ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Ballkani perendimor dhe taktikat e dështuara të Brukselit

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Prof. Dr Sadri Ramabaja  

Taktikat e aplikuara të BE-së në Evropën Juglindore të shoqëruara me zvarritjen e procesit integrues, pritet ta dobësojnë kampin progresiv gjithandej në këtë rajon. Përfitues në këtë rast janë forcat neofashiste dhe proruse. Natyrisht edhe Rusia.

Në Maqedonin Veriore dhe në Kosovë tetori dhe pjesa e parë e nëntorit vajtën në shenjë të fushatës zgjedhore për pushtetin lokal. Më 31 tetor në Maqedonin Veriore u përmbyll raundi i balutazhit, ndërkaq në Kosovë pritet të mbyllet këtë të diel (14 nëntor). Me të marrë informacionet e para për debaklin politik që pësoi LSDM-ja,  Zoran Zaev krejt pa pritur, bëri publik aktin e dorëheqjes së tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe nga pozita e kryetarit të partisë socialdemokrate (LSDM).

Rasti i parë kur LSDM-ja pësoi rënie në zgjedhje ishin zgjedhjet që pasuan marrëveshjen e Prespës (me Greqinë), që ndërlidhej me emrin e  Shtetit dhe procesin e integrimit në BE. Ndërkohë zavarritja e procesit integrues tashmë ka si emrues Bullgarinë dhe vet identitetin e popullit maqedonas.   Fiaskoja zgjedhore e 31 tetorit për pushtetin lokal ndërlidhet tashmë drejtpërdrejt me bllokimin e procesit për integrim në BE dhe kthimin e mundshëm të Maqedonisë së Veriut në zonë të interesit serbo-rus.

Por cilat janë motivet reale pse një kryeministër e lidh fatin e tij politik me rezultatin e zgjedhjeve lokale – më saktësisht me zgjedhjen e kryetarit të kryeqytetit – Shkupit?

Maqedonia Veriore nuk mbijeton duke i defaktorizuar shqiptarët

Argumenti i prdorur për dorëheqje, duket se është jo bindës, tepër formal. Por, tërheqja e dorëheqjes dhe cirku i opozitës për t’mbledhur një shumicë për votimin e mocionit për shkarkimin e kryeministrit më 11 nëntor, shënon prologun e zhvillimeve të reja politike në Maqedonin Veriore. Çështje të hapura mbeten skenarët e përbashkët të VMRO-së dhe LSDM-së që duan të realizojnë idenë për faktorizimin e shtetit pa shqiptaët, që në fakt do të ishte fillimi i fundit të Maqedonisë Veriore.

Zgjedhjet lokale, respektivisht humbja që pësoi LSDM-ja, janë vetëm motiv sipërfaqësor i kësaj dorëheqjeje.

Zajevi kishte krijuar një figurë të një politikani progresiv, kur kishte arritur tok me homologun e tij grek Alexis Tsipras, në një përfundim logjik se zgjidhja e mosmarrëveshjes rreth emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut (2019) ishte në përputhje me realitetin historik e  gjeografik, që garanton perspektivë egzistencës së shtetit.

Por edhe tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, e cila hodhi bazat për normalizimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, qeveria e Zaev-it nuk po korrte frytet e pritshme që do ta shpienin këtë Republikë të Europës Juglindore në bllokun e familjes së gjerë europiane.

Ka kohë që procesi për një integrim të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut, tok me Shqipërinë në paket, është bllokuar nga Bullgaria dhe gjasat që të kemi zhbllokim në një të ardhme të afërt janë tepër të vogla.

Ndërkohë Zaevi bëri lëvizjen tjetër taktizuese si përgjegje ndaj këtsaj bllokade: ju bashkua iniciativës serbo-ruse me emrin “Ballkani i hapur”, duke tërhequr prapa edhe homologun e tij shqiptar Edi Rama!
Lëvizja e Zaevit, duke ofruar tashmë dorëheqjen, si edhe ajo e Ramës për të luajtur rolin e të zemruarit me diplomacinë europiane, është produkt i diplomacisë proruse europiane që ka kohë që është përcaktuar për ta shpërblyer Serbinë dhe Bullgarinë për rolin që kanë  në përafrimin e BE-së me Rusinë.

Me bllokimin e procesit të anëtarësimit në BE, qeveria e Zaevit ishte e pritshme të humbas mbështetjen edhe të socialdemokratëve më të bindur. Ndërkaq Qeveria Rama përveç se nuk kishte opozitë të mirëfilltë që do të dinte ta shfrytëzonte këtë moment, ajo ia arriti që bllokimin e procesit inegrues ta shes para opinionit si “dëm kolerateral” që ia shkkatoi Bullgaria për shkak të kontekstit me Maqedonin Veriore, ndërkaq projektin “Open Ballkan” ta shes në opinion si një lloj “deriçke” për ecje drejt BE-së!

Lëvizja politike e Zaev-it pas 31 tetorit e natyrës një hap para – dy prapa, duhet të shihet përfundimisht si produkt i taktikave të dështuara dhe vonesës së theksuar të Brukselit, të ndërlidhura fort edhe me projektin “Ballkani I hapur”. Këto taktika tashmë kanë paralizuar tërësisht politikat për zgjerim të BE-së në Europën Juglindore, duke i krijuar terren të përshtatshëm veprimi Rusisë.

Dështimi i radhës i diplomacisë perendimore

Dekada e zgjerimit e rritës së Europës (1991-2001) e kishte larguar Brukselin nga realiteti i trishtë ku po e shpente Beogradi Europën Juglindore. Përderisa interesat gjeopolitike të Perendimit ishin përqëndruar drejt përmbylljes së procesit të “rrethimit demokratik” të Rusisë, Serbia kishte shfryëtzuar segmentet e njohura të dipomacinë europiane me orjentim proserb për realizimin e agjendës së saj të shek. 19-të. Flakët e luftës kishin përlarë Kroacinë e Bosnjën dhe në fund zemrimi serb ishte  shkarkuar edhe në Kosovë. Beogrdi , me gjithë ndëshkimin që mori nga NATO, ia kishte dalë të krojoi Republikën Serbska si entitet shtetëror sui generis, që do ta shfrytëzojë ndërkohë, kur diplomacia perendimore nanuriset në iluzionin e  rremë të paqes që trumbeton Vuçiqi përmes projektit “Ballkani i hapur”.

Bashkimi Europian sërish ka rrezik të dështoi të ndalë flakët e luftës, që mund ta përfshijnë para së gjithash Bosnjën, meqë premtimi për një perspektivë europiane, është bërë i pabesueshëm. Tashmë Brukseli nuk bën as premtime për një përspektivë europiane të shpejtë të rajonit, duke gjetur pretekst për t’shtyrë vazhdimisht negociatat zyrtare.

Dështimi i diplomacisë perendimore për t’ndrhyrë me kohë në procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë (1991), i kushtoi me jetë 130,000 qytetarëve të ish Jugosllavisë, mbi 60.000 grave (40.000 në Bosnjë e mbi 20.000 në Kosovë) që ju nënshtruan dhunimeve seksuale nga më makabret, ndëraq miliona qytetarëve tjerë që do të shtrëngoheshin të zhvendosen dhe të bëjnë jetën e refugjatit…
Vetëm sulmet ajrore të NATO-s do t’ia arrijnë ta ndalin soldateskën serbe dhe të impononë kufijtë e rinj, duke krijuar kështu shtatë entitete politike si trashëgimtare reale të ish Jugosllavisë. Për gadi tri dekada të gjitha janë në pritje për aderim në BE.

Pas shkëputjes së Sllovenisë dhe Kroacisë nga kjo trashëgimi dhe akomodimit të tyre në strukturat euroatlantike, janë katër ish-republikat e Federatës Jugosllave (Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia Veriore) tok me Kosovën dhe Republikën e Shqipërisë që tashmë përfshihen në të ashtuquajturin Ballkan Perendimor – që nuk janë anëtarë të BE-së dhe që po ju shtyhet aderimi për në kalendrat greke. Në këtë kuadër, përfshirja e dy ish republikave më të vogla jugosllave – Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi, në gjirin e Aleancës Ushtarake Verioatlantike (NATO) e bën Ballkanin Perendimor tutje tejet heterogjen, ndërkaq dështimin e radhës të diplomacisë perendimore, disi të prgramuar.

“Perspektiva e BE-së”

Togfjalëshi “Perspektiva e BE-së” është fraza më e preferuar e politikanëve perëndimorë që ata lakojnë gjatë takimeve kudo kur zbarkojnë në këtë pjesë të kontinentit të vjetër. Por ky togfjalësh tashmë ka pushuar të ndjellë entuziazëm e besim tek qytatarët e Ballkanit Perendimor, madje ajo tingëllon cinike.
Gjithnjë e më shumë, sidomos në Serbi, në Maqedonin Veriore dhe Bosnjë po etablohen forca politike që përspektivën tashmë e shohin në strukturat që ju prinë Rusia. “Perspektiva e BE-së” për Serbinë dhe vendet në rajon sot në fakt do të thotë: Ne pretendojmë se ende duam të anëtarësohemi në BE – dhe ju pretendoni se ende na dëshironi, shkruante kohë më parë Andrej Ivanji, korrespondent i disa nga mediat gjermane nga Belgradi.

Serbia ishte shkaktare e katër luftrave në ish Jugosllavi dhe gjenocidit në Bosnjë e Kosovë që ushtroi brenda dekadës së fundit të shekullit të kaluar.  Ajo sërish fringëllon armët për të ristartuar një luftë të re sërish në dobi të strategjisë për zgjerim të hapësirës jetësore në dëm të boshnjakëve dhe shqiptarëve.  Rrjedhimisht Serbia mbetet faktori vendimtar si për ruajtjen e stabilitetit në rajon, ashtu edhe për rindezjen e flakëve të luftës së re. Duket se me veprimet që po demonstron së fundmi në kufijtë verior të Kosovës dhe ndërkohë në Bosnjë, ajo është prëcaktuar për të dytën – pra për luftë.
Diplomacia perendimore qoftë në prag të ndezjes së luftës në vitet ‘90-ta, qoftë tani, kur hapur Republika Serbska paralajmron shkëputje, Brukseli sikur mbyllë një sy ndaj zhvillimeve politike të brendshme në Serbi, po aq sa edhe kur binin (bien) kambant e luftës!

Kjo sjellje e Brukselit ka pak të bëjë me “perspektivën e BE-së”.

Rikthimi tek realpolitika

Ndërkohë në Bruksel, tek së fundmi, zyrtarisht, ka filluar të vihet në dyshim “perspektiva serbe drejt BE-së”. Në një raport të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në fund të shkurtit, mund të lexojmë një lloj “shqetësimi serioz” për mungesën e “lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias”!  Pa çka se në Parlamentin Serb tashmë nuk ka fare opozitë.
BE-ja me qëndrimin e saj, në tërësi ndaj Ballkanit Perednimor, e në veçanti ndaj forcave progresive, ka prodhuar pakënaqësi të ndjeshme në masa, duke ndikuar në humbjen e besimit ndaj Brukselit, ndërkaq me qëndrimet e tij ai forcon nacionalizmin agresiv serb, pra palët e gabuara. Ky fakt edhe forcat progresive i shtrëngon t’i rikthehen realpolitikës.
Perspektiva e integrimit në BE po humbet gjithnjë e më shumë polin tërheqës që kishte vite më parë, jo sepse reputacioni i Moskës, Pekinit a Ankarasë tingëllon më premtues, por sepse qytetarët gjithnjë e më shumë nuk i besojnë më Brukselit dhe e konsiderojnë BE-në të paarritshme.

Nëse krahas këtyre problemeve konceptuale e strukturore, shtojmë faktin se sistemi i dobët juridik, në masë i kapur nga oligokratët krejt ngjashëm me atë ekonomik e social tek vendet e Ballkanit Perendimor, që janë të papajtueshme me standardin e BE-së, perspektiva e Ballkanit Perendimor drejt BE-së duket më shumë si një përrallë e mirë. Prandaj rikthimi tek idetë për rrumbullaksimin e shtetit-komb duket të jetë pjesë e realpolitikës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu