ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Azemi, Bislimi, Hajdini dhe Hashimi !

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Libri ”E vërteta për FARK-un”, Kolonel Agim Mehmeti

Sinan Kastrati, Suedi

  • Azemi e  Bislimi, … Hajdini e Hashimi. 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Hipokritët, moisi golemat, esat pashat e haxhi qamilat e kohës sonë, bashkëpuntorët e Hashim Thaçit

Për Rilindasit shqiptarë, ”Balta” ishte “më e ëmbël se mjalta”, kurse për sejmenët e Hashimit, ”M…” ishte “më i ëmbël se mjalti!” . 

25 maj -21 Sot është 25 Maj, ish ditëlindja e ish pesidentit jugosllav, Josip Broz Tito, kyetar i RSFJ-së, i KQ të LKJ-së dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të ish APJ-së. 

Sa mirë më erdhi që rastësisht qëlloi kjo datë e unë po flas për Azem Sylën dhe Bislim Zyrapi, edhe këta, si dy ish ”komandantë të ish UÇK-së” 

Hashimi i ofroj pran vetës edhe Bislimin (Zyrapi), edhe Gjergj Dedajn, edhe gazetarin e rrejshëm Veli Bytyqin, edhe Imer Imerin, edhe Cen Deskun, e … sa e sa të tjerë. Që “ta këshillonin!”, që do të thotë ta mbyllnin gojën e të mos flisnin më asnjë fjalë rrugëve, studiove apo tek agjencitë e huaja të spiunazhit kundër tij. Të gjithë këta i kishte shkallmua me dajak dhe në vend të ushqimit, i kishte detyrua që ta hanë, (njërin nga ta, Gjergj Dedajn), ”ate që e kishin bâ vetë- mutin!”. 

Sinqerisht pata mendua para disa viteve që të shkruaj një mini fjalor enciklopedik për ”komandantët” e ushtrisë ”çlirimtare” të Kosovës, – ”krahun e luftës” por edhe kjo ide, mbet vetëm në mendjen time, ama unë e fillova i pari, dhe fola për disa emrat e të cilëve nisin me shkronjën ”A”; për Adem Demaçin e Azem Sylën, më shkronjën ”B”, për Bardhyl Mahmutn, Bedri Islamin e Bislim Zyrapin, për ”komandant Remin” e për Rexhep Selimin, si dhe për Rexhep Qosjen …. (me shkronjën ”R”), që gjithashtu kanë merita, sepse, ishin edhe të burgosur, pra e kanë një një bagazh ”meritash”

Me të vërtetë si është e mundur që ”lpk-istët” në krye të saj vunë njeriun e ”tokës”, Azem Sylën 1*)? 

Azemi fillon me shkronjën ”A”, ndoshta ky ishte qëllimi që kishin fallangat e llumit komunist, që të fillohet nga e para, pra nga ”shkronja A”.

“Toka është e bukur. Ajo pjell gjithmonë , ku një herë në vit e ku dy herë. Pjell bukën që të mban në këmbë , pjell rrushin që t’i lëkund këmbët. Ajo është plot me plantacione të begata. Po pak plantacione të begata ka gruaja? Kodra, lugina, lule…  

Edhe gruaja të deh e t’i lëkund këmbët. Lind si toka. Toka dhe gruaja kërkojnë mbrojtje ndaj pushtuesit. Prandaj unë them në një poemë : ”Për gruan dhe tokën lë kokën” (D. Agolli. / KultPlus.com

Agim Mehmeti ”E vërteta për FARK-un”, fq. 12

Dhe vërtetë Azemi e ka dashur tokën sikur Agolli që e deshi tokën e gruan, parmendën e pllugun, rakinë e fortë, specin e djegstë, duhanin e Meshgoranit … Këto Azemi nuk i ka dashur por gratë e modelet ruse, ukrainase, rumune, po dhe është ”frymëzuar”, dmth ka marrë frymë nga toka, nga fllagu i tokës dhe luftoi e u burgos për tokën, Azemi. U mbajt, u ngrit dhe u ul duke u ”mbështetur e mbajtur për tokë”.

Azemi edhe Graqanicën deshi të ia ”bashkoj”, ”Zonës” së Drenicës, por e bëri të mëvehtësishme si komunë “serbe”, ia la Serbisë të bëjë çka të dojë me Laplasellë e Graqanicë.

Nuk e di a janë falenderuese popullsia serbe për ndihmën që ua bëri Azemi, por politikanët serbë, në Kosovë e Begrad me siguri që janë tejet mirënjohës.

Po aty, fq. 9

Nuk e kisha ndërmend të zgjatem për Azem Sylën e Agollin, mirëpo Azemi e Agolli kanë ”ngjashmëri”, prandaj edhe i krahasova, janë sikur ”binjakët”.

Emri i Azemit sikur ka fillua të harrohet, disi ka mbetur në hije, tash kur u burgosën Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e … Kadri Veseli dhe thash, së paku, ta kujtoj me disa ”vargje” , rreshta apo prozë poetike, por nuk i skëndova ndonjë ”tingëllimë”, ”sonet” e as ”akrostik”. Do ta bëjë më vonë.

E meriton ”Daja” mos ta harrojmë për gajretin (durimin) që bëri sa ishte në Dyz 2*), kur ”EULEX-i e çon Azem Sylën në burgun e Dyzit (Video)”, Lajmi Net, 30 Prill 2016 

https://lajmi.net/eulex-i-e-con-azem-sylen-ne-burgun-e-dyzit-video/

I dyti, hiç më pakë i rëndësishëm ishte Bislim Zyrapi. ”Gjeneral!” ? 

Pas shkronjës ”A”, vjen me radhë, shkronja ”B”, ”Bislimi”, ”Besa”, ”Buka”, e sa e sa fjalë të tjera. Lexusi sigurisht e merr vesh se çka po dua me thënë, ka shumë fjalë që fillojnë me shkronjën ”B”. …

Për Bislim Zyrapin janë thënë e vazhdojnë të tregohen rrëfime të panumërta e fantastike, sa që As Aziz Nesin me magarin apo magaricën nuk e ka kujtua më mirë Nastradin Hoxhën me barcoleta e anekdota, nëpër rrugët e Stambollit, po pse mos ta kujtojmë edhe ne ”kolonelin” tonë Bislim Zyrapin?

Bislim Zyrapi ishte spiun i UDB-së Jugosllave, sipas dëshmive zyrtare dhe të kohës, pra ai ishte spiun në ish APJ. 

Ka me dhjetëra dëshmi të pakentestueshme se ai shte spiun i UDB-së qysh kur ishte kadet i Shkollës së Mesme Ushtarake. Sa e di unë, ai nuk ka krye Akademi Ushtarake (Fakultet) por vetëm një shkollë të mesme që i ka mjaftua që ta ”udhëheq ushtrinë e Hashimit”.

Bislimi asnjëherë nuk e pa të arsyeshme që të del publikisht e të tregoj a janë të vërteta ato që shkruhen apo janë gënjeshta?

Pse nuk e çeli gojën Bislim Zyrapi, së pakut sikur Gjergj Dedaj, që thoshte herë me ka rreh Hashimi, herë nuk më ka rreh!

Bislim Zyrapin, më së miri i paraqet, ashtu si ishte Kolonel Agim Mehmeti, tashmë i ndjerë, në librin e tij: ”E vërteta për FARK-un” , që e kishte pasur Bislim Zyrapin kadet (nxënës në Akademinë” Ushtarake.

“…Mē 7 shkurt 1989, nē mēngjes, gjatē revistēs ushtarake qē u bēhej kadetēve, nē pistēn e kazermēs, e vērejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili nē cilēsinē e dēshmitarit kishte dēshmuar rrejshēm pēr mua dhe … si “dhuratē” pēr atē dēshmi dhe bashkēpunim me organet e UDB-sē dhe tē sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa tē tjerē, i kishin regjistruar nē akademinē njēvjeçare!… ” Fatkeqēsisht, thot auori, disa nga kēta persona sot gjenden nē vende tē rēndēsishme tē pushtetit aktual tē Kosovēs, sigurisht, me frikē, por tē kujdesshēm qē tē mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fēlliqur!’ (“E vërteta për FARK-un”, fq. 12.). 

“Zbulohen të tjera detaje për Bislim Zyrapin: Ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit tregon se si Zyrapi kishte bashkëpunuar me organet ushtarake të Serbisë” 17/08/2019 

http://transferimet.net/zbulohen-te-tjera-detaje-tronditese-per-bislim-zyrapin-ish-shefi-i-kabinetit-te-ahmet-krasniqit-tregon-se-si-zyrapi-kishte-bashkepunuar-me-organet-ushtarake-te-serbise/ 

Po për Bislimin flasin edhe krahu tjetër, ai ”i luftës”: 

Ja se çka thotë Ibrahim Kelmendi:

2.4.3. Koloneli Bislim Zyrapi  

“Kolonelin Zyrapi e pata cituar më lart, për dëshmi të rreme, e cila është „zyrtarizuar“ në Aktgjykimin e Ramush Haradinajt të Gjykatës „Ndërkombëtare“ , në Hagë, më 29.11.2012. Edhe njëherë uroj të mos e ketë bërë dëshminë nën betim, meqë dëshmitë e rreme, nën betim, janë vepër penale.

Vojni Sud u Sarajevu I k broj 20/87. 27 marta 1987 godine / Gjyqi Ushtarak në Sarajevë I k numër 20/87.më 27 mars 1987.

Koloneli Bislim Zyrapi duhet të ketë hy në Kosovë rreth mesit të majit 1998. Nga 9 marsi 1998 deri kur ka hyrë në Kosovë, ai ka qëndruan në Tiranë, si edhe ushtarakët e tjerë, në pritje të sistemimit nga shtabi (inekzistent) i UÇK-së. Në fakt, Xhavit Haliti dhe Azem Syla e sabotonin hyrjen e oficerëve në Koso­vë, sepse trembeshin që do ua „grabisnin ”UÇK-në.

Koloneli Bislim Zyrapi duhet ta ketë filluar grupimin e kuadrove, qysh kur ka hy në Kosovë, për ta bërë një shtab, që do ta koordinonte komandimin qëndror. E kam me të dëgjuar që „Drejtori“, Gjarpni/Hashim Thaçi/ e kishte rrahur kolonelin Zyrapin, në mënyrë që ky i fundit ta kuptonte se nuk ishte komandant edhe i Gjarpnit. Ishte e kundërta: „Drejtori“ Thaçi ishte kryekomandant, edhe i Kolonelit Zyrapit. [Për të mos e rrëfyer atë krim, Gjarpi duhet ta ketë angazhuar këshilltar në Presidencë Kolonelin Zyrapi, siç ka vepruar edhe me të tjerë, për t’i heshtur, duke i blerë me para, tituj e poste, si rasti me Gjergj Dedajn, tani ambasador i Kosovës në Makedoni.]” 

Ibrahim Kelmendi: “Dëshmi e vetë-vullnetshme, publike, për ZPS-në e Republikës së Kosovës [dërguar ZPS-së përmes e-mailit zyrtar.]” Revista Drini, 2 Dhjetor 2020 

https://www.botasot.info/politika-lajme/1591357/lajm-i-keq-per-haradinajn-kryeministrit-kurti-i-vjen-thirrja-te-beje-padi-ndaj-tij-ndash-kjo-eshte-arsyeja/ 

Edhe unë pata shkruar disa herë për Bislim Zyrapin:

BUKËPËRMBYESIT E BASTARDËT E “LUFTËS” E TË “LIRISË” SË KOSOVËS  

https://www.ballikombetar.info/bukepermbyesit-e-bastardet-e-luftes-e-te-lirise-se-kosoves/

Azem Syla, Komandanti “Boss” i tokave | Shekulli Agencyhttps://shekulliagency.com › aze…·

Me Donika Gërvallën janë e drejta, patriotizmi, Republika dhe Historia · Rrëfimi i … Azem Syla, Komandanti “Boss” i tokave. syla-6655 Ish-komandanti i Shtabit të … Syla vetë i 51-ti, dje ka qenë në “target” të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, …

”AZEM E HYSNI SYLA DHE VËLLAI I REMIT ZHVATEN PASURINË E MILIONERIT NGA PRISHTINA”, VEHBI KAJTAZI. Insajderi, 5 vite më parë 

https://insajderi.com/hulumtime/kercenimet-dhe-shantazhet-e-azem-dhe-hysni-syles-dhe-fajdete-e-vellait-te-remit-falimentuan-milionerin-prishtinas/ 

“Thaçi dhe Veseli nuk e lënë në lloç Azem Sylën” 5 years më parë, Klan Kosova 

https://klankosova.tv/thaci-dhe-veseli-nuk-e-lene-ne-lloc-azem-sylen/ 

Rasti “Toka”, prokurori thotë se grupi i Azem Sylës ka korruptuar zyrtarë të gjykatave dhe të zyrave kadastrale, mbrojtja e kundërshton aktakuzën 

https://betimiperdrejtesi.com/rasti-toka-prokurori-thote-se-grupi-i-azem-syles-ka-korruptuar-zyrtare-te-gjykatave-dhe-te-zyrave-kadastrale-mbrojtja-e-kundershton-aktakuzen/ 

Bislim Zyrapi është emëruar këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi 22:16 | 25 Dhjetor, 2016

https://portalionline.com/bislim-zyrapi-eshte-emeruar-keshilltar-i-presidentit-hashim-thaci/

Thaçi Dekoron Bislim Zyrapin, Dorentina Kastrati 02.3.2018 – 10:28

https://kallxo.com/shkurt/thaci-dekoron-bislim-zyrapin/

‘Edhe unë jam kriminel i luftës!’, Artan Behrami

 https://www.epokaere.com/edhe-une-jam-kriminel-i-luftes/

P. S. Nuk di a i ka dekorua Hashimi: Gjergj Dedajn, Veli Bytyqin e Imer Imerin .  

……. 

1*) Azem Syla ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U lind më 5 prill 1951 në Kishnarekë të Drenasit, Kosovë. Është i martuar. Ka qenë i burgosur politik. Syla doktoroi në shkencat politike në “Leibniz University”, Santa Fe, New Mexico më 20 prill 2006. Syla ka shërbyer edhe si ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Njeh gjuhët boshnjake, serbe dhe gjermane. Stub biografi.png Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.

2*) Burgu i Sigurisë së Lartë 

Burgu i Sigurisë së Lartë gjendët në fshatin Gërdovc të Komunës së Podujevës, përkatësisht 25 kilometër nga qyteti i Prishtinës është ndërtuar në vitin 2013, kurse në maj të vitit 2014 ka filluar me pranimet e para të dënuarve me rrezikshmëri të lartë. Burgu i Sigurisë së Lartë është ndërtuar në bashkëfinancim të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Historik i Shkurtër

Burgu i Sigurisë së Lartë është institucion i nivelit të lartë të sigurisë, më standarde Evropiane, është i shtrirë në një hapësire prei 11 hektarësh i përbërë nga sektorë të ndryshëm, ku pjesa e jashtme përbëhet nga objektet e Administratës, kurse në pjesën e brendshme janë te vendosur 3 Pavijone objekti i Vizitave, Stacionari Kuzhina, Lavanteria, Punëtoritë etj. Kapaciteti është 390 shtretër ku secili i dënuar është i vendosur veç në një dhomë ku një dhome ka një hapësirë rreth 9 metër katrorë

Përkujdesja Mjekësore

Njësia shëndetësore e Burgut te Sigurisë së Lartë funksionon në kuadër të Departamentit Shëndetësore te Burgjeve pranë Ministrisë se Shëndetësisë (DSHB/MSH). Në kuadër të kësaj njësie shëndetësore e cila gjendet brenda Burgut ofrohen shërbime mjekësore 24/7. Në kuadër të kësaj njësie punojnë 2 mjekë të përgjithshëm, psikiatri, stomatologu dhe psikologu. Gjithashtu, ofrohen shërbime konsultative nga specialist të ndryshëm sipas nevojës, këtu përfshihen konsultat, si për: Kardiologji, Kirurgji, etj. Ne çdo kontekst, qëllimi i kujdesit shëndetësore në BSL është i njëjte sikurse ai jashtë Burgut. (Marrë nga Faqja zyrtre e Shërbimit Korrektues të Kosovës)

Vazhdon…, me Hashim Thaçin e Hajdin Abazin 

Malmö, 25 maj 2021 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu