ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Behlul Jashari: Në 20 Tetor 1996 raportoja nga Kukësi, e në kufi më ndaluan forcat serbe

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Behlul Jashari, Prishtinë

 -Në 20 Tetor 1996, në ditën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri,  derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë, i dërguar special i gazetës së rezistencës “Bujku”, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja, forcat serbe më ndaluan në kufi edhe gazetat e Tiranës…/

PRISHTINË, 20 Tetor 2022/ Para 26 viteve, në 20 Tetor 1996,  raportoja nga Kukësi – zgjedhjet lokale në Shqipëri, si reporter special i gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në Kosovë, kryeredaktor i parë -themelues i së cilës isha,  e që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale  të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja.

Edhe gazetat e Shqipërisë forcat serbe mi ndaluan e konfiskuan në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morin derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë.

Forhåndsvisning av bilde

Me mbititull “Raport nga zgjedhjet lokale në  rrethin e Kukësit” e me titull “Vota vizionit të zhvillimit më të shpejtë” në ballinë të gazetës “Bujku” mes tjerash shkruaja:

Shqipëria sot ishte e veshur në të gjitha ngjyrat e spektrit politik shqiptar, kishte ditën e zgjedhjeve lokale nëpër bashki, qytete, komuna e rrethe, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me një përqindje të lartë të daljes  së qytetarëve me të drejtë vote nëpër të gjitha qendrat e votimit, të hapura që nga ora shtatë e mëngjesit. Dalja në zgjedhjet e lira e demokratike ishte një moment solemn për tërë vendin dhe popullin që dha votën lirisht për të zgjedhurit e vet, për reprezentuesit e vet për udhëheqjen e pushtetit lokal në Shqipëri.

Në krahinën e Lumës në veri të Shqipërisë sot kishte edhe shumë dasma, dhe dasmat lumjane plot kolorit, këngë, valle e gjallëri, e bënin edhe më të bukuar këtë ditë të zgjedhjeve lokale në rrethin e Kukësit…

Raportimi, në kuadër të cilit ishte edhe intervista me titull “Kukësi – Bashki moderne”, vazhdonte gjerësisht në faqen e parë e të dytë të gazetës me mestitujt “Emra të shquar intelektualësh në konkurrencën politike” e “Raportet dëshmojnë për mbarësi të zgjedhjeve”, përfundonte kështu:

Të gjithë bashkëbiseduesit në Kukës kishin thuaja të njëjtin opinion për zgjedhjet e sotme lokale: janë këto zgjedhje të lira, korrekte, të drejta, që mund të krahasohen me normat dhe nivelet evropiane…

Forhåndsvisning av bilde

Në orët e pasditës, derisa shtohej vazhdimisht numri i njerëzve nëpër rrugë që shkonin në qendrat e votimit, largohemi nga Kukësi për të arritur më kohë ky raport në redaksinë e “Rilindjes” në Prishtinë. Në kufi, në anën e kontrolluar nga forcat serbe, na thonë prerazi se nuk na lejojnë të sjellim në Kosovë gazetat nga Shqipëria, të cilat, pa përjashtim, të gjitha, ishin tematike dhe iu përkushtoheshin zgjedhjeve të sotme lokale. Secila nga gazetat kishte mesazhin, pikëvështrimin e pritjet e veta për zgjedhjet…

Gazetat mbesin në rrugë, në kufi – ndalohen.

Po, edhe në Kosovë na shoqëron Kukësi, radioja e këtij qyteti, programi i tij që gjatë tërë ditës është në frymen e zgjedhjeve, dhe sjell raporte për zgjedhjet edhe nga rrethi i Krumës, nga Peshkopia, Tropoja, komunat Bicaj, Shtiqeni…Edhe informacionet nga të gjitha mjediset, në pritje të rezultateve, flasin për ritme të shtuara të pjesëmarrjes së elektoratit, për mbarësi e korrektësi në zgjedhjet e lira e demokratike lokale të Shqipërisë…

Fotot:

Gazeta “Bujku” 21 Tetor 1996 faqe 1 e 2  (foto nga arkivi i gazetës) dhe gazetari Behlul Jashari në kohë lufte në Kosovë i ndaluar nga forcat serbe në Prishtinë – kontrollohet (pamje nga një xhirim televiziv i asaj kohe)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Gazetar profesionist i spikatur z Behlul Jashari
    Respekte per punen dhe kontributin e dhene ne vite per ceshtjen e Kosoves
    Ju uroj jete te gjate dhe shendet te plote

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu