ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Bëhet promovimi i veprës letrare të shkrimtarit Jusuf Buxhovi në Tiranë

Shkrime relevante

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Shpërndaj

Sot në Tiranë, në kuadër të manifestimit “Tetori i librit”, në organizimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në Hotel Tirana, u bë promovimi i veprës letrare të shkrimtarit Jusuf Buxhovi.
Kjo ngjarje kulturore, të cilën autori ia kushtoi shkrimtarit të ndjerë Ramadan Musliu, në kryeqytetin e Shqipërisë, mblodhi shkrimtarë të njohur shqiptarë, intelektulë dhe dashamirë të shumtë të librit. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Për veprën e autorit folën Alda Bardhyli, Besnik Mustafaj, Emin Azemi, Mimoza Ahmeti, Anila Mullahi dhe Monika Stafa.
Referuesit vlerësuan veprën letrare të shkrimtarit Jusuf Buxhovi si një e arritur e rëndësishme e letërsisë shqipe. Me këtë rast, në qendër të vemendjes ishin romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” si dhe romanët e viteve të fundit “Dushkaja”, “Dosja B” dhe “Mona”.
Shkrimtari Jusuf Buxhovi, në fjalën falënderues, pos tjerash tha se në Shqipëri, si shkrimtarë, hyri për hetë të patë, në vitin 1985, me romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”,”që u ribotua dhe asokohe u dramatizua. Tash, pas shumë vitesh, në Tiranë po rikthehet me romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të rishkruar dhe të përkthyer në shumë gjuhë botërore, po i shoqëruar edhe me shum romane të tjerë, që letërsisë shqipe ia plotësojnë tablon tematike dhe identitare.
Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në promovimin e krijimtarisë letrare të shkrimtarit dhe historianit të njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi.
Prezantimi dinjitoz i veprës së tij, që i ofrohet për herë të parë në mënyrë komplete dashamirësve të letërsisë në Tiranë, jep një ndihmesë të vyer për plotësimin e mozaikut të letërsisë shqiptare, që krijohet në të gjithë hapësirën e saj gjuhësore.
I lumtur, që në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor të takoja dhe shumë personalitete të shquara të letrave shqipe, si Zija Çela, Besnik Mustafaj, Mimoza Ahmeti e shkrimtarë nga Kosova, me të cilët ndamë nevojën e mbështetjes më të madhe për librin shqip dhe të promovimit të vlerave tona artistike kombëtare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu