ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Bisedimet më Serbinë, janë si patinazhi mbi akull…?!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Skënder MULLIQI

Shumë pështjellime dhe kontradita po na paraqiten në skenën tonë politike.Fjalime dhe deklarime e pa matura , qe po e ndezin edhe më shumë situatën politike në Kosovë.Qëndrimet e tilla shkojnë në dëm të Kosovës dhe proceseve zhvillimore.Qytetarët kan shumë nevojë për një jetë kualitative, dhe kan nevojë për politikanë serioz e të ndërshem.Gjysëm të shkolluarit , dihet së si e prun situatën e keqe politike e veqmas ate ekonomike.Ata që kan ambicie politike , duhet të jenë njerëz më begraund të lartë profesional , moral dhe kombëtar.

Kosova pushtetet autokratike dhe grabitqare e ndërrojë tek pas 21 vitësh .U hoq një pushtet që punojë keq duke u zëvëndësuar më më një pushtet të ri, më njerëz të ri të cilët duhet dhënë rasti të qeverisin më Kosovën.Për demontimin e një sistemi korruptiv dhe nepotik , i cili nuk u ndërrua për shumë kohë, duhet kohë dhe durim.Koha është treguesi më i mirë së një pushtet punon mirë apo keq.Mjaftë kemi stagnuar më procese , nuk i duhet këtij vendi një stagnim i ri, apo kthim edhe mbrapa.Vitët po ikin shpejtë , dhe ai shtet që nuk e zënë hapin më kohën , mbetet gjysem shtet , mbetet shtet handicap.Garda e vjetër politike nuk dëshiron të pranon realitetin e ri të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit nacionale.

Nuk po dëshiron ta kupton së koha e tyre në politikë ka përfunduar dhe atë jo bash në mënyrë të lumtur.Kanë lënë shumë të keqija mbrapa, prandaj për punë të keqija nuk ekziton lavdia.Opozita nuk po heq dorë nga ndërskamcat ndaj Qeverisë Kurti edhe aty ku më së paku duhet. Nuk po ja dojnë gajretin edhe në dialogun e sa po rifilluar më Serbinë e Vuqiqit.Kjo natyrisht është e pakuptueshme , thua së nuk po e dinë së në pyetje është fati I Kosovës dhe fati i shqiptarëve në Ballkan.Shumë kemi vuajtur si popull nga pushtuesit në tokat tona, dhe të luajmë bixhoz më fatin tonë në kushtet e lirisë dhe pavarësisë , kjo askujt nuk i falët.Ne Bruksel dhe kudo tjetër mbrohet Kosova.

Qeveritë shkojnë e vijnë e populli mbetet.Por, është jetike së si mbetet,plotësisht i lirë apo më gjysëm lirie dhe pavarësie.E keqja mbahet në mend më shumë së e mira, dhe duhet të na prek në ndërgjegje.Bisedimet më Serbinë, janë si patinazhi mbi akull…Prandaj, ju opozitarë kujdes së si po silleni dhe si po veproni, gabimi më i vogël në këto bisedime finale më palën serbe , do të na kushtojnë shumë shtrejtë të gjithëve …!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu