ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Biografi e pjesshme për historianin Hakif Bajrami

Shkrime relevante

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

ÇKA MUND TË BËJË NJË GJENERATË PËR KOMBIN

BIOGRAFI E PJESSHME  PËR HAKIF BAJRAMIN

Pjesa  e KOMBIT tim që ishte në robëri kur linda, diku rreth 98% ishte i sharruar në analfabet, të kuptohemi,pa fajin e tij. Lidhur me këtë, kur e kam filluar shkollimin në një odë të adaptuar në vitin shkollor 1949/50, mësuesi memzi i shqiptonte germat e alfabetit kombëtar, sepse i kishte të mbaruara vetëm katër klasë të fillorës. Dhe, për 25 vjetë punë natë e ditë për arsimimin e popullit, ishte një krenari që në shumë raste nuk kuptohej. Mu për këtë lufta kryesore në Kosovë ishte lufta për shkollë, në fillim. Po ajo gjendje, edhe luftohej në anën tjetër nga disa qarqe të pushtetit se: “bëri e shkove në shkollë, bëhesh shka (sebian)”. Ky nominim i këtillë ishte i trilluar nga UDB serbaine, sepse shteti serbian, nën robërinë e të cilit ishim, kishte krijuar bindje se me shqiptarët anlafabet dhe sharragji,  mundet ta mbajë Kosovën nën robëri së pakur edhe dy shekuj. Së këndejmi hapja e shkolave tetëvjeqare, hapja e shkollës normale, hapja e gjimnazeve që nuk kushtoinin, ishte hapi vijues, që më 1960 të hapën fakultetet e para në Prishtinë. Me hapjën e fakulteteve, më nuk kishte forcë që e ndalë këtë popull në rrugën Evropiane dhe në rrugën e pavarësisë, luftë ajo që është zhvilluar në çdo etapë paralel. Ta shohin një vetëm një milimetër të asaj rruge, me këtë biografi. 

Hakif Bajrami u lind në fshatin Ballofc, Komuna e Besianës  më 7 mars 1943. Rrjedh prej një familje arsimdashëse nga babai Fetah Bajrami dhe nëna Azize Ademi-Bajrami. Fëmirinë e kaloi në fshat. Mësuesin e parë e kishte Alush Bekteshin, i cili më vonë u bë shok i nderuar deri në vdekjen e tij në moshën 98 vjeqare. Më 1 prill 1957 me 11 pesëshe në ditar, në shkollën tetëvejçare, për shkak se “e ka vizatuar Shqiponjën në orën e vizatimit, largohet nga shkolla për një vit shkollor”. Përjashtimi  u bë me urdhër i drejtorit Markoviq. Megjithë atë, shkollën tetëvjeqare me sukses shembullor e kreu në Besianë (ish Podujevë-Krahina e Llapit). Në vitin shkollor 1961/62 regjistrohet në Gjinazin “Ivo Lola Ribar” në Prishtinë. Ndërsa në vitin shkollor 1962/63, kishte konflikt me profesorin e Gjeografisë P. Strahinja nga Paraçini. Kjo për faktin se shumica e nxënsve të klasës nuk e dinin serbishtën. Me që iu drejtuam profesori,t se ata nxënës që nuk dijnë serbishtën, të na lejohet për t` ia përkthyer atij. Profesori këtë propozim e priti me shprehjen: “Këtu është Jugosllavi dhe nëse doni shqip, ja ku e keni Shqipërinë në kufi, shkoni atje”!. Madje kundër P. Strahinjës nxënistë bërën edhe padi për siellje raciste dhe në gjykatore e fituan gjykimin, dekue e larguar “Prof P. Strahinjën prej  procesit mësimor për dy vite, për shkak të urrejtjës nacionale”. 

Hakif Bajrami, gjimanzin e mbaroi me sukses të shkelqyeshëm . Diplomoi  në Filozofi në temën: “Racionalizmi si drejtim filozofik: Rene Decart, Godfrid Lejbnic dhe Baruh de Spinoza”, në 83 faqe tekst me 516 referenca, në vitin shkollor 1965/66. Lidhur me këtë, në kohën kur pati filluar paraqitja e deformimeve, ata që na kishin torturuar ( Udbashët Raif Spahiqi, N. Vidoviqi etj.) do të largohen nga Podujeva, por çuditërisht (!!) do të gjejnë punë në UDB-ën e Prishtinës R. Spahiu (shqipfolësi), ndërsa N. Vidoviq u punësua në UDB-ën e Kushumlisë (serbfolësi). 

Pa provim pranues, për shkak të suksesit shembullor regjistrohet në Univerzitetin e Beogradit,Fakulteti Filozofik të Prishtinë, Dega e Historisë. Pas kryerjës së fakultetit fillon të punojë në Gjimanzin e Podujevës për dy mauj në vitin shkollor 1969/70. Ndërsa nga 1 dhjetori i vitit 1969 punësohet në Gjinazin  “Ivo Lola Ribar” në Prishtinë, si profesor i Historisë dhe Gjuhës Latine. Më vonë në mungesë të kuadrit punoi edhe si profesor i Sociologjisë dhe filozofisë në disa shkolla të mesme të Prishinës dhe jashtë saj, pa asnjë kompenzim.  

Gjatë vitit shkollor 1972/73 regjistrohet në studimet pasuniverziatre në Degën e Historisë, koha  nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë regjistrim mban numrin rendor  0. 1, te mentori Akademik Prof Dr Bogumil Hrabak. Pas kryerjës së provimeve pasuniverzitare me sukes të shkelqyeshëm, më 1974 e dorëzon punimin e magjistraturës. Në afatin ligjor rekord e mbron temën : “ÇARKU i MITROVICËS NËN OKUPIMIN NAZIST GJERMAN-Rrethi i LLapit 1941-1945” dhe e merr titullin Mr. i shkencave të historisë. Temën e magjistraturës e mbron më 15 maj 1975, te Akademik prof dr Ali HADRI, prof dr Skender Rizaj dhe prof dr Masar Kodra. Si magjistër e historisë punon në gjimnaz deri në nëntor të vitit 1975.  

Më 1975 pranohet për bashkëpunëtor shekncor (Docent) në Entin e Historisë Kosovës në Prishtinë. Menjëherë në Katedrën e Historisë i pranohet tema e DOKTORANTURËS me titull: “Rrethanat shoqërore dhe  politike në Kosovë 1918-1941”. Punimin e dorëzon  për  procedurë mbrojtëse në shtator 1978, në 1100 faqe. Tezën e doktoranturës e mbron te Komisoni: Akademik prof Dr Ali Hadri, Akademik Stefanaq Polllo, Prof dr Fehmi Agani, Prof dr Masar Kodra, më 15 JANAR 1979, dhe e merr titullin DR. i shekncave të historisë. Pas dy viteve me që i botohen dy libra avansohet në gradën shkencore BASHKËPUNTOR i LARTË SHKENCOR (titull adekuat me prof Dr inordinar), tash në INSTITUTIN e HISTORISË. (Enti i Historisë avansohet në Institut me që ishim në punë TRE doktor shekncash, që ishte kriterium me lIgj, që Enti të avansohet në Institut. Entin e avansoi Kuvendi i Kosovës dhe avansimi është botuar në Fletorën Zyrtare të Kuvendit ). Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinë. 

 Deri në fund të vitit 1981 Hakif Bajrami i boton 18 punime shkencore nepër revista në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Për sukses me librat Aradha Antifashiste Partizane e “Shalës”; Aradha antifashiste  “Meto Bajrajtari”; Aradha antifashiste Partizane “Bajram CURRI”; nga Kuvendi i Kosovës shpërblehet me çmimin për arsim,kulturë dhe shkencë “Shpërblimi i Dhjetorit” (Bujanit), çmim ky më i larti në Kosovë 1959-1989, që ishte i lidhur me Konferencën Nacionalçlirimtare të Buajnit 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Për një historian ky çmim ishte me interes sepse aty ishte  aprovuar  Rezoluta për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 

Në dhjetor 1980 me konkurs zgjidhet dhe emrohet nga Kuvendi i Kosovës  Drejtor i “Arkivit Shtetëror të Kosovës”, me seli në Prishtinë. Njëherit DR Hakif Bajrami mbetet bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Historisë dhe për disa viteve ishte në redaksi të disa revistave shkencore si: “Kosova”,” Gjurmime Albanologjike” si dhe antar i redaksisë së Fletorës “FJALA”, e pastaj edhe “PËRPARIMI” në Prishtinë.Nga viti 1980 e deri më 1989 ishte antar i Redasisë revistës “VJETARI”, ku për çdo vit ka botuar studime dokuemntare. Vlen të theksohet, se nga viti 1986 e deri më 1989 ka botuar 1716 faqe dokuemnte, kryesisht për vitët 1941-1945. Sidomos për shkencëne historisë janë me vlerë botimet nga viti 1986 e deri në 1989, e që kanë të bëjnë me pushtetin ushtrak të vënë padrejtësisht nga Shtabi Suprem i Jugosllavisë më 8 shkurt 1945, diktaturë ushtarke ajo që nuk është suprimuar kurrë ligjërisht. 

Më 1988 Hakif Bajarmi avansohet në gradën Këshilltar shekncor në Institutin e Historisë Kosovës në Prishtinë (grda e profesorit Ordinar –Prof Dr).  

Deri në vitin 1990 punon si drejtor i Arkivit  Shtetëror të Kosovës, për çka përjashtohet nga puna për veprimtari nacionaliste dhe iridentiste, si thuhet në dokumnetin e përjashtimit, sepse nuk e pranon aktin e 23 marsit 1989, nga pushteti  nazifashist serbian, si dhe për shkak se si i vetmi drejtor në nivel të Kosovës e nënshkori Apelin 215 të intelektualëve të Kosovës. Pas çlirimit (10 VI 1999) sërish kthehet në punë në Arkiv si Këshilltar shekncor. 

Dr Hakif Bajrami është avansuar në gradën KËSHILLTAR SHKENCOR në Institutin e Historisë që njëherit e merr titullin e PROFESORIT ORDINAR më 1987. Prof Dr Hakif Bajrami ka hulumtuar në arkivat e Jugosllavisë, të Turqisë, Austrisë, Gjermanisë, Zvicërs (GJenevë-Shoqata e Kombeve 1927-1941) si dhe në arkivat e Shqipërisë. 

Prof dr Hakif Bajrami njihet si hulumtuesi kryesor i ARKIVAVE, gjithnjë duke zbardhur historinë e popullit Shqiptar. Mu për këtë edhe është koautor i vllimit TRETË të Historisë së Popullit Shqiptar, botimi në Tiranë. (botim në katër vllime), pas Luftës Çlirimtare në Kosovë. Për shkak të njohurive në lëminë e burimeve dhe si arsimtar shumëvjeqar  është mentor në shumë magjistratura dhe doktornatura dhe për këtë punë është i përkushtuar , gja që e avanson në këshilltar të papritueshëm për shumë studiues të Historisë Shqiptare, të Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi. 

Prof Dr Hakif Bajrami është shtetas i Republikës Kosovës dhe jeton e vepron në Prishtinë. Si i përcaktuar në çështjen kombëtare shumë herët kyqet në veprimtarinë e themelimit të Ushtrsië së Kosovës, aktivitet ky që e drejtone një kohë deri sa vdiq në Tiranë Mr Halil ALIDEMA (i burgosur politik).  

Së bashku me mr.Ukshin Hotin,mr. Mahmut Bakallin, Gjeneral Halil Katanën prof dr Hakif Bajrami është përpilues i Rezolutës për Bashkimin Kombëtar mbajtur nga 52 subjekte politike në Tetovë më 1992. Është pjesëmarrës në PAJTIMIN KOMBËTARE që e drejtonte Prof Anton Qeta, kudo nepër Republikën e Kosovës, në Zvicër, Gjeramni, SHBA, së bashku me Bac Antonin ishte i pandashëm. Është pjesëmarrës i Demonstratave rrevolucionare si student më 27 nëntor 1968. Është përkrahës i demonstratave kryengritëse të vitit 1981 e deri 1 tetor 1997, pa asnjë mungesë.  

Për vepër të vitit më 1997 në Tiranë prof dr Hakif Bajrami dekorohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës (Vepra: DËBIMI DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI-Dokumnete, botim i Shoqatës “HASAN PRISHTINA 1997). 

 Prof dr Hakif Bajrami ka qenë Këshilltar politik dhe diplomatik në ZYRËN E UÇK-ës që e drejtonte Adem DEMAÇI 1998/9 në Prishtinë. Për shkak të orinetimit kombëtar si pjestar VETERAN i UÇK-ës, pas themelimit të Akademeisë së TMK-ës  “HAMËZ JASHARI” në Prishtinë prof dr Hakif Bajrami fiton gradën MAJOR REZERVË, dhe mban ligjerata nga Doktrinat ushtrake dhe politike, për katër vite me radhë.   

BIBLIOGRAFIA E STUDIMEVE SHKENCORE 

Hakif Bajrami, libra të botuara dhe të përgatitura për shtyp: 

1.Rrethanat shoqërore dhe politike Kosovë 19181941, Prishtinë, 1981, f. 365 

2.Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1941, Prishtinë, 2008, f. 462 

3.Bedri Pejani, 1885-1946, Prishtinë, 1994, f. 205 

4.Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve  në Turqi, (Dokumente) Prishtinë, 1996, f.506 

5.Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995 (ÇIK-LDK në 30 000 kopje), f. 207;(Ribotimi fototip më 2015). Për këtë vepër është lavdruar nga Prof dr Fehmi Agani dhe Enver MALOKU. Bashkpunimi me ÇIK-un ka qenë nga fillimi në të gjitha fushat për çka prof dr Hakif Bajrami ka mbajtur një varg ligjeratash nga LËMIA E DIPLOMACISË, nepër Kosovë në SHBA dhe Evropë, kudo që kishte shqiptar patriot.  

6.Kosova, Njëzetë shekuj të identitetit të saj , Prishtinë,2001, f. 156  

6-a.(Kosova, nga Antika, publikim në internet në gjuhën anglishte) 

7.Progranmet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997,Prishtinë, 1997, f. 162 

8.Programi Kombëtar Politik i shqiptarëve, Prishtinë, 1997; ribotim më 2002, f. 86 

9.Peticioni që i shpëtoi shqiptarët  1930, (dok. Shtjefën Kurti, Luigj Gashi dhe Gjon Bizaku, shqip- frengjisht), Prishtinë , 2005, f. 74 

10.Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë, 1983, f. 238 (dy botime më 1982 dhe 1983.) 

11.Aradha Partizane “Bajram Currii”, Prishtinë, 1985, f. 244 

12.Aradha Partizane e “Shalës”, Beograd, 1981, f. 101 (në dy gjuhë shqip dhe serbokroatisht) 

13.Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë, 1988, f. 244 

14.Tragjedia e Tivarit 1945, Prishtinë, 1993, f. 226 

15.Kosova prej Bujanit në Kaçanik , Prishtinë, 1997, f. 426 

16.Naçertania, program politik serb që shpje në shfarosjen e shqiptarëve 1844-1999, Prishtinë, f. 338 

17.Konventa Jugosllavo –Turke për shpërngulje të shqiptarëve 1938, Prishtinë, 2013, f. 152 

18.Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili më 1953, Prishtinë, 2014, f.217 

19.Libri i Bardh, Tiranë, 1992, f.106 (të veçanta në: shqip, angliasht, frengjisht, gjermanisht, serbisht=530 faqe) 

20.Antimemorandum  (Klerofashizmi serbomadh, në gjuhën shqipe dhe serbishte), Prishtinë, 2004, f. 216, për gjigje në librin e Kishës Ortodokse Serbe: “Memorandum o Kosovu i Metohiju” 

21.Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912,libri nr. 1, Prishtinë, 2003, f. 224 

22.Si e riokpoi Serbia Kosovën më 1918, libri nr. 2. Prishtinë, 2012, f. 354 

23.Si e okupoi Kosovën Jugosllavia Federative 1945-1999, libri nr. 3, Prishtinë,2015 f. 338 

( në gjithësejt 1+2+3=916 faqe të botura në të tri librat) 

24,Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përball neofashizmit serb, 1989-1999 (Studime analitike), Ptishtinë, 2006. f. 533 

25.Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948, Prishtinë, f. 634 

26.Dosja Demaçi, Prishtinë, Prishtinë, 2003, f. 479 (edhe dy herë e ribotuar) 

27.Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë,  2009, f.66 (Studim filozofiko-politik) 

28.Dosja Metush Krasniqi, Prishtinë, 2014, f. 406 

29.Dosja Fazli Grejçefci, Prishtinë, 2015,f.296 

30.Zavere i zloçini UDB-e Jugosllavije  prema albancima do 1966 (Dokumnenta), Prishtina, 2006,f.203 

31.Shqiptarët në mes dy totalitarizmave (fashizmit dhe komunizmit) 1918-1999, Prishtinë, 2010. f. 363 

  1. Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, libri 1. Prishtinë, 1998, f. 302

34.Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944. Libri 1. Prishtinë.2017, f. 354 (ribotim i plotësuar) 

  1. Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Libri 2, Prishtinë 2017, f.373 (botim i parë,në 727 faqe gjithsejtë) 
  2. 36. Dokumente: VERSAJI dhe SHQIPTARET 1918-1921, (  vllimet: I-II-III-IV_V-VI-VII,dorëshkrim,mung. Mjetet).
  3. 37. Dokumente të sherbimeve informative: angleze, italiane, gjermane 1939-1945, (Vllime: I-II-III, dorëshkrim)

38.Komiteti Mbrojtja Kombptare e Kosovës, 1926-1941,3, dok.. f.420, dorëshkrim) 

  1. 39. Dokumente sekrete të LKK  1981 (vlerësime të demonstrave 1981, “Kosova sot”, 2007,980249 vazhdime)

40.Mustafë Hoxhë Nishefci, (1915-1995), Prishtinë, 1997, f. 338 

41.Met Podujeva-Babloku (Kryengritësi nga 1910-1966), 1887-1976, Prishtinë, f. 204 

42.Ibrahim Gjakova,(Antar i Komitetit Kosovës), Prishtinë, 2000, f. 104 

43.Ismail Ajeti-Bushi,(i burgosur politik dhe i denuar 5 herë me pushkatim) Prishtinë, 1998, f. 196 

44.Familja shqiptare Deshishku, 1878-2004, Prishtinë, f. 165 

45.Dokumente për diktaturën ushtrake në Kosovë 1945,I. 412 f. të boturara në “Vjetar”,1986-1988,f 380, 

  1. Vllimi i dytë II. Kujtime të bashkohanikëve dhe akterëve të tubuara më 1962)

47.Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e okupuara 1878-1999, Prishtinë 2000, f. 1816.(autori ka punaur nga viti 

 1978- 1982, por nuk është lejuar botimi për shkak se ishte akuzë ndaj rregjimeve-nuk kam pranuar ta ndryshojë asgjë kurrë sepse studimi është me referenca arkivore.) 

48.Partitë politike në Kosovë 1918-1945, Prishtinë 1982, f. 600 (dorëshkrim). 

49.Sipas një evidence 1972-2015, janë botuar 983 studime nepër revista, libra koautorë, dhe gazeta ditore. (Më 1984: Nastanak albanske drzhave 1912-1939, Lublanë-Sllovenisht) 

  1. 50. Dosja Marije Shllaku, f. 235+ 527, e boton “Artini” Jahir Ahmeti më 2020)
  2. 51. Divizioni SS: “Skenderbeg”, “Sholc”, “Bredov”, “Llanger” 1944 (f.129, dorëshkrim)

52.”Programi Jugosllav për Kosovën” 1988, (Naçertania e Dytë), f. 2153 (dorëshkrim) 

  1. SQIPTARËT NË LUFTË PËR SHTET KOMBËTAR 1912-1918, Prishtinë 2018, f. 328 (Botim “Faik Konica)
  2. SHQIPTARËT DHE KOSOVA në rrjedhat tragjike të historisë (1878-1999), Prishtinë 2019, f. 302( “Faik Konica”)
  3. Murat XHAKJA 1818-1899- (Krematoriumi ndaj shqiptarëve të Toplicës), Prishtinë, 2019, f.320 “Faik Konica”
  4. 54. Zona e Kosovës e okupuar nga Gjermanët 1941-1944, 1974, f. 380 (dorëshkrim.)
  5. 55. Konfiskimi, eksproprimi dhe nacionalizimi i pronave në Kosovë, 1945-1948, f.970 (dorëshkrim)

56.Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, IIIIII, 1918-1941, f. 600 (dok.dorëshkrim) 

  1. 57. Procesi i Prizrenit 1956, I-II, 1956, f. 520; Rivlerësimi i Procesit Prizrenit më 1967 f. 210.(dorëshkrim, Rivlesimi juridik me shenjë tejet sekret 1967, së bashku me Vlesimin e DEFORMIMEVE të UDB-s jugosllave në tërë vendin, dokument unikat tejet sekret, vlerë shtetërore, të ruhet gjithëmonë.)
  2. 58. Ushtria Çlrimtare e Kosovës, analizë filozofiko-historike, 1992-1999, f.510 (dorëshkrim)

59.Rreligjionet në Jugosllavi dhe sektat e tyre, 1986, f.252,, dok. dhe analizë, dorëshkrim) 

60.Lidhja Kosovare 1954-1974, 1982. f. 180 ( i botuar si fejton në gazetë me referenca) 

  1. 61. Lufta e Dytë botërore, pse nuk u hap Fronti i Dytë në Ballkan, f.218 (dorshkrim, analizë filozofiko-politike)
  2. 62. Kundërthënjet e mia me politikanët jugosllavë: Joviqeviqin, S. V. Tempon, S. Gjakoviqin dhe P. Brajeviqin, Mehmet Hoxhën…,1974- 1985, (f. 112, dorëshkrim)
  3. 63. Programi i Partisë Fashiste serbe “Zbor” për likuidimin e Hebrejëve 1939-1945, Prishtinë, 2015, f.44 (i botuar në “Kosova Sot”)
  4. 64. Dosja Qazim Komoni 1944-1946, f. 210, (dorëshkrim)
  5. Dosja Shaban Shala, Prishtinë, f. 211 , (dorëshkrim)
  6. 65. Dosja Qazim Komoni dhe Fuat Dibra, nga dok. në AVIIB,  (studim, dorëshkrim 1984)

66.Dokumente për hsitorinë shqiptare,në DASIPB: vllimi I 1912-1918; vllimi II 1918-1929; vllimi III 1929-1941 

  1. 67. Dokumente nga Arkivi Nacional i Vashingtonit 1942-1946, (vllimi I, Vllimi II)
  2. 68. Dokumnte mbi shpërnglujën e shqiptarëve në Turqi 1950-1964, vllimi I dhe vllimi II,(Dokumnete të instutucioneve të Kosovës 1800)
  3. 69. Dokumente të LKJ-ës për Kosovën 1945-1964,vëllime: I-II-III-IV-V-VI), nga A. CK SKJ,Beograd, hulumtuar më1984) 
  4. 70. Mardhëniet PKJPKSH 19411948, studim, f.218
  5. 71. Dosja Halim Spahia etj. 1945, Dorëshkrim nga AVIIB, f. 320
  6. 72. Dosja Bedri Pejani etj. Dorëshkrim nga AVIIB, f.296
  7. 73. Dosja Njazi Spahiu 1960 etj, dorëshkrim nga AVIIB, f,503
  8. 74. Senatorët e Shqipërisë deri më 1939, nga AVIIB, f.218
  9. 75. Dosja Kryengritja e Fierit 1935, Gjykimet, nga AVIIB, f. 215
  10. 76. Një dorëshkrim për Shqipërinë 1868gjuhën lashtosllave, f. 71,
  11. 77. Dokumnente gjermane për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1881 (dorëshkrim)
  12. 78. Partitë politike shqiptare 1939-1945 që ishin në aleancë me okuopatorët (f.250, studim )
  13. 79. Recensione për monografitë antologjike të: Skender Rizës, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Nolel Malkolmit, Kosova , histori e shkurtë; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina; Liman Rushiti, Kujtime për Kaçake; Rexhep Qosja, Çështja shqiptare…; Kristaq Prifti, Popullsia e Kosovës 18831-1912; Muhamet Pirraku, Ymer Prizreni; Izber Hoti, Filozofi e historisë; Ethem Çeku, Komiteti M. K. Kosovës; Zekeria Cana, Dimitrije Tucoviqi dhe socialdemokracia serbe; Jusuf Osmani, Kolonizimi i Kosovës (dok); Jusuf Buxhovi, KOSOVA, Libri i I-II-III-IV-V, Houston-Prishtinë, 2015, Nehat Krasniqi, Lufta osamne….., Sabit Syla, Dok. angleze etj.

80.Janë edhe 58 vlllime dokumente të lidhura si skripta të hulumtura në Arkivat jashtë ish Jugosllavisë 

1974-1994 për historinë shqiptare, ballkanike dhe Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. 

  1. 81. Kë e akuzojnë plagët e RUGOVËS, botim më 2019, f. 230

82.Marije SHLLAKU, Jetën Kosovës-gjakun Shqipërisë, Prishtinë 2019, f. 223 

  1. Tani është në përgatitje publikimi dokumentar: 

Është botuar më 2019  nga “Faik Konica” -Programi për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1940 (dokument serbsiht- shqip, u botaua për herë të parë) 

b). Plani për luftimin e shqiptarëve 1927-1940 në 132 faqe, botohet për herë të parë) 

c). Programi për shfarosjen e Shqiptarëve në Jugosllavi 1932-1938, botohet për herë të parë (aludon në dhjetë vjetirin e Marrëveshjes  Lozanës për kembim të popullsië në mes Greqisë dhe Turqisë, ku psoi ÇAMËRIA 

d). Programi për ndarjen e Shqipërisë më 1939 

  1. Porogrami për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e Shqiptarëve, Prishtinë 2020.

84.Ptogramet për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1941, “Faik Konica” Prishtinë 2019. F.212. 

  1. Mizoritë serbe kundër shqiptarëve, Rugova, Plava, Gucia në germadha 1918-1921, ‘Klubi i Intelektualëve të Rugovës” , Prishtinë 2020, f. 212.

SI OFERTË 

Këto katër dokuemente do të botohen shqip dhe gjuhën burimore që janë shkruar në një publikim. Botimi mund të jetë i Akademisë Shqiptaro-Ameriakne, nëse pranohem ose nëse pranoni bashkpunim në këtë fushë.  

Prof dr Hakif Bajrami për punën në Shoqatën “HASAN PRISHTINA” 1996-2018 ka marrë çmimin :NDERI I KOMBIT” dhe shumë mirënjohje tjera për veprimtari huamanitare në Shoqatën “NËNA TETREZE”, si kryetar i saj në Lagjën  Prishtinës, “DARDANIA” 1995-1997. Gjatë viteve 1995-1997 ishte këshilltar politik i Adem Demaçit, i cili ishte Kryetar i Partuisë Parlamentare të Kosovës.Pas daljës publike të UÇK-ës shuhet Partaia Parlamentare dhe antarësia e saj kalon në UÇK. Pas vitit 1997, e vijon punën KËSHLLTAR në Zyrën Politike të UÇK-ës të kryesuar nga ADEM DEMAÇ më 1998/1999I.Pas çlirimit ishte antar dhe nënkryetar i asiociacionit për mednim, fjalë dhe veprim të lirë  “DARDANIA”, të cilën e drejtonte Adem Demaçi, deri më 2008. 

Prof dr Hakif Bajrami pa ndërprerë hulumton nepër arkiva dokumnetacionin për HISTORINË SHQIPTARE. Është koautor i Historisë Popullit Shqiptar Vllimi III, Botimi Tiranë 2002, si dhe koautor i Historisë Kosovës, në Institutin e Historisë Kosovës “Ali Hadri” në Prishtinë.  

Hakif Bajrami është koautor i Historisë Kosovës, ishte autor i shumë “zërave’ në Enciklopedinë e Jugislalvisë, në Redaksinë e Kosovës që e drejtone ESAT MEKULI dhe në vijim ENVER Gjergjeku,në FJALORIN ENCIKLOPEDIK TË SHQIPËRISË, FJALORIN ENCIKLOPEDIK të KOSOVËS, me autor Akademik Flori Bruçi. 

Prof dr Hakif Bajrami është autor i 3012 shkrimeve nepër gazeta dhe revista ku boton për çdo javë analiza politike të auktalitetit kosovar, ballkanik dhe më gjërë.Ka qenë antar i LKK nga viti 1974 e deri më 1989 kur përjashtohet nga LKJ për shkak të “veprimtarisë nacionaliste”.  Nuk i takon asnjë partie politike. Ekskluzivisht mirret me punë hulumtuese shekncore, nga shkenca e Historisë, Filozofia e Historisë dhe Drejtësisë. Por nga viti 2020 është antar i Partisë Vetvendosja, si antar i thjesht.   

Me respekt  vëllazëror për AKADEMINË E SHKENCAVE SHQIPTARO-AMERIKANE.  

Prishtinë më 28 shtator 2019                                  

  1. Pas një pune 5 vjeçare Adademik Prof Dr Hakif Bajrami e boton studimin: Adem Demaçi DREJTUES I ZYRËS POLITIKE TË UÇK-ës në Prishtinë 1998/1999, Prishtinë 2023, f. 712, botues “ARTINI” Prishtinë; Finansues MECENA Milaim Abdullahu dhe firma e tij.

87.Gjenocidi serbian ndaj shqiptarëve 1877-1999, Prishtinë 2023, boton “Faik Konica”  Prishtinë në shqip dhe serbisht, si përgjigje shkrimeve serbe ndaj shqiptarëve. 

Prishtinë, më 20 shkurt 2023                              

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Fjalitë e nxjerra nga shkrimi i kaluar janë nxjerrur nga vetë Hakif Bajrami me titull “Biografi e pjesshme për historianin Hakif Bajrami”
    https://drini.us/biografi-e-pjesshme-per-historianin-hakif-bajrami/
    Po në këtë shkrim panegjitrik, Hakifi tregon se e ka marrë gradën MAJOr dhe ajo, cka për mua është e turpshme, e thotë Hakifi, lexo:
    “Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinnë”
    Zotëri, Fehmi Pushkolli ka vdekur dhe nuk dua të ia lëkund eshtrat por ai ishte turpi i Kosovës, ndërsa për Hakifin, lexo më shumë!
    Ai që e ka përkrahur, propozuar Hakifin për drejtor, i madhi Ali Hadri, kur përjashtohet Aliu, Hakifi i thotë zyrtarit që rrinte si recepcionistë:
    KUR tÊ VJEN ALI HADRI ME I MARRÊ GJËRAT PERSONALE NË KABINETIN (ZYRÊN); MOS E LEJO ME HY BRENDA!
    Ai burri, një një malësor trim nga rreti i Medvegjës ia kthen Hakifit:
    O HAKIF, KËtÊ MARRE NUK UA LË FAMILJES, NIPAVE E MBESAVE, PËRJETË!

    “(Enti i Historisë avansohet në Institut me që ishim në punë TRE doktor shekncash, që ishte kriterium me lIgj, që Enti të avansohet në Institut. Entin e avansoi Kuvendi i Kosovës dhe avansimi është botuar në Fletorën Zyrtare të Kuvendit ). Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinë.”

    “Prof dr Hakif Bajrami ka qenë Këshilltar politik dhe diplomatik në ZYRËN E UÇK-ës që e drejtonte Adem DEMAÇI 1998/9 në Prishtinë. Për shkak të orinetimit kombëtar si pjestar VETERAN i UÇK-ës, pas themelimit të Akademeisë së TMK-ës “HAMËZ JASHARI” në Prishtinë prof dr Hakif Bajrami fiton gradën MAJOR REZERVË, dhe mban ligjerata nga Doktrinat ushtrake dhe politike, për katër vite me radhë”.
    Vazhdon

  2. Sinan Kastrati 16 Janar 2024 Në 8:32 pm
    Fjalitë e nxjerra nga shkrimi i kaluar janë nxjerrur nga vetë Hakif Bajrami me titull “Biografi e pjesshme për historianin Hakif Bajrami”
    https://drini.us/biografi-e-pjesshme-per-historianin-hakif-bajrami/
    Po në këtë shkrim panegjitrik, Hakifi tregon se e ka marrë gradën MAJOr dhe ajo, cka për mua është e turpshme, e thotë Hakifi, lexo:
    “Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinnë”
    Zotëri, Fehmi Pushkolli ka vdekur dhe nuk dua të ia lëkund eshtrat por ai ishte turpi i Kosovës, ndërsa për Hakifin, lexo më shumë!
    Ai që e ka përkrahur, propozuar Hakifin për drejtor, i madhi Ali Hadri, kur përjashtohet Aliu, Hakifi i thotë zyrtarit që rrinte si recepcionistë:
    KUR tÊ VJEN ALI HADRI ME I MARRÊ GJËRAT PERSONALE NË KABINETIN (ZYRÊN); MOS E LEJO ME HY BRENDA!
    Ai burri, një një malësor trim nga rreti i Medvegjës ia kthen Hakifit:
    O HAKIF, KËtÊ MARRE NUK UA LË FAMILJES, NIPAVE E MBESAVE, PËRJETË!

    “(Enti i Historisë avansohet në Institut me që ishim në punë TRE doktor shekncash, që ishte kriterium me lIgj, që Enti të avansohet në Institut. Entin e avansoi Kuvendi i Kosovës dhe avansimi është botuar në Fletorën Zyrtare të Kuvendit ). Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinë.”

    “Prof dr Hakif Bajrami ka qenë Këshilltar politik dhe diplomatik në ZYRËN E UÇK-ës që e drejtonte Adem DEMAÇI 1998/9 në Prishtinë. Për shkak të orinetimit kombëtar si pjestar VETERAN i UÇK-ës, pas themelimit të Akademeisë së TMK-ës “HAMËZ JASHARI” në Prishtinë prof dr Hakif Bajrami fiton gradën MAJOR REZERVË, dhe mban ligjerata nga Doktrinat ushtrake dhe politike, për katër vite me radhë”.
    Vazhdon

    Përgjigju

  3. Lus editorin që ti largoj dy komentet (e njëjta) se nuk e kanë vendin këtu!
    I kam reagua Xhemshit Hazirit në “Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO ?”
    Faleminderit!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu