Pirro Prifti, Tiranë
(( Fjala e mbatjur ne Takimin `Dialogu Nderfetar` ne Prishtine 21 Mars tek Salla Bogdanovic, Katedralja Katolike `Nene Tereza`))
1.Pas fitores së Demokracisë dhe humbjes së Komunizmit, dolën në pah vlerat reale të moralit fetar, dhe ri-nisi rilindja e fetare në kuadrin e rivendosjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të drejtave fetare të cilat u sanksionuan edhe në paketën kushtetuese të 1993, por dhe më vonë në Kushtetutën e 1998 që e kemi dhe sot.
Të katër Fetë morën statusin e tyre zyrtar dhe filluan të lëpijnë plagët e lëna nga Komunizmi. Një nga dëmet më të mëdha që shkaktoi Komunizmi, ishte lënia e një gjenerate të re ose e ashtuquajtura `krijimi i njeriut të ri ateist`. Ky `njeri i ri` që nuk besonte në Zot mbetet një nga dëmet më të mëdha që Komunizmi u shkaktoi shqiptarëve, sepse ky njeri ateist mbeti pa moral, pa të ardhme, pa besimin tek Zoti, dhe anarkist. Ky kontigjent së bashku me ish-nomenklaturën komuniste po e mban vendin për një kohë të gjatë në anarki dhe tranzicion.
Ateizmi Komunist sipas raportit informativ jep me shifra dhe detajon gjithë aksionin për shkatërrimin e objekteve fetare në Shqipëri dhe luftën e hapur kundër besimeve fetare. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.
Gjatë viteve të demokracisë, bashkëjetesa fetare e komuniteteve fetare shqiptare ka patur dhe ka një tolerancë fetare të shkëlqyer, por krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare midis komuniteteve egzistojnë forca jashtë komuniteteve, të cilat kërkojnë përçarje fetare, për të cilat kemi shkruar dhe kemi mbajtur qëndrimet përkatëse.
Shqipëria sot mbetet një shtet laik pa nje religjion dominues dhe me komunitete fetare që jetojnë në harmoni me njeri tjetrin, nëpërmjet tolerancës fetare dhe bashkëjetesës fetare.
2.Cili është parimi i tolerancës fetare? (Religious tolerance – Wikipedia)
Në këtë kuptim, toleranca do të thotë t’i lejosh të tjerët të praktikojnë besimin e tyre fetar pa pengesë. Ndërsa termi ‘lejoj’ mbart një rëndësi ligjore, pra autorizim, tolerimi nënkupton vetëm mungesën e kundërshtimit dhe jo miratimin e vërtetë të besimit fetar të tjetrit.
Toleranca është e rëndësishme sepse siguron një shoqëri më kohezive dhe paqësore. Njerëzit që janë të lirë të shprehen lirisht dhe në mënyrë paqësore, pa frikë nga persekutimi, kanë më shumë gjasa të jetojnë jetë më të lumtur si anëtarë funksional të shoqërisë. Diversiteti i jep vetes një shoqëri më të fortë.
Ndërsa komuniteti botëror hyn në dekadën e dytë të mijëvjeçarit të tretë, Shqipëria merr nota të larta për angazhimin e saj ndaj lirisë fetare dhe tolerancës. Toleranca është pjesë e trashëgimisë shqiptare.
Toleranca fetare ose toleranca fetare mund të nënkuptojë “jo më shumë se durim dhe leje të dhënë nga ithtarët e një feje dominuese për ekzistencën e feve të tjera, edhe pse këto të fundit mund shihen me mosmiratim si inferiore, të gabuara ose të dëmshme”.
- Çfarë është bashkëjetesa fetare?
Bashkëjetesa fetare i referohet jetës dhe ndërveprimit harmonik ndërmjet individëve ose grupeve të besimeve të ndryshme fetare, duke nxitur respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Ky koncept është thelbësor në një botë të globalizuar për të nxitur paqen, për të reduktuar konfliktet dhe për të rritur diversitetin kulturor.
Historikisht, shumica e incidenteve dhe shkrimeve që kanë të bëjnë me tolerancën përfshijnë statusin e pakicës dhe pikëpamjet e ndryshme në lidhje me një fe shtetërore dominuese.
Megjithatë, feja është gjithashtu sociologjike, dhe praktika e tolerancës ka pasur gjithmonë një aspekt politik gjithashtu.
- Ka patur Shqipëria Luftra Fetare?
Shqipëria nuk ka patur luftra fetare gjatë gjithë periudhës së pavarësisë e deri më sot. Haxhi Qamili që kërkonte Shqiperinë nën Perandorinë Turke luftoi kundër të pasurve dhe nuk luftoi kundër të krishterëve apo feve të tjera. Luftë fetare bëri Greqia ne 1914 në Shqipëri, me pretekstin e luftës ballkanike, por shqiptarët midis tyre asnjëherë.
Dëmet më të mëdha i shkaktoi pushtimi 450 vjecar Osman.
Gjatë pushtimit Osman ka patur lufte fetare midis pushtuesve myslimane dhe banorëve te krishtere vendas, të cilët pas pushtimi Osman ne 1479 me renien e Shkodrës, shume u vranë duke luftuar, por shume rreth 250.000 sipas Marin Barletit ikën masivisht ne Venedik dhe Raguza Katoliket, ne Napoli dhe në jug të Italise e Sicili banorët e ritit lindor, të cilët ikën deri në Ukrainë e Moldavi;
Për shkak se Sulltani mbajti një farë tolerance ndaj feve të krishtera – i lejoi ata të mbanin kishat dhe pronat, me kusht që të paguan harac dhe të lejonin të kalonte ushtria osmane nëpër territorin e tyre sa herë ishte nevoja.
-Një pjesë e Arberve qe mbeti i u afrua kishes serbo-malazeze (Madje Mali i Zi – eshte ne fakt shqip MALËCI), por humbën etninë dhe gjuhën, por ruajtën fenë dhe pasurinë, të cilët u quajtën `shkie`, madje në kishen orthodokse serbe qëndron shënjtore shqiptarja Angjelina Arianiti kunata e Skënderbeut;
Një pjesë tjetër i u afruan kishës bullgare por humbën etninë dhe gjuhën, por ruajtën fene dhe pasurinë, dhe u quajtën maqedonas,
-të tjerët u afruan kishës moldave dhe rumune dhe themeluan Bukureshtin.
-Një pjesë tjeter arvanitet ruajten fene por me krijimin e shtetit grek humbën etninë e tyre megjithse sot ka grupe që kujtojnë identitetin e tyre.
-Pas shek 16 e deri ne shkaterrimin e Perandorise osmane shume shqiptare qe u quajten arnaute moren poste drejtuese dhe u vendosen ne Egjypt, Siri, Liban, madje drejtuan Perandorine.
-Megjithatë, pjesa tjetër e banorëve që refuzuan të largohen e të konvertohen, ikën maleve, por më vone pranuan konvertimin në fe për të mbijetuar dhe për t`ju shmangur taksave të rënda.
5.Cilat jane shkaqet e tolerances fetare dhe te bashkejeteses fetare te shkelqyer në Shqipëri?
Këto jane shkaqet kryesore:
1.Identiteti të përbashkët për të krishterë dhe myslimanë shqiptarë ishte dhe mbetet gjuha shqipe e lashtë që nga pellazgo-ilirët, pra të një identiteti të vecantë shqiptar (arbëro&epirot). Gjuha e përbashkët mbeti elementi kryesor për një etni dhe identiet të përbashkët pavarësisht feve të ndryshme që përqafuan për shkak te pushtimit.
- Vëndbanimi mbetet një nga faktorët ku shqiptarët banonin dhe jetonin dhe ku flisnin të njëjtën gjuhë prej mijra vjetësh dhe këtë e konfirmon shkenca historike,
3.Arsimimi i cili sidomos sot ka lehtësuar tolerancën fetare dhe bashkëjetesën fetare të shkëlqyer
4.Ndjenja e ruajtes së identietit kombëtar nga rreziku i fqinjëve të cilët pa rreshtur janë përpjekur të na përcajnë nëpërmjet fesë , parave, dhe forcës së armëve. Në këtë rast shqiptarët pavarësisht fesë janë bashkuar dhe kanë luftuar agresorin. Si në rastin qe flet kodiku i Tiranes, lufta e pare boterore, lufta e dytë botërore, provokacionet e gushtit, dhe sot në demokraci ku të tre pushtetet kanë drejtues nga të gjitha religjonet.
- 5. Emancipimi i gruas shqiptare nëpërmjet barazise gjinore dhe arsimimit te larte.
Komuniteti Orthodoks shqiptar
Sot Sinodi i Shenjte me 16 Mars ka zgjedhur nëpërmjet Sinodit nje shqiptar për herë te pare pas 58 vitesh qe nga 1967.-Johan Pelushin, dhe me 22 Mars do të bëhet Fronëzimi i tij ditën e shtunë.
Shpresojmë që zgjedhja e tij të afrojë `delet e humbura `si pasoje e ateizmit komunist por edhe si pasojë e disa përplasjeve brenda komunitetit orthodox dhe influencës jashtë normales të faktorit `fqinje` të cilët arritën ta realizojne disa të ashtu-quajtura minoritete prej disa qindra vetësh, vetëm e vetëm për të treguar Europës se Shqiperia nuk qënka shtet homogjen por paska plot minoritete. Luftë të madhe për minoritete po bëjnë dhe dis shoqata vllehe- të gjitha keto të kamufluara nën parrullen e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe të demokracise liberale.
Me mbylljen e kapitullit te Tranzicionit fetar orthodox ku nje rol madhor luajti Kryepeshkopi i ndjerë Anastas i cili ndihmoi në ringritjen e KOASH për të cilat ka meritat e tij por edhe disa gabime, të cilat më tepër janë informacione të gabuara nga disa klerikë shqiptarë grekafone e snobë, si dhe nga disa gabime te tij në fillimet e karrierës përsa i përket rolit të minoritetit grek – zgjedhja e një Kryepeshkopi shqiptar në mënyre unanime dhe e përshëndetur edhe nga drejtues klerikë të huaj, përfshi Bartolomeun dhe patriarkun Kiril, tregon se Komuniteti orthodox shqiptar do të ecë në rrugën e Fan Nolit në rrugën e ndritur të besimit tek Zoti dhe të atdhetarizmit për të treguar se Religjioni është jo vetem Fe e përgjithshme qe nuk njeh kombësi, por është edhe nje Fe që i lutet dhe i falet Zotit në gjuhën e Kombit, në gjuhën e martirëve dhe shënjtoreve të kombit shqiptar, disa nga të cilët ende nuk janë në vendin e tyre që meritonin prej kohësh, ashtu sic bëri dhe Kisha Katolike dhe Papa Francesku me martirët katolike shqiptarë të kohës ë diktaturës..
Prandaj krahas detyrave të shumta të Kryepeshkopit Johan Pelushi, në, intelektualët orthodoksë do ti sugjeronin edhe disa detyra fisnikë që do të nderonin jo vetëm komunitetin Orthodoks por gjithë Shqiperinë dhe Shqipëtaret kudo ku janë. Këto janë;
- Krijimi i nje Memoriali për të Pesë Kryepeshkopët orthodoksë të kaluar që krijuan dhe mbrojtën Autoqefalinë shqiptare larg influences greke. Këta janë: Fan Noli i Madh Krijuesi i Autoqefalise shqiptare- Visarion Xhuvani- Kristofor Kissi-At Pais Vodica- Damian Kokoneshi, vendosja e Memorialit aty ka kanë vendosur Kryepeshkopin e nderuar Anastas, dhe vendosjen e tyre në Kalendarin Orthodoks për ti respektuar si martirë apo dëshmorë së bashku me dëshmorë të tjerë të kishes orthodokse shqiptare si Papa Kristo Negovani, At Stath Melani e plot të tjerë.
- Rehabilitimin e Pirgut Arbanas (ish Kulla e Shen Gjergjit) në Manastirin Hilandar ku është varrosur sipas historisë- Familja Kastrioti, familja qe eshte nje nga bazat e identitetit kombetar shqiptar. Aty prehen – Gjon Kastriot, Reposh Kastrioti, Kostandin Kastrioti, dhe ndoshta dhe Heroi Kombetar Skenderbeu, sepse eshtrat e tij nuk u gjetën (pra jo sic thote Barleti) kur osmanët pushtuan Kështjellen e Lezhës, sepse e shoqja Donika Kastrioti para se te ikte ne Napoli, duke e parashikuar se cdo të ndodhte në Arberi&Epir, i largoi eshtrat në një drejtim të paditur, por mendohet se në Pirgun Arbanas, Manastiri i Hilandarit, Mali Athos, për të mos u dhunuar nga osmanët.
- Vendosjen e emrit te Katedrales se Korces `Shen Gjergj` simboli i qytetit te Korces, ashtu si e ka patur më parë para se të shkatërrohej nga Komunistët.
- Vendosjen e Heroit Kombetar Shqiptar Gergj Kastrioti -Skenderbeu si shënjtor i Kishes Autoqefale Orthodokse shqiptare.
Mund të them se edhe ne Kosovë ka njerëz që identifikojnë orthodokset shqiptare si grekë apo si miq të serbve duke ngaterruar ndoshta pa qellim identitetin tonë orthodox shqiptar , identitet i cili ka qënë një nga themelet e Pavaresisë së Shqiperise, Krijimit te hymnit kombetar shqiptar, krijimit të këngëve patriotike shqiptare si ajo `Për Mëmëdhenë`, si dhe simboli i bashkejetesës së shkëlqyer me komunitetin mysliman si vëllezër. Një nga shëmbuj më të shkëlqyer ishte ceta e Cerciz Topullit dhe Mihal Gramenos e cila luftoi për lirinë e Shqipërisë së bashku me ceta të tjera.
Mbetet një nga komunitetet shqiptare me kriminalitetin më të ulët dhe nga komunitetet që respektojnë me përpikmeri ligjet e shtetit shsqiptar, dhe që kanë dhënë dhe japin kontribute në të gjitha fushat sociale, politike, shkencore etj.
Në përfundim shtoj që bashkëpunimi i komuniteteve tona orthodokse , katolike dhe myslimane do të ndihmojë Shqipërinë dhe Kosovën të integrohen në BE, madje mund te sugjeroj se intlekualet më të mirë shqiptarë jane intelektualët fetarë në raport me ata ateistë. Pse? Sepse ata respektojnë ligjet, besojnë në Zot, dhe janë me integritet moral dhe etik. Për këtë aresye mund edhe të drejtojnë politikisht Shqipërinë dhe Kosovën më mirë se ateistët.
Z. Prifti, salla ku u mbajt takimi “Dialogu Nderfetar” nuk quhet salla Bogdanovic por quhet Qendra BogdoniPolis! Kjo qender e ka marre emrin sipas te madhit Pjeter Bogdani. Ju sigurisht qe duhet ta dini se kush eshte autori i kryevepres “Ceta e Profeteve”.
Shnet.