ARKIVI:
8 Janar 2025

Bash para dritares ku isha duke fjetë, e ku tjetër, baba nihej tu e thirrë dike: „ Mac, ku jeeee? Hajde ketu…hajdeeeee, ku jeeee…“

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Rudolf Shtajner dhe qasjet e tij edukative e pedagogjike

Rudolf Shtajneri (1861 – 1925) Shkruan: Gëzim Bullaku "Njeriu është i lirë vetëm...

Shpërndaj

Me babain … (Teuta Haxhijaj).
Teuta Haxhijaj, Gjermani
Me duket që mëngjesi ende nuk ishte zdritë mirë apo vetëm dukej kështu se po binte shi, nuk e di, por e di që kisha qenë n‘pikë t‘gjumit, i cili me doli kur e dëgjova zanin e naltë të babës nëpër oborr. Bash para dritares ku isha duke fjetur unë, e ku tjetër, baba nihej tu e thirrë dikë „ Mac, ku jeeee? Hajde ketu…hajdeeeee, ku jeeee…“
E frikësuar se çka ka mujtë me ndodhë n‘këtë mëngjes, se më dukej që ndoshta nuk e kam degju mirë, vrapova me dalë shpejtë n‘oborr me kqyrë çka u bo.
– Babë?! Kon je tu e thirrë?! Ku o nana?- e pyeta me një frymë.
– Fjetun e lash, mirë o edhe mirë ka fjetë- ma ktheu ai tuj kqyrë ndërkohë nër traktor.
– E…a bon me ditë çka po lypë, a kon je tu e lypë, a?
– Macën e vogël. Kerkun s’pe gjojë, u hupë. E kish harru dikush derën çelë, ajo ish dalë përjashta e tutna e kanë hangër qentë.
– Jo bre se nuk e kanë hangër, qitash e gjojmë… qe po veshi diçka e po dal edhe unë me lypë- i thash e shlirume që nana qenka mire e për macën…shnosh.
Nuk na u dashtë edhe gjatë me lypë dhe po e shoh macën tuj dalë nga shkallët e podrumit e me vrap shkoi direkt e te baba. Çfarë gëzimi ne ftyrën e tij.
– Eeee maca e keqe, ku je kanë, a? Ku je kanë… po fliste me të perderisa ajo i sillej kah këmbët.
U gëzova edhe unë se tash mund ta vazhdoja gjumin edhe pak.
Të nesermen pas dreke…
E piu kafen, u vesh, u mbath, e mori shtagen.
– Ku po don me shku, babë?
– Po dal deri n‘Bajë, edhe me ecë pak e edhe me ja ble macës do ushqim se nuk pe han keta qe po ia qesim.
– Macës do ushqim?! Po lodhesh more babë, qe shkojmë na dikush e ia blejmë mbasi s‘po hajka tjeter gjo kjo.
– Jo, shkoj vet se du me ecë.
E shikoj nga mbrapa. Ky burrë me çehre t‘randë që kurrë nuk i ka pëlqy dhe nuk i pelqen me folë dy herë, që është ende shumë i fortë, shumë i kthjellët nga mendja, punon gjithë ditën, ende i kërkojmë të tjerët këshillat e tij… i ishte dorëzu komplet ndjenjes se dashnisë qe kishte për nje macë të vogël e të pambrojtur.❤️Ky qe është i rrethuar me djem e vajza, nipër e mbesa, qe i falin aq shumë kohë, respekt e dashni, e mban në prehën dhe e trajton me aq dashni atë krijesë të vogël.
Ky burrë i cili, kur na ishim të vegjël, thojke duhet me hangër çka t‘qitet n‘sofër, s’ka me thanë këta e ha e këta se ha, tash po i blinte macës ushqim të veçantë, bile tu e kqyrë edhe për çfarë moshe se?
E po shenjat e kijametit ndryshe s‘janë ?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu