ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Bashkësinë islame duhet të udhëheq një hoxhë me preokupime kombëtare, si ata që i kishim dikur

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

5.BASHKËSINË ISLAME DUHET TA UDHËHEQ NJË HOXHE I NIVELIT TË MYDERIZ YMER PRIZRENI APO HOXHË KADRI PRISHTINA !
Ky artikull është botuar në shtator të vitit 2021 në librin tim “Degradimi i Pavarësisë së Kosoves”,fq 486,487
Bashkësia Islame e Kosoves e vitit 2021,duhet të bëjë reforma rrënjësore me qëllim që kjo Bashkësi të frymoi shqipë,të veproi shqip dhe të jetë në shërbim të Kombit Shqiptar!
Bashkësia Islame e Kosovës,udhëhiqet nga myftiu Naim Ternava,i cili jeton në Kosovë,por vepron me ideologji
neootomaniste,i dirigjuar nga kryetari Erdogan.
Ligjëratat,predikimet fetare të Naim Tërnaves,janë të dëmshme,kanë karakter antikombëtar dhe antishtetëror!
Naim Ternavës dhe BIK të Kosovës i mungon ndjenja njerëzore,i mungon solidariteti dhe respekti ndaj sakrificës së martirëve të kombit,të familjes Jashari,ndaj 1400 fëmijëve të masakruar nga çetniko-fashistët serbë, si dhe ndaj 20.000 femërave shqiptare të dhunuara nga ushtria,policia dhe paramilitarët serbë!
Si mund të justifikohet ndërtimi i një xhamie në shumën prej 40 milion euro,derisa në Prekaz,kullat e Jasharajve janë në gjendje të mjerueshme ?!
Si mund të justifikohet Xhamia e Madhe e stilit neootoman në qendër të Prishtines,derisa në Prishtinë mungon MEMORIALI 1400 FËMIJEVE të masakruar nga ushtria,policia dhe çetnikët serbë ?!
Si mund të justifikohet ndertimi i Xhamisë së Madhe prej 40 milion euro,kur në Prishtinë mungon MEMORIALI 20.000 FEMRAVE SHQIPTARE të dhunuara nga çetniko-fashistet serb?!
Në Prishtinë mungon edhe Memoriali i Tretë,ai i LUFTETARËVE TË LIRISË!
Qytetarë të nderuar!
Duke i marrë parasysh këto fakte dhe shumë të tjera të shënuara në këtë tekst,mund të pohojmë se Myftiu Naim Ternava dhe Kryesia e Bashkesisë Islame,janë duke e lozur rolin e Myftiut të Vushtrisë,të kohës se Mbreterisë Serbo-Kroato-Sllovene.
Në një raport të myftiut të Vushtrisë,derguar ministrit të Fesë,thuhej :
” Shqiptarët e mbajten një tubim në Mitrovicë,ku në rend të ditës ishte çështja e arsimimit të fëmijeve shqiptarë,ku u miratua vendimi që fëmijët më së paku t’i mësojnë shkencat fetare. Në tubim,thot myftiu,më pyeten se çfarë mësojnë fëmijët shqiptarë.Përgjigja ishte se para dite mësojnë shkencën e fesë dhe gjuhen turke dhe pas dite ne gjuhën serbe”.
Pas përgjigjes sime,thotë myftiu,e merr fjalen Ferat Bej Draga,kryetar i partisë “Bashkimi”,i cili tha se kjo punë nuk është e mirë dhe se ai në asnjë mënyrë nuk do të lejonte fëmijën e vet në atë shkollë. Sepse neve shkolla më e mirë na duket se është ajo shkollë ku mësohet në gjuhën shqipe,pasi popullsia nëpër fshatra serbisht nuk di,prandaj tërë mësimi duhet të zhvillohet në shqip. Shkaktar i kesaj gjendje,sipas myftiut,janë shkollat shqipe të hapura nga Ausyro-Hungaria.
Duke vërejtur tendencën e të pranishmëve se ishin të vendosur vetëm per shkolla shqipe, “i nderuari minister vendosa të lëshoj mbledhjen në shenjë proteste”,përfundon ky agjent i pushtetit serb !
Ymer Prizreni
Kadri Prishtina

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu