ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Biografia e Mohamedit, kur zuri ta sajonte Islamin

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, studjues, Gjermani
_____
Herë pas here sajoi ndonjë slogan sa për të argëtuar miqtë. Para dy ditësh sajova sloganin: “’Profeti’ Mohamed për 12 vjet i ka mashtrua vetëm 80 veta, unë për dy vjet i kam pas indoktrinua rreth 450 bashkatdhetarë.” Ky lloj humori, i bazuar në të vërtetën historike nxiti debat, grindje, por edhe interesim për sqarim plotësues, që të mënjanohen keqkuptimet të cilat mund të lindin nga teksti i sloganit.
Fillimisht po e sqaroj pjesën e dytë, “unë për dy vjet i kam pas indoktrinua rreth 450 bashkatdhetarë”.
Në qeshor 1978, për hir të 100 vjetorit të Lidhjes se Prizrenit, e cila ishte mitizuar e glorifikuar me tepri për vetëmashtrim motivues, pata improvizua një fletushkë të titulluar “rron or rron dhe nuk vdes shqiptari”. Duhet të ketë qenë tekst i huazuar nga revista “Shqipëria e re”. Meqë i kisha mundësitë praktike, – duke shfrytëzuar kopjuesit e Lidhjes se studentëve (AStA) në Ruhr-Universität në Bochum, – munda ta shumëzoj në më shumë se 5 mijë ekzemplarë, herë pas here, sa herë harxhoheshin duke i shpërnda. Emigrantët ekonomikë në Gjemani ishin pothuajse të gjithë gjysmanalfabet, që nuk e kishin frekuantuar shkollimin 8 vjeçare. Shpërndarja e tyre nxiti ndërgjegjësime, meqë ishte hera e parë që dikush po u shpërndante fletushkë të tillë patriotike, në tekstin e të cilës demaskohej e diskreditohej pushtimi dhe sundimi monist jugosllav dhe nevoja për çlirim. Pasoi formimi i krijimit të Frontit të Kuq Popullor dhe organi i tij “Bashkimi”, siç e quanim një improvizim që ngjante me gazetë. Ajo veprimtari, e përkrahur sidomos nga një bërthamë e bashkatdhetarëve në Dyseldorf, që tashmë kishin formuar Klubin Shqiptar, motivoi mbi 470 bashkatdhetarë të anëtarësoheshin në Klub deri në fund të vitit 1979, ku i propagandonim hapur materialet që i shtypnim e shpërndanim. Bile, në Klub improvizuam në “odë” tradicionale, e cila shërbent si ambient ku i lexonim e diskutonim tekstet e atyre materialeve, për t’i ndihmuar ata që nuk kishin përgatitje për të lexuar e kuptuar të tilla tekste “intelektuale”.
Këtë veprimtari e zgjeruam në shumë anë të Gjermanisë, deri edhe në Zvicër, Belgjikë, Suedi…
Me ardhjen e Jusuf Gërvallës në fund të dhjetorit 1979 rritëm cilësinë e “Bashkimit”, dhe kjo na ndihmoj të rrisim vullnetin për ta rritë angazhimin e deriatëhershëm ndërgjegjësues. Fatkeqësisht ai nuk e kishte shprehi e nuk kishte mundësi të vizitonte bashkatdhetarë, të cilët ndikoheshin më shumë nga bisedat se sa nga leximi i materialit të shkruar, propgandistik.
Në gusht 1980 Jusufi filloi me publikimit e revistës “Lajmtari i lirisë”, meqë fletushka “Bashkimi” nuk po i mjaftonte për të publikuar energjinë që ai e kishte akumuluar. Edhe ajo revistë na u bë edhe një mjet efektiv për rritje të përshpejtuar të ndërgjegjësimit patriotik e revolucionarë të bashkatdhetarëve. Ndërkohë doli edhe organi i OMLK-së “Liria”, fal angazhimit të Kadri Zekës, i cili jetonte në ekzil në Zvicër.
Gati harrova ta sqaroj se para se të vinte Jusufi dhe para se të publikohej “Liria”, ne të “Bashkimit” (Hysen Gega, Maksut Saramati, Qemajl Bajrami, Nebih e Hyzri Reka, Samedin Ilazi, Mark e Dedë Bardhi, Idriz Bajraj, Nazmi e Sylë Nuha, Haxhi Bega, Rexhep Halimi, Hasan Kadria, Vëllezërit Xhelë e Hysen Kalishti, Ernest Jurtsever, Muharrem Vatansever dhe të tjerë bashkëveprimtarë të asaj zanafille), siç na identifikonin, patëm përvetësuar më shumë se 450 bashkatëdhetarë, shifër kjo që e kam thënë kuturu në atë slogan, meqë më shumë se aq ishin vetëm në Dyseldorf me rrethinë.
Tani, po ofroj informacion telegrafik për Mohamedin.
Fatmirësisht ai nuk i kishte mundësitë e mija, meqë mua Allahu me kishte dhënë letër, makina shtypi, fotokopjues, shtypshkronj, që të mund të propagandoj shumë e shpejt, ndërsa Mohamedit nuk i kishte dhënë as laps e letër, dhe as shkollë ku mund të mësonte shkrim lexim, edhe pse e kishte graduar në përfaqësuesin e tij në tokë (pejgamber).
Ironinë me një anë.
Nuk kam lexuar askënd, çfarë e kishte motivuar Mohamedin të këmbësoronte rreth 24 km, nga shtëpia deri të shpella në Bjeshkën Hira, i ngarkuar me proviant, që të ngujohej me ditë të tëra në shpellë, derisa harxhonte proviantin, për të medituar. Atëherë ishte në modë të imitoheshin mashtrimet e “profetëve” Abraham (Ibrahim) e Moisi (Musa), të cilit kishin ëndërruar t’i kishte shpall zoti i tyre profetë. Meqë Mohamedi po shpresonte të avancohej në profet e nuk po ëndërronte në shtëpi, prandaj duhet të jetë përcaktuar të ngujohet në shpellë të errët, sepse meditimi mund t’i nxiste ëndërrim të dëshiruar.
Në shkurt 610, siç spekulohet në legjenda (hadidhe) dhe në biografi (Sira), Mohamedi duhet të ketë ëndërruar shfaqjen e engjëllit Xhebril (Gabriel), i cili e ka urdhërua: “Recito!” (ikra). E ka urdhëruar edhe dy herë, duke e shtrenguar për fyti për ta ngulfat, meqë nuk dinte çfarë të recitonte. Në herën e tretë Xhibrili duhet t’i ketë thënë (po vetëkuptoj, e tëra është ëndërr):
“Recito me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.(1)
Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.(2)
Lexo për Zotin tënd Bujar!(3)
Është Ai që ua mësoi pendën.(4)
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.(5)” [Kuran, 96:1-5]
Mohamedi, i shastisur nga kjo ëndërr e sidomos nga ndjesia se Xhibrili gati e ngulfati, ngjitet bjeshkës për të gjet një hon të hidhej për të bërë vetëvrasje. Gjatë rrugëtimi Xhibrili i është shfaq prapë, duke i thënë të mos bënte vetëvrasje, meqë Allahu e ka graduar si pejgamber (profet).
Prej aty Mohamed kthehet te shtëpia. Tashmë e kishin përfshi ethet. Ia rrëfeu Hatixhës (gruas dhe padrones) ato që kishte endërruar. Hatixhja e kishte xhaxhain misionar Krishterimi (Varaka ibn Naufal / ورقه بن نوفل بن أسد بن عبد العزى بن قصي القرشي). Si në legjenda përkatëse, edhe misionari Varaka ishte i verbër, siç ishte Mohamedi analfabet, e “dëshifron” ëndrrën e Mohamedit, duke konstatuar se Allahu e paska shpall profet, ngjashëm siç u ka ndodh “profetëve” Abraham dhe Moisiu…
Tre vite Mohamedi nuk e manifeston profetizmin e tij publikisht, meqë kishte dilema. Pas tre vjetëve misionari kristian Varka, të cilin Mohamedi e kishte edhe kusheri, e bind të shtronte një darkë për familjarët për t’i informuar se Allahu e kishte shpall pejgamber, me shpresë se ndonjëri do të konvertohej në fenë që po krijonte. Vetëm djali i Xhaxhait, 10-vjeçar, Ali ibn Abi Talib, tregohet i gatshëm të konvertohet, meqë tashmë për Aliun po përkujdeseshin Mohamedi dhe Hatixhja, sepse babain e kishte plak dhe të varfër. Një xhaxha, Ebi Lehebi, gjatë bisede të pasdarkes, e kritikon Mohamedin ashpër, prandaj Mohamedit i “zbret” nga Allahu surja kuranore 111, që përmban mallkimit ndaj Eli Lehebit dhe gruas se tij…
Meqë Mohamedi ishte skllav dhe burrë i Hatixhesë dhe nip i Talib’it (babai i Aliut), Fisi e toleronte që ai të misionaritonte religjionin që po e krijonte. Në fakt, Mohamedi ishte tepër paqësor, deri në vitin 622, kur vdiqen Hatixhja dhe Talib. Aty e tutje Mohamedi eskaloj në një zhullan i palarë, i çakërdisur, agresiv. Fisi u ndie i detyruar, në korrik 622, të mbante një gjyq publik kundër Mohamedit, meqë kishte demoluar edhe rekuizitët fetare në Qabenë pagane dhe skulpturat e zotava paganë që i besonte fisi i Mohamedit, Kurejsh. Në atë gjykim krerët e fisit e dënojnë Mohamedin me vdekje për blasfemitë që kishte bërë. Për t’i ik ekzekutimit, Mohamedi, me ndihmë të Ebu Bekr, ia del të arratiset në Medina.
Deri sa i ndodhin këto esklaime, gjatë 12 viteve paqësore, Mohamedi ka mund të bind të konvertohen vetëm rreth 80 veta, pjesa më e madhe e të cilëve kishin qenë skllavë, të cilët i kishte ble me pasurinë e Hatixhesë.
Nga viti 623 deri në vdekje, më 8 qershor 632, Mohamedi eskalon në një komandant ushtarak i xhihadistëve paramilitarë, i ngjashëm me xhihadistin terrorist Bin Laden…
Vetëkuptohet, Mohamedi nuk kishte kapacitet mendor, kushte, rrethana, për të konvertuar më shumë veta, se ata rreth 80 veta.
(ibrahim Kelmendi)
[Allahu më shpërbleftë me 73 hurija për këtë kontribut!🤣]
Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen und Text

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu