ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Bjeshkët e Nemura quheshin Bjeshkët Trojane ?

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Fahri Xharra

Fahri Xharra, Gjakovë

E bëra pyetje sepse shënimet janë të pakta ose s`ka asgjë të shkruar nga shqiptarët për këtë fenomen. Çudi, se sa pak besim që kemi në të kaluarën tonë ! Por, si do qoftë nuk është e kotë nëse ia nisi një teme  e cila do të rezultojë me debate si hapje syve dhe kërkim më të thelluar të fakteve.
Serbët në qëllimin e tyre falsifikues të historisë së lashtë shpesh i tregojnë disa gjëra për të cilat as që na shkon mendja. Shikoni, ata punojnë, e tërë e kaluara e këtyre anëve që nga ilirët, pellazgët, thrakasit, keltet etj. iu “takon” atyre (? ) . Ata e kanë një qëllim perfid që bazohet në heshtjen tonë, në tjetërsimin tonë të vetvetes sonë, pastaj ata nuk kanë certifikatë të lindjes (sepse as vet nuk e dinë se nga kanë ardhur) dhe kështu dalë nga dalë dikur “bëhen autokton “ dhe neve na flakin diku në Azi apo në dreq të mallkuar.
Mos e dhashë zoti ! 

Pas Kongresist të Berlinit 1878, serbët e filluan përgatitjen e tyre shkollore dhe pastaj sidomos pas Konferencës së Londrës kur i vulosen kufijtë e tyre të rinj- kufij, që as në ëndërr nuk i kishin parë, e filluan sllavizimin ( serbizimin ) e çdo gjëje shqiptare.  

Me qenë se jam tek “ Bjeshkët e Nemura” atëherë duhet të përmendi emrin e autorit të këtij emërtimi. Fjala është për armikun më të madh të emërtimeve të lashta dhe vendore shqipe, Prof. Jovan Cvijiqin. 

Jovan Cvijiqi ( 1965-1927 ) ka qenë shkencëtar serb, themelues i “Shoqatës serbe të gjeografëve”, kryetar i Akademisë mbretërore serbe dhe rektor i Univeristetit të Beogradit, doktor nderi i Universiteti të Sorbones dhe Pragës, është marr me gjeografinë shoqërore dhe atë fizike, gjeomorfologjinë, etnografinë, gjeologjinë, antropologjinë dhe historinë. Është themelues i gjeografisë serbe (nga Slobodan Jarqeviq:” Cvijiqi iu humbi emrin Maleve të Trojes “ )
Pra, një erudit i madh për fatin tonë keq !
Prapë po dal aty që e thash në fillim që serbët aso kohe e donin që të jetë çdo gjë serbe, duke i humbur gjurmët e vendorëve ( neve, pra ! ), por gjërat kanë ndryshuar dhe tani çdo gjë është e tyre, duke na injoruar në tërësi . E thashë edhe më lartë , çdo gjë pellazge, ilirë, greke dhe së fundi edhe trojane. ( sipas tyre, lufta e Trojës është zhvilluar në mes serbëve dhe grekërve në Shkodër ! )
Kështu, ata kërkojnë aq shumë në dokumentet e lashtësisë dhe iu përshtatin nevojave dhe qëllimeve të tyre. Në thelb ato për çka shkruajnë përputhen me datat dhe vendet, por lojtarët e asaj ngjarjeje historike “ janë “ serbët .  

O Tempora ! O Mores ! 

Jo vetëm Slobodan Jarqeviq por gati e gjithë Akademia Serbe, ia sheh për të madhe Cvijiqit se si nuk e ka ditur që” Prokletije”( Bjeshkët e Nemura ) qenkan quajtur Malet Trojane ( Monte Trojana “„Монти Троиана“ -„Тројанске планине“ , po aty.) 

Serbët plaçkitës të historisë për këto Malet e Trojës e kanë gjetur burimin si ku është shkruar e emri i vërtetë i këtyre maleve- bjeshkëve. 

Autorët serb shkruajnë “ që është një çudi e madhe se si një intelektual aq i madh ( Jovan Cvijiqi ) të mos i kishte njohur hartat më të njohura të popujve dhe shteteve të Europës të botuar në Venedik më 1690, në të cilën Bjeshkët e Nemura quhen Bjeshkët e Trojës. Autori i hartave, ishte kartografi i njohur europian Vinçenco- Maria Koroneli i lindur në Ravenë në vitin 1650 “ 

Pra, një e vërtetë është se ato 400 hartat  e 1690-tës ekzistojnë si dhe kapitulli i posaqëm “Hartat e Ilirikumit”. Këto harta janë përkthyera në të gjitha gjuhët e Europes Perëndimore. 

Studjuesi serb shkruan : “Malet e Nemura” të Cvijiqit janë mirë të shkruara si “ MontiTroianae” (Bjeshkët e Trojës ) dhe habitet se si ai nuk i ka pa.( Те мапе су биле преведене на све западноевропске и словенске језике и немогуће је да Јован Цвијић није видео те мапе и да није схватио да је име српских планина везано за најпознатији рат из другог миленијума Старе ере и за најчувенија књижевна дела о том рату – поеме: „Илијада“, „Одисеја“, па и поема римског књижевника Вергилија: „Енејида“. У њима су, управо, описане Тројанске планине и данашњи град Скадар, на чијем месту је била историјска Троја (Илиј). ) 

Duke shëtitur nëpër hartat e Bjeshkëve të Nëmura, shihet qartë se edhe sot janë dy maje të larta “Trojana e Madhe “ dhe “ Trojana” . Çdo dyshim të hiqet kur i sheh këto emërtime edhe sot, dhe nuk kemi asnjë shpjegim shqiptarësh. 

Por me keqardhje po ia përsëris fjalët e Kadaresë :” Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë. Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë. Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë. (Ismail Kadare lidhur me “Krimet e pandëshkuara të komunizmit” ) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu