ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Bardhyl Mahmuti, një profesionist i arrirë në shumë lëmi, fusha dhe sfera

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Bardhyl Mahmuti është shembull më i mirë, se si organizohet dhe menaxhohet puna e palodhshme, dobishme, precize, cilësore, sistemike, metodike, strategike, efikase, profesionale dhe skajshmërisht produktive.
Mirëpo Bardhyli nuk mjaftohet me kaq. Ai punën e tij ia dedikon njerëzve të cilët kanë më së shumti nevojë për përkrahje shpirtërore, ligjore, juridike, politike, psikologjike, leksikografike, pedagogjike, sociologjike, morale dhe etike, respektivisht familjarëve të mbijetuar te viktimave të luftës, të cilët pushtetet e pasluftës i lanë të vetmuar, gjegjësisht në mëshirën e vuajtjeve të tyre të tmerrshme dhe dhimbjeve të tyre të llojllojshme e të pafundme.
Janë të panumërta punimet, elaborimet, persijatjet dhe analizat e zhanreve të ndryshme, të cilat Bardhyli ia ka kushtuar gjenocidit të cilin soldateska famkeqe serbe e ka ushtruar ndaj popullit të pambrojtur dhe pafajshëm të Kosovës.
Kam pasur fatin që t’i shfletoj dhe lexoj disa libra të tij dhe gjëja më interesante që më ka rënë vazhdimisht në sy, ka qenë formulimi i tij i rrjedhshëm, i përpiktë, i saktë, dendësisht dhe rrënjësisht i argumentuar, si dhe shkencërisht i fundamentuar..
Në anën tjetër më ka befasuar për të mirë edhe prirja e tij artistike dhe stilistike, e cila madje edhe fantazinë e lirë nuk ia nënshtron hamendësisë kaotike, por rrjedhojës logjike, metodike dhe sistemike të ngjarjeve, të cilat e kishin si epilog, tragjedinë e planifikuar serbe ndaj nesh, të cilën e përjetuam të gjithë së bashku dhe secili veç e veç.
Romani i tij “Eskadronet e Vdekjes”, lirisht mund të quhet Kryevepër, sepse përpos që e trajton muldidimensionalisht dhe nga një këndvështrim i posaçëm këtë temë tejet komplekse, ai përmbanë dhe përshkruan edhe qindra fakte reale që dëshmojnë vërtetësi të pamohueshme..
Sepse radhitja kronologjike e ngjarjeve është skajshmërisht e saktë….
E njëjta vlenë edhe për kryepersonazhet, respektivisht për kryeprotagonistet e tragjedive të planifikuara dhe reale.
Dallimi i vetëm vërehet në faktin se këta të fundit në romanin e tij shndërrohen në personazhe artistike, të cilët ia rrëfejnë njeri tjetrit detajisht të vërtetën, respektivisht atë që ka ndodhur realisht në Kosovë.
Prandaj jo rastësisht kryeporsonazhi i romanit të tij është një gazetar i drejtë, moralshëm, ndërgjegjshëm, talentuar, guximshëm, persekutuar dhe parimor serb, përkundrazi.
Bardhyli e ka zgjedhur formën më të mençur të përshkrimit dhe sqarimit të natyrës së aparatit shtetëror serb, duke mos e lënë asnjë detaj në mëshirën e hamendësisë dhe rastësisë.
Sepse ai përmes këndvështrimit të tij të posaçëm i godet njëkohësisht dhe në mënyrën më precize të mundur disa caqe.
Sepse duke e trajtuar këtë temë kaq të ndjeshme dhe dhimbshme nga syri i orkanit, ai e përshkruan figurativisht deri në detajet më të imta shëmtinë e brendshme dhe të jashtme të shoqërisë dhe shtetit serb.
Nga puna e tij e mençur do të përfitonte pafundësisht një shoqëri normale dhe një shtet pa më i konsoliduar.
Apo edhe më saktësisht, sikur të ishim pak më të vetëdijshëm se sa e çmuar, domosdoshme dhe dobishme është puna e tij, ne do të përfitonim pafundësisht të gjithë së bashku dhe secili veç e veç.
Fatkeqësisht kjo s’po ndodh, sepse si duket po na mungon sensi për të vlerësuar vlera të posaçme.
Dhe Bardhyl Mahmuti është pa asnjë mëdyshje një vlerë e posaçme që prodhon vazhdimisht vlera të posaçme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu