ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Bisedë me Amar Shkrelin (Amar Skrijelj), 21 vjeçarin nga Uglla e Peshterit në Sanxhak

Shkrime relevante

Shpërndaj

Intervistoi: Amina Nuraj, Novi Pazar
_____
Intervista ime e re me Amar Skrijelj , djalin 21 vjeçar nga Sanxhaku, fshati Uglla i Peshterit.🇦🇱
Si është situata në Sanxhak nga këndvështrimi juaj, a janë zgjuar njerëzit nga ëndrra e quajtur asimilim?
Amar Skrielj (Shkreli): Mendoj se njerëzit në Sanxhak po ndërgjegjësohen dalëngadalë për rrënjët e tyre dhe se e vërteta e fshehur dhe ndrydhur po zbulohet gjithnjë e më shumë dhe njohja se kush ishin paraardhësit e tanë, e gjitha kjo falë jush dhe aktit tuaj heroik që keni filluar 11 vjet më parë.
Ndihesh si shqiptar apo boshnjak?
Amar Skrielj (Shkreli): Të parët e mi ishin shqiptarët, unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!
Kush ta mësoi historinë shqiptare? Sepse ne kemi të ndaluar nga shteti që të mësojmë për historinë tonë, siç e din edhe vet.
Amar Skrielj (Shkreli): Po, sigurisht, kjo është dhimbja jonë më e madhe sepse kështu na ndanë nga kombi ynë i vërtetë. Babai më ka mësuar, por kam kërkuar edhe në internet, në libra, aq sa kam mundur. Ka edhe foto të vjetra të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, edhe mos mi lexu as nje liber nga ato foto mund të shihni kush ishim dhe çfarë jemi. Sepse plisin veq shqiptart e kan.
Jeni i vetmi që ndiheni si shqiptar në familjen tuaj?
Amar Skrielj (Shkreli): Jo, nuk jam i vetëm, krejt familja ime ndihet shqiptare.
Si është të jesh shqiptar në Sanxhak?
Amar Skrielj (Shkreli): Të jesh shqiptar në Sanxhak është vërtetë bukur, do të doja që më shumë prej njerëzve tanë të krenohen me origjinën e tyre dhe të zbulojnë se kush janë dhe çfarë janë. Po , fale teje jemi ngjallë sepse puna jote eshte diçka e veçant. Mos të ishe ti, nuk do të zgjoheshim as ne.
A dëshironi që Sanxhaku të kthehej atje ku ishte dikur kulturalisht (tek tanësia Shqiptare) apo të qëndroj kështu pa liri e të drejta njerëzore nën pushtimin serb?
Amar Skrielj (Shkreli): Sigurisht që po! Por duhet shumë guxim dhe djersë. Shumë përpjekje. Cili fëmijë nuk do të donte të ishte bashkë me nënën e tij?
Si ndihesh kur e sheh flamurin tonë të bukur Kuq e Zi?
Amar Skrielj (Shkreli): Shumë krenarë, është shumë ndjenjë e mirë, krenari dhe bukuri të shohësh flamurin tone kur fluturon nalt!
Cilat janë dëshirat tuaja, do të dëshironit të studioni në Kosovë dhe të mësoni gjuhën e nënës suaj (shqipen)?
Amar Skrielj (Shkreli): Sigurisht që do të doja të studioja dhe të mësoja gjuhën time, do të doja ta flisja atë si paraardhësit e mi, sidomos nëse do të kisha mundësi të bëja diçka të tillë. Sepse edhe 100 vjet me kalu,gjaku uj nuk bohet!
Dhe së fundi, çka po mendoni kush e ka më shumë të drejta, shqiptarët e Sanxhakut, apo serbët në Republikën e Kosovës?
Amar Skrielj (Shkreli): Mendoj se serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat e mundshme, ndërsa shumë shqiptarë në Sanxhak janë të kërcënuar në lidhje me deklarimin dhe zbulimin e identitetit të tyre të vërtetë. Kjo është tragjedi njerëzore, që nuk duhet të pajtohemi me të. Sepse në pjesën veriore të Republikës së Kosovës ka flamuj serb, ndërsa fëmijët e Sanxhakut arrestohen për shkak të flamurit shqiptar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu