ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin  

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Në foto: Unë me këmishtë të bardhë e flokë të zeza, si nxënës, me Beckin, dhe Isanë, djalin e vëllait 1972 (?) në Turjakë.

Sinan Kastrati, Suedi

Të kam shpirt e të kam xhan

Vazhdon nga “Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses”

“Ngutu po të pres”!

“Une e mbaj, po ti, a e mban fjalën?”

(Letrat e Sierit e Sylës, Sulos) Ardhja e Sanijes, vajzës së Sierit dhe e Sylës në vendlindjen e babës, në Qypevë e në Turjakë, nga katundarët turjakas ishte pritur me habi si një ngarje e jashtëzakonshme që kurrë nuk kishte ndodhur e as nuk ishte dëgjuar diçka e tillë, kurse qypevasve nuk iu kishte bërë kurrfarë përshtypje.

Këso ngjarje, shumë rrallë tregoheshin nëpër katundet e krahinat tjera të Kososovës, por jo në Turjakë. Rasti i humbjës pa gjurmë i Sylës i kishte bërë të gjithë të flasin me shpresë dhe dyshime sipas dëshirës për Sylën. Askush nuk dinte a është i gjallë Syla dhe ku jeton apo ka vdekur në kampet e burgjet e Shqipërisë në burg vend në tjetër?.

Ndoshta është mundua të ik nëpër det për në Itali?

Syla ishte bërë “legjendë” e “mit” në Turjakë. Më me dëshirë fëmijët do të dëgjonin një “përrallë” për Sylën se sa ato për Dragojt e Kulshedrat, Shrigat, zhuganat, qosat e qelat.

Flitej se në një fshat të Qyqavicës rrethi i Artakollit, krahinë afër Vushtrrisë. paska shkua një djalë i ri ushtar, asker i turkut. Në shtepi nuk paska ardhur asnjë letër apo ndoshta ai shkaku që nuk dinte të shkruante, nuk iu paska lutur asnjë ”hoxhe” ti shkruaj letër. Në shtepi, në katundin S. kishte lënë ai gruan, nuset ë re me dy fëmi, vëllezërit, babën e nënen.

“Ularica”, (Ujëvaret e Mirushës).

Kur djali e kryen ushtrinë, pas 12 vjetëve niset me ardhur në shtëpi, Deri në Shkup, nëpër Selanik vjen me anije, tren e këmbë . Pas 3 muajve rrugë, arrin në Kosovë. Kur afrohet afër katundit ndalet dhe pushon pakëz. I kujtohet se si e kishte lënë katundin para 12 vjetëve, nusja e re e nëna plakë.

A do ti gjej babën dhe nënen plakë gjallë?

Mendja nuk I hiqej nga gruaja. Në katund ishin përhap fjalët se … ka vdekur. Nusen sigurisht e kanë këthye për ndonjë vëlla. Po sikur nusja të jetë martua me vëllain tim?

Ushtari tebdil 1*)

Dhe vendosi ”ushtari” që të mos në shtëpi para se të sigurohet se nusja nuk është martua.

Aty afët ”ushtari” i sheh disa djem që kishin qenë duke i kullotur delet. Apa një pa dy, afrohet dhe i pyet:

– A keni dëgjuar për një ushtar nga katundi “S” që para 12 vjetëve ka shkua ushtar në Turqi, si bedel! (2*)

–Po, përgjigjen qobanët!

-A dini  gjë, a ka lënë kund gjallë ai tash ?

–Po i thonë çobanët, kemi ni (dëgjua). Ai ka lënë gruan dhe dy djem. Ka edhe babën gjallë dhe dy vëllezër.

-Po gruaja a mos është martua?

–Jo, nuk është martua! Ajo i ka ruajt fëmijët.

Kur bindet ”ushtari” se është ashtu, dmth gruaja nuk ishte martua, atherë ai niset dhe shkon në shtëpi. Hyn në oborr por askush nuk e njeh përveç qenit që atherë e kishte lënë klysh por që i kishin ruajt bashkë lopët verës në Qyqavicë 3*).

Shumë ushtarë shqiptarë që kishin shkua në Persi, Mesapotomi, në Qyrtistan e në Siri, në Bagdat e në Misir si ushtar të “babes davlet” në Turqi, kishin vdekur ose ishin vrarë në luftë. As eshtrat nuk iu gjindeshin

Shpella e Flladit në Panorc, është ndër më të bukurat në Ballkan

E nuset e reja kur vinte behari, iu luteshin qyqeve që të këndojnë mbi kryet e tyre e vitet vinin e shkonin por burrat nuk ktheheshin e “shtruni” (Vendi ku flenin nuset, aty ku kishin fjetur me burrin natën e pare të martesës, aty ku ia kishin shtrua një një dyshek me kashtë, shtrojë) me pajen e nuses prishej e nuset plakeshin ….

Edhe në një fshat të Rekës së Keqe, në malësinë e Gjakovës, kur kish vdekur një djalë i ri, e kish pas lënë nënen plakë, nusen e re dhe një djalë, dy muajsh.

Vjehrra pajtohet që nusja të martohet për djalë të kunatit e mos të k`thehet në gjini te baba vetëm e vetëm që nipi të rritet me nënë, afër gjyshës. Gjyshja, në çdo mëmngjes, e milte lopën i qonte tamël djalit, nipit të vet dhe kujdeset që nipi të rritet i shëndetshëm e të burrnohet para kohe. Kjo ka ka ndodhur në Hereq dhe unë kam ndejtur me djalin që është martua me nusen e kusheririt. Ai ishte i kënaqur.

Më 1998, kam dëgjua se ai djalë a burrnua e pas ati viti nuk kam dëgjua gjë më por do të dëshiroja që ai ketë pasur fat më të mirë se baba e nëna e familje e të ketë shumë fëmijë.

Për nipin e plakës nuk di a është gjallë apo, mos edhe ai është vrarë më 1999. Ata i njoha më 1973, ku punoja si puntor ndihës në ndertimin e shtëpisë së Dervish Nezirit, me mjeshtrin Arif Hazirin e Greqinës, me Xajën e me Sefer Haxhinë ….

Po rasti i Sylës ishte krejt ndryshe. Për Sylën flitej kudo dhe nga të gjithë në Turjakë por askush nuk dinte se a ishte Syla babë i djalit me Verën, qikën malazeze nga Vrraka?

Turjaka e kishte “harrua” Sylën, kur ja tash erdhi një vajzë tjetër, “Vajza e Sylës”, Sanija (?)

Ajo, thonin plakat kishte disa syreta dhe do letra të Sylës që ia paska dërgua Sierit në Tiranë, por askush nuk dinte me tregua a kishte qenë Syla në burg në Shqipëri apo kishte ikur edhe nga Shqipëria e jetonte dikund larg Shqipërisë?

Unë, me këmishë të bardhë e flokë të zeza, Becki dhe Isai, djali i vëllait, Turjakë 1972

Po pse atherë, Syla nuk i shkruajti asnjë letër babës e nënes që vdiqën atherë kur mendonin se ata do ta martonin Sylën e do të gëzoheshin me nipërat e mbesat, me fëmijët e Sylës?

Nëna e Sylës dilte çdo mbrëmje kur dilte hëna i lutej duke i ngritur duart përpjetë që ti kthehej djali e pastaj i lidhte të duart në gjoks e dukej sikur mërmëronte e i lutej Zotit…..Këndonte ndonjë dovë, dua (lutje). Ndodhte që e ziente gjumi në shtëpinë e zjemit, aty ku gatuante e nuk shkonte në dhomën e gjumit ….

E baba i Sylës, si burrë që ishte, nuk jipej. Ai rrinte në odë të burrave. Cigaret me duhan nga kutia që ia kishte falur gjyshi, i pshtillte ngadalë e me tereqillak, “sahat e dakik”.

Nga oda ai, nuka ”luante kâmt”, nuk dilte e nuk shkonte askund përveç te vëllai. As te miqt nuk shkonte, vetëm kur kishte ndonjë dekë. Po as nëna e Sylës nuk shkonte as te nëna e baba dhe e dinte se ata e kanë “një kam në dhe e një mbi dhe”. Priste mos po vjen Syla e donte që ajo të çel derën e ta marrë në ngryk e te bërtas nga gëzimi sa mundet:

-O më erdhi djali, Syla jem i dashtun dhe ashtu e gëzuar të shkonte te ”ai njeri” n`odë të burrave pa e pyetur fare burrin a të hyjë në odë a jo.

Syla kishte lënë babën e nënen në Turjakë. E vëllai i babës së Sylës kishte 7 djem e dy qika. Edhe ai mërzitej për vëllain që s`i fali Zoti tjetër djalë po kështu qenka shkrua atje nelt, thonte xhaxhai i Sylës

Kur Syla iku në Shqipëri, baba e nëna nuk patën “ymer” të gatë (jetë) më shumëi, vdiqën nga mëzia e malli për djalin e vetëm.

Dhetë e ogiqët i kishte pas shitur baba i Sylës në Pazarin e Rahahvecit, një të shtune. Kumonat e dhenëve nuk i kishte shitur. Kur ishte kthyer në shtëpi, gruaja dhe qeni i Sylës i kishin dalur përpara. Nëna kishte qajtur e qeni kishte lehur, sikur vajtonte kur i dëgjon kumonat e dhenëve. Vrapon sikur dikur kur i kishte pasur dhentë te ahur por as aty nuk i gjen dhentë dhe shkon në torishtën ku verës flenin dhetë dhe bjen “më fjetur” e nuk qohet më. Te nesërmen e gjejnë qenin të ngordhur. As bukën e gjellën që ia kishte qit nëna e Sylës nuk i kishte hëngër.

Grapi, Panorci në dimër

Tregime për qen të çobanëve të Turjakës e të Panorcit kisha dëgjuar edhe më parë por kjo për Sylën më kishte mbetur në kujtesë e nuk më largohej nga mendja ndoshta pse edhe unë isha turjakas, ndoshta.

Gjyshi, Imer Seferi tregonte kur Tita (J. B. Tito, ish kryetari jugosllav) kishte dhënë urdhër me i hjek dhitë, shumë familje që kishin pasur deri në 100 copa dhi, i kishin qua në stacionin trenit të Ujmirit e prej atje, me dhitë e kuqe shqiptare, vagonat e shumtë të trenave ishin nisur për Beograde. Mandej askush nuk e dinte se ku i kanë qua dhite. Thonin se iu kanë dhënë dhitë tona rusëve se nuk kishin ”shka” (çka) me hangër..

Kur kthehen nga Ujmiri çovanët me të zotë e shtëpisë nga Panorci, me kumonat e dhive, i zoti i shtepisë kish pas thënë:

-Kumonat e dhive të kuqe, ngjittnju dhenëve! Dhe ashtu kishin bërë çobanët e kur i lëshojnë dhetë mengjesin tjetër me kumonat e dhive, qentë vrapojnë pas dhenve dhe nga gëzimi apo nga mëzia, kur i kanë dëgjua kumonat, kishin pas cof qentë çobanë (cof, ngordh, thuhet për kafshë, kurse për njerëz thuhet: ka vdekur).

Dilema më e madhe për mua ishte, a janë krejt të vërteta ato që fliteshin për Sylën?

Pse askush nga hyqymeti nuk ishte interesua për Sylën, kur Rankovii nuk ishte më në pushtet 5*). A do të thot kjo se edhe pas Rankoviqitit, kishte ende Rankoviq?

Dyshimet se a është gjallë apo i vdekur dhe aferat me gra, me malazezen që flitej se ka lindur një djalë jashtë martese me Sylën e një tiranase, që paskan një vajzë, i bëjnë me dyshua se ai nuk ishte Syla që e kishin njohur në Turjakë. Po atherë kush është dhe ku është Syla?

Disa nga letrat, na bëjne të shpresojmë se ai është gjallë dhe jeton shëndosh e mirë e një ditë do të kthehet në Turjakë. Këto shpresa i gjejmë te disa nga letrat që i paska sjellur vajza e Sierit, Sanija  nga Tirana.

Nga letrat, të cilat unë, autori i këtyre shkrimeve i pash, kuptova se Syla e Sieri, përveç dashurisë që kanë pasur njëri me tjetrin, ata edhe janë nxënë shpesh në mes veti e nuk kanë folur me ditë e javë. Letrat janë si një ditar dhe duket sikur Sieri të ketë mbajtur shënime.

Disa pjesë të shkëputura nga bisedat dhe letrat e Sierit dhe Sylës, ose tiranses e turjakasit u mundova ti paraqes, ashtu qysh janë por kishte edhe letra tepër të ndieshme, intime e private, ato nuk do ti publikoj.

Letrat nuk janë të plota dhe unë zgjidha disa pjesë nga to kjo edhe nga shkaku se një miku im më shkruante:

-”Urime i nderuar Sinan, “Ngutu po te pres” ky tregim ka mundesi me u dramatizu dhe kishte me dal nje drame shqiptare e përkryer-… suksese te metejme i nderuar. Zoti të ndihmoft, të prift e mbara, te punoft shendeti dhe mendja ty dhe familjes!”

Eh, mendova, do të ishte me vend, sikur të zgjidhja pjesë nga letrat e dy të rinjëve të pafat e ti “dramatizoja”, të shkruaja një dramë të vockël për turjakasin e humbur, unë turjakasi në mërgim.

Bisedë

– Çfarë mbremje …ngjyra rozë e përsosur e horizontit. Se patriot jeni në zemër.

-Unë po dëgjoj një kënge qytetare: ”Bubullin te shkami Kavajes”- Fitnete Rexha.

-I ëmbël është zëri i kësaj që i këndon i fukarasë.Tironse puro.

Të perqafoj !

Naten e mire

– E dashura Sier, mirëmengjes! Sapo u zgjova.

– Unë kam fjetur pak por të kam menduar … shumë Ty.

-Edhe unë… kam fjetur pak dhe kam menduar shumë.  …. Oh sa bukur. Nga dritarja e dhomës shikoj një pjesë të oborrit dhe Detin .

– Mrekulli. Për një mëngjes si ky që ke ti atje. Po të isha tani,, aty me ty …do të falja gjithçka.

– Nuk po me pritet …. kur do të të shoh Ty

-Unë nuk e mendoj ate. Më merzit se mund të mos shihemi por më lumturon ideja.

Ku i dihet jetes???

Po kjo ishte nata me e bukur për ne…Po ngrihem të behem gati. Realiteti i shëmtuar krahasuar me ëndrrën për ty…

Të puth..!

– Fantastike! Shumë bukur! Si i bëjnë këto shtëpi të bukura? Kanë shumë para?

-Unë po pi kafe në verande para detit.

-Jo …por nuk kam besim dhe nuk i bëj këto lloj mardhëniesh dot. E vërteta e shkrete, i thash vetvehtes.

Nuk e ka qef asnjeri. (sigurisht shikon ndonjë foto të qytetit e detit apo të oqeanit):

-Çfarë pamje e mrekullueshme ! Kënaqu atje se qenka si parajsë !

Ishte nje ” lidhje e shkurter” E verteta del në këtë formë.

-Por nuk më dhe kohë, afat me të tregua të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

– Nuk më duhen fjalët. Do lexoj fjalët e tua që shkruan e do ti shikoj fotot e tua .

– Eh Sulo ! Po ne nuk e pime as kafen. Ti shikoj fotot. është fantazi puro. As që mund të përgjigjem seriozisht po nuk të mbajta erë te paktën për mua

-Sier, te …!

– Edhe unë. Më intereson shumë sinqeriteti. Është e shtrenjtë për mua. Por nuk jam ekstremiste. Sulo, nuk besoj se kjo eshte aq dramatike, ti mua më pëlqen.

-”Muajin e mjaltit” ku do ta presim?

-Të sillemi si të rritur. Më duket humbje. Por nuk dua as të bëj ate qe thua ti!

-A është e vërtë se ne do …?

– Me mënyrën time, të dua. Kam nevoje për miqësinë tënde.

….

– Jo se unë nuk ndahem ligjërisht nga burri im. Gjersa qe nuk e bëj vetë, nuk të kërkoj ty ….

Por ka plot gjëra të tjera, të mira e të qenësishme. Çfarë ndodhi i dashur???

-Jo, unë me nuk mundem. E don numrin e telef ?

– Po!

-Nese nuk të shoh ty, nuk dua asgje në …. !

– Po hajde të më shohësh!

Do të të gelltis që të të kem në bark e të të nxjerrë kur të dua. Unë dua vetëm të mos gënjesh për asgjë.

– Sier, nr i telef tim eshte ky :  …………………… Cila eshte fjala jote e fundit për mua?

– Të kam xhan.

1*) TEBDIL ndajf. bised.

Krejt ndryshe në veshje, në fytyrë, me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. I veshur tebdil. U bë tebdil. Kishte dalë (bredhte) tebdil)

2* Bedel m.sh. –

  1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
  2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S`bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S`ka bedel sot.
  3. hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.

3*) Qyqavicë

Vargmale që ndajnë Drenicën me Artakollin

4* HABER m. bised

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj

S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua.

5* NIZAM m. hist.

Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut. Merrnin djemtë nizamë. Nuk pranonin të shkonin nizamë. Këngët e nizamit. folk.

6*) (Aleksandar Rankoviq ka lindur më 28 nëntor 1909 në Drazevac, Serbi dhe ka vdekur më 20 gusht 1983 në Dubrovnik, Kroaci. Rankoviqi ka qenë një komunist jugoslav, i komunitetit serb dhe llogaritete se ishte personi i tretë për nga fuqia pas Josip Broz Titos dhe Edvard Kardel. Ka qenë Ministër Punëve të Brendshme dhe gjatë aasj koha ka ushtrua dhunë të madhe kundër shqiptarëve në Kosovë deri më 1963.

(E mërkurë, 16 maj 2018)

Vazhdim nga shkrimi në vazhdime “Mahi e mesele të Turjakës së Zatriqit” dhe “Në kujtim të mësuesve e një falenderim për burrat e Panorci e të Rudit

”Fragmente të zgjedhura nga Ditari im

Një kujtim i shkruar ndryshe nga të tjerët.

Tregim për Panorcin, për mësuesit e nxënësit … e për vete

Çka ka Panorci e Rudi bukuri natyrore, nuk ka Kosova

Beha e Becki

Çka ka Panorci e Rudi, nuk ka krejt Kosova. Ky do të ishte titulli që do `ja leja shkrimit tim. Kjo ma kujtoj Ramiz Kelmendin kur shkruante për Shkodrën, në ndërrimin e motmoteve më 1979 e1980 në Rindjen e Prishtinës, “Çka ka Shkodra, nuk ka bota”.

Sa herë që e përfundoj një shkrim, pasi ta publikoj më bien ndërmend shumë ngjarje, kujtime të mira e nganjëherë edhe të dhimshme por … por kështu e ka puna e tregimeve, novelave, romancave, poezisë.

E përdora fjalën “poezisë” pasi që “letërsinë” e quajmë nga njëherë me të drejtë edhe “poezi” e imagjinatës ia hapa dyert, le të kullot lirshëm në hapsirë e mote por gjithsesi duhët të shkoj në ecejakjet e mia, rrugët me baltë dimrit e me pluhur verës, në Panorc, në Bubël, Damanek, Lubizhdë e në TURJAKË, aty ku flejnë MUZAT e mia e në Bjeshkët tona, te Guri i Madh, te Gropa Rrumullake, te Gropa e Gatë, te Selishtat aty ku luanim çabanët me shtaga, Haxhi Dina e Ramiz Hasani, Rexhep Shaqa e Jakup Balia, Vefajë Sadria e … me shtaga te thanës, G… e Teze, te Ledina e Sylë Rexhepit, te Fundi i Gradinës, aty ku pushojnë Orët e Zanat e Malit që veç Turjaka e Panorci i kanë … dhe aty ku lumi Mirusha herë ngadalë e qetë e herë furishëm “pushton” livadhet, deri në Bubël për të vazhduar edhe pakë rrugë e me mbërri te ULARICA, që është e njohur edhe si Ujvaret e Mirushës, për të cilën thuhej nga të vjetrit se ka edhe djaj, dreqër, kofshin larg, thonin pleqt për arsye se nuk dëshironim të hypim në gurë e shkembinjë të thepisur që kishte shumë lejthia, dredhëza të egra, thana e bletë, vojshtinë me mjaltë …..

Edhe sikur të ishte gjallë Behrami, Beha, ndoshta do ti mbetej hatri që emrin “Becki” ia bashkangjita edhe emrin “Beha”, të dytë shokë e miq.

Balta e Panorcit, më zgjoi herët, në orën 03:00 dhe menjëherë e kërkoja lapsin të shkruaj emrat e Behramit, Beckit e të Capit që i kisha harrua dje ti kujtoj. Dikur e gjeta lapsin dhe një bllok që e mbaj te kryet e nëse më kujtohet diçka, natën nëpër terr zgjohem duke prekur e i kujdeshëm që mos t`ja “prishi” gjumin … dhe shkruaj emra e data … .
Fillova me shkruajt, ani pse isha ende në krevet e me sy gati mbyllë. Mundohesha ta gjej se ku e kam llampën por duke i zgjat duart, llampa që e kam te kryet e shtratit, ra në tokë e u thye. Shqyr që nuk e kisha gruan se kish kris kjameti.

Shkova me vrap në dhomën e punës dhe fillova të skruaj:

-Behram Syla i Lubizhdës, ish mësues i Panorcit, Becki, qeni im besnik dhe Capi i Ademit, tash te Baca Loku- Sadri Meta, i ndjerë.

(Unë me këmishtë të bardhë e flolë të zeza, si nxënës, me Beckin, dhe Isanë, djalin e vëllait 1972 (?) në Turjakë)

Kur punoja në Panorc, më 1979/1980 në çdo mëngjes, në orën gjashtë zgjohesha dhe haja kaftjall bashkë me babën e me Ademin. E nëna na rrinte te kryet. Baba nganjëherë i bërtiste:

– Shko te shpija e ajo dilte pa guxuar të flas as edhe ni fjalë. Kështu ishte ajo kohë. Gruaja burrit, nuk ia k`thente fjalën.
Ende pa u nisur për punë, në Panorc, thirrte te dera e Oborrit Behrami. Ai vinte nga Lubizhda deri te na në Turjakë e mandej bashkë me mua e Ademin e bënim rrugën bashkë, të tretë për në Panorc, nëpër malet tona, nëpër Dushkaja, Llokma e Gradinës, Lugina e Asojave, Qafen e Gradinës, Garaqva e deri sa hynim në Panorc.

Becki, qeni i Sinanit

Nganjëherë ndodhte që Behrami vonohej, atherë unë e Ademi nisheshim vetë.
Becki, qeni im i dashur, na përcillte deri sa hynim në mal e atherë i thoja me dashamirësi Beckit tim:

-Kthehu Beck te shpija! Ai e ulte bishtin, si shenjë që jam i detyruar të dëgjoj urdhërin sepse edhe unë do të doja të vije me juve. Kështu më dukej se më thoshte Becki.

Eh, Becki im. Në katund të gjithë i thonin:

-Becki i Sinanit.

Për Beckin kam shkruajt shumë tregime e vjersha por ato mi ka marrë UDBA Jugosllave, fletoret e mija, disa gjëra personale dhe … këngët, katër bobina e fotografitë, me shumë se 100 copë.

Sadri Meta, qabani plak me dhi e Capi i Ademit

Posa dilnim nga dyert e Aborrit, për në punë, e takonim Sadri Metën me dhi. Ai i kishte afro 40, 50 copë dhi dhe dilte me to në Bjeshkë me i kullotë. Cjapi i madh, i shkonte mbrapa. Ai Cap ishte i joni, i Ademit, vëllait tim më të madh por Sadri Meta u bë marak dhe Ademi ia dha sepse kishte më shumë se 50 copa dhi e ne, sa më kujtohet i kishim pakë dhi e disa ballica (Buall-ica). Po ai,Capi nuk shkonte me dhi por dëshironte të rrije me ne, me njerëz sepse e njihte vehten si më të privilegjuar e nganjëherë, sidomos fëmijët edhe i “vrante me brina”. Si më shihte mua, vraponte mos kam bukë apo kallamoq me i dhënë. Atherë, unë ia hija me dorë në Byth Capit, që të shkoj. Capi i bënte turr Baca Lokut e i mshonte me brina në shpinë Baca Lokut, kështu i thonim Sadri Metës.

– O mâ bre ti djalë mas ma nguc Capin! Dhe hajt e hajt edhe me Bacën Sadri shkonim deri diku e pastaj ai iu bërtiste dhive me e ndërrua drejtimin duke iu hi ngapak me thupër e duke bertitur që ta dëgjojnë edhe të tjerat dhi. Ai më shpesh i qonte dhitë kah Vrella ose kah Balli i Kerrshit deri te Kasum Patoki e ne me Ademin vazhdonim rrugën. Ademi nuk folte e unë gjatë gjithë rrugës e ngucsha me fjalë. Por ai atherë nuk ma k`thente fjalën.

Kur ishte Behrami me ne, rrugës së gjatë, natyrisht këmbë gjithmonë, rrugën e bënim në këmbë e koha shkonte “si me kali” duke bisedua e mahitë.

Behrami edhe pse “paqariz”, frigohej shumë nga qentë prandaj edhe vinte me neve. Por unë edhe më shumë ia shtoja “tutën” duke e lënë vetë nganjëherë në mal. Hyja në mal ose e ndërroja rrugën, shkoja kah Kerrshi i Sylymanit e mëshifesha e ai më thirrte me zë të lartë, si në ma më dhe gati sa si mbushte brekët ….

Dhe këto fjalë mallengjimi i thash sepse kam MALL për at kohë, për ato rrugë deri në Panorc, për ata njerëz e për qenin tim besnik, Beckin, për capin tim, që ma kujton Capin e Vraninës, për Behramin i cili kishte vdekur dhe për të cilin atherë e tash kam shumë kujtime. Behramit i kërkoj FALJE se shumë e kam mundua, e kam “tut” dhe e kam “driblu pa top”.

Becki ka cof. Suedezët thonë, “ka vdekur”, nuk e kanë fjalën nënçmuese “cof” e Capin sigurisht, Baca Loki e ka pre ndonjë festë ndersa Behrami ka vdekur.

Kur hynim në Panorc, na dukej vetja si fitimtarë, sikur të kishim qenë në ndonjë “betejë” e tash ktheheshim triumfalisht. Të parin që e shihnim para dyerve, ishte Asman Pajaziti i Panorcit, nip i Shaban Shaqës nga Turjaka. Ai na përshëndeste me fjalët më të ëmbëla:

– O dajë, a munu qut !

Pastaj shihnim edhe katundarë të tjerë, “të rruar e të parruar”, duke i lshua lopt, dhentë e djhitë.

Kur afroheshim të Prroni i Panorcit që e ndante katundin në dy pjesë, Hisen Derguti i l`shonte tufën me lopët e në dorë e kishte një shtagë shkoze e në dorën tjetër një copë bukë me djathë. E hante bukën e gjave iu bërtiste “hajt, hajt!.

Murat Brahimi, një burrë që s`kishte si ai, sa na shihte, me një dashamirësi na përshëndeste:

-O tezakë, a erdhët mire dhe me 100 delet e  4 qentë i malliste delet mu te oborri i shkollës, për në Grap.

Në pjesën tjetër të katundit, më së shpeshti e takonim njeriun shumë popullor, që i ka hije Panorcit, e ai ishte Halil Amrushi. Edhe ai i qitke lopt deri në Grap. Nganjëherë kur kthehej nga Grapi Halil Amtrushi, afrohej te dritarja e shkollës e më zë të lartë i thonte Kamerit

– O Kamer, a pat ngojnë fmija!

Mandej, rrugën e vazhdonim duke u përshëndetur me katundarë. Nganjëherë ndodhte që ndonjë grua ose vajzë qëllonte në rrugë, kur na shihte neve kt`hehej me të shpejtë kah kishte ardhur dhe mbyllte derën me forcë sikur ajo të ishte fajtore apo me vrap hynte në derën e parë që e kishte më afër. Ne ngjiteshim në maje të katundit aty ku Panorci i kishin vorret e Rudi, lagja tjetër, tash e kishte fitua “statusin” katund, shihej si me pas në pëllëmbë të dorës.

Nuk kishim as 200 metra e hynim në “oborr të shkollës. Oborri i shkollës nuk ishte i rrethuar me gardh prandaj lopt vinin deri te dritarja e kur ishin dritaret të hapura, lopët e shtinin kryet brenda në klasë e nxënësit fillonin me qesh …….

Në të majtë të rrugës, në hyerje të oborrit ishte edhe një barakë e vogël, Ambulanta.

Mbrëmë, pasi e kisha publikua shkrimin, mora shumë letra falenderimi nga Panorci. Ndër ta ishte edhe djali i Halim Kadrisë, ish nxënësi im, Bejtutullahi. Ai më shkruante:

“Jam Bejtullahi, djali Halim Kadris. Desha të përshëndes nga zemra e të uroje shëndet e jetë të gjatë për shkrimin që ke shkrua në Bota sot”.
Sa mirë kishte shkruajt nxënësi im.

Dhe edhe këto fjalë që i thash, janë fjalë që dalin nga thellësia e shpirtit tim për Panorcin e Rudin për ata ish kolegë e nxënës të mi dhe mbi të gjitha, për ata që s`janë më; për Halim Kadri, Kamer Asllanin e Pagarushëve, Behram Sylën e Lubizhdës, për Beckin e Capin tim, për TURJAKËN që edhe në ëndërra e shoh, ashtu siq ishte, me kalldrem në mes të katundit, që nga shtëpia e Sadri Shaqës në perëndim e deri të ajo e Hasan Sejdisë dhe e Shaban Shaqes, Xhemë Maxharrës, Rexhep Jupës e Asman Metës, në lindje.

Unë që po ju shkruaj jam: Ish biri i juaj, tash i humbur në Suedinë e largët e të ftohtë, ish mësuesi i juaj i dashur, kolegu i paharruar e miku i të gjithë atyre burrave …  Sinan Kastrati.

Nuk desha ta koorigjoj shkrimin. E lash ashtu siq e shkruajta. Fjalët i qita nga goja në letër. E lejova imagjinatën time të shpërthej e të fluturoj te ato shtëpi, ato ledina, male, fusha e varre ku i kam kalua vitet më të mira, më të hareshme por edhe më të dhimshme të jetës si i ri e pa rini në Turjakë, Lubizhdë, Damanek, Bubel e Panorc.

(11 shkurt 2018)

Vazhdon

  1. S. dhe

Shkrimet, për herë të parë janë publikua në Bota Sot, më 11 shkurt dhe më 16 maj 2018

Malmö, 8 dhjetor 2021

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Nje rrefim i pershkruar hollesisht per kohen e shkuar. Dhe se shumti i kushton fshatit ,Turkjake gjithe at mall, at pikellim ku vitet nuk ju clirojne por perkrundrazi sikur jua shtojne.Eshte vendlindja juaj z. Sinan dhe ne fund te botes te jesh kurre nuk harrohet por gjithmone e me shume kerkohet. Kjo eshte dhe plaga qe marrim te gjithe nga emigrimi i detyrueshem. Por dhe ai i vet – deshiruar nuk ka dallim. Shpirti romantik qe dallohet ne pershkrimin e mesiperm i juaji e ben dhe me terheqes .M.gj.se mund te bej dhe nga ato dallimet , kundershtimet e krahasimet qe ka koka ime per kohen e shkuar ,vendet e trajtimet krejtsisht te ndryshme nga sisteme ku patem fatin te na linde koka do te mjaftohesha vetem me ndjenjen e mire qe me la tek e lexova. Ankoheni per Suedine se eshte e ftohte .Ne fakt ashtu eshte.Por koha e gjate ju ka mesuar te pershtateni plotsisht.S’ka dyshim por sa here kujtoni Turkjaken , femijerine ,prinderit, familjen e miqte Suedia gjithmone do t’ju duket e ftohte . Ju pershendes z. Sinan !

  2. Nje rrefim i pershkruar hollesisht per kohen e shkuar. Dhe se shumti i kushton fshatit ,Turkjake gjithe at mall, at pikellim ku vitet nuk ju clirojne por perkrundrazi sikur jua shtojne.Eshte vendlindja juaj z. Sinan dhe ne fund te botes te jesh kurre nuk harrohet por gjithmone e me shume kerkohet. Kjo eshte dhe plaga qe marrim te gjithe nga emigrimi i detyrueshem. Por dhe ai i vet – deshiruar nuk ka dallim. Shpirti romantik qe dallohet ne pershkrimin e mesiperm i juaji e ben dhe me terheqes .M.gj.se mund te bej dhe nga ato dallimet , kundershtimet e krahasimet qe ka koka ime per kohen e shkuar ,vendet e trajtimet krejtsisht te ndryshme nga sisteme ku patem fatin te na linde koka do te mjaftohesha vetem me ndjenjen e mire qe me la tek e lexova. Ankoheni per Suedine se eshte e ftohte .Ne fakt ashtu eshte.Por koha e gjate ju ka mesuar te pershtateni plotsisht.S’ka dyshim por sa here kujtoni Turkjaken , femijerine ,prinderit, familjen e miqte Suedia gjithmone do t’ju duket e ftohte . Ju pershendes z. Sinan !

  3. Çka të them Rita?
    Mendova se humbe por ti je ke shpirt poetik, je me te vërtete nje zonje e rende, mjeshtre e vargut dhe fjales se zgjedhur, si Poradec. Kur lexoj komentet tua, mallengjehem dhe me duket se po fluturoj me Zanat e Oret e Malit per te MUZAT. Atje eshte ku eshte Rita.
    Te falenderoj dhe pershendetjet me te perzemerta nga turjakasi, ish çobani, tash ne Suedine e larget e te ftohte dhe nje shtrengim dore Ritë!

  4. Por Sinan vella sot jeni i nderuar e shkrimet ju japin dhe nje titull ,ate te nje shkrimtari .Vete arshiva juaj ne cdo tregim tregon per ate pune shume vjecare qe keni bere. Eshte bo nje pjese e trupit dhe shpirtit tuaj krijimtaria.Ditaret ? Te t’uajat te rrembyer nga UDB kurse te mijat te djegura 3 – re here nga dora ime per te mos lene deshmi qe do te digjnin te tjere kur jeta ime rendohesh pas cdo denoncimi .Dhe nga ai veprim ekstrem i imi nuk harroj syte e momes ( dialekti im nuk i shpetoj dot , d.m.th.nenes ) qe gati lotonin kur me pyeste : – Pse i djeg ? Nuk ja shpjegoja dot. Fale Zotit memorjja s’me ka trathtuar e me perfytyrohen vitet nje nga nje si kane rrjedhur. Po , ,pranoj se ato pershkrime fantastike e romantike ne bjeshket e Velipojes , te Voskopojes ,Dardhes Korces Vlores ,Sarandes, Shkodres etj. me valixhen e kitaren prane me nje shoqeri teper te mire e te besueshem me kane humbur pergjithmone.Per ato shkrime lotoj dhe sot. Sot dhe kur i sodis keto vende mungon ajo force ai pasion qe te rishkruaj .Se dhe kerkesat e jeta vete ka ndryshuar kryekeput.DIimri shkon perkrah me pesimizmin.Rekomandim nga une qe t’a largoni sa te mundeni.Pershendetje dhe sigurisht qe ju jap doren perzermesisht se largu , motra juaj Rita !!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu