ARKIVI:
13 Shkurt 2025

Begaj: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë

Shkrime relevante

Gjermani: Për keqardhje që SHBA i ka bërë lëshime Putinit përpara bisedimeve të paqes në Ukrainë

NTB  / Document.no 13.02.2025 09:32 Është për të ardhur keq që Shtetet...

Mark Rutte: Vendet e NATO-s duan paqen në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

NATO Secretary General Mark Rutte, left, speaks with European Union foreign...

Fuqia amerikane dhe Europa

Lirim Gashi, Prizren Përmes dijes së përgjithshme dhe asaj të specializuar, të...

Le Temps (1912) / Ankesat e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë — Intervista me një personalitet anonim shqiptar në Selanik

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France Nga Aurenc Bebja*, Francë –...

Hegseth: Asnjë ushtarë amerikanë në Ukrainë

Pete Hegseth, President-elect Donald Trump's choice to be Defense secretary, appears...

Shpërndaj

Nga: Almarina Gegvataj

TIRANË, 1 prill/ATSH/-Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO.

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Begaj thekson se anëtarësimi në NATO realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar dhe është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

“Data e 1 Prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”, shprehet presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Ai shpreh mirënjohje ndaj popullit shqiptar, SHBA-ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësimi.

“Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike. Krenar për efektivët e Forcave tona të Armatosura, si dhe vajzat e djemtë shqiptarë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e NATO-s, si: Afganistan, Irak, Bosnjë, Kosovë, Bullgari, Letoni dhe Deti Egje. Shqipëria do të vijojë të jetë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuojë për një botë në paqe”, deklaroi presidenti Begaj.

Agjencia Telegrafike Shqiptare /ATSH

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu