ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal e më gjerë dhe subvencionimi i veprimtarisë kulturore, rinisë dhe sportit në Luginën e Preshevës

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

  • Z.HAJRULLAH ÇEKU, MINISTËR I KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

  • Z.BLENDI GONXHJA, MINISTËR I EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT

MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT E REPULIKËS SË SHQIPËRISË

  • MJETEVE TË INFORMIMIT DHE RRJETEVE SOCIALE

Tirana dhe Prishtina duhet ta ndihmojnë kulturën  në viset shqiptare, sidomos Organizatat joqeveritare që në statut kanë zhvillimin e veprimtarisë kulturore, Rinisë dhe Sportit, ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, kulturës, trashëgimisë kulturore , arsimit, gjuhës dhe simbolet kombëtare/

“Dhuna dhe egërsia i fshehin kulturat në shkurrë të helmuara. Por, kultura është dritë që, edhe kur të duket e fshehur, nuk asgjësohet dhe shpejt ose vonë, del dhe vezullon në një trevë kulturë të zhvilluar me fisnikëri të vërtetë…” Nermin Vlora Falaski.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin kulturor në nivel Rajonal e më gjërë, kryesisht merret parasysh bashkëpunimi kulturor i Luginës së Preshevës me viset shqiptare për rreth, sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën, në realizimin e programeve të ndërsjella kulturore.

Lugina e Preshevës, sidomos Presheva realizoi programe të shumta kulturore artistike dhe bashkëpunim kulturor  me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Shqipërinë, sidomos me Kosovën, gjatë vjetëve të fundit të shekullit XX. Poashtu edhe këto vise shqiptare, sidomos Kosova dhe Shqipëria participuan në zhvillimin e jetës kulturoe të Luginës së Preshevës.

Vlen të theksohet bashkëpunimi i ngushtë i Luginës së Preshevës me kulturën e Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri e Kosovë. U realizuan shumë aktivitete kulturore e bashkëpunime kulturore me Shqipëri, Kosovë e gjetiu.

Bashkëpunimi i parë kulturor e arsimor u realizua më 1979, atëherë kur një numër i punonjësve kulturorë e arsimorë vizitoi Shqipërinë dhe u njoftua me arsimin dhe jetën kulturore në Shqipëri.

Në Shkodër, grupin e priti Grupi i Këngëtarëve të Shkodrës dhe pos kësaj punonjësit arsimorë dhe kulturorë vizituan shumë Parqe arkeologjike, kala, shkolla, e tjerë.

Të theksojmë se shumicën e programeve kulturore, Presheva i  mori me lehtësime financiare apo edhe falas nga Shqipëria dhe Kosova.

Kështu, në një bisedë të viteve të 70-ta të shekullit XX, në Sekretariatin Krahinor të Kulturës/atëherë-tashti Ministria e Kulturës/ nga sekretari i këtij Sekretariati, Shefki Stublla e morëm zotimin që Ansambletë kulturore dhe shërbimet kulturore të Kosovës do të jenë minimale për Preshevë. Në bisedë me të ishte Hasan Hajrullahu, udhëheqës komunal dhe kryetar i Këshillit për kulturë në Lidhjen Socialiste të Preshevës dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Xhemaledin Salihu/atëherë Universiteti i Punëtorëve/.

Bashkëpunimi i këtillë filloi të realizohet dhe Presheva të ketë beneficione dhe çmime më të ulta për programet dhe shërbimet kulturore të Ansambleve dhe Shërbimeve të Kosovës në Preshevë.

Bashkëpunimi i pare, i realizuar ndodhi më 1975, kur Biblioteka e Qytetit dhe NGBG “Rilindja” nënshkruan Kontratë të Përhershme për sigurimin e botimeve në gjuhën shqipe që dalin në “Rilindje”, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe botimeve import nga Shqipëria. Kjo kontrarë u realizua deri më 1989, deri atëherë kur u suprimua Autonomia e Kosovës, poashtu u shkëputë edhe konktrata në fjalë.

Pastaj që nga viti 1966/67 në Preshevë erdhën shumë grupe, ansamble, teatro nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Më 1975, në Preshevë u hap skena e përhershme e Teatrit të Prishtinës, në periudhën 1975-1983, me rëndësi të madhe shoqërore e kombëtare është hapja e Skenës së Përhershme e Teatrit të Prishtinës në Preshevë, për realizimin e së cilës u nënshkrua Kontrata nr.24 e dt. 14 janar 1975, në mes të Teatrit Krahinor të Prishtinës/atëherë/ dhe Shtëpisë së Kulturës në Preshevë. Pra, Teatri në fjalë pasuroi dhe edukoi jeten kulturore, sidomos jetën teatrale në Preshevë.

Më 1980, Preshevën e vizituan Teatri Popullor “Migjeni” Shkodër, Radio Shkodra me këngëtarët e mirënjohur: Bik Ndoja, Shyqri Alushi/i ndjer/, Violeta Zefi, Violeta Gjergji,  e tjerë dhe Ansambli Artistik “Kuksi i Ri” nga Kuksi.

Presheva organizoi që nga vitet e 90-ta të shekullit XX shumë festivale kombëtare: Festivalin “Kosovarja Këndon” më 1992, Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” që nga viti 1995 u themelua Festival Kombëtar i Komedisë dhe ky Festival ka legjtimitetin dhe legalitetin që të mbahet në Preshevë, sepse për të janë nënshkruar marrëveshje në mes të Shtëpisë së Kulturës dhe LASH-it të Maqedonisë, Kosovës, pastaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pastaj u realizuan Festivali i Recitueve në Preshevë, unik për të gjitha trojet shqiptare, Festivali i Këngës dhe Valles së përpunuar në Preshevë apo i SHKASH-ve shqiptare dhe Festivali i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” që mbajnë vulën e kohës dhe janë Festivale të Preshevës.

Andaj, në mbështetje të kësaj që thamë më lartë, kërkohet një bashkëpunim më i mirëfilltë i Tiranës dhe Prishtinës, për të realizuar programe konkrete kombëtare kulturore dhe arsimore në Luginën e Preshevës, sigurisht, jo vetëm për ta zhvilluar kulturën shqiptare, por edhe për ta mbajtur ndezur e gjallë kulturën shqiptare në Luginën e Preshevës, e harruar nga Serbia, por edhe nga Tirana dhe Prishtina.

Lugina e Preshevës dhe shoqëria civile e saj kanë nevojë të madhe për financimin e programeve dhe projekteve kulturore që kanë taban kombëtar, sepse ato nuk i financon as shteti i Serbisë, as komuna e Preshevës, ajo e Bujanocit kujdeset për financimin e projekteve dhe programeve të shoqërisë civile, me taban kombëtar, vetëm të atyre me seli në Bujanoc.

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë nuk financoi asnjë program kulturor në Luginë të Preshevës, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, në krye me Ministrin, Z. Hajrullah Çeku, viteve të fundit nëpërmjet të thirrjeve publike ka finacuar disa projekte kulturore, të Rinisë dhe Sportit të Organizatave joqeveritare në Luginë të Preshevë, sidomos në Preshevë.

Këtë përvojë të kësaj Ministrie duhet ta marrë përsipër edhe Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe ta vazhdojë  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, sepse për disa Organizata joqeveritare financimi i programeve të tyre në kulturë, trashëgimi kulturore, aktiviteteteve të rinisë dhe sportit janë jetike dhe të vetme në këtë financim.

Përndryshe mos financimi i këtyre aktivitetetve e që nuk financohen nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë, për shkak të aspektit kombëtar dhe të mos financimit nga Komunat, të cilat nuk kanë mjete për financim të projekteve më të mëdha sikur janë: Festivali “Prefoto” me karakter ndërkombëtar e kombëtar, Konferenca shkencore, Botimi i librit nga punimet e studiuesve nga Konferencat shkencore,ku marrin pjesë studiuesit e të gjitha trojeve shqiptare dhe diaspora, Manifestimi kulturor” Jehona e Poezise dhe Recitimit në Luginë të Presehvës” me aktivitetin kombëtar, i cili në vete përmban edhe aktivitetin e Ditës së Plisit të Bardhë dhe Ushqimeve tradicionale që të gjitha këto e ndonjë tjetër që përmendëm më lartë janë shpallur tradicionale.

Andaj mos përkrahja me financime që dalin nga Thirrjet publike të Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shuan këto aktivitete dhe shumë aktivitete të tjera në kulturë, të Rinisë dhe Sportit.

Besojmë se në të ardhmenë Ministritë e Kulturës në Tiranë dhe Kosovë do ta kenë parasysh këtë brengë të Organizatave joqeveritare të Luginës së Preshevës dhe me Thirrjet publike do ta ndihmojnë qëllimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar në Luginë të Preshevës nëpërmjet kulturës, trashëgimisë kulturore, aktiviteteve të Rinisë dhe Sportit.

Xhemaledin Salihu, Preshevë, më 27 gusht 2024                                                        

  • Kryetar i Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Luginën e Preshevës, me seli në Preshevë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu