ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Balancim i (pa) pritur i pushtetit lokal!

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale apo Balotazhit, nëse i analizojmë rezultatet e partive veq e veq, atëherë kemi të bëjmë me balancim të forcave politike, gjegjësisht rikthim të partive tradicionale në nivelet e mëparshme; PDK i fitoj 9 komuna, LDK 7, AAK 5, NISMA e cila kësaj radhe nuk arriti t’i kalojë kufijtë e Malishevës, kurse befasia qëndron tek LVV-ja, e cila i fitoj vetëm katër komuna!

Edhe pse kjo është një ngritje e lehtë e LVV-së në nivelin lokal, krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi debakël të vërtetë zgjedhor duke u përgjysmuar në votë dhe ulur në kredibilitetin qytetarë!

Kjo LVV-së i erdhi nga disa faktorë, por më së shumti nga mungesa e përvojës politike, ndjenjes së superioritetit ndaj të tjerëve dhe krenarisë së tepruar të liderit partiak, Albin Kurti i cili me një betejë të fituar, mendoj se e fitoj edhe “luftën”!

Ashtu sikurse edhe pritej, në Balotazhin si isntrument “demokratik” për përmbysjen e rezultateve ndodhi përmbysja e rezultatit në disa komuna. Kjo erdhi, jo si rezultat i vullnetit të qyetarëve, por si produkt i pazareve mes forcave politike!

Zakonisht pazaret mes forcave politike shkojnë në dobi të kandidatëve të komunave të mëdha, për çka viktima bien kandidatët e komunave të vogla të cilët nuk mbështeten sa duhet nga liderët partiakë dhe lihen në mëshirën e fatit!

Balancimi i (pa) pritur i pushtetit lokal e shtron nevojën e verifikimit të shpejtë të pushtetit qendror!

Pasi një parti politike që qeverisë me pushtetin qendror nuk mund të ndjehet komode në pushtet me vetëm katër komuna të fituara, dy prej të cilave komuna të vogla dhe të papërfillshme për një parti namëmadhe!

Për dallim nga zgjedhjet paraprake komunale të vitit 2017, kësaj radhe ndodhi mrekullia e pranimit të shpejt të rezultatit dhe urimi i kandidatëve fitues nga kandidatët humbës të zgjedhjeve. Por e njëjta gjë nuk ndodhi edhe me militantët partiak, të cilët me vështirësi i urojnë rivalët politik!

Sidoqë të jetë, mbetet në dorën e qytetetarëve që të bëhen gardian të pushteteve komunale. Qytetarët nuk kanë nevojë t’i mbështesin më shumë se kaq dhe as t’i ledhatojnë kryetarët komunal, por t’i mbajnë ata për fjale për secilin premtim të dhënë elektoral.

Vetëm kështu do ta avancojnë ndryshimin e mëtutjeshëm në komunat e tyre dhe do t’i bëjnë të jenë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme qeverisjet komunale.

Na mbetët të shpresojmë se, në të ardhmen e afërt ligjvënësit kosovarë në Parlamentin e Kosovës do ta inicojnë ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, gjegjësisht amandamentimin e një ligji të veçantë që e largon instrumentin “demokratik” apo Balotazhin, me çka do të  pamundësoheshin pazaret politike dhe përmbysjet e rezultateve.

Përveq kësaj, heqja e Balotazhit do ta bënte më interesante dhe më të fortë garën në zgjedhjet komunale si dhe do ta eliminonte koston shtesë të buxhetit të shtetit për zgjedhjet komunale!

Në fund, i urojë nga zemra të gjithë kryetarët e rinjë të sapozgjedhur, duke filluar nga komuna më e madhe e deri tek më e vogla në Republikën e Kosovës. Suksese kryetarëve në përbushjen e premtimeve elektorale. I përgëzojë qytetarët e Kosovës për pjekurinë e lartë të shprehjes së vullnetit politik përmes votës së lirë dhe demokratike.

Me 15.11.2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu