ARKIVI:
16 Nëntor 2024

Biznes-patriotët , “maskotë” e demokracisë autoktone…!

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nga: Agim Vuniqi

Të kuptosh se sa i qëndrueshëm është ky konstatim, mund të bindeni lehtë, përfituesit e luftës janë njerëzitë më të fuqishëm dhe më të pasur në Kosovë

Klima e krijuar politike “tërhiq e mos këput” duhet të përfundojë. Vota e popullit dëshmojë njëherë e përgjithmonë se vetëm një njeri, një parti, një.., nuk mund të vendosë fatin e popullit, fatin e shtetit, ashtu siç bëri Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj, Mustafa, duke koketuar me Listën Serbe, për të realizuar interesat personale, të familjes dhe grupit.

Dhe përfundimisht foli populli, duke ia besuar fatin e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit ëmblematik të saj Albin Kurtit. Problemet e grumbulluara me vite nuk duhet pritur që të zgidhen menjëherë, por neglizhenca dhe joserioziteti i institucioneve të shtetit për shtebërje, anarkia, urrejtja, korrupsioni, ndërtimi i skemave të fajdeve, janë elemente të mjaftueshme që dëshmojnë për gabimet e shumta të pushtetit, i cili nuk mundi të shkundet nga ideologjia e një organizimi shtabor, demokracia për ta ishte fabulë e stërpërsëritur e mbretit “nudo” dhe oborrtarëve që i brohoritnin mbretit me brina.

Thirrjet e stërpërsëritura “demokraci, reforma, ekonomi e tregut…, ishin më tepër se demagogji. Saga e dialogut dhe haraçi i paqes… Bisedat teknike Tahiri – Stevanoviq, ishin vetëm uvertyrë e dialogut politik dy-tre palësh në Bruxelles. Së pari u mendua që dialogu në mes të dy kryeministrave me tipare përafërsisht të përafërta, të cilët ndërtuan karrierën politike mbi të tjerët, të cilët kishin një dominancë të theksuar politike, që të dytë kishin arritur që luftën dhe krizën e pasluftës ta shfrytëzojnë maksimalisht në ndërtimin e karrierës personale, dhe nuk kishin asnjë hezitim si të arrihet ajo.

Derisa Thaçi kishte arritur të formojë qeverinë e pakicës shqiptare (numrat tregonin se ky binom partiak PDK-AKR është në pakicë të votës popullore) falë ulëseve të garantuara sipas marrëveshjes Ahtisaari, është treguar finok në krahasim me politikanët tjerë të opozitës.

Ka të tillë që mendojnë se ardhja aq e shpejt e tij në Prishtinë lidhet me sigurinë në vend, ai arriti ti bindë ndërkombëtarët se ai është njeri kyq në paqesimin e Kosovës. Pas një kanonade të atentateve dhe vrasjeve në Kosovën e pasluftës, që futi frikën në popull, ai u lansua si njëri i paqes, i cili do të paqesojë militantët e posadalur nga lufta, të cilët veçse kishin shfrytëzuar të drejtën e marrjes së haraqit të luftës. Vitet e pas luftës iu kanë kushtuar financiarisht shumë shtrenjtë qytetarëve të Kosovës.

Derisa shumë aktivistë të diasporës shqiptare u treguan shumë të zellshëm në grumbullimin e parave, së pari në fondin e Bukoshit, pastaj edhe në fondin e luftës, u ndien të lënë pasdore dhe të mashtruar. Thasët e grumbulluara nga njerëzit e ndershëm, kapitalin e fituar me djersë e orientuan në shpëtimin e kombit, me plotë të drejtë.

Fatkeqësisht shumë nga ata të cilët ishin të përfshirë në tregëtinë e armëve, dhe të cilin ishin kujdesur që luftës t’i japin karakter ideologjik, kishin krijuar i Drejtorinë politike, mu për atë qëllim pasurimi, por edhe për t’ju bishtëruar pjesëmarrjes të drejtpëdrejtë në luftë.

Rezultatet financiare të grabitjes së kapitalit popullor u panë pas luftës, ata kishin arritur të materializonin frytet e ngacmimit ushtarak ndaj forcave serbe, por edhe të grushtimit të tyre pas një kanonade sulmesh të forcave të aleancës ushtarake të NATO-s. Të kuptosh se sa i qëndrueshëm është ky konstatim, mund të bindeni lehtë, përfituesit e luftës janë njerëzitë më të pasur në Kosovë. Duke pritur çlirimin të uniformuar, shumë nga këta komandantë politikë, zëvendësuan pushtetin e luftës, ata shfrytëzuan maksimalisht ndjenjën e frikës në popull, të krijuar gjatë luftës.

Disa nga këta tregëtarë të jetës së njeriut, rritën paturpësisht kapitalin e tyre, duke u shndërruar në mercenarë të pasluftës. Dhe si do të dukej ndryshe pasqyra politike në popull, kur vrasjet kryheshin në njerëzit e fjalës së lirë, që kishte për qëllim mbjelljen e frikës te votuesit, për të krijuar përshtypjen se sfiduesit e rrezikut të luftës qytetare në Kosovë janë edhe shpëtuesit e saj.

Realisht këtë rrezik e kuptuan ndërkombëtarët, por edhe forcat e KFOR-it, prandaj u detyruan të pranojnë zgjidhjen më të lehtë dhe ndoshta të vetmen, meqenëse në njërën anë ishin zotërinjtë e luftës, e në anën tjetër masa e frikësuar, e cila kishte filluar të këthehet në shtëpitë e tyre, pas një spastrimi etnik të dhunshëm, të cilin kishin kryer forcat ushtarake të rregullta serbe dhe paramilitarët.

Për të arritur qëllimin politik nuk e kanë pasur edhe vështirë, meqenëse informacionet e grumbulluara gjatë luftës për shumë bashkëpunëtorë të Serbisë, në mungesë të ndonjë institucioni repektabël civil për t’i kontrolluat ata, i shfrytëzuan, për qëllim pasurimi, shumë nga ata u detyruan të blejnë jetën.

Mirënjohjet e shpërndara të shoqatave të luftës, kishin një qëllim, vjeljen jo ligjore të “kontribuesve”.

Si arritën këtë?

SHIK-izmi , Formimi i Inteligjencës ushtarake i formuar gjatë luftës, i emëruar si SHIK-u, përfshinte grumbullimin e informacioneve në lidhje me forcat e armikut nga burime të shumta në mënyrë që të sigurojë komandantët me aftësinë për të marrë vendime më të mira, por edhe për shërbimet tjera të involvuara në luftën e Kosovës, pastaj edhe të shteteve të ndryshme që kishin ardhur me administratën megalomane të UNMIK-ut.

SHIK-u shfrytëzojë të gjithë këta mekanizma për të adaptuar informatat e shumta për të shantazhuar shumë aktivistë politikë, të cilën konsderoheshin të rrezikshëm në rrugëtimin e marrjes së piemontit politik të Prishtinës.

Për të pasur më të qartë lexuesi duhet të shërbehem me përvojën që kam krijuar në SHBA gjatë trajnimit të ushtarëve amerikanë të KFOR-it, përfshirë edhe njësitin e intelegjencës. Me këtë rast shumë nga ata që kanë qenë, apo janë të angazhuar drejtpërdrejtë, e kanë të ndaluar të japin detaje të angazhimit të drejtpërdrejtë, përveq atyre që janë për përdorim publik. Saga për spiunët dhe James Bondin, si fiksion Trajnimi ushtarak i zbulimit tani është i zakonshëm në pothuajse çdo fuqi ushtarake rreth e rrotull globit. Trajnimi për punën e inteligjencës jep mësim se si mbledhen dhe analizohen informatat nga imazhet satelitore, kapen gjatë komunikimit, marrjes në pyetje dhe intelegjencë të tjera njerëzore. Të gjitha informacionet e grumbulluara analizohen nga analistët ushtarak të intelegjencës të NSA Intelegence.

Që nga kohët e lashta, kanë ekzistuar spiunët që mbledhnin informacione në lidhje me armikun, duke jetuar në vendin e tyre dhe duke u paraqitur si civilë. Por ka kufizime në këtë lloj të mbledhjes së informacionit, që nuk është gjithmonë në dispozicion dhe ndonjëherë jo shumë i besueshëm. Përfundimisht, forcat e armatosura të vendeve të ndryshme kanë formuar njësitë e veta ushtarake të inteligjencës. Gjatë Luftës Civile, Shtetet e Bashkuara themeluan Byronë e Informacionit Ushtarak, e cila u mbyll më pas dhe rivendos në 1885 si ai i Divizionit të Inteligjencës Ushtarake, i njohur tani si Korpusi i Ushtrisë Amerikane të Inteligjencës. Ushtria britanike themeloi Departamentin e Dijes Ushtarake në 1803, por Trupat e përhershme e Inteligjencës së sotme u krijua së pari në vitin 1914, gjatë shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Trajnimi ushtarak i inteligjencës përgatit ushtarët për të mbledhur informacione të inteligjencës për përdorim nga komandantët në fushën e betejës. Zbulimi ushtarak mund të jetë i paçmuar gjatë fazës së planifikimit, si dhe gjatë operacioneve aktuale.

Për fitoren që do të siguroi në fushën e betejës moderne, ajo është bërë e nevojshme të dinë sa më shumë informacione aktuale të mundshme në lidhje me armikun. Inteligjenca ushtarake siguron se dituria është në dispozicion. Ajo mund të kërkojë që të punohet brenda një njësie të inteligjencës që analizon imazhet, të përkthehen, zbulon radio transmetimet, intervistat gjatë marrjes në pyetje të burgosurve. Detyrat mund të përfshijnë duke komanduar këto njësi të inteligjencës dhe duke i bashkangjitur në njësi të ndryshme luftarake si mbështetje e inteligjencës.

Trajnimi ushtarak i zbulimit mund të marrë diku 5-8 muaj, në varësi të cilës nga forcat e armatosura të vendit është siguruar trajnimi. Çdo ushtar që bëhet pjesë e inteligjencës ushtarake duhet së pari të përfundojë trajnimin themelor, pastaj të vazhdojë në atë të specializualizimit të trajnimit ushtarak të zbulimit që përfshin klasë dhe udhëzime në terren për disa muaj. Pas trajnimit formal në degën e zbulimit ushtarak, ushtarët do të vazhdojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre, si ato të trajnimit të tyre me njësitë e inteligjencës përkatëse, edhe në terene urbane. Shumica mund të kenë ide të gabuara. Disa prej tyre kanë përshtypjen se trajnimi ushtarak i zbulimit përfshin të mësuarit se si të bëhet një spiun si James Bond.

Por trajnimi ushtarak i zbulimit sot zakonisht përfshin analiza sinjalizuese, analizat e imazheve, teknikat e marrjes në pyetje në mënyrë paqësore, duke ofruar kundërshpërblim dhe mësimin e gjuhës. Mbledhja e informacionit nga burime të inteligjencës ushtarake të ndryshme nuk ka ngjashmëri me imazhin tipike Hollywoodit të agjentëve të fshehtë të dhunshëm me licencë për të vrarë.

Uzurpimi i tokave shqiptare, dekor i luftës Sigurisht kësi lloj keqkuptimesh kane ekzistuar gjatë luftës dhe pas saj, ata kishin favore të theksuara dhe benefite materiale. Për të kuptuar më mirë qëllimin e tyre mund të kuptoni nga dosja Bllaca, i cili ka siguruar statusin e dëshmitarit, për të dhënë prova për krimet e dyshuara eventuale që janë bërë në Kosovë. është vështirë të kontrollohen të gjithë ata informantë, të cilët janë mësuar që të kenë dobi personale finasiare. Dihet që është heshtur me vite për të bëmat e tyre shantazhuese, uzurpimi i pasurisë së paluejtëshme të qytetarëve, pastaj përfitimi nga procesi i egër i privatizimit, deri te vrasjet politike.

Shumica e qytetarëve të Prishtinës kanë përvoja të hidhura në këtë drejtim. Të pakët janë ata që nuk kanë pasur dhe kanë përvoja të hidhura, por edhe që kanë pasur dhe kanë dëmtime kolaterale. Lidhur me raste të tilla kam shkruar edhe më heret, kur të pandehurit kanë arsyetuar uzurpimin si haraq, në emër të luftës së shenjtë dhe të drejtë të UÇK-së.

Shumë nga ata edhepse të ekspozuar luftës së brendshme dhe të jashtme psikologjike, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim individual, të pamatur, duke ia lënë këtë institucioneve të shtetit.

Thënë të drejtën shumë sish i kanë ikur zgjidhjes së problemeve me mjete mesjtare kanunore, por janë përpjekur të shterrin të gjitha mundësitë institucionale dhe ligjore. Nëse nuk kanë mundur të arrijnë këtë, janë detyruar të lëvizin mekanizma të tjerë jashtë vendit, duke informuar edhe zyrtarë të shteteve ku ata jetojnë, por edhe gjetjen e mundësive ligjore për dëmshpërblim, vetëm e vetëm për të realizuar të drejtën e menaxhimit të pronës, e cila iu është pamundësuar me vite vite të pas çlirimit të Kosovës.

Dëshmitë dhe dhunimi i grave shqiptare të Kosovës

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të hetojnë vetë në kurrizin e tyre sesa e dhimbëshme është dhuna fizike ndaj aktivistëve të cilët përpiqen ta jetësojnë ëndrrën e lirisë së njëmendët, të funksionimit të shtetit ligjor. Çështja e dhunimit të grave gjatë luftës, po hap një kapitull të ri të luftës në Kosovë, të një realiteti të ri, jo të reliktit. Aktualisht asnjëri nuk ka qenë i preokupuar deri më tash me analizën e luftës, rezultatet, betejat, fitoret, humbjet, të rënët, pritat, të humburit, viktimat… dhe cili ishte roli i Drejtorisë Politike te UÇK-së, pastaj i Shtabit te Pergjithshem të saj, cila ishte struktura komanduese, lidhjet organizative në mes tyre… dhe së fundi si doli që 20.000 gra janë të dhunuara?

Edhe në këtë rast nuk duhet, edhepse është i kuptueshem koncepti i vetëvuajtjes së përgjithshme, nuk mund të kuptohet që shumica e grave te viktimizuara të mos dëshmojnë…

Dëshmitë nuk do të thotë të jenë publike…, por të mos dëshmosh do të thotë te abolosh krimin dhe kriminelët. Dëshmitë e grave te dhunuara perveq dimensionit te krimit te Serbise, qe ne shumë raste qellimisht është tentuar te mbulohet me vellon e heshtjes nga pushteti, kinse per shkak te bisedimeve, janë edhe një tregues i shtrembërimit të vlerave të luftës çlirimtare, larg qyteteve ku ishte koncentruar pushteti policor dhe ushtarak dhe thirrte planet e “Tokës së djegur”, pra dylbitë e luftës ishin të përqëndruar në zonat ku kryheshin krimet larg syve të “përfaqësuesëve politikë” të popullit. Strategët sufleronin se nuk ka qenë e mundur të zhvillohet luftë frontale, por sporadiike gjithsesi, vet fakti që nuk kapasur aksione diverzive dhe atentate ne brendi të qyteteve, në Mitrovicë, në Prishtinë e gjetiu, iu është lënë kriminelëve të bëjnë “defrim nate” me femrat shqiptare.

A nuk duhet t’i brejë ndërgjegja të gjithë, sidomos ata të cilët nga çlirimtarët u shndërruan në “profiterë lufte”, edhe çka duhet të ndodhë që kjo shoqëri të përballet me realitetin e hidhur, jo te bëhen tregtarë të dhimbjes dhe mallkimit të grave te dhunuara të Kosovës…?

Asetet e luftës së UÇK-së, jashtë kujdesit të shtetit

Pse nuk ka muze të luftes së UÇK-së…, si eshte e mundur qe dy veturat e Ilir Konushefcit, janë lënë nën meshirën e kohës dhe ndryshkut…Vetura me të cilën është kryer atentati i parë, me reperkusione pozitive politike shumë të rëndësishme motivimi, kundër pushtimit, gjatë të cilit aksion u krye atentati ne Papoviqin, rektorin e dhunshëm të Univerzitetit të Prishtinës, gjendet i lene pasdore në fshatin Lluga, në vend të hapur.

Pra, ajo veture me të cilen është shërbyer heroi i luftës, Ilir Konushefci-Mërgimi, gjatë atentatit të parë të luftes kundër pushtuesit, i është ekspozuar të reshurave atmosferike, shiut dhe borës ne vend te hapur ne fshatin Lluga, të Besianës…, dhe po ajo veturë do të duhej ta kishte vendin diku, në ndone këthinë publike e mbuluar, në të cilën do të kishin çasje vizitorët dhe fëmijtë, për të mësuar historinë e luftës së shenjte te UÇK-së. Cfarë të thuhet edhe për një aset tjetër të luftës që ka qenë e ekspozuar në kazermen e ish TMK-se, aty ishte vetura e ideatorit të logjistikës së UÇK-së, si te kuptohet kjo harresë…?

Aq shumë para janë derdhur e po derdhen për gjëra dëfrimi e kënaqësie, e asnjërit nuk po i kujtohet se dalëngadalë po fashiten dëshmitë e luftës çlirimtare…, dhe kështu si po shkon puna, të rinjtë nuk do të kuptojnë drejt misionin çlirimtar të luftës, dhe matrapazët e përfituesit do te thone se ka pasur vetëm improvizim të luftës, të konflikt, konfrontim (keshtu e kishte thënë z.Thaci ne nje nga prononcimet e tij të shumëta per RTK, nga Bruxellesi), e çka jo tjetër…

Nëse humben dëshmitë e luftës do të humbaset edhe karakteri çlirimtar i saj…, dhe kështu siç po ndodhe çdohere gjatë historisë qe të mbetemi pa kujtesë historike..Cili është roli i shtetit në gjithë kete, të rruaj popullin dhe të beje qefe apo të ndërtojë të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur….

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu