smith & Wesson, që mbante me vete. Plumbi, sa trashësia e gishtit, kishte depërtuar nën qafë, pranë shtyllës kurrizore dhe, kur trupi ishte duke u rrotulluar e po rrëzohej dhe viktima kishte ngritur krahët për t’u mbrojtur, Avniu e kishte qëlluar përsëri, kësaj here përballë, në anën e majtë të kraharorit, pothuajse në lartësinë e sqetullës. Esati kishte bërë disa hapa, kishte rënë në gjunjë dhe ishte rrëzuar buzë trotuarit. Ndërkohë që vrasësi e kishte lëshuar revolverin në tokë dhe po përpiqej të ikte, dy portierë e kishin mbërthyer për gryke dhe shoferët e taksive, që ishin ndodhur aty pranë, i kishin gjuajtur me grushta në fytyrë. Ishte dashur ardhja e një polici që ata ta lëshonin. Avniu nuk kishte bërë asnjë rezistencë, por fytyra i ishte ënjtur dhe gjakosur nga goditjet.
(…)
Në polici, Avniu u mor në pyetje nga komisari Eugëne Jublin, të cilit i shpjegoi me një frëngjishte të rrjedhshme se po rrinte në hyrje të hotelit duke pritur Gjergj Gogën për t’i kërkuar një informacion, por papritur kishte parë Esatin të dilte dhe në kokë i kishte hipur gjaku. “Pashë se si ecte i kapardisur dhe në mendje m’u shfaqën të gjitha krimet që kishte bërë ky diktator kundër bashkatdhetarëve të mi. Në kokë m’u shfaq si në një pasqyrë e tërë e keqja që i kishte bërë atdheut tim…Eca drejt Esat pashës, nxora revolverin dhe e qëllova dy herë”, – tha Avniu. “Nuk më vjen keq për aktin tim. E quaj një shërbim ndaj çështjes shqiptare dhe ndaj gjithë patriotëve të vendit tim që e hoqa qafe gjeneralin”, – tha ai, duke u kujdesur të shtonte se vrasjen nuk e kishte bërë me paramendim. Kur Jublin i tha se nuk ishte e nevojshme të kishte me vete armë zjarri për të kërkuar një informacion, Avniu iu përgjigj: “Tek ne, njerëzit dalin gjithnjë të armatosur”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu