ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Beteja për Mariupolin parashikohet të përfundojë së shpejti

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Më shumë se 100,000 civilë janë bllokuar brenda qytetit port të rrethuar të Mariupol. Në një kohë të shkurtër qyteti pritet të jetë nën kontrollin rus. Foto: Alexander Ermochenko, Reuters / NTB

Ushtarët ukrainas kanë luftuar për gjashtë javë për të mbrojtur Mariupolin. Ekspertët tani mendojnë se qyteti do të bjerë gjatë Pashkëve.

Åshild Langved

Gazetar

Lufta në Ukrainë

Mariupol, qyteti ukrainas në Detin Azov, është bërë një simbol i brutalitetit të luftës. Rreth 160,000 civilë janë bllokuar brenda qytetit për javë të tëra pa akses në ujë, ushqim dhe ilaçe. Për po aq kohë, bota e jashtme ka besuar se një kolaps ukrainas ishte disa ditë larg.

Tani duket se pushtimi rus po ia del mbanë.

Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se më shumë se 1000 marinsa ukrainas ishin dorëzuar në Mariupol. Mesazhi nuk konfirmohet nga burime të pavarura.

– Është jashtëzakonisht mbresëlënëse që forcat ukrainase kanë arritur të mbrojnë Mariupolin gjatë gjithë këtyre javëve. Rusia ka folur për rënien e Mariupolit që nga fillimi i marsit. Por tani duket se po ndodh. Mendoj se qyteti do të bjerë gjatë Pashkëve, thotë Pavel Baev, ekspert i Rusisë në Prio, Instituti për Kërkime për Paqe.

– Morali luftarak rus vështirë se forcohet nga fakti që ata arritën të marrin qytetin pas gjashtë javësh rrethimi, thotë Pavel Baev në Prio, Instituti për Kërkime për Paqe. Foto: Private

– Simboli i qëndresës së Ukrainës

Një pjesë e mbrojtjes ukrainase është ngulitur në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal. Të hënën, brigada postoi një mesazh të dëshpëruar në faqen e saj në Facebook. U raportuan humbje të mëdha dhe u kishin mbetur pa municione.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhij Orlov, që atëherë ka pohuar se mesazhi ishte i falsifikuar.

– Mariupol është bërë vetë simboli i opozitës së Ukrainës. Fakti që Mariupol nuk ka rënë më parë është pjesërisht për shkak të mbrojtjes së fortë ukrainase dhe problemeve nga pala ruse. Është komplekse të marrësh nën kontroll një qytet. Rusia ka nënvlerësuar si luftën urbane ashtu edhe heroizmin ukrainas, tha Baev.

Një imazh satelitor i kohëve të fundit tregon disa nga shkatërrimet e mëdha në perëndim të Mariupolit. Foto: Maxar / European Space Imaging

Rrethimi që nga fillimi i luftës

Rusët rrethuan Mariupolin menjëherë pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt. Organizatave të ndihmës humanitare u është mohuar hyrja në qytet. Një javë e gjysmë më parë, një ekip i Kryqit të Kuq u desh të kthehej teksa ishin në rrugë për të evakuuar fëmijët, gratë dhe burrat. Arsyeja ishte se Rusia u tërhoq në premtimet për një armëpushim.

Forcat ruse sulmuan një spital në Mariupol më 9 mars. Ky ishte një krim lufte, sipas Osse (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).

Studiuesi Baev nuk ka asnjë dyshim për atë që ushtria ruse do t’i japë përparësi kur ata më në fund të marrin Mariupolin:

– Prioriteti i parë është fshehja e krimeve të luftës brenda Mariupolit. Unë mendoj se nuk ka gjasa që Rusia të lejojë ndihmën emergjente, sepse ata nuk duan që askush të shohë se çfarë u kanë bërë banorëve të qytetit. Mos harroni se civilët kanë jetuar nën pushtimin rus prej disa javësh. Dhe ne nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur me ta, thotë ai.

Më shumë se 700 njerëz janë gjetur të vrarë në Butsja dhe në periferi të tjera të Kievit. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës të mërkurën.

Të mërkurën mbrëma, presidenti amerikan Joe Biden e quajti pushtimin rus një gjenocid.

– Biden është një hap përpara në përshkrimin e mizorive të luftës. Ndërsa shohim më shumë krime lufte ruse, ndoshta do të ketë më shumë njerëz që do të pajtohen me Biden, duke përfshirë edhe mua, thotë Baev.

Karen-Anna Eggen, studiuese në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në Kolegjin Norvegjez të Mbrojtjes. Foto: Paal Audestad

Qyteti është shndërruar në rrënoja

Është e vështirë të përcaktohet një datë se kur bie Mariupol. Por po afrohet, sipas Karen-Anna Eggen. Ajo është një studiuese në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në Kolegjin Norvegjez të Mbrojtjes.

– Mariupol ka zgjatur me qëndresën shumë më tepër se sa mendonte dikush. Pavarësisht se forcat ruse e kanë rrafshuar pak a shumë me tokë qytetin dhe pavarësisht se prej shumë javësh ka rrethim, Eggen thotë dhe vazhdon:

– Ndërsa forcat ruse janë tërhequr nga veriu i Ukrainës, dhe Rusia përgatit një ofensivë të re në Donbas, presioni mbi Mariupol ndoshta do të intensifikohet gjithashtu.

Ajo thekson se Mariupol është strategjikisht i rëndësishëm për sigurimin e korridorit tokësor midis gadishullit të Krimesë dhe Donbasit në lindje.

Rusët kanë përdorur pajisjet që kanë për të shndërruar në gërmadhë qytetin. Dhe shkuan përpara, por me siguri rrugë më rrugë , sipas Eggen.

– Pra, ndoshta është për fat të keq vetëm çështje kohe para se ata të mund ta shpallin qytetin të fituar. Ndoshta ka edhe presion për ta pushtuar pasi do të jetë në gjendje të çlirojë forcat ruse që më pas mund të kontribuojnë në frontet e tjera ruse, thotë Eggen. Aftenposten.

_____

Kampen om Mariupol spås å være over om kort tid (aftenposten.no)

Përktheu nga norvegjishtja: Gj. – B. Kabashi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu