ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Biseda e ndeja të paharrueshme me politikanë nga Prishtina

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Foto nga takimi me Ministren Arbërie, Prishtinë, 24 shkurt 2022

Shkruan: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ” Në Ministrinë Punëve të Jashtme dhe Institutin e Historisë së Kosovës në Prishtinë”

Dossier/ Reportazh, Drini.us, 27 Mars 2022

Nga Ditari im, me kujtime ne Shqipëria e Kosova (4)

Dita e dytë dhe e fundit në Prishtinë, 24 shkurt 2022
Në Ministrinë e Arsimit dhe në Kuvendin e Kosovës
Kjo ditë, e ente, 24 shkurt 2022 ka një arësy më shumë për tu mbajtur mend sepse, Rusia nërhyri uhtarakisht në Ukrainë. Dëmet në Ukrainë janë të mëdha në humbje njerëzish e të mira materjale. Numri i ukraniseve, fëmijë e pleq që ikin nga Ukraina për në Poloni e shtete tjera përreth kufirit me Ukrainën ka kaluar shifrën (disa) milionëshe. Këto skena që i shohim në të gjitha TV-etë e botës, më këtheu në vitin 1999, kur pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i pushtetit e shtetit policor serb, u detryruan me dhunë ti lënë vatrat e tyre shekullore. Me nga një boshqe me tesha e pakëz troha bukë nga magjet e thata sa për fëmijë të uritur, të veshur keq, pleq të këputur nga takati e sëmundjet, iknin duke qajtur fëmijët që i shtrëngonin fortë nënat e ngrata, e gratë vajtonin e nemnin pushtuesit por me nem s`bëhte asgje. Ata iknin e ndoshta nuk do të këtheheshin më kurrë, vetëm e vetëm ta pshtojnë kryet. Ku të shkonin tjetër pos në Shqiperi, Maqedoni e më pakë në Mal të zi e pastaj, një pjesë e tyre, shkuan me avionë në shtatë kontinetet. Mjerisht, pjesa më e madhe e tyre, nuk u k`thyen kurrë më në Kosovë, shkaqet jannë të shumta por në radhe të parë,janë ato ekonike, me papunësi të madhe, me shtëpi të djegua, me një papërspektivë për të rinj e të reja, me korrupcion e pushtetarë milarderë. Histori e tregim në vete që don kohë e mund të shkruhet realisht, pa anime për pasojat që kanë lënë pas, sidomos te nipërit e mbesat pas disa decenieve që edhe gjuhën e gjyshërit do ti harrojnë.

Me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin. Prshtinë, 24 shkurt 2022

Këte e kam provua edhe unë dhe ”gjenerata” e ime që ikëm në fund të viteve të 1980-ta e në fillim të 1990-tave, kur skamja e mjerimi dhe fillimi i luftës në ish RSFJ-në filloi. Boshnjakë, sangjakli e shqiptarë muarën rrugët pa kthim për në shtetet përendimore, Austri, Britani të Madhe, Suedi e Finlande e deri në Autrali e Amerikë (SHBA, Kanadë … )
Sot Kosova krenohet me të arituata e atyre ”azilanrtëv”, natyrisht janë një numër të vogël si Dua Lipa e Rita Ora, në muzikë, Xhevdet Bajra, në poezi (Xhevdeti jeton dhe punon si profesor në Meksiko Siti) që arritën kulmin e famës. Edhe ato/ata me familjet e tyre ishin refugjatë lufte.
Të enjten, paradreke grupi i mësuesve nga Suedia, shumica ishim mësues dhe një veprimtare, poete me vendbanim në Finlanë, vizitën e parë e filluam në Ministrinë e Arsimit.
Pallati i Ministrisë së Arsimit dhe i Akademisë së Shkenca të Kosovës ishin dy ndërtesa moderne afër njëra tjetrës, si motra binake me një stil arkitekture të dallueshëm nga ndërtesat e tjera.
Ato janë ndërtua pas vitit 1999, përmbi Fakultetin Juridiko- Ekonomik she SHLP-së, te ish Fakulteti Teknik.
Por edhe kjo ndërtesë, edhe pse e re, ashensorët, nuk punonin por shyqyr Zotit që ndërtesa nuk ishte shumë katëshe e lartë. Puntorët që punonin në ”recepcion”, në hyerjen kryesore, u munduan të na ndihmonn por kot, ashensorët e bënë të veten. Njëri ashensor vinte nganjeëherë deri në katin përdhesë (Entre), por e vazhdonte rrugën pa undolur, posht e lart, për në katet e mëposhtme, podrume dhe këthehej prap, ”përpjetë” sikur të ishim me ”Kamerat e mëshefura” por si për inat, nuk ndaleshin aty ku pritnim ne.
E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe Arbërisë, Ministres së Arsimit. Ashensori, nuk e kishte ”dëgjua” as Arbërinë. E kishte lënë në një ”stacion”, kat tjetër.
Arbëria, ishte një grua e pashme, tamam si një shkodrane, malsore e Malësisë së Veriut. Mora vesh se ajo kishte punua në arsim në qytetin e Gjakovës, qytetin e Normalës së Gjakovës, qytetin e Zekeria Rexhës, të Fehmi Aganit, Bardhyl Qaushit, Besim Bokshit, Pajazit Nushit e shumë e shumë profesorëve që vetëm Gjakova, Shkodra e Elbasani i kanë lindur e rritur, shkolluar e edukuar. Arbëria ishte e thjeshtë por shumë e zgjuar dhe njohëse e mirë e problemeve të arsimit. Është gruaja e parë, si Ministre Arsimi që na nderoi më tepër se shumë ”burra” tjerë, ministra, para kësaj e ndoshta edhe pas Arbërisë.
Kur hyra Arbëria brenda sallës ku e pritnim, ma kujtoj shprehjen popullore të këngëve të Ditës së Dasmës, kur hynte nusja në oborrin e dhëndërrit, ”Kur erdhi Marieja, plasi qeramideja” (për hijeshi, bukururia e femrës).
Ajo foli, shkurt e shqip por fjalët e saj, zinin vend e kishin ”bereqt” e vlerë. Edhe ne, shumica folëm. Kërkesat tona, nuk ndryshonin shumë nga ato që i kishim kërkua në Shqipëri: Libra, libra extra, të nevojshme dhe të përshtatshme për nxënësit shqiptarë në Suedi.
Në fund, Arbëria na ftoi në një mbrëmje, na ndali në darkë, një darkë me ushqime të shishme që vërtetë hëngrëm skur të kishim prashit kallamoq, korr grun e kosotur livadhet e Turjakës, si ”të vdekur”, sepse ishim lodhur gjithë ditën.
Edhe bashkëpuntoret e Arbërisë, ishin shumë të dashur e puntorë që ina kënaqën at mbremje, jo vetëm me ushqim të shishëm por edhe me biseda e fjalë të zgjedhura. Sa më vjen keq që nuk i mbajta mend emrat e dy bashkëpuntoreve të Arbërisë, por qe, gabimi ishte imi se nuk mbajta shënime. Njëra nga to ishte nga Kravasaria (Bytyq), jo larg katundit tim e tjetri, një buurë i fortë, Berdyna”militant i LDK-së”, që ta thonte fjalën në sy e merrte gjak në vetull. Ky ishte i vendit aty ku buron Drini i Bardhë, Radafcit
Berdyna, nuk harrohet sepse fjalët i kishte sikur mahitë shkodranët, në maje të gishtave. Na kritikoi një ”njeri tonin” që e paska lënë mënjanë në Suedi e paska shkua pa b… të disa politikanëve.
Kur u ndamë me Arbërinë, ma shtrëngoi dorën dhe më tha:
-Kur të këthehesh në Suedi, dëgjoje gruan !

Me Kyetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, Prishtinë, 24 shkurt 2022

Glauku ishte një babagjan

 

Glauk Konjufca, tash kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte një djalë edhe më i thjeshtë se sa bashkëpartiakja, Arbëria, Ministre e Arsimit.
Edhe pse, kishte një super pregatitje profesionale në gazetari jetën akademike, kur fliste Glauku, më dukej se më shumë i ngjante është të folmes e çobanëve nga Panorci, Pitkeviqi a Zatriqi. Po i tillë kur fliste, ishte prof. Idriz Ajeti, krejt katundar i Medvegjës (Medveđa, tash qytet në Serbi, ku nuk gjen shqiptar me i “nrru dyfjalë shqip”. Gluaku ishte një babagjan, siq do ta përshkruante një ish shkrimtar, ish ambasadorin amerikan në Beograd, Cimerman.
Na priti më mirë sa, s`bën ndryshe. Fjalët Glaukit i vini si rruzët e tespihëve.
Para se të vije Glauku, dikush nga Kuvendi, përgjegjës për pritjen e mysafirëve na futi në një dhomë të madhe për mysafirë. Unë u ula në karrigën, ku duhej ulur Kryetari, por nuk e dija. Kur hyri Glauki po vjen drejt e te unë. Mendova se po don me më përshëndetur sepse isha ulur në krye të (ku)vendit, te oxhaku:
-Ky vend është i imi, më tha Glauku shumë natyrshëm e në mënyrën më dashamirëse e duke qeshur.
Ia lirova karrigën dhe gjeta dikund në mes, por jo fort larg ”safit” ku ishte Glauku.
Për bisedën me Glaukin, asnjë fjalë nuk e mbaj mend pasi që ishte një bisedë që më shumë iu ngjante bisedave të odave e të burrave pleq, siq ishin Xhemail Abria po edhe Mujë Loshi, Mulla Shaqa e … Anton Çetta.

Në darkë me Ministren Arbërie dhe disa nga bshkëpuntorët e saj. Prishtinë, 24 shkurt 2022

Pas fotografimit, që më duket se ishte bërë një ”ritual”, kudo që shkonim, pa bukë bëhej e pa fotografi të përbashkët, nuk bëhej, fotografi që shumë prej tyre,dëshironin të sishin vetëm me kryetarin, një nga një e nganjëherë edhe dy, fotografoheshin me të ”Zotin ose Zonjën e Shtëpisë”. Ato fot pastaj i kanë shprëndarë te të afërmit e tyre duke marrë fjalë ”lavdi” e mburrje për. Në fund të takimit, dikush nga ”delegacioni”, i tha në ”besë” Glaukit që mos ta dëgjojmë të tjerët se duam të kemi ”një takim apo ”mbledhje partie”, natyrisht vetëm ata të vetëvendosjes” dhe u ndam me Glaukin, me kujtim nga një ndejë dhe bisedë e paharrueshme, kujtim që do mbetet për një kohë, nëse dikush tjetër do të vijë pas Glaukit por nuk besoj se burrë si Glauki do të ulet aty.

Me zv. Ministren e PJ dhe Diaspores, e Kosoves, z. Gashi. Prishtinë, 23 shkurt 2022

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 29 mars 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu