ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Rrëfim se si Berat M Mehana, më fyen e kërcënon pas debatit të djeshëm për Izraelin dhe Palestinën në Klan Kosova Today

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Dje në Klan Kosova Today ishte një debat rreth marrëdhënie në mes të Kosovës e Izraelit dhe bazës së këtyre marrëdhënieve, ku pos meje në debat mori pjesë edhe shkrimtari Muharrem Blakaj dhe neoosmani Gëzim Kelmendi.

Gëzimi që në studio erdhi me vonesë, vonesën e kompensoi me mënyrën e të menduarit të tij si islamist politik, që ka brenga parasëgjithash për pozitën e popujve islamik në botë. Në këtë kontekst ai flet edhe për Shqiptarët që i konsideron si Musliman, e të cilët, sipas tij, duhet të jenë pjesë e të së ashtuquajturës “bota muslimane”.

Ajo për të cilën foli Gëzim Kelmendi, ishte një ligjëratë tashmë e njohur islamiste, ku identifikimi me të ashtuquajturën “çështje myslimane”, në këtë rast me Palestinën, ishte i plotë dhe në të gjitha aspektet identifikohej me të.

Gëzimi u hidhërua pasi une kisha thënë se “muslimanët janë popull i vonuar”, gjë që në një mënyrë kërcënohej në studio, duke thënë se nuk kisha të drejtë ta përmendja fenë e tij! Ai madje mu kërcënua me fjalët se “me deklaratën e tillë duhet të merret Prokuroria!, se, sipas tij, përhapkam “urrejtje”. Në zhurmën që e shkaktoi thash se “le të merret prokuroria me deklaratën time, nëse është Prokurori e një shteti teokratik”. E Kosova nuk është e tillë, por shtet laik, në bazë të Nenit 8 të Kushtetutës së saj. Kosova nuk bazohet në Ligjin Sharia e as në Ligjin Blasfemik.

Në Europë, e edhe në Kosovë, ke të drejtë të kritikosh, qoftë edhe religjionet…!

“Cilat deklarata konsiderohen blasfemi dhe çfarë lloj reagimesh përmbushen deklaratat, ndryshojnë midis komuniteteve fetare dhe legjislacionit të vendeve të ndryshme. Blasfemia më parë ishte e ndaluar me ligj në Norvegji, por dispozita penale u abrogua më 29 maj 2015.” 

Pra, edhe në Norvegji, që është ndër vendet më demokratike në botë, ishin të ndaluara deri në vitin 2015 kritikat ndaj fesë/Zotit, që konsideroheshin të ndaluara, blasfemike !

Tash – Jo !

Fjalori i Gjuhës së Sotshme Shqipe e zbërthen përmbajtjen e shprehjes Blasfemi:

BLASFEMI f. libr.Sharje kundër zotit ose kundër fesë. U dogj i gjallë nga inkuizicioni për blasfemi.

Për shembull Galileo Galileu, fizikani dhe astronomi i famshëm italian është ndjekur nga Kisha Katolike për pikëpamjet e tij shkencore. “Se Galileo menjëherë pas verdiktit se toka nuk sillet rreth diellin, thuhet se ka murmuritur “Eppur si muove” (Megjithatë rrotullohet), pavarësisht se thënia e tillë mendohet se është një mit që nuk u bë i njohur deri njëqind vjet pas vdekjes së tij.

Sidoqoftë, një mendim (qoftë edhe mit) që pranohet me ëndje nga ithtarët e pikëpamjeve shkencore mbi jetën dhe universin përgjithësisht.

Tash e plotësoj mendimin tim që s’arrita ta them në studio atë ditë, se myslimanët jo vetëm që janë popull i vonuar, por për shkak të “asaj vonese” historike, të gjithë popujt që identifikohen me islam janë duke e përjetuar “mesjetën e tyre”.

Këtë nuk e them vetëm une, por e thonë shumë mendimtar që vijnë nga ajo që njihet si “bota islame”.

Prandaj, të gjithë ne që ndihemi vetëm Shqiptar, nuk e duam asnjë identifikim me Islamin, tashmë të rrethanave globale, ku islamisti i Kosovës digjet për fatin e palestinezëve, afganëve apo të ujgurëve të Kinës !

Jo vetëm që nuk na intereson aspak agjenda islamike e të tillëve, por as nuk lejojmë të ngujohemi duke jetuar në “mesjetën” e tyre!

Le të jetojnë në atë mesjetë ata që identifikohen me Islamin, jo ne që nuk identifikohemi me të !

Pas mesit të natës , pasi që e kishin pa videon e atij debati, më kishin shkruar disa islamistë, ku dallohej me gjuhën e ashpër, nënçmimin dhe kërcënimin një islamist që quhej Berat M Mehana.

Kështu, mbrëmë pas mesnatës në mesenger më kishte shkruar dhe lënë porosinë “muslimane” islamisti Berat M Mehana , me fjalët më të ulëta e kërcënime që i shquajnë të gjithë çetnikët islamist. Ai kishte menduar që më frikëson me kërcënimet e tilla, qysh mendojnë të gjitha hijenat Muslimane-Turko – Sllave. Prandaj, kërcënimi i tij ndaj meje në mesenger, përfundoj në njoftimin tim të hapur për të duke shkruar në portalin Drini. Le të mbahet tash me qëndrimet e veta antinjerëzore e antishqiptare. Panislamisti ishte prekur prej fjalëve të mija, që i kisha thënë në debatin që dje e patëm në Klan Kosova Today për raportet luftarake të Izraelit me Palestinen dhe qëndrimin e Kosovës dhe shqiptarëve rreth luftës së pandalshme atje.

Ne debat mora pjesë une, shkrimtari Muharrem Blakaj dhe neoosmani Gëzim Kelmendi, i cili në kohën që ishte deputet ne Parlamentin e Kosovës, pati thënë që «Skenderbeu është hero i katolikve», dmth., Jo i «shumicës Muslimane», siç i konsiderojnë islamistët të gjithë Shqiptarët !

Për befasinë tonë, dje , përderisa debatonim në sudio me antikastriotasin Gëzim Kelmendi, në qendrën e Prishtinë, sidomos para përmendores së Kryeheroit, mbahej një tubim gjithëshqiptar për ditëlindjen e kryetrimit të kombit Gjergj Kastrioti.

Edhe në studion e Klan Kosova Today shitej trimëri prej neoosmanit të Kosovo*s, por ajo ishte «Trimëri Muslimane», «trimëri» që herdokur do t’ia shoh sherrin populli Shqiptar, nëse se ndalon si pjesë të krekosjes së nacionalislamizmit, që digjet flakë për gjendjen e «muslimanëve të botës»!

Islamistët kurrë nuk mendojnë e as që flasin si Shqiptarë, pasi i takojnë «umetit të profetit». Ndërkaq, kjo shkretanja që shihet në foto, është një shqipfolëse nga Tirana , që po ia qanë hallin Palestinës.

Dhe atë në mënyrën serbomadhe…!

Prandaj, ajo shpifë me shkrimin e saj në pllakatën që e barte në dorë, sikur ta kishte shkruar BIA e Serbisë.

Pikërisht sikur ta kishte përballë pllakaten me parullat e tilla, fliste në studio dje edhe Gëzim Kelmendi.

Fjalëpërfjalë…!

Shumëkush nuk e ka kuptue ende se islamistët kryesor politik, e kanë qendrën në Tiranë, deri tek Olsi Jazexhi !

Dhe shumica e Shqiptarëve ende nuk e kupton se islamistët janë më të zi e të kobshëm për Shqiptarët, se sa që janë çetnikët serbomëdhenj, pasi këta na janë futur përbrebda vetës sonë, si pushtues të brendshëm.

___

Kush është, në të vërtetë, Gëzim Kelmendi?

Gëzim Kelmendi: Skëndërbeu, hero i katolikëve, jo kombëtar !

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar. Kelmendi, ka argumentuar deklaratat e tij se në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet.

“Katolikët e kanë heroin e tyre Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, tha deputeti kosovar.

Kelmendi gjithashtu ka vënë në dyshim prejardhjen e Heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe. Ndërsa ai tha tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare.

Më tej në intervistën e tij për mediat në Kosove Kelmendi ndan mendimin se Turqia nuk ka qenë pushtues i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë Turqia duhet trajtuar si vend mik.

“Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, tha deputeti Kelmendi.

___

Ja si fshihet islamisti që më fyeu e kërcënoj pas ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Jam i mendimit se Policia e Kosovës ka obligim profesional që sa më parë ta identifikoj këtë islamist, jo për mua, por për faktin se konsideroj se të tillët paraqesin rrezik për vendin sot apo nesër

Berat M Mehana

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Me fal se po perzihem pak ne kete debat per publikimin e emnit dhe mbiemnit.
    Un gjithmone kam ba shkrime dhe komente publikisht me emnin dhe mbiemin tim dhe nuk kuptoj se ku asht problemi.
    Le ta dijne emnin tim dhe mbiemnin tim qofte Serbia, qofte Turqia apo kushdo qofte. Bile le ta dijne e ta marrin vesht mire se jam un qe jap mendimet e mija publikisht. Pse te mshehemi me emna falso? Kjo jo vetem nuk asht burrni, por edhe fjala e thanun publikisht nga un nuk do te kishte ma asnji vlere.
    Prandej Z. Agron Shabani mos kini frige dhe te vazhdoni te shkrune me emnin tuj publikisht.
    Pershendetje dhe kalojshi mire.

    Persa i perket asaj qe thoni ju z. Agron Shabani se — … nje “intelektual dhe patriot shqiptar” i fese katolike –, keto nuk vendosen ne thojza sepse intelektualt katolik dhe patriotet shqiptar katolik kan dhane gjakun dhe nji kontribut shume te madh per historine dhe kulturen e popullit shqiptar dhe kan luftu pa frike gjithmone per te mbrojte trojet shqiptare si kundra turqve si kundra shkijeve, qofte katolik te qyteteve si dhe te malsive tona. Per kete mund te lexoni vepren madhore te At Gjergj Fishtes LAHUTA E MALCISE, ne te cilen flitet shume edhe per luftetart shqiptar trima te popullsise se Kosves.
    Nuk vendosen ne thojza patriotet.

  2. Nuk jam dakort me ju Zotni KABASHI kur thoni se “muslimanët janë popull i vonuar”.
    Muslimant e tane botes pa reformu KUSHTETUTEN e tyne pra KURANIN, ata gjthmone kan me mbete gjithmone mbrapa gjith botes. A nuk shihni me sy se te gjitha vendet e botes qe nuk kan popullsi muslimane, ecin perpara dri kinezt, mongolt, japonezt, pa permend vendet e perparume prendimore. Nuk thone kot se NUK KA ISLAM TE MODERUEM, POR KA MUSLIMAN TE MODERUEM.
    Po perparojne gradualisht vetem ata musliman qe ne nji menyre o nji tjeter po i largohen islamit. Shikoni psh muslimant kosvar ne vendet europiane si Gjermania, Austria dhe Zvicra, por edhe ne vendet e tjera prendimore ku ato marrin pjese aktive ne jeten e ketyne vendeve, jo me parimet islame, por me parimet europiane.
    Deri Kazakistani po e RTEVIZIONON KURANIN:
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2014/11/15/kazakstani-ka-ndaluar-disa-syre-te-kuranit-si-nxitese-te-terrorizmit-islamik/

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu