ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Babëzinjt dhe rituali i tyre i kryqëzimit!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Dardania e katandisur me ata lypsar e bythgrisur të ish politikanëve:
“Duhet me ule kokën e bishtin dhe me i lanë serbët me votue në Kosovë!”
Çirret kori i babëzinjve. Me rrufjanët tanë, na polli belaja..! Analista e politikanë, që vetëm ngjiren duke ulëritur me marrshin e “zagarëve në emër të Serbisë”… Ju arrestuatë Lirinë e Kombit! Po vallë kush i solli! Dhe, kjo rracë e babëzinjve nuk e dimë se nga dolën në politik?
Në këtë stad, shumë lexues mund të ngrenë pyetjen: “Vallë, a nuk është sadizmi politik i rexhimeve të vjetra, ashtu siç e kemi përshkruar këtu, i njejtë me etjen për pushtet?”
Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është se, ndonëse format më shkatërrimtare të sadizmit, ku qëllimi është shkatërimi i pushtetit të zgjedhur nga sovrani, janë të njejta me etjen për pushtet, gjithsesi kjo e fundit përbënë shprehjen më kuptimplotë të etjes për pushtet. Problemi ka marrë një domëthënie të shtuar në kohën e sotme në media e në parlamentë.
Kuptohet, jo vetëm të gjorët, që skanë çfar të thonë, por edhe mbretërit, kur flutorojnë nga koka e mend të shkreta. Do të duhej një vetëdije më e lartë e kombit, pikërisht ajo duhet të dilte përpara manipulimeve politike e fetare për këtë çështje për qëllime të Serbisë. Te këta njerëz qëndrojnë diçka më pak se 30% mesatarja e zgjuarsisë. Prandaj, ne kemi nevojë që shteti një ditë duhet t’i shfuqizojë këto masa gjysmake dhe të bëjë ndalimin e këtyre analistëve e deputetëve të mirren më analiza e me politikë.
Sa më shumë që nuk i dëgjojmë, heshtja e tyre na tmerronë… Imazhe të forta të trupave përpëlitës ju erdhën në mendje… dhe pezull mbi pushtet, maska e murtajes, ky simbol ishte i njohur për ne ndër vite. Ndëshkimi i kombit mund të menjanohet vetëm nga stuhia e pasioneve të zjarrta vullkanike, por vetëm të apasionurit e qeverisë mund ta ushtrojnë udhëheqësit fuqinë e fjalës që, ashtu si ndonjë çekanë, mund të hapë dyertë për të zemrat e popullit.
E kuptuam poshtërsinë e kësaj teknike të opozitarëve me anën e së cilës lëvizja e Buzhalës, Limës, Mustafës e Lytes zhvillonin një fushatë “terrorizmi mendor” ndaj popullit dhe pushtetit, të cilët nuk ishin të pajisur as moralisht e as shpirtërisht për t’u bërë ballë këtyre sulmeve nga Serbia, deri sa nervat e tyre është të parit nga Serbia t’i hapin rrugë me shpresën se kështu do të mund të jetonin në paqe me Serbinë. Por shpresat e tyre kanë dalë gjithmonë të kota dhe “antishqiptare”.
Për tmerret që pamë ne media, populli s’mund të heshtë. Sepse, për të madhin paradoks të këtij mileti, pikërisht atje, në ato media, gjërat bëhen befas më të qarta dhe antishqiptare dhe “proserbe”. Dhe këta na kujtojnë “se serbët janë autoktonë në vendin e tyre”.
Çmitizuesit e kombit shqiptar, pa hequr dorë krejtësisht, por, edhe pa shpresuar fort te puna e prejardhjes së shqiptarëve, u vunë në kërkim burimesh të panjohura e të tjera për dënimin e kombit shqiptar.
Një gjah i tillë është i njohur që nga dy deceniet e fundit. Dardania është plot me deputetë të ndotur, që, për një ndërlikim rrethanash, ftojnë kolonizatorët e beogradit të mbajnë zgjedhje në Dardani duke fituar kurora befasuese në halete e mediave të Serbisë e që janë gati, të paguar prej kujdo, t’i turren gjithkujt në çdo vend.
Eposi i vogël i opozitës shqiptare, ndonëse i paktë e i zbehtë, janë të pamëshirshëm ndajë të gjithë pushtetarëve të pozitës: shqiptar ministra, qofshin a deputetë në parlamentë. Ata u nisën me ëndërren e Vuçiçit, ky dyesia, siç u përmend më lart zgjedhje duhet të mbahen në Dardani. Ëndrra ka kumt të rëndë për shtetin tonë – të mbahen zgjedhjet apo të nisen për në Beligrad? Jo më pak në mëdyshje Janë kryezotët e partive opozitare dhe të mediave. Natën ata shohin ëndrra të këqija gjithashtu. Ditën, mendohen si ti realizojnë zgjedhjet në Mitrovicë. Kaq mjafton që në trurin e tyre të vihen në lëvizje një mekanizëm i vjetër. Po këtë herë trajtë rapsodike. Në trajtë të një thënieje të moçme:
“Kanë zakone politikash të vjetëra e të korruptuara!!!”
Duke pasur parasysh se deputetët opozitar të ish regjimeve nisnin ta pëlqenin këtë reformë debatesh të luftës “revulucionare” në Parlament dhe në kuvendet provinciale, gradualisht nuk pranonin që zgjedhjet duhet të mbahen në Dardani. Këta opozitar të egër nuk e donin vallen e kryeministrit, pikërisht për këto zgjedhje. Nuk është e vështirë të mos e marrësh parasysh morinë e provave që mbështesinë këto opinione të politikanëve opozitar të “Dr”. Limes, Lytfi Hazirit, akademikut – diferencuesi i viteve 1981 Isa Mustafës dhe ulësit të kokes dhe të bishtit Berat Buzhalës e shumë të tjerëve. Këta Frojdian në asnjë rast nuk pranuan ndonjë sygjerim me peshë nga qeveria. Ose duhet të ishin kryekëput në një mendje me teorinë e Vuçiçit.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu