ARKIVI:
23 Janar 2025

Beteja e Çanakalasë është sagë tragjedie për shqiptarët !

Shkrime relevante

A thue duhet shufër…?

Nikolin Sh. Lëmezhi Poezi A thue duhet shufër…?   Në derë të shejtnores, gdhendë kjartë e...

Marco Rubio , kryediplomat i ri i SHBA

Nga: Frank Shkreli Marco Rubio, (53-vjeç) ish-Senatori republikan nga shteti Florida, jo...

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/ -Intervistat ekskluzive që kam...

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Një shpjegim origjinal sociologjik) Sjellja atipike e...

Shpërndaj

Lufta e Çanakalasë ose beteja e Gallipolit u zhvillua nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi. Kjo ishte një nga betejat më të madhe në luftën e parë botërore.

Nga: Fatmir Bajraj

Kujtesë historike dhe nacionale

Çanakalaja, është plagë e jona që kullon lot e gjak në mbi një shekull, dhe e tillë do mbetët deri sa t’ketë jetë mbi tokë. Vullnetarët shqiptarë në betejën e Çanakalasë luftuan për Fe, pra për Fe-në e “dhuruar” nga pushtuesi shumëshekullor, Perandoria Osmane, duke braktisur e kthye shpinën atdheut të tyre n’Gadishullin Ilirik, i cili po digjej flakë nga hordhitë serbo-sllavo-ortodokese.

Shqiptarët e mobilizuar me dhunë, u derguan në Çanakala drejt vdekjës, në mbrojtje të inegritetit të një perandorie e cila i kishte sunduar e shtypur për 500 vjet, duke u’a tjetërsuar Fe & Atdhe, madje edhe identitetin nacional deri n’palcë.

Shqiptarët n’këtë betejë t’përgjakshme ishin mish për top, ishin në një luftë e cila shqiptarëve të rënë në këtë arenë nuk u takonte të derdhnin gjakun rrëke, lënë gjymtyrët dhe jetërat e tyre për dhe të huaj, dhe pse jo edhe për armikun shumë shekullor, Perandorinë Osmane.

Sikur këta luftetarë shqiptarë, të t’gjitha viseve dhe trojeve tona etnike, të ishin organizuar në mbrojtje të Atdheut amë (Vilajetet shqiptare), nga luftërat ballkanike dhe lufta e parë botërore, s’do dilnim t’sakatosur dhe t’coptuar pikë e pesë nga armiqtë serbo-sllav, nga të cilët, edhe sot e kësaj dite, për pasojë vuajmë ; ndarjët dhe copëtimin edhe atë jo pa fajin e Perandorisë Osmane Perandoria Osmane, nuk meritoj gjakun tonë të derdhur në atë betejë, ngase jemi t’vetmin që i sherbyem e ajo n’a shiti lirë…!

Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët, të cilët janë mbi 7 milionë në Turqinë e sotme, nuk gëzojnë as të drejtat elementare, e t’mos flasim për ato kultorore & kombëtare ! Sot, Diktatorin Erdogan nuk përmend kontributin e shqiptarëve në atë betejë, madje as gjakun e derdhur të shqiptarëve në themelet e shtetit të Turqisë moderne të Kemal Ataturkut. I mallkoftë gjaku i shqiptarëve të rënë në Betejën e Çanakalasë, ata të cilët mohuan e nëpërkëmbën fatet tona ndër shekuj… !

Nga kjo betejë do duhej t’nxirrnim mësimin ; T’mos vdesim kurr për Fe & Atdhe të huaj, e lere më pë armikun, por për vete dhe tonin Atdhe.

Ngase vetëm aty dhe atëherë, rënja është sublime, është përjetësim, dhe të rënët janë deshmorë !

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Absolutishte e vertete dhe e qendrushme shkencderisht dhe hisgtorisht kjo aqe e ke cekur ( shkruar ) ketu.

    Rri ( qendro) ne kete nivel… Mos u ben potragjel dhe bedel i askujt…Kurcit e atij tjetrit ose asaj tjetres….Pushtetett ose qeverite shkojne e vijne…Zalli ( rera) mbetet ne katund ose n” sheher… s´ka rendesi.

    Turkut ia kem pa sherrrin gjithemone. E nuk u mbushem hala (akoma) mend!

    Disa i quajne turqit vellezer, miq dhe aleat tradicional e historik, ndersa shqiptaret e fese katolike i quajne nuna ose kumbar!!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu