Nga: Bislim Elshani
___
[Sadri] Po t’i besojmë si të sakta të gjitha ato që ke thënë për Baton Haxhiun ajo që do të më shqetësonte është pyetja se përse individë të tillë janë kunguj që nuk fundosen kurrë, po që përherë lundrojnë mbi sipërfaqe? Në anën tjetër, historia na tregon se shumë personaliteteve historia u ka dhënë më shumë se një shans: Bajram Curri, nga mik dhe bashkëpunëtor i malazezëve, u bë mbrojtës i flaktë i çështjes kombëtare, Enver Hoxha, nga mik dhe bashkëpunëtor i qeverisë titiste, u bë kundërshtari më i flaktë i saj gjatë Luftës së Ftohtë. Nuk po themi se Baton Haxhiu ka ndryshuar fletën, por vetëm duam të themi se situata e sotme kosovare nuk është ajo e viteve 90 dhe Albini bashkë me këshilltarët e tij duhet t’i bëjnë sytë katër gjatë leximit të mesazheve politike të State-Departamentit amerikan dhe të mos ngutet të quajë naiv një sekretar shteti të superfuqisë botërore, i ardhur në atë pozitë jo si një statist i kapur në rrugë, por pas shumë vitesh studimi në Columbia e në Harvard-University dhe pas një kohe të gjatë përvoje diplomatike. SHBA-të nuk janë monarki autoritare ku pozitat në krye të shtetit fitohen sipas krushqisë apo farefisnisë. Kurrë një student i një universiteti provincial ballkanik, sado të bëjë përpjekje, nuk matet dot me një student që ka ngjitur shkallët e Harvardit. Dhe pikërisht këtu qëndronte superioriteti mendor i Ukshin Hotit krahasuar me kolegët e tij në Prishtinë. Dhe me këtë rast dua të them që përpara se me Demaçin, që me 1999 këshillonte refuzimin në Rambuje duke pasur paragjykime mbi superfuqinë amerikane që siç e thoshte ai, dukej si një elefant në një dhomë me qelqurina, ai të këshillohej me Ukshin Hotin, që SHBA-të i konsideronte si fuqi të vetme globale që mbronte dhe përfaqësonte vlerat universale të njerëzimit botëror (sado që ndonjëherë të krijohet përshtypja sikur po i shkel ato).
***
Kjo eshte fleterrufeja e Sadri Ramabajs:
Baton Haxhiu