ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Avokatët e olhokratëve dhe Frika

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Në Kosovë ka shumë analistë dhe një dyzinë deputetësh që me kohë janë shndërruar në avokatë të oligokratëve e olhokratëve. Ata këtë mision po e vazhdojnë tutje si në studiot televizive edhe në Parlamentin e Republikës.

Prishtinë, 19 nëntor – Në konfuzionin e muajve të fundit në Republikën tonë kanë marrë shtrirje të gjerë, dominuese dy ndjesi: ajo e shpresës dhe frikës. Këto ndjesi po diktojnë vendimet politike, favorizojnë disa palë në vend të të tjerëve, dhe po ndikojnë në përcaktimin e kontureve të reja të plitikës nacionale. Shprsa ka filluar të mbytet nga zhurma e të friguarve gjithandej në debatet televizive, por së fundmi edhe në Parlament. Frika është ndjesia emocionale e një kategorie të gjerë ish pushtetarësh dhe klientelës së tyre, që po përballen me zhvendosjen e pushtetit tek një brez i ri, e që po e detyron establishmentin e vjetër të rishqyrtojë ambiciet, projektet dhe madje edhe vet identitetin politik.

Pas miratimit në parim në Qeveri të koncept-dokument për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që pritet të shndërrohet në ligj, duket se ca deputet/e kanë humbur logjikën.

Studjuesi Dario Ronzoni potencon me të drejtë se Frika është çelësi i vërtetë, për të kuptuar ekuilibrin e ri të gjeopolitikës.
Duket se Frika si ndjesi e emocion, duhet të jetë arsyeja pse një lagje deputetësh ka humbur ekuilibrin dhe regon irracionalisht deri në absurd…

Frika është më e rëndësishmja nga të gjitha pasojat psikologjike të ndryshimit që sollën zgjedhjet e shkurtit 2021 për këtë lagje deputetësh si puna e BD, AT…
Prandaj kemi këtë lukuni reagimesh gjithandej në studiot tona dhe në Parlamentin tonë.

Manlio Graziano është autori i librit me titullin sinjifikativ “Gjeopolitika e frikës: Si ankthi sociali orienton zgjedhjet politike”. Ai është profesor dhe ligjëron mbi gjeopolitikën dhe gjeopolitikën e feve në Shkollën e Shkencave Ndërkombëtare të Parisit dhe në Universitetin e Sorbonës. Sipas tij frika është më e rëndësishmja nga të gjitha pasojat psikologjike të ndryshimit në boshtin gjeopolitik global.
“Ka analistë që do të donin të ishin gjithashtu avokatë të politikave. Ata shpresojnë të ndikojnë tek ngjarjet. Unë preferoj të ndalem tek e para. Siç e shpjegoj edhe në librin tim, midis gjeopolitikës – me të cilën merrem – dhe politikës ka të njëjtin ndryshim si midis matematikës dhe inxhinierisë. E para ka të bëjë me llogaritjet dhe analizat, e dyta me veprimet. Unë nuk kam receta të gatshme. E shumta mund të formuloj disa hipoteza”,- theksoi ai, tek u pyet për këtë ndjesi emocionale, pra frikën dhe ndikimin e saj tek gjeopolitika.

Në Kosovë një dyzinë analistësh e deputetësh janë shndërruar me kohë në avokatë të olhokratëve. Të tillë ata zvarriten e krekosen nga një studio në tjetrën, por edhe nga një legjislaturë në legjislaturën psuese të Kuvendit, pothuajse për njëzetë vite me radhë. Ata nuk prajnë as sot kur duke se ju ka perenduar dielli. Kjo lagje “avokatësh të djallit” tok, duke zhvilluar axhenda politike të huaja, nuk po prajnë së afishuari tezat mbi rënjen e shpejtë të Qeverisë Kurti 2, duke i përcaktuar herë vjeshtën e herë pranverën si afate maksimale. Në ndihmë kanë ftuar edhe sindikatat e krimit. Por, pavarësisht përqëndrimit dhe mbështetjes që gëzojnë gjithandej, analizat dhe veprimet e tyre janë të destinuara të mbesin shprehje e dëshirave. Axhendat e atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe Kombit tonë tashmë kanë për kundërshtarë të rreptë edhe qeveritë e miqëve tanë real: SHBA-ve, Gjermanisë, Kroacisë… Supremacia serbe në Ballkan ka kohë që ka perenduar. Epoka e rikthimit të eshaloneve serbe për të rrëzuar qeveri demokratike (si atë të Nolit në dhjetorin e 1924-ës) ka perenduar kaherë. Atë, pra supremacinë serbe, nuk e rikthen as projekti i koduar me emrin tërheqës “Open Ballkan”! Edhe neofashistët e tipit ttë Donald Trampit dhe sançopanqove të tij me emrat Grenell nuk riciklohen dot. Mundet që pikërisht tek ky konkluzion kanë ardhur edhe kjo lagje analistësh e deputetësh, prandaj i ka kapluar frika.

“Ne ndodhemi në një fazë tranzicioni historik, njësoj si të gjitha fazat e historisë, vetëm se kjo është më e theksuar se të tjerat për shkak të zhvendosjes së pushtetit. Në kohë të tilla si këto që po jetojmë aktualisht, trazirat janë gjithmonë prezente. Por për t’u orientuar, duhet të kuptojmë se ku jemi dhe çfarë po ndodh realisht. Sa më shumë që e gënjejmë veten se disa gjëra mund të shmangen, aq më shumë përfundojmë të jemi peng i frikës”- shprehet Graziano.

Në Republikën tonë, që pas shpalljes së pavarësisë (17 shkurt 2008), po provohej të promovohej rendi i demokracisë liberale. Për fat të keq, ata që kishin uzurpuar Republikën, e kishin shndërruar atë në peng personal për 20 vjet rresht, prandaj demokracia nuk kishte si të mos rrëshqiste drejt iliberalizmit (neofashizmit), ku pasuria është përqendruar në duart e pak njerëzve.
Prandaj klasa politike, olhokratët, oligarkët dhe sejmenët e tyre janë shqetësuar keq; prandaj ata po bëjnë çmos që ta pengojnë intencën progresive të kësaj qeverie për ta rikthyer Republikën në Shtet normal, Shtet të së drejtës…

Krejt ky teatër absurd, me përmasa tragjiko-komike, po ndodhë në kohën kur bota po ecën me shpejtësi marramendëse drejt një periudhe të re të ndërgjegjes njerëzore, krejt njejtë si dikur kur brezat e iluminizmit po kalonin nga feja tek arsyeja. Ndërkaq sot një armatë e tërë e teknologëve po na dëshmojnë për lidhjen e arsyes me intelegjencien artificiale.

Në këtë rrafsh implikimet me karakter gjeoekonomik e gjeopolitik në raport me ndikimin e intelegjencies artificiale, janë tepër të qarta. Këtë fakt ca “studentë të dobët të juridiukt”, e ca aktorë e aktore të dobëta të teatrit tonë absurd të politikës, të veshur me petkun e deputetëve, nuk e akceptojnë dot, meqë për nga mendësia i përkasin de fakto epokës feudale.

Larg kësaj kakofonie të injorancës, është detyrë e klasës sonë të përgjegjshme politike, që të krijojë ekipe pune, të kthejë trurin nga jashtë e të hartojë vizione reale, që ta funksionalizojmë shpejt Republikën dhe të ecim edhe më shpejt drejt arritjes së bashkëjetesës sonë kombëtare, rrumbullaksimit të procesit të ndërtimit të shtetit-komb.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu